Përse “Bota e Tretë” ka marrë këtë emër?

LeVoyageur

Once upon a time...
Shpeshherë e kemi dëgjuar termin e Botës së Tretë, edhe në rastet kur politikanët shqiptarë akuzojnë njëri-tjetrin se e kanë kthyer Shqipërinë në një vend të botës së tretë. Por nga e ka origjinën ky emër? Bota e tretë quhet në këtë mënyrë për ta dalluar si nga Perëndimi (që është “bota e parë” si nga ato vende që njëherë ishin vendet komuniste (“bota e dytë”).

Bota e tretë përfshin vende nga Azia, Afrika dhe Amerika Latine që karakterizohen nga një nivel socio-ekonomik të varfër, shkallë demografike në rritje dhe nga një ekonomi kryesisht bujqësore.

Këta vende janë bij të kolonializmit. Pra, ajo që në origjinë i ka bashkuar këto vende ka qenë fakti se kanë qenë të kolonizuara nga Perëndimi dhe kërkesa e tyre për t’u bërë të pavarur.

Në fakt, për herë të parë termi “Bota e Tretë” lindi në konferencën e Bandung (Indonezi, 1955), ku për herë të parë u mblodhën vendet aziatike dhe afrikane, me qëllimin për të zënë një vend një politikën ndërkombëtare dhe për të stabilizuar marrëdhënie paqësore me fuqitë perëndimore dhe komuniste, por duke mbajtur pavarësinë dhe neutralitetin si nga njëri ashtu edhe nga tjetri bllok.

Duke nisur nga vitet ’70, u shpërnda edhe shprehja “Bota e Katërt”, ky term tregonte rreth 40 vende brenda Botës së Tretë, ku precipituan kriza nafte dhe financiare gjatë atyre viteve dhe ku kushtet ekonomike dhe ato të jetës ishin në nivele minimale.

dita
third_world_map.jpg
 
Titulli: Përse “Bota e Tretë” ka marrë këtë emër?

Them se harta duhet te rishikohet. DIsa shtete nuk jane me pjese e botes se trete...
 
Pe: Përse “Bota e Tretë” ka marrë këtë emër?

Kjo duhet të jetë për ata shtete që nuk ishin anëtarë
të ndonjë blloku ushtarak.
 
Back
Top