Perse shtojme ne peshe?

*deliza*

VIP
V.I.P
Perse shtojme ne peshe?​

Per secilen nga ne egzistojne arsye te ndryshme , te komplikuara se perse shtojme ne peshe. Duke i kuptuar keto arsye mund te luftojme kilet e teperta.

Genet​

Nje prej shkaqeve te mbipeshes qe neglizhohen shpeshhere jane genet. Personat qe nuk kane probleme me kotrollimin e peshes duket se kanenje oreks te kontrolluar. Ndesa ne anen tjeter ata person a qe nuk kontrollojne dot peshen jane me pak te ndjeshem ndaj njenjes se te ngopurit.

Shkenca ka indetifikuar disa gene qe mund te ngrene ose te ulin oreksin.

Studimet qe jane bere me binjake te rritur ne ushte te ndryshme tregojne se pesha e tyre ka qene pothuajse e njejte pamvartesisht nga kushtet e jeteses. Sidoqofte nuk do te thote qe kushtet gjenetike bejne kontrollin e peshes gje te pamundshme.


ZAKONET

Zakonet e te ngrenit formohen gjate shume viteve dhe jane te influencuara nga shijet e para qe kemi patur si foshnje, dhe nga menyra e te ushqyerit si femije. Keto zakone vazhdimisht perforcohen me rritjen tone , gje qe i ben shume te veshtire per ti ndryshuar. Shpeshhere keto zakone tentojne te na bejne te hame shume kalori. ti njohesh keto zakone negative dhe ti zvendesosh me zkone pozitive eshte hap shume i rendesishem ne luften kunder mbipeshes. P.sh. Ne qofte je mesuar te hash ushqime te embla apo me shume kalori kur sheh TV, perpiqu ta ndalosh kete gje, ose zevendeso ushqimet e sheqerosura me ushqime me te shendetshme si psh copa frutash apo perimesh.

Ushqimi

Njerezit qe zgjedhin ushqime qe jane te pasura me yndyre ose me shume energji (kalori), edhe pse racionet mund te jene te vogla shtojne me peshe me shume se ata qe mbushin pjaten me ushqime qe kane me pak energji por qe jane shume voluminoze. (frutat perimet, etj). Racioni me i madh zakonisht do te thote me shume kalori.


Emocionet​

Tejngrenia mund te nxitet edhe nga emocionet. Shume njerez ne situata te stresshme, probleme familjare apo ne pune, kthehen nga ushqimi ose alkoli si menyre shpetimi. Disa situata te tjera kur jeni delikate eshte kur jeni te lodhur apo te merzitur. Identifikoni se cfare shkakton qe te shkoni per te ngrene me teprice, dhe do tju ndihmoje per te ndryshuar sjellen tuaj dhe te evitoni keto kalori te panevojshme. Shenoni rastet qe ju shtyjne te zgjasni doren per te ngrene.

Provoni keto teknika:​

* Pyesni veten a eshte e nevojshme qe te hani ne kete moment?
* Zevendesoni imazhet e ushqimit me imazhe te tjera pozitive
* Hutoni veten nga mendimet e te ngrenit duke u marre me dicka tjeter qe ju pelqen te beni

Shkaqet e tjera: Kushtet shendetesore​

Megjithese jashtezakonisht te rralla edhe kushtet mjekesore mund te ndikojne ne mbipeshe, sindroma e Prader-Willisi shembull, eshte nje crregullim gjenetik qe mund te shkaktoje mbipeshe tek njerezit sepse keta njerez nuk ndjejne te ngopur dhe zakonisht kalojne ne mbipeshe.

Disa cregullime ne tru mund te shkaktojne mbipeshe. Per shembull disa lloje tumoresh mund te shkaktojne mbipeshe ne qofte se jane duke u rritur ne pjesen e trurin qe kontrollon oreksin. Sidoqofte keto raste jane te rralla.

Mjekimet​

Ilacet qe mjekojne tensionin e larte te gjakut, infeksionet, steroidet, mund te ndikojne ne shtimin e peshes sepse shtojne oreksin dhe ulin shpenzimin e energjive ne trup.

Ne disa raste shtimi ne peshe nuk ka te beje me mjekim, thjesht fakti qe ndjeheni me mire fizikisht dhe menderisht mund tju beje qe te hani me shume.

Disa mjekime inkurajojne trupin qe te ruaje sasi uji. Kjo gje mund te coje ne shtimin ne peshe , por meqenese nuk eshte dhjame ky problem zgjidhet pasi ndalohet marrja e ketij mjekimi.
Jeta jo-aktive

Njerezit qe bejne nje jete aktive fzikisht kane me pak shance per te qene mbipeshe ne krahasim me ata qe shpenzojne pjesen me te madhe te dites para TV apo kompjuterit.

Caktoni nje dite pa TV nje here ne jave dhe merruni me aktivitet fizik.

Ka shume evidence qe aktiviteti fizik ju ndihmon qe jo vetem ta humbni peshen e teper por edhe ta mbani peshen ideale per nje kohe te gjate.

Shenjat paralajmeruese​

Mbipesha nuk ndodh brenda nje dite. Duhen 3.5o0 kalori te teperta per te shtuar 0.5kg (1lb). Shume pak njerez shtojne me shume se 1 deri ne 3 kg ne vit. Pesha ndryshon nga dita ne dite, por ju duhet te synoni te keni te njejten peshe nga java ne jave.

ikubinfo
 
Të gjitha janë pa dyshim...por bazë janë emocionet-ushqimi...

Anashkalojmë mrekullinë e frymarrjeve te thella...mbajme mijra dieta...e nuk e dijme se thjesht me teknika te frymarrjes mbajmë perhere një trup në balancë...

Frymarrjet e thella qetesojne sistemin nervor..sistemin parasimpatik...

E cfarë ndodhë?
Me pak stres..me pak uri...me pak tule 😁
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top