Pornografi me fëmijë, goditet rrjeti

braziljania

Anëtar i Nderuar
Policia bavareze ka zbuluar një rrjet mbarëbotëror të pornografisë me fëmijë. Të prekura janë gjithsej rreth 100 shtete.Të dyshuarit i përkasin të gjitha grupmoshave dhe shtresave shoqërore.

Policia bavareze ka zbuluar një rrjet mbarëbotëror të pornografisë me fëmijë. Të prekura janë gjithsej rreth 100 shtete.Të dyshuarit i përkasin të gjitha grupmoshave dhe shtresave shoqërore.

Më shumë se 40.000 të dyshuar në 98 vende, 1.000 vetëm në Gjermani. Hetuesit e rrjetit në Zyrën bavareze të Kriminalistikës kanë një vit që janë në gjurmët e tyre. Atëherë ata nisën hetimet mbi bazën e një informacioni nga ofrues shërbimesh interneti me seli në Konstancë. Firma ofron kapacitet ruajtës falas në rrjet për të dhënat. Por ajo nuk e di se çfarë depozitojnë atje përdoruesit. Në një zonë ishin ruajtur dy video. Kush dëshironte t'i shihte ato duhej të kishte adresën e saktë.

Drejtuesi i hetimeve në Zyrën e Kriminalistikës, Albert Bischeltrsrieder tregon për përmbajtjen e videove: "Bëhej fjalë për dy filma me përmbajtje pornografike me fëmijë. Në to tregohet keqtrajtimi seksual i dy vajzave të vogla, përkatësisht 12 dhe 10 vjeç."

Njëri nga fëmijët ishte lidhur me shirit ngjitës. Pedofilët nuk i kanë përcjellë njëri-tjetrit videot por kanë shkëmbyer adresën e saktë në internet. Brenda një muaji më shumë se 40.000 përdorues të internetit i janë drejtuar adresës ku gjendeshin videot pornografike. Ata vijnë nga të gjitha shtresat e popullsisë, nga punëtorët e thjeshtë e deri tek akademikët.

Hetimet i kanë çuar punonjësit e policisë tek tre burra të cilët kanë shfrytëzuar seksualisht vajzat, në pjesën më të madhe vajzat e veta. Një rast i tillë është ai i një burri nga landi i Shlesvig-Holshtjanit, i cili kishte shfrytëzuar seksualisht dy vajzat e tij dhe shoqet e tyre në një hark të gjatë kohor. Ndërkohë ky është dënuar me tetë vjet heqje lirie.

Hetimet në këtë kompleks vazhdojnë prej dy vjetësh. Personat e parë kanë marrë ndërkohë dënimin kundër të tjerëve hetimet vazhdojnë. Fillimisht zbuluesit kishin 7.500 të dhëna të ruajtura vetëm në Gjermani. M.q.s. ofruesit e shërbimeve të internetit në vitin 2006 nuk kishin detyrim të ruanin të dhënat, u zbuluan vetëm 1.000 adresa banimi. Atje u sekuestruan krahas kompjuterave edhe 1.800 video dhe 45.000 ruajtës të dhënash.

Albert Bischeltsrieder nga Zyra e Kriminalistikës në Myhin është natyrisht i interesuar edhe për çfarë kanë ndërmarrë kolegët e tij të huaj: "Kemi informacione të detajuara nga Polonia për shembull ku në një aksion të gjerë janë arrestuar 65 persona. Feed-back kemi edhe nga Australia dhe Austria. Disa vende pra na kanë dërguar raportet mbi rezultatet e aksioneve të tyre. Disa të tjerë nuk e kanë bërë këtë."

Hetimi i rrjetit i Zyrës bavareze të Kriminalistikës egziston qysh prej vitit 1995. Ajo ishte njësia e parë policore në të gjithë botën e cila kontrollonte internetin për përdorim të paligjshëm edhe pa ndonjë arsye konkrete.

gazeta shekulli
 
kuku qa i kisha shky me durt e mija pa pik gjynahu, ncncncnc pisa be...
 
Ec aty Gjermania si bisha jane keta mire jua kane bere ,po te vinin ketej nga shqiperia nja dy muaj t'ua merrnin shpirtin dhe ketyre ....ne dorene ketyre te kishim rene
 
po ca mos ti besh?
per te gjth pornografite...jo vetem per femite:(
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top