Po vdes nane po vdes.

Lauri

Anunnak
PO VDES NANË,SOT PO VDES

Nan' e dashtun,sot po vdes
më kan futur,në një thes
lakuriq, tok me një mace
më kan mbyll ,në thes linace

N'burg të Shkodrës,po m'del shpirti
po ma merr nan',shef Seiti
jashtë thesit ,shqip po flasin
më shqelmojn',e më godasin
ligësia, nuk ka ngjyrë
shqelm në bark,shqelm në fytyrë

Po vdes nanë,sot po vdes
një lëmsh gjaku,brenda n' thes
nuk ka vend imagjinata
kriminel,shpirtzinj si nata
më kan ça, bark e zorrë
hajde nan, e ver' një dorë

Mbaju nan',mbaju burneshë
më sill teshat ,e m'vish murgeshë
mos qaj nan,jam bij Mirdite
s'na kan mposht,tash ndër vite
as dhe shkau, as dhe turku
as Enveri, as dhe burgu
as bollshik, e as titista
as hetues ,as komunista

Po vdes nanë,moj un' e zeza
shko më sill,një palë ndresa
njëzet e dy, sapo kam mbush
nuk du' nan', me m'qa kurkush
as n' Orrosh ,e as Ndërfush
as në bjeshkë,atje thellë
as në Fan, e as në Kthellë
as n'Kurbnesh ,e as n' Selitë
as kurkund ,nëpër Mirditë

Zoti nan, ka pat' mëshirë
më ka dërgu,të vdes e lirë
më sill ndresat,po të pres
po vdes nanë,sot po vdes

FB_IMG_1589126976235.jpg

Nga Meti Fidani,,
 
C`vargje trishta e therse ne shpirt.
 
PO VDES NANË,SOT PO VDES

Kushtuar vajzes mirditore,mesueses, Marie Tuçi,(1928-1950,),të cilën rregjimi Enverian,e torturoi,ne menyrën më makabre,duke e mbyllur në një thes,lakuriq,bashkë me nje mace te egër..Nuk mjaftonin vetëm thonjtë e kafshës se egërsuar,por njekohesisht ajo goditej me mjete te forta nga hetuesat e gardianët e burgut,ne prani te grave te tjera të burgosura..Pse?.. Sepse mendonte ndryshe..Vdiq e masakruar nga shqipfolesit,e nje ideali pa ideal...Mallkuar qofshin,persekutorët e saj
 
Dhente zoti qe brezat te cilet nuk i jetuan ato kohe makabre te nxjerrin mesim e te shohin historine sic ka qene ne te vertete.
 
Ajo me e dhimbshme dhe me antinjerezore, eshte qe nuk kerkuan asnjehere Falje, per krimet e kryera.
 
Nuk kanë kohë Darius. Fëmijet dhe nipat e tyre po merren me politikë.
 
PO VDES NANË,SOT PO VDES

Kushtuar vajzes mirditore,mesueses, Marie Tuçi,(1928-1950,),të cilën rregjimi Enverian,e torturoi,ne menyrën më makabre,duke e mbyllur në një thes,lakuriq,bashkë me nje mace te egër..Nuk mjaftonin vetëm thonjtë e kafshës se egërsuar,por njekohesisht ajo goditej me mjete te forta nga hetuesat e gardianët e burgut,ne prani te grave te tjera të burgosura..Pse?.. Sepse mendonte ndryshe..Vdiq e masakruar nga shqipfolesit,e nje ideali pa ideal...Mallkuar qofshin,persekutorët e saj
Cfare ngjarje makaber?‍♀️ Cdo fjal se
Lexoja .mu duket se e shikoj heroizmin dhe dhimbjen e saj?

ps..un akoma nuk e kuptoj ..dhe nuk arri te besoi..pse duhet familja e diktatorit te jetoi ne shqiperi..

hallall kosoves..te pakten ata se kan qen kunder shtetit te vet(shqipfolsit)pas luftes kan ik nga kosova..me mir se mu ballafaqu me ta.
 
Sistemi total i Enverit, ka qene nji nga me te frikshmit qe ka njohur historia .
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top