Poezia

Kresha

A pretty face can never trick me
Poezia s'është gjë tjetër veç shprehjes në shpirtrat poetikë të bukurisë dhe simetrisë të ndodhura fshehur në shpirtin e gjithësisë, të buzëqeshjes dhe vetisë zemërgazmuese në çehren e qenies.

Mes këtyre shpirtrave të lartë ka të tillë që zemra iu është bërë shishe, kurse frymëmarrja e Shpirtit të Shenjtë, boja e tyre.

***

Poezia është zhurma që dëgjohet në rrugën e ngacmimit të botëve përtej ose rënkimet e përpjekjes për këtë qëllim. Zërat dhe tingujt në poezi, sipas situatës shpirtërore dhe thellësisë së brendshme, disa herë dalin të kthjelltë e gurgullues, disa herë, të hollë, tepër të hollë.

Nisur nga kjo, çdo zë dhe fjalë që i përket poezisë, mund të rroket e plotë vetëm me anë të situatës shpirtërore të çastit kur u shqiptua.



***

Poezia lind dhe formësohet sipas mënyrave të besimit, kulturës dhe mendimit që ndikojnë mbi vështrimin dhe ndijimin e poetit. Ndërkaq, burimi i vetëm që, duke i dhënë thellësi poezisë, e ngre atë në
nivel përtej njohjes, është frymëzimi.

Në zemrën që merr flatra me anë të frymëzimit, molekula bëhet diell, kurse pika e ujit, det!

***

Sado i madh të jetë në poezi roli i mendjes dhe mendimit, zemra njerëzore ka një aspekt të thellë të posaçëm në vetvete. Siç thotë edhe Fuzuliu, "Fjala ime është, për armatën e poetëve, flamur që prin!"

Idetë e bleruara në zemër, të bërë me krahë nga imagjinata, shkojnë e nisin të shtyjnë dyert e pafundësisë...

***

Poezia është një rreze që ndriçon të tashmen, një projektor që hedh dritë drejt së ardhmes dhe një melodi ashku dhe emocionesh me burim nga përtej... Në klimën e poezisë së vërtetë, sytë fitojnë ndriçim, largësitë afrohen dhe shpirtrat arrijnë një ngazëllim dhe dëshirë që s'ka të shuar...


***

Ashtu si përgjërimet, edhe poezitë bëjnë fjalë për ulje-ngritjet në botën e brendshme të njeriut, për gëzimet dhe hidhërimet e tij si dhe shndërrohen në frymëmarrje qiellore me aq sa individi të përqëndrohet në të vërtetën e lartë.

ا'është e drejta, çdo lutje është një poezi, çdo poezi, një lutje, mjafton që poezia të dijë të hapë flatrat drejt pafundësisë...

***

Poezia që, e bleruar në mendimin mbi të pafundmen, zë vend, me anë të flatrave të zemrës dhe fuqinë e shpirtit, në qiejt e mendimit të kulluar, nuk i jep fort konsideratë mendimit pozitiv siç ndodh me shkencat.

Ajo merret me konkreten vetëm si një mjet. I gjithë synimi i poezisë është ta gjejë abstrakten e t'i shkojë pas për ta zënë...

***

Nëse çdo gjë e ndjerë dhe e menduar në poezi, mund të përfytyrohet, nëse përfytyrimet mund të kalojnë nëpër gjykim pa firo dhe, pastaj, nëse këto elementë të fshehtë të shfaqur si nga një frymë në botën e brendshme të poetit, munden ta ruajnë praninë dhe gjallërinë e vet gjer në çastin kur të kthehen në fjalë dhe fjali, ajo poezi është kandidate për të mbetur gjithnjë e gjallë dhe e freskët.

Në të kundërt, gjërat që i nxjerrim në shesh duke u thënë "poezi", s'kanë ndryshim prej një unaze bakri me gur krizoliti ose një gjerdani margaritarësh imitues...

***

Poezia, për shkak se zgjodhi për synim të kërkojë atë "Qenien e Panjohur", është lëmshinj enigme në mendim, gjysmerrësirë e rrugëve nga kalohet dhe një zë shumëpërmasor e vështirësisht i kuptueshëm i një atmosfere të mbyllur në shumë aspekte të saj.

Eshtë për këto arsye që në çdo fjalë e fjali të poezisë së vërtetë ndihen soditjet dhe ndijimet e një udhëtari jashtëzakonisht të ndjeshëm i cili, në një shatَ enigmatike, habitet e tërhiqet prej çdo zëri dhe pamjeje...


***


Poezia është një rrahje zemre, një emocion shpirti dhe një lot syri; në të vërtetë, edhe lotët e syve do të thonë poezi e kulluar që ka ngritur krye kundër fjalëve...

***

Poezi do të thotë ca lule poetësh të pavyshkshme dhe aroma që u shpërndajnë ato mjedisit. Kur ta kenë dheun të pastër, ujin të kulluar dhe rrënjën të zhvilluar, njeriu s'di të ngopur atëherë me ngjyrën dhe aromën e këtyre luleve...


***


Nuk është i paktë numri i poetëve që flasin shumë pa e ditur ç'thonë, por edhe i atyre që e dinë mirë se ç'thonë, por flasin pak. Në ndryshim prej lumit të fjalëve të të parëve, vështrimi dhe mendimi
poetik i të dytëve mund t'u thonë shumë gjëra njerëzve pa pasur nevojë për shumë fjalë...


***

Eshtë gabim ta kuptosh poezinë vetëm në formën e fjalës metrike. Ka sa e sa fjalë prozaike, kuptimi figurativ dhe mënyra e të shprehurit e të cilave zgjon mahnitje dhe habi ndër zemra, të cilat janë secila nga një monument poetik më vete!



***

Edhe poezia, ashtu si çdo degë e artit, nisur nga përfundimi, është e zbehtë dhe shterpë nëse nuk merr e jep me të pafundmen. Shpirti njerëzor i shtënë pas bukurive të pafundme, zemra njerëzore e pasionuar pas pafundësisë, ndërgjegjja njerëzore që s'ngopet me tjetër gjë veçse me të përjetshmen dhe përjetësinë, i pëshpërisin pa prل artistit të merret me botërat përtej. Artisti që nuk i ndien këto rënkime e dëshira që ngrihen lart prej shpirtit, zemrës dhe ndërgjegjes, merret një jetë të tërë vetëm me imitimin e fytyrës së jashtme të gjërave dhe qoftë edhe një herë të vetmez nuk arrin dot të shohë se ç'ka
përtej kësaj perdeje prej tenteneje...


***


Kur, në poezi, forma të mos flijohet për përmbajtjen dhe përmbajtja për formën, në të kundërt, kur të dyja anët të trajtohen në marrëdhënie të tilla si ato mes trupit e shpirtit, ajo poezi arrin një akord dhe harmoni që çdo ndërgjegje, duke e parë si krejt të natyrshme, e do. Dhe nuk mund të mendohet që, për këtë lloj poezie, imagjinata të propozojë ndonjë çfarëdo motiv tjetër, të ri.



***

Poezia ka një fytyrë të jashtme ku sundojnë më shumë fjalët, fjalitë dhe veçori të tilla si metrika, forma e vargëzimit, etj. Sa për fytyrën e brendshme, atje, shpirti, për pohimin e ideve që tharmoi në botën e tij të brendshme, kërkon, atje ku duhet, fjalitë më të zbukuruara e më të hijshme si çehreja e luleve dhe krahët e fluturave, atje ku duhet, fjalët që, si shpuza, ndezin zjarr atje ku bien dhe, atje ku duhet, fjalët që do të shkaktojnë rënkime si të fyellit; i kërkon, i gjen dhe i vë nëpër vende ashtu që kësaj mund t'i themi muzikalizim i poezisë.





***

Nisur nga fakti që simbolet dhe figurat janë një prej burimeve kryesore të poezisë, në të ndihet një gjerësi dhe konceptualitet tej asaj ç'ka është në të vërtetë. Megjithatë, ky konceptualitet, në të gjitha përmasat e tij, ndodhet brenda intimitetit të shenjtë të poezisë dhe i rrethuar prej mureve të tij.

Edhe kur poezia, duke përftuar dimensione në krahët e asociacioneve, përhapet e zgjerohet drejt klimave kuptimore shumëngjyrëshe, prapë është po vetë ajo!



***

Esencialisht, është një ton urdhër që i vjen poezisë nga bashkimi dhe njësimi i idesë me ndjenjën. Ndërkaq, janë edhe dy elementë të rëndësishëm si qëllimi dhe vështrimi të cilët, ashtu si hipofiza, i urdhërojnë idenë dhe ndjenjën duke u qëndruar në praparojë si dhe të cilët e bëjnë të ndihet praninë e vet në çdo moment; këta dy elementë u reflektohen si nga një ngjyrë të gjitha vargjeve e strofave, e kapin për dore mendimin atje ku i rrëshqet këmba dhe, si një llambë magjike para ndjenjës, përhapin nëpër rrugë dritë pa prل...





***

Me urrejtjet dhe armiqësitë, me emocionet dhe dhimbjet, me shpresat dhe zhgënjimet, poezia është frymëmarrja e shoqërisë ku filizoi e u rrit. Edhe poeti është, atje ku duhet, trakea dhe mushkëria e kësaj shoqërie, atje ku duhet, gjuha, buza e saj.

Prandaj, ndërsa çdo poezi pohon ca gjëra kur trajtohet në kuadrin e veçorive të shoqërisë ku bleroi dhe u rrit, të shoqërisë që përbën material për të, është mjaft e vështirë të kuptosh diçka prej saj pa mbajtur parasysh shoqërinë që i shërben si dado asaj.

Fetullah Gylen
 
Ja çka është dëmëthenia e Poezisë

"اdo send ka fshehtësinë e vet, poezia është fshehtësia e çdo sendi"
Federiko Garsia Lorka
 
Une, diku kisha lexuar nje poezi me dy rreshta nga Ali Podrimja:

ARDHMثRIA

Armenia!?
Ardhmëria!?
Them te drejten kishte domethenje te madhe. :gjujpeshk:
 
Titulli: Poezia

Poezia
Poezia është gjini letrare, ku porosia e poetit zakonisht shprehet me vargje. Poezia ndërthur figura stilistike siç janë rima, metafora, krahasimi, hiperbola, etj. Konsiderohet se poezia është lloji më i vjetër i krijimtarisë letrare. Shembuj të hershëm të krijimtarisë poetike janë "Epi i Gilgameshit (1700 p.e.s.), pjesë të Biblës dhe veprat e Homerit. Poezia është forma tradicionale e artit të shkruar në të cilin gjuha njërëzore përdoret për ato cilësi estetike në të, ose në vend të përmbajtjes së saj. Poezia ndahet në poezi lirike, epike dhe epiko-lirike. Varësisht nga preferencat e poetit poezia në disa raste e përdor rimën, por autorët modern nuk kujdesen shumë për rimën. Me poezi autori shpreh ndjenjat por edhe vështrimin e tij për ndonjë dukuri apo ngjarje me një gjuhë të fuqishme artistike. Në fillimet e letërsisë, në kohërat e lashta, çdo shprehje kosiderohej si poezi. Vetëm më vonë, Aristoteli në veprën et tij Poetika, ndau poezinë në tri gjini: në poezi lirike, poezi dramatike dhe epopeja. Kjo ndarje qëndron akoma dhe sot. Në fillim poezia u paraqit si nevojë ritmike për të memorizuar dhe përcjellur gojarisht tek të tjerët mitet fetare në shum civilizime të lashta duke krijuar kështu epopenë. Poezia shkon gjithëmonë duke u përsosur kështuqë paraqiten forma liturgjike më të shkurta si psalmi dhe himni e më vonë, elegjia dhe tragjedia.
 
Poezia eshte pika rezerve e djerses me te cilen djersitet zemra, dhe poeti e nxjerr ate nga zemra dhe ia jep dikujt per te pire

(Jakup Asipi)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top