Personazhet më të pamëshirshëm të historisë së njerëzimit?

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Cilët kanë qenë personazhet më të pamëshirshëm të historisë së njerëzimit?




CALحGULA (12-41).
Perandori romak.
Pohonte se ishte Jupiteri dhe dërgonte drejt vdekjes, torturonte arbitrarisht këdo, p.sh ata që ndërprisnin interpretimin e aktorit Mnester, dashnorin e tij. Për t’u tallur me senatin emëroi senator dhe konsull kalin e tij, Incitatus.


ATILA (395-453). Mbreti i hunëve.
Egërsia e tij i vurin nofkën “Kamzhiku i Zotit” Që nga Europa qendrore në Detin e Zi dhe nga Danubi në Balltik trupat e tij masakruan dhe plaçkitën varre dhe qytete.


GENGIS KAN (1162-1227).
Themelues i perandorisë mongole. Shfarosi popullata të tëra si 700 000 banorë të Mervit, Persi.
Ushtrisë së tij i atribuohet më shumë se 2 milionë vdekje.


VLAD TEPES (1431-1476).

Princi Vlad i Wallachia-s, në Rumani, mbi të cilin bazohet legjenda e kontit Drakula.
Tortura e tij vdekjeprurëse ishte të shkuarit e viktimave në hunj, por edhe tredhje, mbytje, gjymtime apo edhe nxjerrje sysh.


HENRI VIII (1491-1547).
Mbreti i Anglisë nga shtëpia Tudor. Provokoi ndarjen e kishës anglikane nga Roma, për t’u divorcuar nga Kathrin e Aragonit dhe për t’u martuar me Ana Bolenën. Dënoi me prerje koke 2 nga 6 gratë e tij si dhe një numër miqsh e armiqsh.


IVءNI I TMERRSHEM (1530-1584).
Cari i Rusisë (Ivلn IV). Thuhet se mizoria e tij vinte ngaqë ishte torturuar që fëmijë. Vrau të birin, mbyti me grushta të bijën shtatzanë, bëri që qentë e tij të shyenin dhe të hanin shefin e qeverisë së tij dhe mbolli terror mes nështetasve të tij.


LEPOLDI II (1835-1909).
Mbreti i Belgjikës. E ktheu Kongon në koloni private duke skllavëruar dhe shfrytëzuar të gjitha burimet si natyrore e njerëzore të vendit. Shkaktoi një genocid në një vend afrikan, ku vdiqën miliona njerëz.


HITLERI (1889-1945).
Udhëheqësi i Rajhut të Tretë.
Qeverisi Gjermaninë nga 1939-1945, shkaktoi Luftën e Dytë Botërore dhe Holokaustin e hebrenjve. Bilanci: 21 milionë të vdekur.


STALINI (1878-1953). Dikatori i Bashkimit Sovjetik.
Komunist që nga vitet 20, shfarosi miliona njerëz, vendosi një regjim politik pa liri qytetare, vrau desidentë dhe armiq politik si Leon Trockin.


BOKASSA (1921-1996).
Perandor i Republikës së Afrikës Qendrore. Thirrej “Gogoli i Diamanteve”, e bazoi mbretërimin e tij mbi tortura që përfshinin edhe kanibalizmin.


vazhdojn edhe ca tjere te papermendur.

B.A.
 
as Kim Jong nuk qenka ketu... do na duhej ai neve ne Kosove ndoshta :) por skemi at fat, te na i hjek ata prej veriut :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top