Përse nuk lexojnë shqiptarët?

Guest2

Antarë i Respektuar
Rreth një e katërta e të rriturve amerikanë (24%) thonë se nuk kanë lexuar asnjë libër në tërësi ose pjesërisht gjatë vitit të kaluar, qoftë në formë të shtypur, elektronike ose audio, shkruan në 23 mars 2018, Andrew Perrin në Pew Research Center. Nuk duhet të vësh duart në kokë për këtë shifër të amerikanëve , po ta krahasosh me vendin tonë të dashur, ku shifra shkon te 1 milionshi shqiptar është si më sipër identik. Shqipëria, si vend i dalë nga një sistem tjetër, pas viteve ’90 pësoi një bum të madh në botimet e librave. Pikërisht këtu lindi defekti më i madh. Pas mbi 20 vjet sot të gjitha shtypshkronjat janë kthyer në shtëpi botuese dhe pothuajse të gjithë shqiptarët me ndoca pak përjashtime, janë bërë nga pak shkrimtarë, aq sa një shkrimtare e quajti kështu fenomenin: “Një grua shqiptare, ka dy fëmijë dhe katër libra”. Lidhur me botimet sot nuk ke çfarë të flasësh.
  1. Libraritë janë plot, bibliotekat rrafsh me libra, shtëpitë e krijuesve, të miqve dhe shokëve, kioskat e gazetave etj., magazinat e shtypshkronjave ding dhe sërish botohen e ribotohen libra. Kemi tepricë dhe prodhimtari të bollshme, madje tepër të begatë, por s’kemi lexues. Nëse do të përdorim një fabul: “Shkrimtar shqiptar sa mirë dhe sa prodhimtar”. Dhe: “Na falni ju krijues, por për gjithë këtë krijimtari, lexues s’ka.”
  2. Të gjithë kërkojnë sponsorizime, për të nxjerrë në treg,”kryeveprat e tyre”,por lexuesi nuk ua hedh sytë. Të gjithë rendin, apo vrapojnë nëpër përurime të mëdha, mirëpo vetëm 3-4 a më shumë i kanë lexuar librat. Gjithë ky bollëk, kjo krijimtari, përse nuk shkon te lexuesi? A ka ndonjë faktor, që e pengon? Në fakt, një pjesë e tij shkon fare lirë, madje dhurohet, mirëpo edhe ai produkt i krijuar me aq djersë e mundim shkon dëm. Nuk lexohet edhe kur jepet falas. Ka një pyetje gati të çuditshme: Nëse bujku prodhon, por nuk ka treg, ai e mbjell më tokën me atë farë? JO. Kjo nuk do të thotë, që letërsia të vdesë, duhen parë disa rregulla dhe disa ndryshime,se çfarë duhet bërë me letërsinë artistike në tërësi, sepse letërsia dokumentare ka ende lexues të pakët, por gjithsesi ka, ndërsa artistike -pak ose aspak. Si duhet çuar libri te lexuesi në mënyrë të atillë që lexuesi të bjerë në kontakt me librin dhe ta lexojë atë. Pamjet e TV shqiptare nga panairet e librit, pra nga festat bujshme të librit janë të trishta, dhe shifrat e publikuara s’janë aspak ato reale. Lexuesit nëpër panaire janë gati gati si turistë, ata vizitojnë pavionet shumta, shikojnë vitrinat me kopertinat e bukura, i prekin dhe i lënë nëpër vendet e tyre. Mos vallë ky është tregues, se edhe një herë që ka rënë dëshira për të lexuar dhe, në fund të fundit, do lexojë ai që ka dëshirë, vullnet dhe pasion.
  3. Sa për çmimin e librave nuk mund të thuash se janë të shtrenjta. Problemi shqiptar dhe botëror nuk qëndron te mos pasja e financave të mjaftueshme, por te mungesa e dëshirës për të lexuar. Një poet i njohur diku aty në një dritare të Fb, përplasi kartat njëhershëm me zemërimin e tij, duke thënë se përse nuk lexojnë shqiptarët. Ditë më parë, të tjerë krijues edhe ata të revoltuar bënë të njëjtën gjë. Përse shqiptarët nuk lexojnë? Ku ta kërkojmë fajin, i nderuar poet, te lexuesi, te vetja apo te format, që duhen parë për leximin. Bëra një shënim më pas e fshiva, sepse të gjithë bënin vërejtjet e tyre, filozofinë e tyre, arsyet e tyre kërkohen te lexuesi, pra, te shqiptarët, që nuk lexojnë apo edhe kosovarët, por nuk japin alternativat e tyre, në fund të fundit si do të bëhet kjo punë? Trishtimi dhe muzgu që ka përfshirë letërsinë është i dukshëm. Por cilat janë rrugët për të minimizuar atë? Kronikat televizive nuk pasqyrojnë realisht gjendjen duke thënë ashtu e kështu, në atë panair, u promovua u shitën aq e kaq libra. Nuk jemi me këmbë në tokë për të gjykuar si duhet bërë, si duhet ndrequr kjo shtëpi e madhe e dijes, që ka marrë ujë. Disa njerëz e gjejnë leximin si të vështirë, të lodhshëm ose të mërzitshëm. Ata do të bëjnë më tepër aktivitete të tjera fizike ose do të eksplorojnë media të tjera. Kam gjetur se një numër i këtyre njerëzve janë të orientuar dhe preferojnë të marrin historinë përmes veprimit dhe pamjeve të një filmi, videoje për të lexuar vetë librin. Disa njerëz, që nuk lexojnë libra, por lexojnë të paktën pesë gazeta çdo ditë, pajtohen dhe lexojnë një numër revistash biznesi, lexojnë tregime të shkurtra në internet, për sa kohë që ata janë misterioze dhe janë edhe një grup lexuesish të zjarrtë të biografive në Wikipedia. Ka mjaft, që kanë mbaruar shkollën e mesme e kanë më shumë gjasa të raportojnë sinqerisht se kurrë nuk kanë qenë në një bibliotekë publike. Ekzistojnë dallime modeste kur shikohen në gjini dhe, nëse po flasim për njerëzit jetojnë në zona urbane, periferike çfarë mund të thuash për leximin në këto zonat rurale ku TV janë të vetmet mjetet të informimit politik.
  4. A nuk duhet ta fillojmë nga shtëpitë botuese? Sikur të lemë 3-5 shtëpi botuese dhe këto të sponsorizuara nga shteti të botojnë letërsinë e mirëfilltë artistike e dokumentare. Çdo autori që do t’i miratohej libri i tij do të financohej ndërsa shtëpia botuese do të merrej me shpërndarjen e librit deri në destinacion fundor. Mirëpo, si do të duhet ta përcaktojnë librin më të mirë ai që duhet botuar kur në këtë mes hyn edhe financimi? Ka shumë lloj formash tjera: Mendoj se një konkurs për çdo 2-3 muaj qoftë me një juri të huaj edhe kjo duhej bërë (ngase shqiptarët korruptohen shpejt) të përzgjidhen autorët që do të botohen dhe si çdo punë tjetër në kapitalizëm krijimtaria të jetë punë krijuese që të mban me bukë dhe shkrimtari të jetë profesion që mban shtëpinë me punën e tij krijuese. Kush e përballon këtë sfidë të futet në këtë qerthull,t ë tjerët le të shkojnë diku tjetër dhe të bëjnë një punë tjetër që e bëjnë dhe i mban me bukë. Ju duhet ta njihni poetin, Qerim Skënderi? Ai, ka botuar disa libra në shtetin fqinjë, Itali. Atje rruga është gjetur qëkur dhe kjo rrëmujë që gjendet këtu, atje nuk ekziston. Ai, që është punëtor është punëtor, mjek, inxhinier, pastrues, profesor, mësues, ai që është shkrimtar është shkrimtar. Ndryshe këtu tek ne, ndodh që janë edhe shkrimtar edhe pa shkollë, edhe në pension por që bëjnë punën e shkrimtarit. Ne ende vuajmë nga të dukurit, ku të gjithë janë ose shkrimtarë edhe poetë dhe por që s’kanë lexues, ose janë: “Shtëpiakë të dëshpëruar”, që me financat e një fushe tjetër bëjnë “me nder” letërsi duke harxhuar letër, bojë, para, punë, gjithçka në botime pa vlerë, ngase dihet se vetë letërsi s’ka aty. Nuk ka asnjë vend të botës ku një popull i tërë i është turrur letërsisë dhe vetëquhet shkrimtar e poet, ose janë ose s’janë. Kë të besojmë?
  5. Të gjithë kërkojnë nga shteti të shtojnë fondet për veprat e tyre, që s’i lexon njeri. Kërkojnë sponsorime nëpër bashki, shoqata ndërkombëtare për botime, që askujt s’i vlejnë. Këta ngrenë zërin në kupë të qiellit, ankohen bëjnë zhurmë e gjithçka dhe, së fundi, veprat e tyre nuk kanë lexues, treguesi që 1 milion shqiptar s’kanë lexuar është fakt. Si e ka zgjidhur shteti fqinj, si e kanë zgjidhur edhe vendet ish-socialiste ashtu duhet zgjidhur çështja e librit.
  6. Treguesi sa lexojnë shqiptarët jepet në këtë esenë, që u paraqit në fund viti 2017-18 në programin e humorit te: “Vizion plus” dhe që është kthyer në hitin e FB. Është bërë kaq popullore sa tash tregohet si barcaletë kudo sa që më vjen keq, që nuk e di kush e ka shkruar me kaq finesë e humor. Në një fshat të thellë malor shkon një grup xhirimi për një emision kulturor. Personi i parë që takuan ishte një çoban me dhi. -Mirëdita, a mund të na tregoni pak për jetën tuaj këtu, çfarë bëni, si e kaloni ditën? – i tha gazetarja – Po ja, – filloi çobani, – unë ngrihem në mëngjes, pi një kafe e një raki, nxjerr dhitë për të kullotur… Ulem në një hije e pi edhe një raki tjetër… Më vonë, marr të ha bukën, që me ka vënë gruaja me vete, dhe e shoqëroj me një teke… Xhaxha, – e ndërpreu gazetarja, – ky është emision kulturor, lere atë rakinë… Thuaj, për shembull, “lexoj një libër”… Në rregull, – u përgjigj çobani… – Ngrihem në mëngjes, pi një kafe dhe lexoj një libër… Pastaj nxjerr dhitë nga vatha dhe i lëshoj për të kullotur. Ulem në një hije e lexoj një libër tjetër… Më vonë, filloj të ha bukën që më ka vënë gruaja me vete dhe e shoqëroj me leximin e një libri të ri… Nga dreka, lexoj dy libra bashkë… Mbasdite, pas punës se lodhshme, shkoj në bibliotekën e fshatit, ku mblidhemi disa shoke, dhe lexoj me nga dy-tre libra secili… Në darkë, të gjithë burrat e fshatit mblidhemi tek njeri që ka një shtypshkronjë… dhe aty lexojmë gjer në të gdhirë…. !Telegraf
 
:falet:Nuk kane kohe te lexojne se jane te zene me sigurimin e bukes se perditshme per familjen. Nje pjese e vogel nuk kane kohe sepse nuk lene dot kafet fb ose instagramin kurse nje pjese akoma em e vogel skane kohe se merren me bythelepirje te politikaneve per nje cop vend pune. ;)
 
Pse budallenj jane shqiptaret qe te lexojne?! Ne kemi lindur me librat te instaluar ne tru:manikyr:
 
Se sua do qejfi. :p
 
Pse nuk lexojme nuk e di por di nje gje ama-
Mjafton te shprehemi sadopak dhe kuptohet qarte sa te 'palexuar' jemi.
Natyrisht nuk e kam fjalen per anetaret tane qe sperkasin njohuri dhe dituri ne cdo postim :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top