Propaganda kundër refugjatëve: Ja si u keqpërdor fotografia e “ISIS-it”

Kresha

A pretty face can never trick me
Mediat dhe rrjetet sociale kanë shpërndarë fotografinë që shihet më poshtë. Shpërndarësit pretendojnë se disa refugjatë sulmojnë policët, përderisa ata mbajnë në duar flamurin e ISIS. Por në fakt fotografia është realizuar disa vite më parë.
Bëhet fjalë për këtë fotografi.




Siç sqaron britanikja “Independent”, flamuri mund të mos jetë i ISIS, dhe sigurisht që nuk ka të bëjë asgjë me refugjatë.

Në anën tjetër, mijëra shpërndarës të kësaj fotografie pretendonin se ISIS po trafikon agjentë të saj nëpërmjet grupeve të refugjatëve, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, në fakt fotografia është shumë më e vjetër.

Ajo është realizuar në muajin maj të vitit 2012 në Bon të Gjermanisë, gjatë kohës kur disa protestues të djathtë protestonin kundër myslimanëve, ndërsa në anën tjetër një grup kundër-protestues myslimanë u ishin kundërvënë me protestë tjetër atyre. //mesazhi
 
Back
Top