Presidenti i Austrisë, në restorantin “Sole”, pronë e shqiptarit Aki Nuredini nga Tetova

legjenda

Tetova
aki-990x450.jpg




Presidenti i Austrisë, Alexander van der Bellen, është kapur nga policia mbrëmjen e së shtunës së kaluar në një lokal në qendër të Vjenës pas orarit të lejuar. Ai kishte darkuar bashkë me bashkëshorten e tij në restorantin “Sole”, pronë e shqiptarit Aki Nuredini nga Tetova, dhe duke bërë muhabet me bashkëshortën e vet, kishin tejkaluar për rreth 10 minuta orën 23:00, koha kur duhet të mbyllen të gjitha lokalet.
Policia ka legjitimuar çiftin Van der Bellen dhe pronarin e lokalit, dhe i ka paditur të tre në Gjykatën për Kundërvatje. Dënimi për shkeljen e vendimeve të qeverisë si masë për parandalimin e përhapjes së virusit covid-19, mund të arrijë deri në tridhjetëmijë euro.
Presidenti ka kërkuar falje publike për shkeljen e ligjit, dhe ka theksuar se, në rast se duhet të dënohet pronari i lokalit, ai vetë do ta paguajë dënimin.
Vlen të theksohet se Presidenti dhe bashkëshortja e tij, kishin shkuar në lokal me biçikleta, dhe pa trupëroje.

Duke i dëgjuar e lexuar lajmet rreth këtij “skandali” të Presidentit të Austrisë, m’u kujtua Presidenti i Kosovës, i cili në kohë pandemie, u bënte thirrje institucioneve të sigurisë, që të rezistojnë dhe të mos i zbatojnë vendimet e qeverisë. Për më tepër, ai dilte në restorante kohë e pa kohë, shkonte në Shqipëri me dy xhipa të shtetit për një vizitë 100-minutëshe, jashtë çdo protokolli shtetëror, dhe në konferencën e radhëz me gazetarë, thoshte: “Kom shku veç për qejf, dhe shkoj sa herë puth du une!”
Rifat Buzuku
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top