Presidentja e Kroacisë kapet duke fotografuar votën

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç, gjatë votimit të së dielës ka përdorur telefonin për të fotografuar votën, një veprim ky që për votuesit e thjeshte nuk lejohet.

Me të përfunduar votimin e së dielës, presidentja Grabar Kitaroviç deklaroi para kroatëve se “duhet të jemi serioz në votime”.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka përkujtuar të gjithë votuesve në Kroaci se është e ndaluar të përdorin telefonat celular, duke qenë një gjë e tillë në kundërshtim me rregullat e votimit, informon N1.

Partia të cilës i takonte Grabar Kitaroviç, HDZ, sipas Exit Pollit në Kroaci, doli e dyta duke fituar 57 ulëse në Parlamentin e Kroacisë. Bazuar në Exit Poll-in (sondazhin me votues pasi që kanë dalë nga qendrat e votimit) e organizuar nga televizioni shtetëror del se Socialdemoratët kanë fituar 58 nga 151 vende në Parlamentin kroat.
vota-1-655x356.jpg
http://www.shqiptari.eu
 
Back
Top