Peru, banorët e Cajamaraca-s rrahin me kamzhik prostitutat (Video)

Një grup banorësh në Cajamarca të Perusë ka gjetur një mënyrë të re për të luftuar krimin dhe prostitucionin. Të armatosur me shkopa dhe kamzhikë, grupi u fut në një klub nate të qytetit të tyre dhe filloi të godasë e fshikullojë të gjitha prostitutat që gjendeshin brenda.

E gjithë skena ndërkohë u filmua dhe iu dërgua të gjitha mediave vendase.

Rreth 50 femra u larguan menjëherë nga klubi mes ulërimave. Më pas ato u rrjeshtuan në një mur dhe dhuna ndaj tyre vazhdoi.

Grupi i banorëve vendas gjithashtu rrahu edhe disa burra të cilët dolën nga klubi i natës në ndihmë të prostitutave, si dhe detyroi punonjësit e saj të bënin disa pompa në tokë.

Kryetari grupit, Fernando Chuquilin justifikoi këtë sulm si një tentativë për të çrrënjosur prostitucionin dhe krimin në vend.

Prostitucioni është i ligjshëm në Peru, për femrat mbi 18 vjeç, nëse këto të fundit regjistrohen në bashki dhe kanë një çertifikatë të pastër shëndetësore. E njëjta gjë vlen edhe për klubet e natës dhe shtëpitë publike, mëgjithëse shumë prostituta punojnë pa lejen e nevojshme.

Por shumë policë tolerojnë shtëpitë publike të palicensuara duke mbyllur një sy. Pikërisht ky veprim i tyre ka ngjallur zemërimin e banorëve në vend.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


(shqiptarja.com)
 
Titulli: Peru, banorët e Cajamaraca-s rrahin me kamzhik prostitutat (Video)

hahaha pak jua paskan ba eshte desht me shume :D
 
Titulli: Peru, banorët e Cajamaraca-s rrahin me kamzhik prostitutat (Video)

hahaha pak jua paskan ba eshte desht me shume :D

Prit se do vi dhe rradha juaj.
 
Titulli: Peru, banorët e Cajamaraca-s rrahin me kamzhik prostitutat (Video)

Per ate ka dhune ne bote, perderisa njerzit nuk shikojne prapanicen e vet por shikojne ate te te tjerve .
 
Back
Top