Polemika në Indi për punën e Nënës Terezë

Arfenilla

Themelues i Forumit
20150224232423993646.jpg
Në Indi po vazhdon polemika pas deklaratës së një lideri hindus, i cili kishte thënë se puna humanitare e Nënës Terezës kishte vetëm një objektiv, për të konvertuar njerëzit në të krishterë.
“Shërbimi i Nënë Terezës do të ishte i mirë. Por shërbeu duke pasur vetëm një objektiv, për të konvertuar individët, të cilëve u shërbente në të krishterë”, kishte thënë Bhagwat.


“Por çështja nuk do të kishte të bënte me konvertimin, por derisa u bë me shërbimin e saj, atëherë është i pavlefshëm”, ka shtuar ai,

Mohan Bhagwat është kreu i pushtetshëm i Organizatës Kombëtare Hinduse e afërt me kryeministrin aktual, Narendra Modi. E politikanët e opozitës kanë kritikuar deklaratën e tij derisa shumë indianë kanë shprehur zemërimin nëpër rrjetet shoqërore.

Komentet e liderit hindus, ndërkaq, kanë ndodhur në kohën kur kryeministri ka premtuar se do të mbrojë liritë fetare.

“Nënë Tereza ua kishte kushtuar jetën të varfërve”, ka theksuar lideri i të krishterëve në New Delhi, ati Savarimutu. E partia kryesore opozitare në vend, ka kërkuar kërkimfalje nga partia në pushtet, duke thënë se këtë çështje do ta diskutojnë edhe në Parlament.

“Nënë Tereza s’do të duhej të ofendohej në këtë mënyrë”, ka deklaruar lideri i opozitës, Rajiv Shukla.

Nënë Tereza, e cila kishte punuar për më shumë se 50 vjet duke ndihmuar të varfrit në Kalkuta, kishte themeluar organizatën “Misionarët për bamirësi” dhe ishte shpërblyer edhe me çmimin “Nobel” për punën e saj, më 1979.

India po ashtu kishte njohur kontributin e shqiptares së shquar, duke e nderuar me çmimin “Perla e Indisë”, çmimin më të lartë civil në vend.B koha
 
Titulli: Polemika në Indi për punën e Nënës Terezë

E gjithe bota do behet katolike, vetem athere do kete paqe mbare njerzimit. ..:)
 
Titulli: Polemika në Indi për punën e Nënës Terezë

Kjo erdhi te ju ndihmoj mer pabuksa, atehere kur njerezit vdisnin urie neper rruge. A kaq rendesi paska religjioni e konvertimi e tjerat kur qellimi primar ishte shpetimi i jeteve?

Religjioni qe me rregull do te duhej te kishte per qellim primar paqen e unitetin mes njerezve, po e ben pikerisht te kunderten. Po sjelle vetem perqarje e mospajtime.

Ndonje religjioz nuk do te pajtohet me mua, por le ta pi nje gote uje.
 
Titulli: Polemika në Indi për punën e Nënës Terezë

po ku si bem njerez qe me Aleksandrin e madh keta ...do i bente kjo valle ?
 
Titulli: Polemika në Indi për punën e Nënës Terezë

po ku si bem njerez qe me Aleksandrin e madh keta ...do i bente kjo valle ?
Aleksandri i beri njerez atehere, po hengren mollen e sherrit pas ardhjes se arabeve.......:)
 
Titulli: Polemika në Indi për punën e Nënës Terezë

Dicka po zihet, e cka, s'po dime :p
 
Back
Top