LeVoyageur
Once upon a time...
Orik dhe Leart Shyti, të cilësuar si anëtarë të organizatës “Hakmarrja për Drejtësi Shqiptare” i përgjigjen ish-kryeministrit të vendit, Sali Berisha, i cili në një postim në rrjetin social “Facebook”, mes të tjerash thoshte se pas grupit të drogës që vepronte në Elbasan qëndronte “Hakmarrja për Drejtësi”. Dy vëllezërit Shyti e cilësojnë ish-numrin një të qeverisë, një shpifës të palodhur. Më poshtë letra e tyre e plotë.
LETRA E PLOTE
Qyshkur Sali Berisha krijoi “Hakmarrjen për Drejtësi” dhe deri më sot nuk ka reshtur së na akuzuari neve si autorë të gjithë krimeve të rënda që kanë ndodhur në Shqipëri. Edhe kur autorët janë gjetur e dënuar shpifjet kanë vazhduar, duke i cilësuar ata si pjesë të “Hakmarrjes për Drejtësi” ose lidhje të saj, që i emërton: “Filiale”, “segmente” e si i ka ardhur për mbarë.
Nuk mund të bënte ndryshe as në rastin e fundit. Fill pas zbulimit të grupit të drogës në Elbasan e nxiu “Facebook-un”. Për të nuk ka aspak rëndësi nëse i njohim apo jo ata që akuzohen apo dënohen, i kemi apo nuk i kemi lidhje familjare. Sigurisht kur rastis që janë të njohur a lidhje familjare ngazëllimin e ka më të madh. E rëndësishme për të është të përsërisë se pas çdo krimi qëndron “Hakmarrja për Drejtësi”. I jemi përgjigjur në shumë raste dhe ndryshe nga ai i kemi dhënë opinionit prova nga ato të administruara në gjykatë për të gjitha akuzat që na ka bërë, deri edhe aktin e ekspertimit grafik që provon se platformën e “Hakmarrjes për Drejtës” nuk e kemi shkruar ne, por ai. Përveç të tjerave, hall për të janë provat e administruara nga gjykatat shqiptare dhe të huaja që faktojnë se krijuesi i “Hakmarrjes” është ai. Muajt e fundit hallet ia shtuan edhe ish-bashkëpunëtorët e tij të mbetur gjallë, që, duke shfrytëzuar çiltërsinë e tyre naive, i ndau, i përçau e i vrau pa mëshirë. Ata i thanë botërisht se autobombën dhe vrasjen e kryen njerëzit e bandës së tij, me emra e mbiemra. Nuk po e zgjasim më tej Sali, ngase i vlerësojmë këshillat e lexuesve që të mos merremi më me ty. Nuk duam t’i lodhim ata, por të sigurojmë se energjitë e harxhuara nuk do të të shkojnë dëm. ثshtë e sigurt që mbi gurin e mortit tënd politik shkruesit nuk do ta shmangin dot emrin e “Hakmarrja për Drejtësi”. E meriton këtë në epitafin e përjetshëm dhe askush nuk ka të drejtë të të hyjë në pjesë.
Ta gëzosh!
16.01.2015
Leart Shyti
Orik Shyti
Gazeta Shqiptare