Projeksioni i krizës ekonomike/ Shqipëria me rënien më të madhe në rajon

1601738018535.png

Gotën mund ta shohësh edhe gjysëm bosh edhe gjysëm plot, sipas këndvështrimit që zgjedh. Kështu sipas shifrave që u dhanë nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj e ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës, vendi i ka shpëtuar skenarit më të keq të krizës ekonomike që shkaktoi pandemia. Denaj ka komentuar raportin e fundit të INSTAT për rënien me 10.23% të ekonomisë shqiptarë në 3-mujorin e dytë të 2020, periudhë kur Shqipëria kaloi një karantinë dhe mbyllje totale prej COVID-19.
“Tkurrja 10% e ekonomisë është negative, por është pak më mirë se sa skenarët negativë që kishte parashikuar qeveria” tha ajo. Duke përmendur skenarët negativë që e nxirrnin Shqipërinë me një rënie ekonomike në 3-mujorin e dytë prej 14-16%
Por, ama, sipas institucioneve ndërkombëtare rënia qe vërtet më e vogël sesa pritej, por edhe rimëkëmbja do të jetë më e vështirë.
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka ulur ndjeshëm parashikimin për rritjen ekonomike vitin e ardhshëm, duke zbehur shpresat për një rikuperim të shpejtë.
Sipas “Perspektivës Ekonomike Globale në rajonet e BERZH”, të sapo publikuar, ekonomia shqiptare, pas rënies me 9% në vitin 2020 pritet që të rritet me vetëm 4.5% në vitin 2021. “Në raportin e muajit maj, ekonomia shqiptare parashikohej që do të rimëkëmbej me shpejtësi me 12% në 2021, ndërsa tashmë ky vlerësim është ulur me 7.5 pikë përqindje. Ky është rishikimi më i madh në ulje jo vetëm për vendet e Ballkanit, por për të gjithë rajonin e BERZH” ka shkruar sot revista ekonomike Monitor.
Më herët, edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar uli pritshmërinë për ecurinë ekonomike të vendit nga -5% në vlerësimin e prillit, në -7.5% në raportin e fundit.
Sipas raportit të fundit të BERZH, nga Ballkani Perëndimor, Shqipëria dhe Mali i Zi pritet që të kenë rënien më të madhe ekonomike si rrjedhojë e goditjes së Covid-19. Serbia pritet që ta vuajë më pak krizën, me një tkurrje prej -3.5%. Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bosnja do të shohin një rënie prej -5%.
Sipas raportit të BERZH, “Pandemia e Covid-19 po prek ekonominë shqiptare kryesisht përmes efektit të saj negativ në turizëm, i cili normalisht kontribuon në më shumë se një të pestën e PBB-së së vendit. Sipas Unionit Shqiptar të Turizmit, rreth 5 milion qëndrime gjatë natës gjatë sezonit të verës janë anuluar këtë vit. Gjithashtu, eksportet e mallrave në Itali, partneri kryesor tregtar i Shqipërisë, ranë me më shumë se 40 për qind në vit gjatë bllokimit më të ashpër (mars-maj 2020) dhe me 15 për qind nga viti në vit në qershor korrik.

©Lapsi.al
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top