Poezi per Babin!

Arfenilla

Themelues i Forumit
Ne te shumten e rasteve poezi dhe vargje thurim me shum per Nenat!sikur ju mbetemi borgj Baballarve me duket mua.
Ne ket tema, ju jepet rasti qe permes poezis ,prozes, apo dhe elegji te dedikoni per Babin.
Sa her te ndiheni mungesen e Babit..... mund te shkruani te kjo teme,

Sidomos per ata antar se kan humb prindin(Babin)

Babi:(

Hyra brenda ne shpi dhe ty nuk te gjej,shof vetem foton tende te varur ne mur....Pse kjo pamje aqe e ftohet mbretron them me vete!?Dhe mendja me shkon tek Ti.....qetsia ftohtesia ne shpirtin tim ze vend,PSE ike aqe heret Babi! te kerkoj mes kujtimeshe dhe fetyra jote me shfaqet,Ajo fetyre engjullore ,ata sy qe kishe aqe te embel per mua,qe i kerkoj mes turmash njerzesh por nuk i gjej dot! cdo her ti kujtoj me mall dhembje dhe lot!Dhembja per vllain tend(axhin tim) te dha godije te rend qysh ne rinin tende.Por pa kaluar ase edhe 1 vit more lajmin per motren tende,(hallen time) e kjo ishte goditje e dyfisht per ty.Por ti qendrove ne kembe ,,,na mesova neve se duhet te jeni te fort para cdo sfide qe sjell jeta.E dhembja ishte aty brenda teje e fresket qe ndal ngadal te faniti pa meshir.Me kujtohet fillim i viti shkollor, qe un e prisja me padurim,te me dergoje ti,beja plane se si do dukem me ate fustanin qe me kishe bler ti pikrisht per ate dit, dhe qanta qe mbaj mbi sup,e floket te krehura bukur nga mami im... thoja me vete ;do me shikoj gjith kur te kaloj aty dore per dore me ty) ...por ti nuk erdhe!sepse ndjeje obligim njerzor se ate dit duhet te ishe me vajzen e vllait tend,qe nuk jetonim ne te njetin qytet...dhe ishim moshatare.U merzita aqe shum sa qava me ore tera,madje i mora inat pse vajza e axhit ishte moshatare me mua.Por me von e kuptova se isha gabim! von e kuptova se kisha lind nga nje njeri me zemer te art, nje njeri qe i fliste ndergjegjja sa here donte te na ledhatonte..Nje njeri qe kurr nuk na ofroj dashurin me shum se nipave dhe mbesave te tij.......Edhe pse ishe babi im biologjik Ti i takoje edhe tjerve.Shum her isha dhe egoiste,, doja te te kem vetem per vet.
Zeri yt i ngrohet na jepte motivim per jet....Do te doja qe cdo dit te vi te varri yt ba... te lutem per ty qe shpirti yt i paster te ket qetsi.Por ti mbete larg edhe me varr o babi im!Mungesa jote esht zbrazeti qe nuk plotesohet kurr,ndersa kujtimi dhe malli do te jen pjes e jetes sime.Kam kaq shume gjera per te te thene por ajo qe dua te te bertas e ta degjosh mire eshte; se pavarsisht se kan kalu shum kohe qe je larg meje, vendi me i privilegjuar ne zemren time te perket ty BABI!




Me fal qe te kerkoj cdo dit
Me fal qe merzitem aqe shum
Me fal te lutem Babi...!
Por me mungon Shum.
 
Last edited by a moderator:
Re: Poezi per Babin!

Ke nji jet qe preukupohesh
Me ngi fmin ja heke vedit
Kurr ste pash qe po ankohesh
Edhe pse ishte,dhe asht faji shtetit

Le e rrit si fukara
Barkun zdite kurr me ngi
Edhe kur n'dyqane s'kishte kergja
Copash ti je ba per fmi

Vitet ikin , ti u plake
Prap me don , ndon se jam i keq
Edhe pse jam i pa nafak
Te uroj u bash 1000 vjec
 
Re: Poezi per Babin!


1014317_589924027705418_870711139_n.jpg



Me fal qe te kerkoj cdo dit
Me fal qe merzitem aqe shum
Me fal te lutem Babi...!
Por me mungon Shum.

Dhe kjo me duhej sot :(


51IBZ%2BxG1kL.jpg
 

Attachments

  • 51IBZ%2BxG1kL.jpg
    51IBZ%2BxG1kL.jpg
    44.8 KB · Shikime: 0
Titulli: Poezi per Babin!

Nuk e shpreh dot me shkronja sesa shum per Babin kam mall
nuk e shpreh dot me poezi sesa do te doja qe babain tim ta kisha gjall
Jet koti jet e mallkuar
Perendia e kishte shkru qe Babin nga ne ta kishte larguar
smbeten asgje jan thjesht do kujtime
isha 13 vjece kur Babi iku na la jetime
vij e shoh tek varri je 3 metra nen dhe
Ike o Babi ike ti
po se ktheve koken se ku do lije ne
Behen 6 vite e sa vite do kalojn
por Babin askush se zevendeson
Nuk di te shkruaj mir poezi, sepse se shpreh dot dhimbjen me an te fjaleve
 
Titulli: Re: Poezi per Babin!

Leter Babait....
O ba, me thuaj si esht parajsa
a te trajtojn mir
a te mungojm ne
a te mungojn catet e lumtura
a te mungojn castet kur me thoshje Ti je goca babit
a te mungojn castet, kur thoshje do rritesh do behesh doktoresh e do e vizitojsh babin
a te mungojn caster kur vije nga puna e merrje indritin ne krah
e vije na puthje te gjithve
a te mungojn castet kur vijsha me vrap tek ti kur mami mbertiste sa her per mesimet
a te mungojn castet kur me thoje mos u merzit se cdo gje do behet mir
a te mungojm o ba a te mungojm
nese na mungon shum,
nuk di tshkruaj mir
por lotet per ty rrjedhin lum
 
Titulli: Poezi per Babin!

Edhe Nje Dit Pa Ty

Seç na ther një plag në zemër,
Sa herë dëgjojmë a të thërrasim për emër.
Kaluan vitet e dhimbja prap s'u shua
Sytë mbushen me lot sa herë shohim fotot s tua.

U bë kaq kohë pa ta dëgjuar at zë,
Që kur në shpirtrat tanë le një plagë që s'mbyllet më
Tash e çdo ditë,mërzia jeton me ne,
Që kur rrugën tënde more,rrugën përmbi re.

Na mungon buzëqeshja,gëzimi jot.
E lotët tan derdhen,derdhen kot.
Zemrat tona s'e pranojn hala t'vërteten,
S'e pranojn se pa ty do e kalojn tan jeten.

Por kujtimi yt me ne so jet gjithmonë,
Se shpirti yt s'e la asnjëherë zemrën tonë.
Sytë e tu të ëmbël na shikojn nga lart,
Dashuria na mban afër edhe pse ne sy jemi larg.

Kristina Keka (Kushtuar atit te saj)
 
Titulli: Poezi per Babin!

per babin..

kur isha e vogel ty per pune te dergonin shume larg,
vinte nje cop leter ,nje orar dhe vrapoja ne tekegraf
kisha turp te thoja fjale
malli me behej lemsh ne qafe
nga ana tjeter diku larg.. here ne kukes her ne shkoder
me thoje si e kam zemren e vogel?!
pytjet e tij skishin mbarim
un ne heshtje nje po..jo e degjim..
kur vije ne shtepi gjumi naten e fundit sme merrte
nga dritarja shikoja njerzit,silueta
prisja me mall pranine e tij..
pastaj mjaftonte vetem nje puthje , nje perqafim
te isha nje shperthim..
me merrje per dore .. librat e sjell me tregoje
pastaj ditet pa mua pershkruante me pak fjale
e un ne preher,ne krah i rreshqisja si ngjal.
vitet u ben shume qe atehere,
por mbetem e njejta :e vogel,femije
perpara perqafimit te tije.
shok,mik,vella ke vetem nje emer -baba!
 
Kaluan kater vite se kam hapur kete teme.dhe njezet se te humba ty Babi...
Dhe nuk deshiroja asnjhere te shkruaja tek kjo teme..por sonte e kam ni arsyje te fort se hyra te shkruaj per Ty..dhe kjo eshte se tani dhe un e bej gjumin me mir ..sepse tani Ti pushon ne atdheun tend..edhe pse per ne si familje ishte shumm e veshtir te perballemi edhe njhere me rivorrimin tend..Po ne ja dolem tet kemi me afer i shtrejti Babi Im
Vitet e shumta dhe largesia asnjhere nuk e zbehen mallin dhe dashurin per Ty Babi Im..Ti ike pikerisht kur ne kishim me se shumti nevoj per Ty..Cfar te them per ty kur nuk gjej fjal ta pershkruaj ate pastertin e shpirtit tend...sinqeriteti,fisnikria,humanizmi ishin pjes e pa ndashme e jotja...dhe me gezon fakti qe ne sot femijet tu mundohemi ti ruajm dhe trashigojm virtytet tuaja..
Njezet vite ta presesh te gjall njeriun me te aferte dhe emocionet e bejn te veten..ehh lere me te ......

Do te duam deri ne qastin kur do bashkohemi ne boten e perhershme..

Te qoft i leht dheu i atdheut i shtrejti Babi im
 
Redaktimi i fundit:
Kaluan kater vite se kam hapur kete teme.dhe njezet se te humba ty Babi��...
Dhe nuk deshiroja asnjhere te shkruaja tek kjo teme..por sonte e kam ni arsyje te fort se hyra te shkruaj per Ty..dhe kjo eshte se tani dhe un e bej gjumin me mir ..sepse tani Ti pushon ne atdheun tend..edhe pse per ne si familje ishte shumm e veshtir te perballemi edhe njhere me rivorrimin tend..Po ne ja dolem tet kemi me afer i shtrejti Babi Im��
Vitet e shumta dhe largesia asnjhere nuk e zbehen mallin dhe dashurin per Ty Babi Im..Ti ike pikerisht kur ne kishim me se shumti nevoj per Ty..Cfar te them per ty kur nuk gjej fjal ta pershkruaj ate pastertin e shpirtit tend...sinqeriteti,fisnikria,humanizmi ishin pjes e pa ndashme e jotja...dhe me gezon fakti qe ne sot femijet tu mundohemi ti ruajm dhe trashigojm virtytet tuaja..
Njezet vite ta presesh te gjall njeriun me te aferte dhe emocionet e bejn te veten..ehh lere me te ......

Do te duam deri ne qastin kur do bashkohemi ne boten e perhershme..

Te qoft i leht dheu i atdheut i shtrejti Babi im ��

Te rroni e ta kujtoni gjithmone ARFe! :)
Me behet qejfi qe eshtrat e ti,(me sa kuptova paska qene jashte vendit te ti)prehen tashme ne vendin e ti.
 
Zoti e meshirofte babin Arfe! Qofshi krenari e tij gjithe jeten!


E kam dhe une 1 per babin por s'di pse me pelqen aq shume sa s'po e postoj ketu :D
 
Gisli ngeli pa baba...
Eshte i vogel ,shume nuk kupton.
Kur te rritet edhe ca...
Rendesine e tij e cmon...

Ishte i ri babi i tij...
Ishte vetem 40 vjet...
Iu qepen ca "gjarperinj"...
Dhe e moren nga kjo jete!

Shkuan dite e shkuan nete...
Dhe u mbushen plot dyzet!
Qe ti Gisli je pa babke!
Dhe nena pa djale ne jete!



Nipi im 13 vjecar pa babi dhe une nena pa te vetmin djale!:qan:
 
:qan::qan::qan::qan::qan::qan::qan:

Milva thone se ska dhimbje me te madhe kur shkon femija para prindit.
E une e kam ne familje nje rast te tille....te te them behu e forte, eshte thjesht klishe.
Gjej forcen e jeto per nipin tend....dhurata me e bukur qe djali te ka lene!

Arfe te rrosh e ta kujtosh babin, por malli nuk do shuhet asnjehere.
Ama mbaj gjalle kujtimet e tij, perkedheljet, perqafimet....tek e fundit jane gjithcka per te cilen jetojme....kujtimet.


23 vite kam e une pa tim ate,
7 vite pothuajse pa time moter .....te dy shume te rinj per tu larguar nga kjo jete.
Kur im ate me la fare te vogel, gjeja force te mami e motra.
Kur u largua ime moter....gjeta dhe gjej force te nipi e mbesa

Kjo eshte jeta , skemi zgjidhje tjeter.... :(
 
Faliminderit shum vajza ...Allahu mos ju sprovoft me raste tilla ..aqe me pak si me prindin tim..Sado qe mendon se plaga e dhimbjes eshte qetsu pak..Prap te ngacmosh eshte veshtir.
Babi..

Te kujtoj me mall
Te kujtoj me dhimbje
Te kujtoj cdo qast
O pjes e zemres time

Ti ike heret .ne nje rrug pa kthim
Ti smendove per ne , na le ne pikllim..

Kaluan shum dite ..kaluan shum vjet!
Do kalojn dhe tjera ..
Por zemra jon asnjhere s’do te jet e qet..


Po ajo qe me qetson ..ne gjith kete merzi
Eshte varri yt qe prehet sote ..ne vendin qe deshe ti

I dashur Baba ..fli tani i qet
Allahu na bashkoft ne boten e vertet.
 
Redaktimi i fundit:
Faliminderit shum vajza ...Allahu mos ju sprovoft me raste tilla ..aqe me pak si me prindin tim..Sado qe mendon se plaga e dhimbjes eshte qetsu pak..Prap te ngacmosh eshte veshtir.
Babi..

Te kujtoj me mall
Te kujtoj me dhimbje
Te kujtoj cdo qast
O pjes e zemres time

Ti ike heret .ne nje rrug pa kthim
Ti smendove per ne , na le ne pikllim..

Kaluan shum dite ..kaluan shum vjet!
Do kalojn dhe tjera ..
Por zemra jon asnjhere s’do te jet e qet..


Po ajo qe me qetson ..ne gjith kete merzi
Eshte varri yt qe prehet sote ..ne vendin qe deshe ti

I dashur Baba ..fli tani i qet
Allahu na bashkoft ne boten e vertet.

afrenilla kur kam lexuar ketu sdija cte te shkruaja, pasi shkronjat e tua te carmatosin shpirtin..dhe dhimbjen tende e percjell shume qarte...
mundohu ta mendosh si nje engjell, nje engjell qe eshye gjithmone ne mendimet, ne veprimet, nemesimet qe ju ka dhene, ne shpirtin dhe ne tregimet e juaja brezave te tjere...
jane vetem fjal te mijat dhe jam e qarte qe smund te behen vepra pasi seshte e thjeshte..
ju pergezoj per arritjen e atdhetesimit dhe mendo qe ka te tjere qe skan e sdine as ku te qajne.. te perqafoj e uroj te ju lehtesohet dhimbja.
 
Jana ,faliminderit per cdo fjal tuajen..uroj te mirat e botes ti kesh dhe te knaqesh me familjen e dashur.
Prindin njeriun cdo here e mendon si mbrojtje ..madje edhe kur je e rritur vetem aty gjen qetsin shpirtrore..e kur vjen momenti e nuk e ke me afer ..e ndjen gjith jeten ne shpirt se je jetim..asgje nuk e plotson ate munges..
Sa keq.
 
Jana ,faliminderit per cdo fjal tuajen..uroj te mirat e botes ti kesh dhe te knaqesh me familjen e dashur.
Prindin njeriun cdo here e mendon si mbrojtje ..madje edhe kur je e rritur vetem aty gjen qetsin shpirtrore..e kur vjen momenti e nuk e ke me afer ..e ndjen gjith jeten ne shpirt se je jetim..asgje nuk e plotson ate munges..
Sa keq.

une i kam larg dhe ndjej si te isha e tille shume here jo me mos ti keme... te kuptoj shume mire e me vjen shume keq afre.. por ke shtepine plot..motra vellezer e une uroj te arrij nje dite te flasesh per te me buzeqeshje jo me lot ne sy, uroj qe krenaria dhe deshira te flasesh per te ta mund dhimbjen dhe dashurite qe te rrethojne ta lehtesojne mungesen e tije.
 
Milva thone se ska dhimbje me te madhe kur shkon femija para prindit.
E une e kam ne familje nje rast te tille....te te them behu e forte, eshte thjesht klishe.
Gjej forcen e jeto per nipin tend....dhurata me e bukur qe djali te ka lene!

Shume faleminderit per kurajon Moniqu:qan::qan::qan::qan:e!
 
Babi...

Babi sote isha tek varri
Dhe te vizitova...
Lulet me te bukura per ty i zgjodha....

Sa shum fola un..e ti me degjoje.
Sa shum u merzita se ni fjal se fole.

Sa keshilla na dhe kur ti ishe gjall..
Sa shum me mungon
I dashuri Baba...





E17489CA-8463-4CB7-9D76-3D9F9A611407.jpg
 
Nuk kam mesuar kurre te shkruaj poezi.....por mjaft te jene fjale shpirti mendoj...dhe nuk ka poezi qe mund te krahasohet me to....


Tim Eti...

Si nje valixhe e mbushur plot ndihem une sot dhe nder rreshta humbas teksa sdi te rendis vitet e mia jetuar me ty, e prej teje.
Ti e di sa e pershtjelluar jam une ne kete muaj, ti e di sa mendime te keqija me shoqerojne cdo dite te ketij muaji, muajit te fundit bashke.
Nuk me kujtohet kur te njoha , nuk e mbaj mend diten apo momentin kur une perceptoja prekjet e tua, por sigurisht qe ndjesia e ngrohtesise dhe mbrojtjes duhet te kete zanafillen qe ne gjeneze.
Nuk ndodh rralle te te kujtoj , ndodh shume shpesh e ndoshta kjo lidhet fort me faktin se ti nuk vjen kurre ne endrrat e mia .
Nuk ndodh rralle ti bej pyetje vetes perse ndodh keshtu?!
Kujtoj vitet qe isha prane teje , asokohe nuk kuptoja shume ,kjo ndoshta per faktin se isha rebele (te tille me kishe pagezuar) . Kujtoj si ti gjithnje me mesoje dhe me nje durim me tregoje te drejten dhe te shtremberen …por une kurre si mesova ato!
Ti me vije ne dukje zgjuaresine time , me injektoje dashurine per librin , dashurine per prinderit, me mesoje sesi te sillesha me shok e shoqe….por ti e di , une gjithnje gjeja nje shteg te devijoja .
Rebelja ime – sa here me kujtohet ky togfjalesh !
Ti me mire se cdokush di te lexosh brenda meje edhe sot , ndonjehere teksa e mendoj kete me vjen te skuqem. Po po ndjej nje lloj pershtjellimi teksa imagjinoj shpirtin tim lakuriq ne duart e tua.
Asnjehere sdo kisha guxuar te te tregoja me fjale cdo gje kam kaluar, ne cdo nate timen zgjuar, e di, ti ke qene prezent duke me dhene force ne ate distancen tone ,ku tashme une jam mesuar te kaloj.
Kur vij te te vizitoj ndjej shikimin tend te me djeg nder sy, e di cdo te me thuash….tashme e di!

Mos ndrysho kurre , mos bej kompromise per te miren e te tjerve, mos ji tolerate me kedo…epo ja sot te them se asnje nga keto nuk respektova.

Ndryshova shume nder vite, kam bere kompromis per te miren e te tjereve duke mohuar veten, kam toleruar kedo qe nuk e meritonte ! E di zhgenjimi mban emrin tim…premtimin tim nuk pata force ta mbaja, perballe valeve te jetes edhe pse kurre nuk u theva!
Askush si ka pare lotet e mi , pervec teje. Askush ska degjuar ankesat e mia ,pervec teje. Askush ska pare dhimbjen ne syte e mi ,pervec teje.
Cdo kush pa ate qe ti me ke mesuar…Buzeqeshjen!
Ti sot je I mbuluar me dashuri , ke prane njerezit e dashur per mua e ty, e nuk di nese ndonjehere ju me kujtoni, nuk di nese ndonjehere mendoni sesi boshllekun tuaj, se mbush askush, nuk di se kur une do ju bashkohem …por dije se do jete nje nga ato dite kur pavaresisht dhimbjes qe do le pas …do jem me ne fund me ju!
Ju dua pafund!
 
Redaktimi i fundit:
Sa shpejt iken vitet e sa mall kemi per ty i dashur Baba!Sot me dat 28maj mbushen 20vite ,ku Ti u ndave nga ne...Sote,doja te vija tek varri..por nuk gjeta forc...Thon koha sheron plaget..po jo dhe mallin e dhembjen e shpirtit.
Nganjeher them se..me mir se kishim larg varrin tend!sepse sikur mendonim se je dikun perkohesisht dhe do kthehesh nje dite...
Po tani se vim ta vizitojm varrin pothujse cdo fund jav..dhe shikoj emrin tend tek ai grumbull dheu..ku t’ka zan frymen!me keputet shpirti..kembet nuk me bejn te ec e zemra rrah fort sikur don te dal nga krahrori..Ne vertet ndihemi krenar nga fjalet se thon tjert per Ty..dhe nga ajo pak kohe se patem se bashku..po dashurin per prindin asgje nuk pe zavendeson..sa vend te madhe ke len o pjes e gjakut dhe shpirtit tim....
 
Sa e ftoht kjo nate shkurti
Sa mall kam per ty o ba.
Thon se dhembjen
E tret koha,
por vendin e prindrit
Askush se zan.


o sa dhembje kam ne shpirt.
Kur shoh emrin mbi varrin
Tende.
sa shum dhe ,ti ke
Permbi.
Sikur diellin
ta ka za..
 
. . . . . . . . . . .
 
Sa e ftoht kjo nate shkurti
Sa mall kam per ty o ba.
Thon se dhembjen
E tret koha,
por vendin e prindrit
Askush se zan.


o sa dhembje kam ne shpirt.
Kur shoh emrin mbi varrin
Tende.
sa shum dhe ,ti ke
Permbi.
Sikur diellin
ta ka za..

@Arfenilla me mallengjeve
 
U bene 22 vjet qe nuk je me ne mesin tone
Krahet qe mi theve, askush nuk i zevendeson
Ndjej mall per ty, edhe pse tani jam vet baba
Dita kur nderrove jete, nje barre e rende mbi mua ra
Sa do t'kisha pasur deshire, te jesh tani me mua
Te them se jam rrite dhe jam bere prind, te them se te dua
Shkova rruges te cilen ti e le amanet
Nuk kam besuar se s'do t'jete aq lehte
Megjithate amanetin tend ne vend e cova
Nenes afer, cdo here i qendrova
U bera shtylle e shtepise, i zoti i shtepise
Duke kujtu cdo dite, momentet e femijerise
_____________________________________________________


Ca rreshta te momentit, per mallin qe kam per babain.

Do te jesh cdohere ne zemren time <3
 
Muaj dhe vite po kalojn
Lotet akoma sjan larguar
Malli ta perqafoj
Malli zerin tja degjoj
Mungese por askujt si tregoj
Cdo moment me lot e kujtoj
Puthjet ne balle asiher si harroj
Thoje je i forte perballon cdo gje
Na bere zot shpije
Atehere kur se pritshe ???
 
I dashuri baba, sa m'ka marre malli me t'pa
Me t'puth n'ballë cdo nate para se me ra
Me t'i than 2-3 fjale t'omla qysh e kam pas shprehi
Me t'dush fort si djal i ri qe s'kisha tjere vllazni

<3
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top