Princi arab: Bentley për çdo pilot bombardues

LeVoyageur

Once upon a time...
princi.jpg


Një princ i pasur saudit është kritikuar në mediat sociale pasi ofroi makina luksoze për të gjithë ata pilotë që janë përfshirë në fushatën e bombardimeve në Jemen.

Princi Al-Waleed bin Talal e bëri njoftimin në Twitter për 3 milionë ndjekësit e tij.

“Si vlerësim për rolin e tyre në këtë operacion, jam i nderuar që të ofroj 100 makina Bentley për 100 pilotët sauditë”, shkroi pasaniku.

Më vonë ndaj tij pati kritika të forta, sidomos nga Jemeni.

Mesazhi u fshi, ndërsa mediat thanë se mund të jetë vepër e hakerave.

Princi nuk ka komentuar për BBC.

Ai njihet për stilin e tij luksoz të jetesës.

Vitin e shkuar ai dhuroi 25 makina për futbollistët që fituan kampionatin saudit.
mapo
 
Back
Top