Popullata në Kosovë do vuajë nga kanceri dhe leukemia

Kresha

A pretty face can never trick me
OKB fshehu raportin ku thuhet se popullata në Kosovë do vuajë nga kanceri dhe leukemia për shkak të uraniumit të varfëruar?





Një tekst shokues që është publikuar së fundmi, flet se OKB-ja ka fshehur raportin ku pretendohet se gati 10 ton të uraniumit të varfëruar janë hedhur në Kosovë në vitin 1999. Kjo nga bombardimet e NATO-së në atë kohë.

Madje raporti shkon edhe më tej me shpjegimet se bombardimi i NATO-se ka ndodhur në kohën e të mbjellave, e uraniumi i varfëruar i hedhur ka ndikuar në cilësinë e ajrit, tokës dhe ujit, gjë që rezultoi në pasoja afat-shkurtra dhe afat-gjata në zinxhirin ushqimor. E kjo sipas raportit të bërë atë kohë, gjeneratat e ardhshme që jetojnë në toka të bombarduara do të vuajnë nga kanceri, leukemia, nga një numër i aborteve dhe që deformimi i të sapolindurve do të rritet.

Raporti i Bakary Kante, shef i misionit të Programit të Mjedisit të Kombeve të Bashkuara në vitin 1999 rreth pasojave të tmerrshme të bombardimit të Serbisë nuk ishte publikuar asnjëherë.

Në maj të vitit 1999, Kombet e Bashkuara kishin fshehur prej publikut raportin e Bakari Kante, shef i misionit të parë të Programit të Mjedisit të Kombeve të Bashkuara (PMKB) rreth pasojave të mjedisit nga bombardimi mbi Jugosllavinë.

OKB-ja nuk e ka publikuar këtë tekst asnjëherë, por pjesë të tij, thuhet se dolën në falë të intervistuarit të ‘Vesti’ , gazetarit të pavarur Amerikan , Robert Parson, një raportues nga instituti ndërkombëtar në Gjeneva.

Ai kishte arritur të marr raportin e Kante nga burimet e tij në PMBK dhe ta publikojë atë në qershor të vitit 1999 në një të përditshmen zvicerane ‘Le Courrier’ në një artikull të titulluar ‘’Raporti alarmues i fshehur rreth pasojave dhe bombardimit të Jugosllavisë: Toksinë që OKB nuk do ta shoh’’,

Sparkson kishte folur ekskluzivisht për ‘Vesti’ për atë se si raportet rreth pasojave në shëndet nga përdorimi i armëve me uranium të varfëruar në Ballkan, ishin kritikuar dhe ndryshuar në zyrat e Kombeve të Bashkuara, raporton Kosovapress.

Pas 12 viteve të qëndrimit të tij në Jugosllavi, e cila akoma po bombardohej në atë kohë, në maj të vitit 1999, ku ai ishte me misione të agjencive tjera të sistemit të OK-se, Bakary Kante kishte dorëzuar një raport në PMBK i cili flet për tmerr ekologjik: atmosferë dhe shtresën e tokës në ish Jugosllavi, që ka qenë në mënyrë të përhershme e kontaminuar me materiale toksike për shkak të bombardimit të komplekseve industriale-kimike dhe përdorimit të armëve me uranium të varfëruar.

Raporti ishte kategorik në vlerësimin se gjeneratat e ardhshme që jetojnë në toka të bombarduara do të vuajnë nga kanceri, leukemia, nga një numër i aborteve dhe që deformimi i të sapolindurve do të rritet.

Më tej raporti i Kante, thotë se për shkak të bombardimeve, natyra në Jugosllavi është kontaminuar me substanca toksike e në mes të cilave më e rrezikshmja është bifenil polikloruara (PCB), shumë kancerogjene dhe përgjegjëse për sëmundje imunologjive. Raporti thekson se një litër e PCB mjafton sa për të kontaminuar një miliardë gallon te ujit.

Zvicra kishte paguar për heshtje?

Robert Parsons thotë se një burim direkt i informuar i kishte thënë atij se në Korrik të vitit 1999, një grup i shkencëtarëve zviceran kishin ardhur të një përfundim edhe më dramatik rreth efekteve të uraniumit të varfëruar në Ballkan, se sa ata që ishin të përfshirë në raportin e ndaluar të Bakary Kante.

“Hulumtimi i tyre ishte pjesë e aktiviteteve të grupit diplomatik FOCUS, i përbër nga Zvicrra, Austria, Rusia dhe Greqia. Pasi që Zvicra ishte ajo që po paguante të gjitha shpenzimet, anëtarët tjerë të grupit duhej të heshtnin”, ka thënë Parsons.

[SUB]Ushqimi i rrezatuar
[/SUB]

Në raportin e tij Kante po ashtu paralajmëroi: “Bombardimi i NATO-se ka ndodhur në kohën e të mbjellave jetësore për popullsinë - misri, luledielli, soja, panxhar sheqeri dhe perimet. Uraniumi i varfëruar i hedhur ka ndikuar në cilësinë e ajrit, tokës dhe ujit, gjë që rezultoi në pasoja afat-shkurtra dhe afat-gjata në zinxhirin ushqimor".

Shtëpia e Bardhë e dinte që bombat përmbanin uranium të varfëruar

Vetëm pas një presioni të madh publik amerikanët e pranuan se municioni ishte mbushur me uranium të ‘ndyrë’, që është më i rrezikshmi për njerëzit dhe ambientin. //gazetaexpress
 
Titulli: Popullata në Kosovë do vuajë nga kanceri dhe leukemia

Ehhhh Shqiptaret kudo i perdorin per kavie...sa pa rendesi jemi per boten mbare
 
Titulli: Popullata në Kosovë do vuajë nga kanceri dhe leukemia

Ne qe gjate luftes ishim ne Kosove, jemi me te rrezikuar, por shikuar ne c'ndodhe ne 15 vitet e fundit rastet e te semureve me kancer jane ne rritje progresive dhe fatkeqesisht nga rrethi im famljare nga kjo semundje qe nga viti 2000 vdiqen 4 persona....
 
Back
Top