Pranvere "abstrakte."

Pranvere "abstrakte."

IMG_20190331_122751.jpg

...dielli buzeqeshi heret kete mengjes .Asgje nuk ndryshonte nga nje mengjes ne nje tjeter ne kete "qytet".
Njerzia dukej sikur s`kishte fjet gjithe naten.
Autobuzat leviznin neper qytet gjate gjithe nates , disa pasagjer te vobekte, neper serdilje te vjetra,endeshin si te pervuajtur , dukej sikur flisnin me veten.
Ndoshta nata qe lam pas,s`kishte pas asnje efekt ne kete qytet te zhurmshem,ne kete qytet qe nuk di te flej,ku deti e perkund ,dielli e pervelon , filozofet e kane braktisur.
Ky agim pranvere e gjeti te pagjume,te robotizuar ,hermetik ne hirarkine zhurmuese qe s`pushon kurre.
Deilli vazhdonte te ngrihej ne hapat e pare te qiellit, buzeqeshte ironikisht ketyre qenieve te vogla ne kete qytet ,qe shitej si urban,si modern si i civilizuar,si i mireqene dhe mbi te gjitha,si i zgjuar heret ne kete mengjes.
Thoshin qe ishte zgjuar qyteti per te pritur pranveren.
Degjoheshin gjysma fjalesh ku pershperitej;
Pranvere te mbare! Iku dhe ky dimei .T`ia mbyllim deren te ftohtit,.shpirtrave qe nuk ngorhen dhe hallet t`ia leme dimrit ti ngrije.
Me vete mendoja,tek pija nje kafe, pa sheqer si vete ky qytet ,eh hallet tuaja,shekuj nuk mjaftuan te shoshiteshin,pranvera te tera erdhen e u merguan, ju te njejtit ngelet.
dukej qe koha s`kishte asnje efekt ndaj tyre.

Por prape se prape ,ky qytet s`kishte fjet gjithe naten,duke pritur pranvere,flitej qe ,do u kthente buzeqeshjet,do i bente me vital,me te qete, mbi te gjitha do flinin naten.
Per kete qytet ishte problem i madh pagjumesia,nuk flinin,ngjante si qytet me djaj tek yjet ngjiteshin naten lart e ma lart dhe e braktisnin ne erresire te plote, kur errsira behej potente shperthenin legjendat urbane mbi erresiren e keti qyteti,
Thuhej qe rilindnin dhe vdisnin shpirtra njerzor gjate nje erresire te tille.
Kafes time po i vinte fundi,orari i biletes po afronte,avino zhurmoj pak me tutje arriti, - ne sfond,u degjua nje ze; flurutini i rradhes pas 15 minutash.
Mora zvarr nje cante te vjeter qe mbante ca copeza librash neper te,ngjanin si shpirtra te trazuar,te mbledhur rrugeve te keti qyteti, qe priste pranveren tu kthente gjumin e nates dhe qetesine e dites,perftyrova pak arome pranvere neper te,arrita te imagjinoja vetem ca lule qershie ne dalje te ti...nje tulipan paqje dhe ca trandafila te kuq ne nje kafene ku dy te dashuruar putheshin.
 

Attachments

  • IMG_20190331_122751.jpg
    IMG_20190331_122751.jpg
    140 KB · Shikime: 1
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top