Poezi Per Atdheun Tim

Shpirti_I_Njerit

MACOKJA :p
Ja Edhe Disa Poezi Per Atdheun Tim​
 
Atdheu Ime

Atdheu im​

Rri dhe mendohem per Shqiperine
Syte e mi me lot jane mbushur
Ne kurbet humba rinine.

Malli i tokes, malli i nenes,
Me theret ne gjume. O bije!
O nene! i theras edhe une.

Ngrihem me tmerr e endem ne te errur
S'jam ne vendin tim e trupi me dhemb.
Kaluan kaq vite qe une po qaj
Ne telefon degjoj vec vaj.

Mos valle ska Zot te me ndihmoje
apo vete Ai me mallkoi?

Sa letra jane harxhuar
sa mall ne to kam pasqyruar.

Atdheu im une s'jam menduar
se jeten time si kam per ta cuar,
Ao ta jap fjalen Atdheu im
Qe do te vij si pulebardha ne agim.
 
Redaktimi i fundit:
Shqiperia po na pret

Shqiperia po na pret

Hodhem cantat permbi krahe,
e drejt shtigjeve u nisem!
Kudo neper bote u shperndame,
e nenen Shqiperi braktisem!

Malet qe ngriheshin gjer tek rete,
me nje fryme i kapercyem!
E atdheut tone te shtrenjte,
gabimishte shpinen i'a kthyem!

Dallget e trazuara te detit,
mes per mes i came!
Nuk e mbajtem amanetin,
qe stergjysherit na e lane!

Shtigjet kur i kaptuam,
askush s'na pershendeti!
Ne toke te huaj shkuam,
edhe atje askush s'na priti!

Ketu ku dielli s'te ngroh,
e hena nuk ndricon!
Si enderr e braktisur,
jeta po na shkon!

Ndaj duhet te zgjohemi vellezer,
prej gjumit qe na largon!
Se votrat tona po na presin,
me ngrohtesine qe ketu na mungon!

Obligimet e atdhetarit,
na duhet qe t'i plotesojme.
Amanetin e te parit,
ne vend duhet qe ta cojme.

Ejani kthehemi ne vendlindje,
atje ku jeta merr kuptim.
T'i zbrazim zemrat nga keti dhimbje,
e t'i mbushim perplot me gezim.....​
 
Atdhe

I dashur Atdhe i bekuar
U bene vite pa te vizituar
E ndoshta ti me kohe me ke harruar
Por une, nuk kalon dite pa te kujtuar
Ate dite qe rrugen e kurbetit mora
Fjalen "lamtumire" nuk munda ta shqiptoja
Ju thashe nje mireupafshim te mbeshtjelle me lot
Do te shihemi ne te ardhurin mot
Kaluan minuta, ore, dite, jave, muaj e vite
Por per ate dite une jam ende ne pritje....​
 
Tigri

Atdheu im​

Rri dhe mendohem per Shqiperine
Syte e mi me lot jane mbushur
Ne kurbet humba rinine.

Malli i tokes, malli i nenes,
Me theret ne gjume. O bije!
O nene! i theras edhe une.

Ngrihem me tmerr e endem ne te errur
S'jam ne vendin tim e trupi me dhemb.
Kaluan kaq vite qe une po qaj
Ne telefon degjoj vec vaj.

Mos valle ska Zot te me ndihmoje
apo vete Ai me mallkoi?

Sa letra jane harxhuar
sa mall ne to kam pasqyruar.

Atdheu im une s'jam menduar
se jeten time si kam per ta cuar,
Ao ta jap fjalen Atdheu im
Qe do te vij si pulebardha ne agim.

ti o shpirt njeriu mos qaj aq shum
se me lotet e tua do krijosh nje lum
se shqiptart dhe shqipria aty ku kan qen jan
prandaj 1 her ne vit hip ne traget dhe del ne at an
te pret shqiperia ty durrsi te pret
1 her ne vit shko ne shqiperi se nuk ka lezet
se 1 fjal e urt popullore thot
guri ran peshon ne tok t'vet
ty zoti kurr nuk te ka mallkuar
se trupin dhe zgjuarsin ta ka dhuruar
prandaj zotit asgje mos i kerko
rrug te mbar kte ver
ne shqipri vrapo :motor::motor:
 
Endrra

Ne agim e perendim te diellit
Trupi i thote miremengjes ketij vendi
Ndersa mendja e lenduar gerthet
"Perse agove i mallkuar diell?
Endrrat e embla me Shqiperine ne gjysme mi le!"
E keshtu me vazhdon dita i dashuri Atdhe
Autobuzin mar, drejtohem per ne shkolle
Mundohem te mesoj,
Se me ka thene mami eshte e vetmja menyre qe ty mund te te ndihmoj
Ndaj shkolles i jam perkushtuar
Qe te vij tek ty zanatin tim per te ushtruar
Edhe ty Shqiperi, sado pak te te zbukuroj
Me dijenine time bashkekombesit e mi pakez ti ndihmoj...
 
Momentet Qe Kam Kur Jam Ne Shkolle

Tani jam ne ore te leximit
Po lexojme Hamletin e Shekspirit
Thote mesuesja "Marsilda, tani ti vazhdo"
Cohem ne kembe me koken lart
Lexoj rrjeshtat plot rime por nuk shkon
Vazhdoj por duket qe dicka mungon
Papritur me kujtohet shkolla ne Shqiperi
Kur me thirren te recitoja nje poezi
Mora fryme thelle, sa krenare u ndjeva
Menjehere pranova dhe e kenaqur per ne shtepi fugova
Kete poezi ende pa vajtur ne shkolle e kisha mesuar
Sepse me tha babi, te recitosh te ben me te kulturuar
Te flasesh paster e pa gabime
Ah ne ato caste...te degjoje rrahjet e zemres sime
Perpara te gjitheve une dola
Dhe poezine "Gjuha Shqipe" fillova te recitoja
Me nje ze te larte si kurre me pare
Buzeqeshen te gjithe, ishin krenar
 
Atdhe

Si mund ti thuash lamtumire nenes Shqiperi? Te ikesh e te mos kthehesh me kurre? Cfare jete eshte kjo? Perse o Zot e ke shkruar jeten per Shqiptarin me kaq vuajtje? Perse nuk mundet Shqiptari ta gezoje jeten ne token meme? Sado qe na mundojne edhe mundohen te na percajne ne ngrihemi serish sepse Atdheut nuk i thohet lamtumire. Kjo fjali e trasheguar prej kohesh dhe ruhet me fanatizm te madh nga ne mergimtaret Shqiptare. Atdheun e kemi ne shpirt e ne zemer, kurre s'ja harrojme te tijin emer. Ndaj, nje leter te gjate nisa te shkruaj, e Atdheut ia kisha drejtuar.
 
Per lirine e vendit tim qe me ne fund erdhi:

LIRISث

1.
Në gurë të vendit tim linde
Mbi lulkuqet e luadheve jetove,
Në zemrën time u mbylle
Më ngrohe, jetën ma zbukurove!

2.
Qielli mori kaltërsinë e kthjellët
Dielli lëshoi rrezet me ngrohtësi,
Errësira mori rrugën e pa kthim
Në botën time erdhe ti Liri!

3.
Frymoj tani shqip pa aspak frikë
Dhe në gjuhën e të parëve mendoj,
Edhe balta në vendin tim ka bukuri
Jam i lumtur se tani vërtetë jetoj!
 
Per Ty Atdhe

Ca pika lot me ran ne faqe
e per ty atdhe ndjeva mall
Mu kujtuan ditet e rinis femia'naqe
nga malli madh ,veshtir tu besh ball.

Ca pika lot m'pikuan n'zemer
e ma treten gjysmen e saj
aty kishte nje emer
Shqiperia e Madhe ishte emri saj.

Mall sot e mall neser per ty atdhe
kaq shum je pjes e jetes time
qe kur erdha ketu m'duket se me mall kam le
Epsh i zgjuar i nje vrime.

Pershendetje atje o ju populli im
Se kem qellu large ne ket mergim
E per ju mundohemi dite e nat
qe mos te jet ai dhe i that.
 
Poezi E Bere Tani Nga Une Ilda Per Memedhen Time

Kur u largova nga ty memedhe isha shum e re
9 vjecare i kam pas kur ty te lashe

Shum poezi kam shkrujte per ty Shqiperi
se per mua je e vetmja liri

Shpirti me digjet pervelohet
zemra ne gurbet po me kalbet dhe defermohet
Ah Shqiperi Shqiperi ku te la Ilda ty

Po qaj e po shkruaj
Jam ne dhe te huaj

Nuk flase me shqipetare
Punoj me te tjere

Me shohin, me veshtrojne
Dot nuk me kuptojne.​
 
Atdheu enderr

Ndrrim vitesh ne mergim
Prapa perdes fat zhgenjyer
vite te zbathura pre kaluar
kali zi portat i shqeu
edhe barin ja kane helmuar.

Dhe nje faqe e perlotur
pragun e deres kishte bllokuar
lulet baçes ia kish shkulur
se nuk rrinte me vetmuar.

Edhe djepin ma kane prishur
rroba ime kujt si ben
vec ditelindjet i mbaj mend

Edhe balli rrudhat shtonte
tregon vitet shkallet ngjitur
kshu rinia thote nuk rrezohem
shtepi jetime cati prishur.

Dita me mundon e nata me lodh
liber dale por ska autor
ku t'gjeje fjalet gege e toske
dhe keto vite per ta gropose.

Kur dikur dielli buzeqeshte
kisha malet orientim
por tani qe jam ne ishull
vec antenat jane shpetim.

Edhe lapsi po mbarohet
e mallkoj ne kete muaj dhjetori
2 ne fillim e 7 ne fund
dhe ky vit keshtu na mashtroi.
 
FLAMUR KRENARIE


1.
I rrahur nga era, krenar në liri valon
Me kujtimet e bartura n'log duke luftuar,
Bartë me vehte porosin dhe betimin
Të ruajtura kujtim nga kohë e shkuar!



2.
I lagur me gjak të pastërt shqiptari
Kurrë i përdhosur e i lënë për dhe,
Në ballë të luftës bashk me Skenderbeun
Lirinë dhe krenarinë e solle ndër ne!



3.
Me krenari të bartëm shekuj me radhë
Nga dora në dorë pa prekur në tokë,
Lavdinë kombit shumë lartë ia ngrite
Emrin shqipëtar e barte nëpër botë!
 
Redaktimi i fundit:
Himnit Shqiptar

Rreth flamurit të përbashkuar
Me një dëshir` e një qëllim,
Të gjith` atij duk` ju betuar
Të lidhim besën për shpëtim.
Prej lufte veç ay largohet
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si një dëshmor!
Në dorë armët do t`i mbajmë
Të mprojmë atdhenë më çdo kënt,
Të drejtat tona ne s`i ndajmë;
Këtu armiqtë s`kanë vënt.
Se Zoti vetë e tha me gojë
Që kombe shuhen përmi dhe,
Po Shqipëria do të rrojë;
Për të, për të luftojmë ne!

O flamur, flamur, shenj` e shenjtë,
Te ty betohemi këtu,
Për Shqipërin` atdhen` e shtrenjtë,
Për nder` edhe lavdimn` e tu.
Trim, burrë quhet dhe nderohet
Atdheut kush iu bë theror;
Për jet` ay do të kujtohet
Mi dhet, mi dhe si një shenjtor!
 
BAGثTI E BUJQثSI

O malet' e Shqipërisë e ju o lisat' e gjatë!
Fushat e gjëra me lule, q'u kam ndër mënt dit' e natë!
Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt' e kulluar!
اuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pylle të gjelbëruar!
Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni,
O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni.

Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqipëtar,
Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr.

Shqipëri, o mëma ime, ndonëse jam i mërguar,
Dashurinë tënde kurrë zemëra s'e ka harruar.

Kur dëgjon zëthin e s'ëmës qysh e le qengji kopenë,
Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë,
Edhe në i prefshin udhën njëzet a tridhjetë vetë,
E ta trëmbin, ajy s'kthehet, po shkon në mes si shigjetë,
Ashtu dhe zëmëra ime më le këtu tek jam mua,
Vjen me vrap e me dëshirë aty nër viset e tua.
Tek buron ujët e ftohtë edhe fryn veriu në verë,
Tek mbin lulja me gas shumë dhe me bukuri e m'erë,
Ku i fryn bariu xhurasë, tek kullosin bagëtija,
Ku mërzen cjapi me zile, atje i kam ment e mija.
Atje lint diell' i qeshur edhe hëna e gëzuar,
Fat' i bardh' e mirësija në atë vënt janë mbluar;
Nat'atje'shtë tjatrë natë edhe dita tjatër ditë,
Në pyjet' e gjelbëruar, atje rrinë perënditë.

Mendje! merr fushat e malet, jashtë, jashtë nga qyteti,
Nga brengat, nga thashethemet, nga rrëmuja, nga rrëmeti.

Tek këndon thëllëza me gas edhe zogu me dëshirë,
E qyqja duke qeshur, bilbili me ëmbëlsirë,
Tek hapetë trëndafili, atje ma ka ënda të jem,
Bashkë me shpest edhe unë t'ia thërres këngës e t'ia them;
Të shoh kedhërit' e shqerrat, deshtë, cjeptë, dhëntë, dhitë,
Qiellin' e sbukuruar, dhenë me lul'e me dritë.

Vashë bukurosh'e bariut! që vjen me llërë përveshur,
Me zemërë të dëfryer e me buzëzë të qeshur,
Me dy shqerëza ndër duar, të bukura si dhe vetë,
Në sythit tënt e shoh gazë, që s'e kam gjetur ndë jetë.
Dashi sysk e me këmborë, q'e ke manar, po të vjen pas,
Dhe qeni me bes' i larmë të ndjek me dëshir' e me gas.
Dashç Perëndinë, pa më thua, a mos na pe bagëtinë?
- Pash' atje pas më të gdhirë,... ja atje përtej tek vinë!

O! sa bukuri ka tufa! Sa gas bije bagëtija!
Vinë posi mblet' e plotë! I bekoftë Perëndija!
Nëpër shesh' e nër bregore janë përhapurë shqerrat,
E kecërit nëpër rripat dhe në gjethet e në ferrat;
Sa me vrap e me gas bredhin edhe lozin shok me shok,
Aty përhapenë me nxit aty mblidhenë prapë tok,
Edhe prapë tufë-tufë përhapenë duke bredhur,
Duke ikur me vrap shumë, duke lojtur, duke hedhur.
Nxitojn' e s'lodhenë kurrë edhe, kur i merr urija,
Secili futet në tufë, suletë ne mëm' e tija,
Posa gjen mëmën e dashur edhe me vrap i hyn në gji,
Rri më gjunjë dhe zë sisën e qumështin e ëmbël pi;
Pa e ëma me mall shumë, ndo dhi qoftë a ndo dele,
Bir' e vetëm e merr në gji me gas e me përkëdhele.

Sa të mirazë ke dhënë, Zot i math e i vërtetë!
E ç'nom të bekuar vure për çdo gjë q'është në jetë!

Sa më pëlqen blegërima, zër'i ëmbël' i bagëtisë,
Qëngji edhe kec'i bukur, që rri më gjunj' e pi sisë!
Përhapurë bagëtija nëpër sheshe, nëpër brinja,
Nër lajthi e nëpër dushnja, ndër murriza, në dëllinja;
Bijen zilet' e këmborët e fyelli e xhuraja,
Dheu bleron e gjelbërojnë fusha, male, brigje, maja,
Edhe gjithë gjë e gjallë ndjen në zemër një dëshirë,
Një gas t'ëmbël' e të shumë, o! sa bukur e sa mirë!
Pelën e ndjek mëz'i bukur, lopës i vete viçi pas,
Dellëndyshja punëtore bën folenë me të math gas,
Ogiçi ikën përpara, i bije tufës në ballë,
Me zemër të çelur shumë vete si trimi me pallë,
Zoqtë zënë këng' e valle dhe po kërcejn' e këndojnë,
E nëpër dega me lule si ëngjëllit fluturojnë,
Larashi ngrihet përpjetë, thua q'i shpie Perëndisë
Një lëvdatë të bekuar për gëzimt të gjithësisë,

Qielli sa ësht' i kthiellt e sa është sbukuruar!
E dielli sa ndrin bukur mbi lulet të lulëzuar!
Gjithë këto lule ç'janë, që u ngjallë menjëherë?
Ngaha qielli ke xbritur? Ver', o e bukura verë!
اdo lulezë ka me vehte një emër e një fytyrë,
Një bukuri, një mirësi, një shtat, nj'erë e një ngjyrë,
Si dhe çdo dru e çdo pemë, edhe çdo bar e çdo fletë;
Sa është e bukur faq' e dheut! S'të zë syri gjë të metë.

Gjithë kjo bukuri vallë nga dheu të ketë mbleruar,
A me të matht të ti' Zoti pej parajs'e ka dërguar?

Veç një njeri shoh pa punë dhe të mjer' e të brengosur,
Të këputur, të mjeruar, të grisur e të rreckosur;
Lipën i gjori pa shpresë, se atje e pru përtimi,
S'i ka mbetur gas në zemrë, se s'i la vënt idhërimi.
Eshtë njeri, si dhe neve, po epini, o të pasur,
E mos e lini të urët dhe të mjer' e buzëplasur,
Se përtimn' e zi, q'e pruri të gjorën më këtë ditë,
Nuk' e dimë vet' e zgjodhi, apo ia dhanë Perënditë.
Edhe për një mizë, kur heq, i vjen keq njeriut të mirë,
Zëmëra s'thuhetë zëmrë me mos pasurë mëshirë.
Ah! edh' atje tej mbi udhë i duket i shkreti varri,
Rrethuar me lul'e me bar, një të gjori udhëtari,
Që ka vdekur i ri shumë e ka rarë lark shtëpisë,
Mërguar nga mëm' e motrë dhe pej gjithë njerëzisë;
Një zok i helmuar mi varrt i rri si mëmëzë dh'e qan,
Ndarë nga të gjithë shokët edhe zi për të mjerë mban.

Tomor! o mal i bekuar, fron i lartë, që rrij Zoti,
Pas fesë vjetrë që kishinë shqipëtarëtë qëmoti,
Dhe ti Mali-Plak i lartë, që me syt' e tu ke parë
Luftëra të mëdha shumë e punë që kanë ngjarë.
O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!
Të patundurë përjetë jini, pa, kur oshëtini,
Udhëtarit në zemër frikë të madhe i vini;
Keni shkëmbënj, gërxhe, lisa, lumënj dhe dëborë ndë gji,
Përsiprë lulez' e gjethe dhe brënda ergjënt e flori,
E ju fusha bukuroshe edhe të majm'e pëllore,
Ju sheshet e lulëzuar, ju bregore gjelbërore,
Q'u fali Zoti të mira, u mba me shumë pekule,
U dha bar e gjeth e veri, zoq e flutura e lule,
Zemërn' e varfërë time aty ndër ju e kam mbluar,
Tek buron nga gjithi juaj uj'i ftoht' e i kulluar;
Jam lark jush i dëshëruar edhe s'e duronj dot mallë,
Po s'e di si dua unë do t'u shoh një herë vallë?

Të paskësha vrapn' e veriut, të kisha krahë pëllumbi,
Nxitimn' e lumit me valë, q'ikën me vërtik si plumbi,
E të vija në gjit tuaj, nj' ujë të ftohtë të pinja,
Edhe nëpër ato hije një copë herë të rrinja,
Syt' e ballit t'i xbavitnja, zëmërënë ta dëfrenja,
Gazë, që paçë njëherë, prap' aty ndër ju ta gjenja.
Opopo! Kshu pse më vini përpara syve pa pushim,
O ditët' e djalërisë, o moj kohëz' e të rit tim?

O flutura krahëshkruar, që fluturon nëpër erë,
As merr dhe zëmrënë time me vehtezë dhe ma shpjerë
Nër malet të Shqipërisë, tek kullosën bagëtija,
Tek i fryn bariu xhurasë, tek më rrinë mënt' e mija,
Ku shkon me zile të madhe ogiçi përmes lajthisë,
Pa zjen e oshëtin mali ngaha zër'i bagëtisë;
Marrënë vrapn' e nxitojnë, derdhen në gjollë për kripë,
Dhëntë ndër shesh'e ndër brigje, dhitë në shkëmb e në rripë.

Bariu plak krabën në dorë edhe urdhëron të rinjtë,
E ata gjithë punojnë, ngriturë më bres përqinjtë;
Ca bëjnë vathën e shtrungën, ca ngrehin tëndën e stanë,
Kush sjell gjeth e karthj' e shkarpa, sicilido ndih më nj'anë;
Kush përvjel, kush qeth sheleknë, kush mjel dhitë, kush mjel dhëntë,
Njëri merr ushqen këlyshnë, jatëri përgëzon qëntë.
Stopani, bër'i zi sterrë, shikon bulmetn' e bekuar,
Tunt, bën gjalpë, djathë, gjizë edhe punon pa përtuar;
Udhëtar' e gjahëtorë, q'u bije udha ndër male,
U ep mish, qumësht, kos, dhallë, ajkë, djathë, bukëvale...
Kec'i mbeturë pa mëmë dhe i varfër' e i shkretë
Mënt mëmënë, që ka mbetur pa bir e pa gas në jetë.
Dëgjohet nga mez'i pyllit krism' e sëpatës s'druvarit,
E sharrësë që bën lëndë, edhe fyell'i shterparit.

Shterpari s'i qaset stanit, po nër pyje bij'e ngrihet,
Nëpër maja, nër bregore, rri, këndon a gdhënt, a shtrihet;
S'i trembetë syri kurrë, vetëm ajy dit' e natë,
Nga ujku e nga kusari s'ka frik', as nga lis'i gjatë,
As nga shkëmbënjt' e nga pylli, as gogolëtë s'e hanë,
Armëtë ka shok e vëlla, mëm' e motërë xhuranë;
Miqt' e ti shqeratë janë, kecërit, dhitë, dhëntë,
Cjeptë, ziletë, këmborët, deshtë e më tepër qëntë,
Që s'flenë, po rrin' e ruajn bagëtinë dhe barinë,
Kur e shohin, tundin bishtin dhe me gas të math i vinë;
S'e hanë njerin' e mirë edhe mikun' e udhëtarë,
Se i njohën; po të liknë, egërsirënë, kusarë.
Vjen nata, e lë në t'errët, del hëna, i përhap dritën,
Vjen mëngjesi, sbardhëllehet, lint' dielli, i bije ditën.
Yjtë, hëna, dielli, shënja, lindin e prapë perëndojnë,
Gjithë ç'lëvrijnë nër qiej, përpara syvet i shkojnë.
Mblidhen ret' e hapësira bënetë e zezë sterrë,
Vetëtimat e gjëmimet nisin e shiu zë të bjerë;
Bariu vë gunën në kokë, z'eshkën me herët të parë,
Ndes shkarpat sakaqëherë, e lisnë fyl, dhe bën zjarrë;
Fishëllen e thërret qentë sicilin me emër veçan,
Pa, kur derdhetë Baliku, ujkun' e zë edh'e përlan,
Se bisha, që bije dëmnë, errësir' e mjergull kërkon,
Papo bariu shum' ahere vë re dhe mba vesh e dëgjon,
Dhe sokëllin me zë të madh, tunden malet e shkëmbenjtë,
Gumzhitin pyjet' e veshur e oshëtijnë përrenjtë!

Esht' e lehtë dhi e stanit, që kullot gjethen e malit,
Dhe bij'e fle majë shkëmbit e pi ujëthit e zallit;
Dhi e shtëpis' ësht' e plokshtë, fle në vath' e nënë strehë
E pi ujët e rrëkesë edhe shtrihetë në plehë;
Esht' e butëz' edh'e qetë dhe e urtë si manare,
Nuk' është si malësorja, andaj i thonë bravare.

Në pshat, posa sbardhëllehet, sheh një plakëzë të gjorë,
Ngrihet, hap derën ngadale, e del me kusi në dorë,
Rri në derëzët të shtrungës, dhe djali duke dremitur
I nget bagëtin' e delen, i mjel plakëz' e drobitur.
Plaku lë shkopnë mënjanë e bën gardhin a zë shteknë,
Bariu vë tufën përpara, vasha përkëdhel sheleknë,
Nusja pshi e ndreq shtëpinë edhe bën bukën e gjellën,
I shoqi sheh kanë, lopën, viçnë, demnë, kalën, pelën,
Mushkën, që ësht' e harbuar edhe bashkë me gomarë
Rrahënë të hedhin murë, të hanë bimën a barë.
Një grua vete në krua, e jatëra zë të tuntnjë,
Një sheh pulat, miskat, rosat, dhe tjatëra bën çtë muntnjë.

Na hyjnë shumë në punë kafshëtë dhe bagëtija,
Na i dha në këtë jetë shok' e ndihmës Perëndija.
Të mos ishte gjë e gjallë, njeriu s'rronte dot në jetë,
Do të vdiste nga uria, do t'ish lakuriq e shkretë;
Gjë e gjallë na vesh, na mbath dhe na ushqen e na xbavit,
Kur shtohet e vete mbarë; jetënë tën' e përsërit.
Edhe dheu, që na ep drithë, sido ta kemi punuar,
Nukë pjell mirë si duam, po s'e patmë plehëruar.
O shokëtë e njeriut, Zoti u shtoftë e u bekoftë!
Dhe shpirti im mik përjetë, sindëkur ka qën' u qoftë.
Kafshët, edhe bagëtinë, që u ka kaqë nevojë,
Njeriu duhetë t'i shohë, t'i ketë kujdes, t'i dojë.
Të mos t'i mundojmë kurrë, po si fëmijë t'i kemi,
Eshtë mëkat edhe fjalë të ligë për to të themi.

Dellëndyshe bukuroshe, që thua mijëra fjalë,
Dhe të k'ënda vahn' e lumën, që vjen me vrap e me valë,
A mos vjen nga Shqipëria? Eni vjen pej اamërie
Me këto milëra fjalë e me gluhë perëndie?
Apo vjen nga Labëria, pra më duke kaqë trime,
Edhe fjalëtë që thua më gëzojnë zëmrën time,
Q'është thier, bërë posi një pasqirë,
Duke këputur nga cmagu, që s'e kanë vartur mirë,
Apo vjen nga fush'e Korçës, nga vënd'i mir' e i gjerë,
Pej zembrësë Shqipërisë, që del gjithë bot' e ndjerë?
A më vjen pej Malësie, pej Skrapari, pej Dobreje,
Nga Vijosa, nga Devolli, pej Vlor' e pej Myzeqeje?

Të munjam të fluturonja e të kishnjam krahë si ti,
Me gas të math do t'i vinjam Shqipërisë brënda në gji!
Për me marrë drejt Shkumbinë edh' Elbasan' e Tiranën,
E me ardh ke ti, o Shkodrë, të shof Drinin e Bujanën,
Kostur, Përlep, Fëllërinë, Dibrë, Ipek e Jakovën,
Mat' e Ysqyp e Prështinë dhe Mirëdit' e Tetovën;
Krojënë e Skënderbegut, q'i ka pas dhan ner Shqypnisë,
Tue bam me trimni luftë, e m'e munt mren e Tyrqisë.

Durres, o qytet i bukur, që je kërthiz' e mëmëdheut!
Edhe ti Leshi me emrë, që ke eshtrat e Skënderbeut!
Burrat tuaj aqë trima do ta lenë vall' Ylqinë
Edhe gjithë shqipëtarët ta mbanjë armiku ynë?
Nukë më ngjan e s'e besonj, kam te zoti shumë shpresë,
Shqipëria këtej-tutje kshu po nukë do të mbesë.

Dua të dal majë malit, të shoh gjithë Arbërinë,
Vëllezërit shqipëtarë, që venë në pun' e vinë,
Burrat trima me besë dhe shpirtmir' e punëtorë,
Dhe fushatë gjithë lule e malet me dëborë.

O fushazëtë pëllore, që m'ushqeni Shqipërinë,
Do të këndoj bukurinë tuaj edhe bujqësinë.

Ti perndi e ligjërisë, që rri në malt të Tomorit,
Unju posht' e më ndih pakë, o motra im'e të gjorit!
Më ke leshrat të florinjta e të ergjëndtë krahrorë,
Ball' e gush' e faq'e llërë dhe këmb' e duar dëborë;
Sikundër do malësorët dhe pyjet e bagëtinë,
Duaj edhe fusharakët dhe arat' e bujqësinë,

Edhe ti, o mëmëz' e dheut, q'i fale dheut aq' uratë,
Sa pjell mijëra të mira e kurrë s'mbetetë thatë,
I dhe lul'e bar e gjethe, bim' e drith' e pem' e drurë,
Mlodhe gjithë bukuritë edhe kanisk ia ke prurë.

Të keqen, o symëshqerë, shikomë një herë në syt!
Si lulet' e si bilbili edhe unë jam djali yt.

Gjithë këto farë lulesh e këtë të bukur erë,
Këtë mblerim, këto gjyrë vallë nga ç'vent'i kesh nxjerrë!
O sa e madhe bukuri! As më thua ku e more!
O bukuroshe, t'u bëfsha, ngaha gjiri yt e nxore?
Apo me dorët të bukur e more nga gjir'i Zotit,
Nga qielli, nga parajsa, nga prehër' e plotë i motit?
Kudo shkel këmbëza jote, gëzohet vendi e mbleron,
Tekdo heth sythit e qeshur, bukuri' atje lulëzon!

Ti zbukuron faqen' e dheut, ti do e ushqen njerinë,
Më të gjallë, dhe pas vdekjes e pret duke hapur gjinë!
Vjen dimëri, t'i than lulet, ti me një frym' i ngjall prapë,
Napënë q'u heth përsiprë, ua heq me ver' e me vapë.

Bujkun e xgjuan me natë edhe vë përpara qetë,
Nisetë pa zbardhëllyer për punëzët të vërtetë;
Mer pluarin e parmëndën, zgjedhën, tevliknë, hostenë,
Kafshën, farën, shoknë, bukën, trajstënë, lakrorë, qenë...
Shërbëtor'i mëmës' së dheut, q'e ka zëmrënë plot shpresë,
Del kur hapet trëndafili dhe bari 'shtë gjithë vesë;
I falet Zotit t'vërtetë dhe zihet nga pun' e mbarë,
Zëmërzën e ka të bardhë dhe të qruar e të larë.

Pa lodhur e pa këputur, pa djersë e pa mundime,
Njeriu i gjorë në jetë nukë gjen dot as thërrime,
Si të punosh dit' e natë e të bësh ç'duhenë gjithë,
Ahere kërko nga Zoti të t'apë bukëz' e drithë.

Njeri, puno, mos psho kurrë dhe lark nga makutërija,
Zëmërnë kije të gjerë, mos ki keq, pa t'ep Perndija.

Puna ka duk e uratë, Zot'i math e ka bekuar,
Njerinë mi faqet të dheut e dërgoi për të punuar.

Ver' o e bukura verë, që na vjen nga i madhi Zot
Me mirësi, me bukuri, me gas të math, me duar plot,
Sindëkur çel trëndafilë, e i fal bilbilit zënë,
Ashtu na bije nga qielli një gas në zëmërt tënë.

Zot'i e i vërtetë për të ushqyer njerinë,
Për të zbukuruar dhenë, për të shtuar mirësinë,
I dha zjarr e flakë diellit, i fali dhe shinë resë,
Bëri dimërin e verën dhe zemrës san' i dha shpresë.

Për të arriturë rrushnë ç'ka punuar Perëndija,
Qielli, dheu, dielli, shiu, njeriu, tërë gjithësija!
S'është çudi pse na dëfren ver' e bukur zemrën tënë;
ا'ka punuar Perëndija edhe njeriu, sa e bënë!
Ju shokë, kur pini verën, mos dehi, mos zëmërohi,
Mos u zihni, mos u shani, mos lëvdohi, mos qërtohi,
Se përçmoni Perëndinë, q'i ka falur hardhisë rrush,
Edhe kërkon dashurinë e ndodhet pshetazi ndaj jush;
Po gëzohi, prehi, qeshni, duhi, xbaviti, dëfreni,
Flisni fjalë të pëlqyer, loni, këndoni, kërceni,
Bëjeni zëmrën të gjerë edhe shtoni dashurinë,
Mirësinë, njerëzinë dhe besën e miqësinë,
Se në breng' e në të keqe, në punë e në të pirë,
Mirretë vesh njeriu i lik, njihetë njeriu i mirë.

A e shihni gjithësinë, yjtë, Diellinë, Hënën,
Dhenë, erën, retë, kohën, Kashtën' e Kumtërit, Shënjën,
Si janë përveshur gjithë edhe lëçijn' e punojnë,
Njëri-tjatërit i ndihin, ashtu punën e mbarojnë.
Në mest të këti rrëmeti, të punëtorëve shumë,
Njeriu duhet të lëçinjë, apo të bjerë në gjumë?

Mundohetë punëtori, po në zemërzët të qetë
Sa gas të math ndjen, kur njëra që hoth, i pjell dymbëdhjetë!
Kur e sheh kallin' e plotë të kërrusurë nga barra,
Dhe parajsën e vërtetë të tfaqurë nëpër ara,
Kur heth lëmën e mbleth toknë, ndan bykn' e kashtën mënjanë,
U heth kuajve e qevet, që janë lodhur, të hanë,
Kur e përmbush plot shtëpinë me drith' e me gjë të gjallë,
Shtrohet me uri në bukë e ha me djersë në ballë.

Sheh pjergullnë, manë, fiknë, thanënë, arrën, ullinë,
Mollën, dardhën, pjeshkën, shegën, vadhënë, ftuan, qershinë,
Kumbullatë, zerdelinë, ngarkuar me pemë gjithë,
Oborrë plot gjë të gjallë, shtëpinë mbushur me drithë,
Dhe zëmëra i gëzohet, pa i faletë Perëndisë,
Q'e çpërblen punën e djersën e mundimn' e njerëzisë.

Qysh rroit mblet' e uruar dhe ven' e vin e lëçijnë,
Ca huallinë ndërtojnë, ca nëpër lule shëndijnë.
O ç'punë me mënt punojnë, sa bukur e bëjn' e mirë!
N'apin dyllëtë, q'ep dritë, dhe mjaltë fjesht' ëmbëlsirë.
Dhe punëtorët' e mirë m'atë mëndyrë punojnë,
Edhe gjithë njerëzija me mundimt t'atyre shkojnë;
Njëri mih, jatëri lëron, njëri mbjell, jatëri prashit,
Kush t'harr, kush korr, kush mbledh duaj, kush shin, kush sharton, kush krasit,
Një bën pluar' e sëpatën, një parmendën, një shtëpinë,
Një pret e qep, një merr e ep, një mbath, një shikon mullinë,
اdo njeri një farë pune bën në mest të shoqërisë,
Kjo ësht' udh' e Perëndisë, ky ë nom i gjithësisë.
Edh' ajo miza përdhese, ç'i duhetë për të ngrënë,
Eshtë rrahur e përpjekur e me kohëz' e ka vënë.
Ka një punë të punonjë si çdo gjë q'është në jetë,
Kshu e ka thënë me kohë Zot'i math e i vërtetë.

Bujku mundohet në verë, po në dimër rri e prëhet,
Sheh shtëpizënë më kamje, edhe zëmëra i bëhet,
Gratë të gjitha punojnë n'avlëmënt e në të tjera,
Edhe jashtë fryn e bije, por kur na trokëllin dera:
Eshtë nj'udhëtar i gjorë, që ka mbetur në dëborë,
I kanë ngrirë të mjerit vesh' e goj, e këmb' e dorë;
Ngrihet i zot'i shtëpisë edhe të huajthin e merr,
E vë në kryet të vatrës me njerëzi, me të math nder,
Posa e shohënë që vjen, i ngrihen gjithë fëmija,
Se të huajnë më derë na e dërgon Perëndia,
Pa i bëjnë zjarr e ngrohet edh'e mbajnë me të mirë,
I sjellin shtresë të flerë edhe të ngrën' e të pirë.

Kështu të huajt' e miqtë njeriu q'është i uruar
I pret me krahëror hapur e i përcjell të gëzuar.

Në verë që çelen lulet, qielli ndrin si pasqyrë,
Sbukurohetë faq'e dheut e merr mijëra fytyrë;
Pa ngjallenë më çdo lule, më çdo bar e më çdo fletë
Gjëra të gjalla me mijë, rroitin nga dheu si mbletë.

Shpest' e mizatë këndojnë e kuajtë hingëllijnë,
Lulet' e bukura m'erë si ar e si flori ndrijnë,
Bujku nget pëndën e lëron, mbjell a bën gati ugarë,
Kalorësi i shkon njatë dhe i thotë -- puna mbarë --
Papo merr anën e lumit me zëmërë të gëzuar,
Këndon, fishëllen e vete ngadalë, duke mejtuar;
Vë re lumën e kulluar, që ikën me ligjërime,
E ndër ment të ti i bije ca t'ëmbla shumë mejtime.
Vashazëtë bukuroshe, posi shqerratë manare,
Si kapërollet e malit, si thëllëzatë mitare,
Venë të lajnë në lumë gjithë tok duke kënduar,
Me gas në sy e në buzë e me lulezë nër duar;
Përveshin llërët' e bardha dhe të majm'e të perndijta,
Pulpazëtë bukuroshe e këmbëzët' e kërthijta.
Dellëndyshja që fluturon e ndehetë përmi lumë,
U afrohetë si mike e u thotë fjalë shumë,
Dhe mëshqer' e përkëdhelur vjen në lumë të pij' ujë,
A të prëhetë në hije, a të bënjë gjë rrëmujë.

Bari, bima vatur më bres e bujku shum' i gëzuar,
Si bariu kur merr kërthinë edh'e përkëdhel ndër duar.

Bilbili ia thotë bukur, lumi vete gjithë valë,
Ep erën e Perëndisë trëndafili palë-palë.

Veç një vashëz' e mjerë qan të motrënë, q'e ka lënë,
O! është mbuluar në dhe vashëza fytyrëhënë!
Mëma dhe motëra mbetur në zi e në vaj të shumë,
Dhe shqerra manarez' e saj, e përzieshmez' e për lumë!
Të këput shpirtinë plaka, kur zë dhe nëmëron e qan,
Ah, i ziu njeri në jetë sa heq e sa duron e mban!

Vashën vërtet e mbuluan, po shpirt'i saj në qiej shkoi,
Hapi krahëthit e lehtë, në hapësirat fluturoi;
Bukuri e saj u përzje me bukurizët të prillit,
Me fjalëzët të bilbilit, me erët të trëndafilit,
Gjësendi s'humbetë kurrë e gjë s'vdes me të vërtetë,
Mase ndryshohenë pakë, po janë në këtë jetë;
As shtohet, as pakësohet, as prishetë gjithësija,
Vdesën e ngjallenë prapë si gjith' edhe njerëzija.
Këtu janë gjithë ç'janë e gjithë ç'gjë munt të jetë,
Engjëllitë, Perënditë dhe ajy Zot'i vërtetë!
Se një trup e një shpirt është gjithësia, që s'ka anë,
Të gjallë edhe të vdekur gjithë brënda në të janë.

Perëndija njerin' e parë e mori prej dore vetë,
E zbriti mi faqet e dheut, q'ish me lulez' e fletë,
Më të drejtënë të themi, mbi faqet të dheut e ngriti,
E bëri të zotthin' e dheut edhe kështu e porsiti:

Nga kjo baltë të kam bërë, rri këtu, më paç uratë,
Mos u loth e mos psho kurrë, po përpiqu dit' e natë,
Sheh si punon gjithësija? Ashtu të punosh edhe ti,
Të mos rrish kurrë pa punë e të vësh duartë në gji.
Mos u bëj i lik e i keq, i paudh' e i pabesë,
I rrem, i ndyrë, i dëmshim, i rënduar e pa shpresë,
Mërgohu nga të këqijat, pej çdo farë ligësije,
Pej nakari, pej lakmimi, pej vjedhjeje, pej marrëzije,
Mos vra, mos merr tek s'ke vënë, edhe ki nom dashurinë,
Bes' e fe ki urtësinë, të drejtënë, mirësinë.
Në bëfsh mirë, liksht s'gjen kurrë, po, në bëfsh liksht, mos prit mirë,
Ki dëshirë për të mirë dhe në zemërë mëshirë,
Ji i but', i urt', i vyer e mos u bëj kurrë makut,
I egër e i mërzitur dh'i mahnitur si madut,
Mos ju afro dhelpërisë, po së drejtësë iu nis pas;
Në dëgjofsh fjalët' e mija, do të jesh gjithënjë në gas.

Nga gjithë ç'pat gjithësia, të kam dhënë dhe ty pjesë,
Në u bëfsh si them, i mirë, emr'i math do të të mbesë.
Të kam dhënë mënt të mësosh, të vërtetën me të ta shohç,
Dhe zëmër' e vetëdijë, të mir' e të drejtën ta njohç,
Do të të lë dhe nevojën, udhën të të tregonjë,
Të të ndihnjë më çdo punë, të të psonj' e të të zgjonjë.
Gjithë të mirat që janë, këtu në dhet i kam mbuluar,
Po gjësendi në shesh s'nxjerr dot pa dirsur e pa munduar;
I gjen të gjitha me kohë, po rrëmo thell' e më thellë,
C'do gjë që të duhet, kërkoje, barku i ti do ta pjellë.
Sa gjërërazë të vlera do të gjesh ti këtu brenda,
Edhe përsipërë soje, e sa do të t'i ket ënda!

Me fuqit që të kam dhënë, them që të vinjë një ditë
Të marrç udhën e së mirës e të gjesh të madhe dritë,
Të marrç vesh dalengadalë sa punëra që kam bërë,
Diell, hënë, yj, dhe, qiej e gjithësinë të tërë!

Po që u bëre i urtë, mua më ke afër teje,
Ndryshe, qofsh i mallëkuar edhe mërguar prej meje!

Të parit tënë perndia këto fjalë vetëm i tha,
I fali gjithë të mirat, i dha uratën dhe e la.
Det i p'an'i mirësisë, q'emrin tënd s'e zë dot ngoje,
Qysh e ngrehe gjithësinë pa lënë farë nevoje!
Fali njeriut urtësinë, mirësinë, njerëzinë,
Butësinë, miqësinë, dashuri, vëllazërinë;
Epu sheshevet lul' e bar dhe pyjevet gjeth e fletë,
Resë shi, aravet bimë e mos lerë gjë të metë,
Fali erë trëndelinës, manushaqes, trëndafilit,
Kalliut bukë, mizës pjesë, zogut ngrënie, zë bilbilit,
E drurëvet epu pemë dhe uratë bagëtisë,
Dërgo dhëmbj' e kujdes për to në zëmërt të njerëzisë;
Epi pjergulls' e vështit rrush dhe vozësë fali verë,
Mos e lerë pa të kurrë, kurrë thatë mos e lerë;
Fali diellit flak e zjarr dhe hënës e yjet dritë,
Edhe detit uj' e kripë, gjithësisë jet e ditë.
Yjtë le të vinë rrotull dhe njerëzit të punojnë,
Të dëfrejn' e të gëzohen dhe si vëllezër të shkojnë.

Tregomu dhe shqipëtaret udhën e punës së mbarë,
Bashkomi, bëmi vëllezër edhe fjeshtë shqipëtarë,
Falmi, falmi Shqipërisë ditën e bardh' e lirisë,
Udhën e vëllazërisë, vahn' e gjithë mirësisë.

Nxirr të vërtetën në shesht, paskëtaj të mbretëronjë,
Errësira të përndahet, gënjeshtëra të pushonjë.
 
Ku kemi lere

Ne c'vend kemi lere?
Ku na bejne ndere?
--Ne Shqiperi.
Po njeriu vete,
cile do ne jete?
--Do vend' e tij.
Ku i duket balta
m'e e embel se mjalta?
--Ne vend te tij.
Ku munt te gezoje
dhe me nder te rroje?
--Ne Shqiperi.
Perse te punoje
dhe te lakemoje?
--Per vend' e tij.


Roberia

E dashura memedhe,
te dua dhe kshtu si je!
Po kur te te shoh te lire
do te te dua me mire.
Qani pyje, fusha, gure,
qani male me debore!
Shqiperia mbet e gjore
dhe nuke sheh drite kurre;
nje mjegull e keqe e shkrete
e ka mbuluar perjete!
Nje gazep, nje erresire,
vetetit edhe gjemon!
Rrojme me zemer te ngrire,
nga frika kerkush se gezon!
Njerzit kurre se kendojne
dhe bilbilete vajtojne!
Qiameti, shkretetira!
Zogu vete ze folene,
njeriu le memedhene,
se mbreteron egersira!
Per Shqiperi desherojme
se ne vend te huaj rrojme.
Roberine si duron,
o moj Shqiperi e mjere?
Shpetove vende te tjere,
vete nen zgjedhe rron!
Shqipetare beni bene
te leftoni per atdhene.
E dashura memedhe,
te dua dhe keshtu si je!
Po kur te te shoh te lire,
do te te dua me mire!


Besa-bese

Gjithe vendete gezojne,
ti, Shqiperi, pse pushon?
Gjithe njerezit kendojne,
ti, shqiptar, pse renkon?
Gjithe duane lirine
dhe pa te njeriu s'rron;
ti, shqipetar, Shqiperine
ne zgjedhe si e duron?
Zgjohuni, o shqipetare,
erdhi dita per liri!
Zini lufte me barbare,
perpiqi per Shqiperi!
Te krishter' e myslimane,
te tere nje sua kemi;
gege, toske, dibrane,
gjithe shqipetare jemi.
Mblidhuni te bejme bene,
te gjithe dore per dore:
Te duame memedhene,
edhe malet me debore.
Qe diten qe u shkeli
roberia dhe gjer sot
nuke ben me bar Dhembeli
dhe Tomori qan me lot.
Male me krye ne qieli,
si duroni roberine?
Ju qe shihni drit' e diell,
pse s'ndrini dhe Shqiperine?
Ku jane vaftet e pare,
qe kini dhene yrnek?
Ku jini, o shqipetare,
pse s'degjohet nje dyfek?
Apo humbi trimeria,
apo s'doni memedhene?
A u shua Shqiperia,
qe ka pjelle Skenderbene?
Pse rrini lidhur me lak?
Pse shpetoni vend' tuaj?
apo s'u mbeti me gjak,
se e derdhte per te huaj?
Mirri pushkete ne duar
edhe beni besa-bese:
Shqiperia do shpetuar,
koke turku te mos mbese!
 
Memedheu

Memedhe quhet toka
ku me ka renure koka,
ku me ka dashur mem' e ate,
ku me njeh dhe gur' i thate,
ku kam pasure shtepine,
ku kam njohur perendine,
stergjyshet ku kane qene
dhe varret qe kane vene,
ku jam rritur me therrime,
ku kam folur gjuhen time,
ku kam fis e ku kam fare,
ku kam qeshur ku kam qare,
ku rroj me gaz e me shprese,
ku kam deshire te vdese.

Shqipetar!

Shqiperin' e mori turku,
i vu zjarr!
Shqipetar, mos rri, po duku,
shqipetar!
Mjaft punove per te tjere,
o fatkeq!
Kujto vendin tek ke lere
dhe tek heq.
Te ka bere perendia
luftetar,
si s'te lodhi roberia,
shqipetar!
Erdhi dita te ngresh koke,
te kerkosh
lirine, bashke me shoke
te leftosh!
Mos beni si keni bere
gjer me dje,
por te leftoni te tere
per Atdhe.
Peseqind vjet kemi rruar
me pahir,
Lidhure me kemn' e duar
me zinxhir!...
Myslyman' e te krishtere
jemi keq!
Te ngrihemi qe te tere,
djem e pleq!
Te ngrihemi te deftojme
trimeri;
ja te vdesim ja te rrojme
per liri!
O moj Shqiperiz' e dashur,
memedhe,
Te shoh me buze te plasur,
si me sheh.
U shkretove anembane,
Shqiperi,
se shqiptaret s'kane
dashuri.
Gjithe djemte qe ke qare
dhe mban zi,
per Morene jane vrare,
per Turqi!
Zhvish rrobat e roberise,
memedhe,
vish armet e trimerise
se ke ne!
 
Trim i Shqiperise

Kush ka qene trim nje here?
Aleksandre i Math i vjere,
Pirrua me shoke te tjere
ne Shqiperi kane lere,
Po nga te gjithe me i zoti,
Skenderbeu Kastrioti.
O mbret i dashur, ku je?
Ku je, more Skenderbe?
Si duron ti nene dhe?
Nuke te vjen keq per ne?
Qe ditne, qe 'na le,
vendi yne u be raje
Te lutemi dite e nate,
ne ate jete ku ke vate,
dergona shprese e urate
te mos rrojme si grate...
Te ngrihemi te leftojme,
Turqit ti debojme,
Shqiperine ta shpetojme
Dhe lir' e me nder te rrojme.

Varferia dhe liria

Jam i varfer, po i lire,
ndaj me pelqen varferia;
kush do te rroje me mire,
s'urdheron dot veten e tia.
Mbreti, sikur te me thote:
"Hajde ne pallat me mua,
te gezosh dhe ti ne bote,
do t'i them: "Zot, nuke dua;
per te ngren' e per te pire
nuke mund te shes lirine;
i varferi rron me mire
s'ai qe do madherine.
S'me duhet ergjendi mua,
dua lirine dhe ndere,
dua te bej si te dua,
jo si te duan te tjere.
Kush mund e ben si do vete,
ben si thote Perendia,
nuke ka ne kete jete
gje m'e vyer se liria.
 
Shqyptari e Bylbyli

Baladë

Se c’ do t’ ket mali, puth gjimon?
C’ do t’ jet kjo valle, puth jehon?
Rrethue me lule t’ blera,
Me ‘i zemer si prendvera,
Atdheut Shqyptari,
Si i a la i Pari,
I kndon sot valle:
Shqypnin madhnon,
Kah valle kndon.

- Si t’ del, o i mjerë, ty kanga sot?
A s’ban ma mire me derdhun lot?
Shka t’ viejnë ty kangë e valle,
Kur zija i mlon kto zalle? –
Bylbyli pvetë.
Shqyptari i shkretë,
Permallshem ra
N’ kujtim e kjau.

Por s’i dha gjatë atij mjerim;
- Shqyptar, tha, un jam, nuk njof ligshtim.
Bylbyl, ti pse m’ trazove?
Pse valet m’ i pengove?
Ah! m’ len t’ dishmoj
Se n’ vaj e n’ mjerim,
Si n’ditë me gzim
Shqyptar un jam. –

Kndo pra, Shqyptar, si zemra t’ do,
Vijo nder valle e mos pusho:
Diftoj ti botës krenare,
Se s’ ka me zemer shqyptare;
Se ka Shqypni
Se lir do t’ rrnojë,
Se, pose Shqyptarësh,
Kush s’do t’ a gzojë.
Vetë Perendija
Tha, se Shqypnija
Asht per Shqyptarë:
Shqyptari e gzoftë.

- O plang, ku zanat bajn kuvend,
Ku cerdhen Shqypnia e ngrehë njimend,
O dheu i em e i t’ Parve,
O nderë e gjith Shqyptarve;
O nanë fatlume,
Shqypni e gzueme,
Falë t’ kjosha sot
E per gjith mot! –

Shka ka prap mali, puth gjimon?
Po fusha e mali pse po ushton?
E qiellve ndritë pasqyra;
Kerthneset mare natyra,
E ‘i za tu’ ushtue,
Shkon tuj lajmue:
Shqypni e s’ ke,
S’ ke kund mi dhe!
 
Vaji i Bylbylit

Po shkrihet bora,
Dimni po shkon;
Bylbyl i vorfen,
Pse po gjimon?

Pushoi murlani
Me duhi t’vet;
Bylbyl i vorfen,
çou mos rri shkret.

Gjith; fushet e malet
Blerim e mbeloj;
Livadhi e pema
Gjithkah lulzoj.

Nder pyje e ograja,
N’ma t’mirin vend,
Me rreze dielli
Po e gezon gjith’kend.

E tuj gjimue
Shikon rreth e rreth
Nji prrue puth veret
Rrjedh neper gjeth.

A ecil kafazi,
Bylbyl, flutro;
Nder pyje e ograja,
Bylbyl, shpejto.

Kerkush ma hovin
Atje s’ta pret,
Me zeher haejen
Kerkush s’ta qet.

Kafaz ke qiellin,
Epshin pengim,
E gjith ku t’rreshket
Shkon fluturim.

Neper lamije
Ke me gjet mel,
Per gjith’prendveren
Njajo buk t’del.

E kur t’zite e di
nder prroje pi,
Te njato prroje
puth ti vete di.

Tash pa frige ecerdhen
E ban ndoj lis;
Nuk je si’i nieri
puth nuk ka fis

E kur t’vin zhegu,
Kur dielli shkon,
Ti ke me kendue
Si ke zakon.

Rreth e rreth gjindja
Me t’ndie rri;
Prej asi vendit
Dahen me zi.

A ecile kafazi,
Bylbyl, flutro;
Nder pyje e ograja,
Bylbyl, shpejto.

Nder tranfofille,
Nder zamake nga;
Ku qeshet kopshti,
Idhnim mos mba.

Po shkrihet bora,
Dimni po shkon;
Biylbyl i vorfen ,
Pse po gjimon?
 
Trim i Shqiperise

Kush ka qene trim nje here?
Aleksandre i Math i vjere,
Pirrua me shoke te tjere
ne Shqiperi kane lere,
Po nga te gjithe me i zoti,
Skenderbeu Kastrioti.
O mbret i dashur, ku je?
Ku je, more Skenderbe?
Si duron ti nene dhe?
Nuke te vjen keq per ne?
Qe ditne, qe 'na le,
vendi yne u be raje
Te lutemi dite e nate,
ne ate jete ku ke vate,
dergona shprese e urate
te mos rrojme si grate...
Te ngrihemi te leftojme,
Turqit ti debojme,
Shqiperine ta shpetojme
Dhe lir' e me nder te rrojme.



Goc Tanerllikse,,kjo poezia shum e bukur dhe reale,kjo duhet te jet hymni i shqiptarve permbrenda kufirit,

kurse hymni per jasht kufirit ne drejtim te gjith botes duhet te jet ne kte mynyr, si hymni i Shitsit


Ky esht fillimi,,ku varet spjegimi,
i kti triumfimi,,,apo kapitullimi,
rruga e ksaj loje per ne port tqellimit,
quhet I LIR ne drejtim te njerzimit,
ky asht diqka aqik,,mentalitet unik,
pajtohesh spajtohesh mos u bani nevrik,
koha me u msu me mu,,sikur na me ju,
duhet me na akceptu,,se skini ka me shku,
jena Shqiptar,,,NE KTE BOT TE PAR,
para Kombit ton ska,,,as fe as far,
kjo shkon per gjith shtetet,qe nuk na njohin Zotin,
po jau riprezantojm,,,,GJERGJ KASTRIOTIN,:grusht3:
nuk ecet me dredhina para Zoti o te mjer,
me mu afru nket stil,,e provun biljona tjer,
selam per cilin do qe ja merr,,inat kti shkrimi,
E KEM ni lajm per JU,,KY ASHT VEQ FILLIMI,

BASHKIMI I TROJEVE SHQIPTARE,asht Rilindja e Mretereshes se par dhe te Fundit;ILIRIS
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Poezi Per Atdheun Tim

2008-ta SHQIPE



Shuhen dritat,ndizet melodrama
Ankohet qyteti me klithje borish
Dyqani i modes,kioska me teneqe
patinojne mbi rruaza ligesish

Ja dhe ezani,adhurues nga qendra...
Monolog t'papunesh e shantazhe shpresash
Fallxhoret vjelin frutat e tradites
Thuren bulevardit kurora genjeshtrash

Behen fertele mbi plehra qente rrugace
Reklamat shkruhen me thengjill te shuar
Kortezhe kaloshinash neper autostrade(!)
Ca benza te vjedhur, dasmore te eksituar

Tek vilat e reja si grazhda gogolesh,
ripertypet pritja,vetmia shumezohet.
Dembelet dirigjojne varferine e dhjamur
Prapambetja me tangarllek maskohet
(Kapercen bajga trotuarit Versace-veshesi
dhe...sa mire ia gudulis flegrat realiteti!)
 
Per Shqiperine

24/05/02

Per Shqiperine

Ne Shqiperi u rrita
N’ate vend si drita

Ajo me hapi syte
Ajo me ka dhene drite

Me lindi, me rriti
Me qau e qeshi

Me mesoi e tregoi
Gjithmone me ndihmoi

Papritur ngadale
Gjithcka qe ish e bardhe

Ku vajti ?, ku shkoi?
Pse na hidheroi

E ndoqem ne vete
E beme te shkrete

Eshte e vertete
Betohem per jete

Ndoqem bardhesine
Sollem erresine

Harruam historine
Edhe lashtesine

U vrame e u preme
Gjakun e ndame

Nderin e harruam
Besen e lame

Turpin e zi
E futem ne Shqiperi

Turp te na vi
O Shqiptari!

Shqiperis ju largova
Valle si e harrova

U ngrita dhe ika
Shkeputja afroi

Vuajtja me largoi
Trishtimi me trishtoi

Deshira me shtyu
Greqia me perpiu

Paraja dhe zilia
Ato qe te dyja

Me ndane me vellane
Dhe me babane

Me nenen me vone
Me motren pergjithmone

Me shoket e shkrete
Me ndane per jete

Me iku rinia
Me plaku vetmia

Valle c’po ndodh me mua
Te flas me nuk dua

Te harroj un dua
Harresa harroi mua

Kosova ne veri
Shqiponje e plagosur

Gjaku I rrodhi
Dhe s’kishte te sosur

E vrane, e prene
Shqipen e shkrete

Meshire nuk paten
Ta linin ne jete

U ngrit vet Shqiponja
Me nuk duroi

Fluturoi e sulmoi
Lirine e fitoi

Ndihmuan dhe te tjere
Nga nje tjeter dere

Ta mbajme mend
Kush qe ai vend?

Ti hapim ne syte
Andej nga vjen drite

E fitoi me gjak
Dhe nuk ishte pak

Enver o Enver!
Ai beri sa mundi

Nga fundi s’kuptoi
Dhe na vetmoi

Te kujtojme c’ka ndodhi
Te mos perseritet

Gabimet nuk falen
Kuptohen dhe ndalen

Ndalen pa pikuar
Atje te burimi

Burimi duhet gjete
Atje eshte shpetimi

Ta gjejme sic e gjeti
Gjergj Kastrioti

Ai ishte trimi
Edhe patrioti

Shume shqipetare te tjere
Burimin e gjene

Luftuan me pushke
Luftuan me pene

Luftuan e dhane
Per shqiperi

Ne je shqipetar
Lufto edhe ti

Burimi I mire
Duhete gjete

Ta kerkojme te gjithe
Ashtu sic dim vete

Buron atje
Mes malesh me bore

Eshte ne Shqiperi
E kemi ne dore

Nuk eshte ne Greqi
As Itali

Eshte ne Kruje
Eshte ne Shqiperi

Eshte Atje
Eshte I varrosur

Ngrihu o Gjergj
Duhete’ sh’groposur

O Zot te lutem
Ndihmo kete toke

Jemi Shqipetare
Nuk kemi me lote

Na shteruan lotet
Nuk ka me kuptim

Europa veshtron
Kerkon bashkim

Bashkimi I Shqiperise
Fillon ne Shqiperi

Fillon ai tek une
Fillon ai tek ti

Bashkimi I shqipetareve
Eshte Amanet

Nga Gjergj Kastrioti
Kur ishte ne Jete

Bashkohuni o shqipetare
Behuni ju bashke

Sic kemi jetuar
Ne kohen e lashte

Jemi Ilire
Jemi Albani

Jemi Kosove
Jemi Shqiperi

Jemi Ilirian
Se harron Toka

Jemi Shqipetare
E di gjithe Bota

Kjo vjershe, keto vargje
Ketu nuk kan mbaruar

Kjo vjershe, keto vargje
Jetojne duke shkruar

Do shkruhen nga une
Do shkruhen nga ti

Shkruaj o Shqipetar
Per Shqiperi

Shkruaj dhe ti
Ashtu sic di vete

Shkruaj o shqipetar
Ne je I vertete

Mere guximin
Shkruaj me lote

Shkruaj me shpirt
Shkruaj me dore

Shkruaj per Shqiperine
Shkruaj Historine

Shkruaj te mirat
Edhe bardhesine

Historia jone
Me kryet e saj larte

Ta shkruajm ne leter
Ta shkruajm ne karte

Shkruaj per shqiperine
Edhe Shqiptarine

Keto vargje
Kurre nuk shterojne

Ne vdeksha une
Le te vazhdojne

Te shkruaj, mendoj
Deshiren un dua

Nuk ndalem dot
E kame ne sua

E kam te ngulitur
E kam te skalitur

Jeton brenda meje
Nuk ka per te ikur

Do shkruaj per gjuhen
Dhe Historine

Do shkruaj per Artin
Per Letersine

Po shkruaj une Shqip
Ne kete leter

Eshte Gjuha Jone
Dhe e askujt tjeter

S’eshte Latinish
Nuk eshte Greqisht

Eshte Gjuha Shqipe
Eshte Ilirisht

Eshte Histori
Eshte e vertete

Eshte e gjalle
Eshte ne jete

Ngado qe te vete
Ngado qe te shkoj

Me duhet te shkruaj
Me duhet te shikoj

Te shkruaj Historine
Me duhet te vazhdoj

Turqia mizore
Na vrau, na preu

Na ndryshoi Fene
Shpirtin dot s’na ktheu

Jemi shqipetare
Jemi bij Shqiponje

Jemi Iliriane
Jemi djem Kosove

Jemi Arnaute
E ke then ti vete

Mos na prek me dore
Le Shqiperin te qete

Greqia e lashte
I vjen javes rrotull

Eshte dhelper dinake
Eshte atje ne strofull

Epirin e lashte
Edhe Camerine

Te gjith bashke jetonim
Kishim ne shtepine

Eshte dhe Serbia
Nuk di shume per te

Shkruaj o Kosove
Ti e njeh ate

Eshte po ashtu
Edhe Maqedonia

Brenda neper te
Lulezon Shqiperia

Jane komshijte tane
Vec nje are na ndan

Duhet te gjejme gjuhen
Lufta sjell vec luften

Te mesojme te rrojme
Bashke te jetojme

Te ndertojme Ballkanin
Shtepine dhe vatanin

Amerika e larget
Emigrante kerkon

Shpirtin na trazon
Syte na I loton

Nuk eshte dhe Shqiperie
S’eshte dhe Ilirie

Eshte dhe Amerike
Eshte dhe Gjermanie

Qajne nenat e mjera
Shpirti qan me lot

Djemte po I ikin
Dhe nuk kthehen dot

Qajne ne Shqiperi
Presin ne vetmi

Keq nuk po te vjen
O kurbet I zi

Jetoni o shqipetare
O njerez te pa mposhtur

Punoni e fitoni
Nenat mos harroni

Mos qani o nena
Djemte nuk ju harrojne

Punojne e jetojne
Bashke me ju vajtojne

O vellezer o shqipetare
Valle a me degjoni

Do bertas me fort
Mos te me harroni

Ju o shqipetare
Rrugeve te Europes

Ju kerkon Shqiperia
Gjaku, Dashuria

Atje eshte Liria
Edhe pasuria

Shqipetaret e tjere
Qe kaq larg ju jeni

Shume ne Amerike
Ca s’dini nga veni

Nuk jan dokumenta
Jan loj llotarie

Nuk lozet Historia
Eshte gjak Shqiperia

Ti o Art Shqipetar
Ku ke vajt dhe futur

Ngriji kryet lart
Mos rri I keputur

O Humor Shqipetar
Preke dhe ti driten

Me Jovan Bregun
Edhe Teto Riten

“nuk jam njeri une
qe merrem me llafe”

merrem me vepra
merrem me fakte

“magazina” ime
eshte Shqiperia

eshte Atdheu im
eshte Dashuria

Nuk eshte Hollywood
Eshte Humor Shqiperie

Ai na ben te qeshim
Ashtu sic na ka hije

Me Koco Devolen
Dhe Cekja ne Liste

Parodistet e Vlores
Harrova gabimisht

Humori Shkodran
Dhe ju artiste te tjere

E dini vete kush jeni
Me ju qesh nga here

O Humor Shqipetar
Dhe ti I Kosoves

Ngrini kryet lart
Mos rrini te keputur


Bashkohuni bashke
Te qeshim te lumtur

Ti Muzike Shqipetare
Lahuta e Malesise

Ti o Kenge Shqipetare
Shpirti I Laberise

Eshte kenge per se gjalli
Kendon Laberia

Kendon shpirti I Labit
Dridhet, qan femija

Jan Kenge Shqipetare
Kendohen dhe te reja

Nuk rrim dot pa to
Nga vallja, nga hareja

Te degjohet Shqipja
Zeri te bucasi

Vallja le te hidhet
Toka le te dridhet

Kendoni edhe ju
O vajzat simpatike

Kendoni bukurine
Me kenge romantike

Te kendojme te gjithe
Nga jemi nga s’jemi

Te degjoje Shqiperia
Kengen Dashuria

Te gjitha me radhe
Une qe permenda

Eshte Shpirti I Shqiptarit
Qe levon perbrenda

Dua un te flas
O Zot s’ndalem dot

Po qaj e po shkruaj
Jam ne dhe te huaj

Nuk flase me shqipetare
Punoj me te tjere

Me shohin, me veshtrojne
Dot nuk me kuptojne

Nuk jan gjak Shqiperie
Jan ketu te lere

Jane Amerikane
Jane si dine vete

Gjuha me trazohet
Shpirti turbullohet

Gjuhe tjeter flas
Shqipja terheq pas

Do te mbijetoje
Jeten te ma shtoje

Eshte gjuhe e rralle
E them me shum bindje

Ne shpirtin e saj
Kan kaluar dhimbje

Nuk eshte gjuhe, eshte lufte
Ajo lufton me pene

Lufton per Shqiperine
Atje ka folene

Ti o Shtet Shqipetar
A po me lexon

Ato qe po shkruaj
A po I kupton

O Shtet Shqipetar, te lutem!
Ndihmo Shqiperine

Ne Zot ju besoni
Bekimin kerkoni

Nuk eshte dhe I huaj
Eshte balta juaj

Vete ne ju jeni
Ju kemi te na ndrini

Kujdes kur veproni
Gjakrat mos trazoni

Shpetim nga tranzicioni
Mallkuar korrupsioni

Forca policia
Pranga dhe qelia

Prove dhe me te bute
Behen dhe gabime

Me vone e kuptojme
Dot nuk e ndryshojme

Ndaloni hajdutin
Burgosni tradhetarin

Denoni armikun
Vdekje gjakatarit

Ti o Shtet Shqipetar
A po me degjon

Fjala qe po shkruhet
Pergjigje kerkon

Poshte prostitucioni
Droga, heroina

Rinia Shqipetare
Larg nga gremina

Syte nga politika
Nga Bota dhe Europa


Gjerat kane ndryshuar
Shume jan sterholluar

Armet nukleare
Nuk duhen harruar

Zerin tuaj ngrini
Te na degjoj Bota

Jemi Shqipetare
Flasim nga Europa

Unitet tregetia
Arsimi, Ekonomia

Transporti, dogana
Leku dhe Euroja

Dollari dhe nafta
Turizmi, biznesi

Unitet kerkojne
Shqiperia te eci

Unitetin ne
Shqiperise tja forcojme

Te bashkuar ne
Shqiperine ta ndertojme

Do shkruaj fjalet
Do shkruaj me pene

E bej kete
Per Memedhene

Nuk shkruaj luftoj
Me shpirtin sakatosur

Lufto o Shqipetar
Lufto dhe I plagosur

Do shkruaj une fjalet
Qe nuk kane te sosur

Kurbeti mua shpirtin
Sec ma ka vrerosur

Eshte mendimi im
E shkruaj ne leter

Jam Ilirian
Nuk behem dot tjeter

Nuk jam Grek une
Nuk jam Italian

Nuk jam une Gjerman
Nuk jam American

Kemi gjakun tone
Nuk duam ne tjeter

Gjaku Ilirian
S’trazohet me tjeter

Kujdes globalizimin
Unitet me Kombin

Unitet me Gjakun
Unitet me Zotin

Unitet Shqiperia
Kisha dhe Xhamia

Feja e Shqipetarit
Eshte Shqiptaria

Vetem nje eshte Zoti
Nje eshte Perendia

Dy kush e ka bere
E beri dy Turqia

Beso o shqipetar
Ndihmon Perendia

Beso ne besim
Besonte Skenderbeu

Feja e Shqipetarit
Eshte Memedheu

Unitet Besimi
Unitet me Zotin

Unitet Shqipetaret
Unitet me Kombin

Kjo vjershe ketu
Akoma s’ka mbaruar

Do shkruhet gjithe jeten
Ka per te jetuar

Nuk shterojne fjalet
Lotet po lotojne

Eshte Gjaku I Shqiponjes
Mbi leter po pikojne



24/05/02/Erjon/Boci
 
Ku kemi lerë ?!

Elegji

Agim Doçi


Në ç`vend kemi lerë ?
Krenarë dhe të dhjerë ?
Në Shqipëri !
Ku të hedhin më shume baltë ?
Dhe fajdet ti grijnë paratë ?
Në Shqipëri !
Ku jetojmë aq të gëzuar ?
Xhepat bosh , derën e blinduar ?!
Në Shqipëri !
Ku ka bakër , krom dhe arë
Po s`ke ujë as për tu larë
Në Shqipëri !
Ku spiuni bën transparentin ?
Ku vampirët bëjnë Parlamentin !?
Në Shqipëri !
Ku ta vrasin Deputetin ?
Ku s`e pjerdhin Presidentin ?
Në Shqipëri !
Ku Qeveria punon me banda ?
Ku na mban gjallë veç kontrabanda ?
Në Shqipëri !
Ku ka vlerë më shumë Gomari
Se shkencëtari apo shkrimtari !?
Në Shqipëri !
Ku Qeveria luan Nastradinin ?
Ku sigurimsi të vjedh persekutimin ?
Në Shqipëri !
Ku i veshin në kokë çorapet ?
Ku kallashi i lan hesapet !
Në Shqipëri !
Ku s? punojnë hiç Kombinatet !
Ku hajdutët ngrejnë pallatet ?
Në Shqipëri !
Ku pëlcet , kërrcet dyfeku ?
Ku pa punë , fitohet leku ?
Ku hedh valle serbi dhe greku ?
Në Shqipëri !
Ku ka ?paqe? , ?rend dhe qetsi? ?
Ku ujku për ujkun është njeri ?
Në Shqipëri !
Ku jeton një popull e nuk ka të dytë ?
Që bën sherr me vehten dhe vehtes i nxjerr sytë !?
Në Shqipëri !
Ku vishet gjithë populli më trim i botës
Me tesha të vdekunish të Rrugaçe Europës !?
Në Shqipëri !

//albasoul//
 
Une jam shqipe



Anderr e pata t'bahem poete,

me udhtue neper qiell,

me zhdryp n'toke pa u diktue,

me nxe dashunin me diell.



Ja poete unë u bëra,

gjithësin në vargë e shkri,

horizontin pushton ënderr imja,

ku s'shkon mendja unë arri.



U bana poete po du me shkrue,

me shku n'Toske e n'Gege,

jam trungu i Shqypes sime,

si zogu rri ne dy dege.



Toskë e Gegë ç'dallim kemi,

jam Poete shqip shkuaj,

shtati im i ngjanë lisit tonë,

shqip frymoj ,këndoj dhe vuaj.



MERITA BERISHA
 
Pe: Poezi Per Atdheun Tim

Arratisur, syrgjynosur,
Rraskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Ku e lam' e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.


Se ç'e shempnë derbederët,
Mercenarët dhe bejlerët,
Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë,
Se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë,
Se ç'e pren' e se ç'e vranë,
ا'e shkretuan anembanë,
Nënë thundrën e përdhunës
Anës Vjosës, anës Bunës.


اirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall', as i varrosur,
Pres një shenj' e pres një dritë,
Pres me vjet' e pres me ditë,
Se ç'u tera, se ç'u mpaka,
Se ç'u çora, se ç'u mplaka,
Lark prej vatrës dhe prej punës,
Anës Rinit, anës Tunës.
اakërdisur, batërdisur,
Përpëlitur dhe zalisur,
ثndثronj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.


Dhe një zë vengon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjëmon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar' e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!


Ky ilaç e ky kushtrim
më bën djal' e më bën trim,
më jep forc' e më jep shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.
Se pas dimrit vjen një verë,
që do kthehemi njëherë,
pranë vatrës, pranë punës,
Anës Vjosës, anës Bunës.


Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes' e shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së
.

F.S.Noli
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Poezi Per Atdheun Tim

MIRE SE TE GJEJME SHQIPERI!

..Jemi nis drejt teje..e ti e din!
me ti prek, cep e me cep kindet,
sikur nje zonje e rende e bukur
pershendetjen me ta dhane ...

..shpesh asht mendu, se,
ate kohe kur je saju,
me nge krijuesi ka qene
dhe dashnin pash me pash ta fali..

..E bukur hije plote , ngjyrash,
malet si ojmet nder vello
pale e pale te rrijn madhnushem,
nje tuf resh e bardh, mbi krye lodron.

..nder ujvara mbi ta ylbere
floket e tua vargzojn, ndrisin,
mbi supet e hajthem shtrihen
ambel bute, shpatet e gjelbrume.

..tek shtrihesh, si sorkadhe
nder fusha e kodrina t' begata,
lulet kush ma e para, vihen ne gare
kuroren me ta be ma te hishmen..

e cfare me zan me goje ate veshje..
nder pala mendueshem rrin hallet,
nder lajle gezimet hedhin valle,
sinfoni ngjyrash , e ralle e hijeshme..

...kur shkon ashtu plot hire
toke e qiell te nderojne..
yjet thuren varg , mbi qafe
dielli me henen ndalin veshtrimin.

Je Ti pra e jona Shqiperi..
nga "Molla e kuqe deri ne Prevez...!

F.Ashiku 4 Mars 2012.
 
Titulli: Poezi Per Atdheun Tim

po e bej Poezi per vendlindjen :)

Devolli

Kush Devollin e njeh mire,
Fshatrat nje rreth si zinxhir.
Fushe-mjalte me bereqet,
Bilishti vetem eshte qytet.

Kush Devollin e ka pare,
Per te malli e ka marre.
E fton Gramozi me Ivanin,
Fton Morava si xhan-xhanin.

Kush Devollin mire e di,
Burrat thote s’kane shtepi.
Njeri-tjetrit i shpallin gara,
Dite e nate i sheh nder ara.

Kush Devollit ka shetitur,
Me mikpritjen eshte cuditur.
Shtrohet mezeja me raki,
Dhe fillon darka me dolli.

Kush Devollin e permend,
Me fushe e mal si argjend.
Djale dhe cupe i gjen flori,
Ne Devoll kush ben krushqi.

Kush n’Devoll fjeti jashte,
Ne lendine a mbi kashte…
Eh, sa bukur nen gorrice,
Bregu vjen era zhumbrice.

Kush n’Devoll uje ka pire,
Nuk ka dashur me as birre.
Per gjah malit pastaj ka dale,
Gjuajti lepur, po me vete ka zagare.

Kush n’Devoll degjoi shamate,
(Qe ta dini, i mburrin grate)
Me okllahi dhe jastragac,
Vec hap pete e piq me sac.

Kush n’Devoll rri per dreke,
Nuk ndien ngopje me byreke.
Si flutura cupat me gersheta,
Bejne lakrorin me lempjeta.

Kush n’Devoll thote ka balte,
Po gabon, ka gjalpe e mjalte.
Porte-hapur me shume deshire,
Devolli zemren ka embelsire.

Kush n’Devoll eshte lindur,
Perballe punes eshte i bindur.
Sa per gjume, s’hyn ne gara
Vec me pune ben perpara.

Kush Devollin e kujton,
Kenget, vallet s’ia haron.
Ndaj i merr ato me vete,
Hap Devollin neper shtete.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top