Prezantimi i parë, ja sekretet për të lënë përshtypje të mirë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Tregohuni të gatshëm të përfshini edhe të tjerë në bisedë, vetëm kështu do të fitoni respektin e të gjithëve dhe do të lini një përshtypje të mirë
Përdorni në avantazhin tuaj komplimentet, pasi njerëzit krijojnë më shpejt besim tek ata që paraqiten si admirues të tyre
Për të qenë më interesantë në një bisedë të saponisur, mos tregoni vendin e punës, por pozicionin që keni, duke e përshkruar në mënyrë sa më të përgjithshme



timthumb.php


Nëse dëshironi të lini një shije të mirë te njerëzit e rinj që do të njihni, filloni gjithnjë me një buzëqeshje të ëmbël dhe vazhdoni me prezantimin e vetes, por mos harroni edhe të pyesni të tjerët se me çfarë merren dhe t’u jepni atyre vëmendjen tuaj të plotë

1. Kur njiheni për herë të parë me dikë, kujtoni se tjetri është po aq në siklet sa edhe ju. Sipas studiuesve, numri i njerëzve që e identifikojnë veten si të turpshëm, është rritur nga 40 për qind në vitin 1995 në 58 për qind në vitin 2007.

2. Mos e mbani vëmendjen te vetja, por drejtojeni atë ndaj të tjerëve që sapo keni takuar, kështu do të ndiheni më të sjellshëm dhe do të shkrini akujt mes jush. Përzemërsia është një veti që vlerësohet shumë në njohjet e hershme. Megjithatë, tregohuni të kujdesshëm që të mos ngjani të pasjellshëm dhe të mos cenoni privatësinë e bashkëbiseduesit.

3. Njerëzit e krijojnë idenë nëse kanë të bëjnë me një njeri të besueshëm ose jo brenda së qindtës së sekondës. Meqë pesha më e madhe e krijimit të besimit bie mbi pamjen e jashtme dhe veçanërisht te fytyra, sigurohuni që t’u dhuroni të tjerëve shumë buzëqeshje.

4. Përgatituni për atë që do t’ju ndodhë. Shumica e njerëzve kanë më shumë besim te vetja dhe lënë përshtypje më të mirë te të tjerët kur i njohin ata. Nëse ju mungon informacioni për personat që do të takoni, do ta keni më të vështirë të hyni në një bisedë me ta.

5. Prezantimi ka shumë rëndësi. Përgatisni një prezantim nga shtatë deri në nëntë sekonda për shokun tuaj të ri. Megjithatë, hartojeni në atë mënyrë që të lini hapësirë për krijimin e një bisede për veten.

6. Njohja fillestare me të tjerët ju obligon të thoni emrin tuaj dhe vendin ku punoni. Për të qenë më interesantë në një bisedë të saponisur, mos tregoni vendin e punës, por pozicionin që keni duke e përshkruar në mënyrë sa më të përgjithshme. Vetëm kështu do të arrini të mbani gjallë një hije misteri për punën tuaj dhe do të nxitni pyetje të tjera.

7. Mënyra më e mirë për të dalë nga një rrugë pa krye gjatë njohjes, është të pyesni të tjerët se me çfarë merren apo kush janë. Përdoreni gjithmonë këtë truk dhe do ta keni më të lehtë të bëni miqësi të reja. Njerëzve u pëlqen të flasin për veten. Një shprehje thotë se kur dy njerëz bisedojnë, në vend që të dëgjojnë tjetrin, ata thjesht presin radhën për të marrë fjalën. Jepuni të tjerëve mundësinë të flasin për veten.

8. Veshja ka rëndësi. Nëse keni veshur rrobat që ju bëjnë të ndiheni mirë dhe që ju japin besim te vetja, atëherë keni gjithçka ju duhet për të lënë përshtypje të mirë te të tjerët.

9. Përdorni në avantazhin tuaj komplimentet. Duke u treguar të tjerëve se janë të pëlqyeshëm për ju, nuk do ta keni fare të vështirë të hyni në bisedë më të thellë sesa prezantimi prej disa sekondash. Duke u thënë fjalë të mira, të tjerët krijojnë një lloj besimi se mund t’ju tregojnë më shumë për veten.

10. Për të qenë një bisedues i mirë, të qenët i lexuar është një faktor kryesor. Informacioni është gjithçka, mos e lini t’ju ikë nga duart mundësia e artë për të dhënë një performancë në një grup njerëzish që mund të mbajnë të ardhmen tuaj në duar.

11. Nuk do ta besoni, por edhe biseda për ushqimin funksionon. Ndryshe nga klisheja e motit, biseda mbi ushqimin mund t’ju nxjerrë nga sikleti i një njohjeje të re, pa ju bërë të dukeni të zakonshëm. Gjërat e mira kalojnë një herë nga stomaku.

12. Një arsye përse njohjet tuaja të reja mund të mos funksionojnë është pikërisht fakti i ndrojtjes dhe i pritjes që të tjerët t’ju drejtohen të parët. Nuk ka rëndësi nëse ju folën apo e hapët ju të parët bisedën, rëndësi ka të njiheni dhe për t’ia dalë të përdorni çdo mjet.

13. Mënyra më e thjeshtë për të nisur një bisedë të këndshme dhe interesante është t’i flisni personit që nuk po flet me askënd. Në vend që të lodheni duke u përpjekur të tërhiqni vëmendjen e dikujt mes shumë të tjerëve, drejtohuni tek ai që është vetëm.

14. Nëse nuk keni fat në gjetjen e një vetmitari, kërkoni për grupe me tre ose më shumë persona. ثshtë tepër e vështirë të hyni mes dy njerëzve që po dialogojnë. Për këtë arsye, ndani mendimet tuaja me personat që janë në grup.

15. Gjeni balancën mes vëzhgimit, pyetjeve, opinioneve dhe informacioneve për veten. Tregohuni të kujdesshëm që të mos bëni shumë pyetje për tjetrin, por njëkohësisht as të mos tregoni vazhdimisht vetëm për veten. Rruga e duhur është të gjeni të mesmen e artë.

16. Tregohuni të gatshëm të përfshini edhe të tjerë në bisedë, vetëm kështu do të fitoni respektin e të gjithëve dhe do të lini një përshtypje të mirë.

17. Silluni mirë dhe kujdesuni që t’i bëni të tjerët të ndihen sa më mirë pranë jush. Nëse i trajtoni të tjerët me kujdes dhe mirësi, më shumë persona do të duan që të shoqërohen me ju.

18. Për të lënë një përshtypje të mirë, jepuni të tjerëve vëmendjen tuaj të plotë. Askush nuk do të bashkëbisedojë me dikë që nuk dëgjon mirë dhe është i shpërqendruar te gjëra të tjera.

19. Ndërprerja e bisedës është po aq kyçe sa edhe fillimi. Sigurohuni që të mos ndërprisni të tjerët kur të shprehni pamundësinë për të vazhduar qëndrimin tuaj. Buzëqeshni me ngrohtësi dhe duke kërkuar ndjesë largohuni.
g.shqip
 
Titulli: Prezantimi i parë, ja sekretet për të lënë përshtypje të mirë

ehe ehe..ja ne rastin me te pare do i bej te tera si buqete lulesh dhe do i boj shurup lulesh
 
Titulli: Prezantimi i parë, ja sekretet për të lënë përshtypje të mirë

Shyqyr se jan keta ekspert te lemive te ndryshme, se rrezik per femrat.
 
Titulli: Prezantimi i parë, ja sekretet për të lënë përshtypje të mirë

ashu moj ti femer..keq e kina :p
 
Titulli: Prezantimi i parë, ja sekretet për të lënë përshtypje të mirë

ka rob te trash qe se kuptojne se nqs je e sjellshme i duket sikur po vdes per te lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top