Përgjimet sekrete, deputeti i PD i përfshirë në trafikun e makinave

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Zbardhen aferat korruptive në Drejtorinë e Transportit Rrugor. Njësia e Specializuar Task-Forcë pranë Prokurorisë së Tiranës, ka përfunduar hetimet duke dërguar për gjykim të pandehurit: Feride Kateshi, Shpresa Marashi, Silvana Memia, Besiana Belli, Daniel Cani dhe Ardian Rushiti. Sipas aktakuzës, të akuzuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin regjistrimin e automjeteve me dokumente të falsifikuara, arrinin të pajisnin me dokumentacion përkatës dhe targonin automjetet duke përdorur vërtetime zhdoganimi të falsifikuara. Këto veprime i kryenin në shkëmbim të shumave të parave, që më pas i ndanin ndërmjet tyre. Hetimet kanë zgjatur më shumë se dy vite dhe për të vërtetuar akuzat prokuroria disponon përgjime apo filmime të kryera me vendim gjykate. Më poshtë do të botohet e plotë kërkesa për gjykim, ku janë zbardhur bisedat telefonike mes të akuzuarve dhe ku flitet për rastet korruptive…

Nga hetimi ka rezultuar se personat që punojnë në DRSHTRR Tiranë, në bashkëpunim me persona të tjerë jashtë kësaj zyre kanë marrë përfitime të paligjshme për veten e tyre, në sajë të funksionit publik që kryenin. Nga hetimi rezultoi se Feride Kateshi, e punësuar në sektorin provat pranë agjencisë së sigurimeve “Atlantik”, pasi merrte porosi nga persona të ndryshëm për të kryer veprime në DRSHTRR Tiranë, veç veprimtarisë për të cilën është punësuar, iu kryen atyre (qytetarëve) veprime në këtë drejtori kundrejt marrjes së parave me shtetaset: Shpresa Marashi, Silvana Memia, Besiana Belli, Daniel Vani dhe shtetasit Ardian Rushiti, nga i cili merrte dokumente të falsifikuara. Gjatë kontrollit të ambienteve të zyrës së kësaj shtetaseje, datë 10.12.2008, u sekuestruan dokumente provë, materiale të cilat përdoreshin si mostra për falsifikimin e dokumenteve, sikurse ishin vërtetime të PKK, vërtetime hyrjeje, librezë automjeti në gjuhë të huaj italiane etj, të cilat ishin formularë të paplotësuar ose formularë të fshirë në një pjesë të tyre të mbuluar me bojë të bardhë.
Nga raportet e vëzhgimit të shtetases Feride Kateshi, Silvana Memia, Shpresa Marashi, Besiana Belli, Daniel Cani dhe Ardian Rushiti dhe kombinimi i këtyre raporteve me bisedat telefonike të përgjuara, rezulton se këta persona nëpërmjet shtetases Feride Kateshi kryejnë porositë e marra prej saj në këmbim të shpërblimit që ajo iu jepte këtyre personave.
Shtetasja Feride Kateshi, pasi merrte porositë nga qytetarët e ndryshëm, sikurse nga i pandehuri tjetër, Dorian Totoshi, bënte plotësimin e dokumentit që nevojitej sipas kërkesave të DRSHTRR-së të falsifikuara dhe ia dërgonte për të kryer veprimin shtetasve Silvana, Shpresa apo Besiana, për të përfunduar shpejt porosinë e dhënë në këmbim të parave të marra. Paratë e marra nga punonjësit e DRSHTRR-së në formë ryshfeti, ishin në këmbim të veprimeve të shpejta dhe në disa raste dhe në këmbime të mbulimit të dokumenteve të falsifikuara në disa raste të tjera; pasi dërgonte porositë shtetasja Feride Kateshi merrte dokumentet e plotësuara ose targat nga këta punonjës, jashtë vendeve të përcaktuar në rregulloren e funksionit të DRSHTRR-së.
Më konkretisht, nga përgjimi telefonik dhe vëzhgimi në vende publike, midis të tjerave ka rezultuar si më poshtë:
-Në datën 08.01.2008, ora 09:51, me nr. e telefonit 06925xx575 bisedon me shtetasen Shpresa Marashi me nr.06823357xx, rezulton si më poshtë:
575: Vërtetimin e ke të rregullt dhe lekët i ke mrena në dokumenta.
Marashi: Asnji s’mi ka dhën.
575: I ke mrena në dokumenta, ja kam dhënë thotë, kontrollo dokumentat...
Marashi: E po unë i kam këtu në dorë.
575: Ai thotë i kam fut mrena në dokumenta, bëj nji telefon tashi se në çmenet, ja kam fut mi tha, tani e mora.
Marashi: Po s’ka fut mi lal gjo, unë ia mora vetë letrat dhe s’ka gjo mrena.
575: A tashi kështu më thotë, se s’gënjen ai, se unë e njoh shumë mirë.
Në bisedën e datës 08.01.2008, ora 09:49, me numrin e telefonit 06925xx575 me shtetasen Shpresa Marashi me nr.06823357xx, rezulton si më poshtë:
575: Po tridhjetë mijë lekë s’ti dha?
Marashi: Jo
575: Thuja kur të vijë se ti jep ai, se i thashë unë, thuja atë pjesën e asaj se i them unë, ik...
Marashi: Hajt.
-Në bisedën e datës 08.01.2008, ora 10:08, me numrin e telefonit 06925xx575 me shtetasin me nr.06834xx998, rezulton si më poshtë:
575: Urdhro...
998: Alo ej, nuk po zej emra, jam atje ai që isha me Nikun, për zotin ej...
575: Hë
998: Ja futme në tridhjetë sikur na the ti, po a i ka marrë polici e se kush i ka marrë kemi qenë tre veta aty për kokën time i kemi fut tridhjetë mijë lekë, ajo thotë s’më kanë ardh gjo ajo goca, ajo gruaja
575: Qyqja....
E pandehura Shpresa Marashi, duke qenë në rolin e operatorit pranë ZRSHTRR Tiranë, ka hedhur në kompjuterin e qendrës së ZRSHTRR Tiranë të dhëna që nuk janë të vërteta në lidhje me numrin e shasisë së (të paktën) dy automjeteve dhe konkretisht për automjetin tip “ثolksëagen-Pasat” i targuar me targën TR 37 06 P me nr.shasie ثVثZZZ3CZE136498 në pronësi të Ervis Kodra, dhe automjeti i targuar me targë TR 1368 N tip “Mercedez Benz” tip ML 320 CDI me nr shasie ثDC 164122-1A-189 258 në pronësi të shtetasit Gjok Uldedaj. Nga ana e operatores, megjithëse dokumentet shoqëruese të autoveturës ishin me nr. e lartpërmendur të shasisë, është regjistruar me numër të ndryshuar në kompjuter dhe përkatësisht nr. “6” automjeti i parë dhe me “3” i dyti, duke bërë kështu të mundur ritargimin e automjeteve dhe një nr. të pavërtetë shasie.
Pas plotësimit të këtyre dy praktikave të dosjeve të automjeteve të lartpërmendura, dokumentet përkatëse të këtyre dy dosjeve, përkatësisht i praktikës nr.64 467 datë 17.01.2008 dhe dosja nr.50 605, 11.04.2007, pasi janë dërguar tek operatori Shpresa Marashi, e cila ka hedhur të dhëna të rreme të numrit të shasisë së automjeteve përkatëse. Detyra e saj si operatore e sektorit të regjistrimit të mjeteve konsistonte në hedhjen në mënyrë të rregullt të të dhënave të shënuara në kartelën e automjetit dhe në të dhënat e tjera shoqëruese të dosjes përkatëse. Duke iu referuar rregullores së funksionimit, detyra e operatorit të regjistrimit të automjeteve ishte të hidhte në mënyrë të saktë dhe korrekte të dhënat e pasqyruara në dosjet e automjeteve dhe hedhja e të dhënave të rreme përbën falsifikim nga personi që ka për detyrë lëshimin e dokumentit.
-Në bisedat midis shtetases Feride Kateshi dhe Ardian Rushiti rezulton se kjo shtetase, mbi bazën e porosive që merr nga shtetas të ndryshëm për dëshmi aftësi ndërkombëtare, certifikata pronësie e dokumente të tjera, i siguron nga shtetasi Ardian Rushiti, i cili mbasi merr porosinë nga Feride Kateshi ia dërgon në zyrën e agjencisë “Atlantik”. Më konkretisht, në bisedën e datës 08.11.2007, ora 11:40, me nr. e telefonit 06925xx575 me shtetasin Ardian Rushiti me nr. 069 33 xx 339, rezulton si më poshtë:
575: Në punë! Nuk mund të vi të marr unë diçka aty te ti jo.
Rushiti: اa duhet?
575: Si ajo që të thashë ma sill dhe nuk ma solle.
Rushiti: A vallai duhet patjetër sot?
575: Sot me të mbaronte punë vet atje të targat.
Rushiti: اa të them Adi, unë jam i zhyt në punë, kshtu që s’i di e kam apo se kam në makinë, kam frike mos është në shtëpi.
575: Po pra shife i herë, por e ke në makinë, unë po të vij aty ku je.
-Në bisedën e datës 08.12.2007 ora 14:56, me nr. e telefonit 06925xx575 me shtetasin Ardian Rushiti me nr. telefoni 069 33 xx 339, rezulton si më poshtë:
575: Motra ti do vish i çik mbasdite këtu kur të kthehesh nga puna.
Rushiti: Nuk jam në punë, he se vij pastaj.
575: E mirë pra...
Rushiti Hajd, hajd
575: Hajd se desha një ashtu... siç më ke sjellë
Rushiti: اa do?
575: Një nga ato që më solle sot mjes me mamin, po jo me fotografi, është pa fotografi.
Rushiti: Atë tjetrën e, po e bëj gati e po ta sjell, po e bëj tashi hajd
575: Rrofsh, rrofsh...
-Në bisedën e datës 29.01.2008, ora 14:00, me numrin e telefonit 06925xx575 me shtetasin Ardian Rushiti me nr. 069 33 xx 339, rezulton si më poshtë:
Rushiti: Hë
575: Vëllajo kur të kohë kalo i çik këtej nga unë.
Rushiti: Atje te ty tashi e?
575: Kur të kesh kohë thashë unë.
Rushiti: Po spata kohë?
575: Unë (qesh) Ej nga ajo që më the ti mua, ma merr ma sill një lule ta shikoj.
Rushiti: Nga kush?
575: Nga ato që më the atë ditë 50 lule, sa ishin ato 100 copë
Rushiti: E po ashtu ai çuni tashi, mutin e burrë po janë origjinale nuk bohet llaf
575: Po mirë pra mjaft basta, më sill nji ta shof unë dhe hajd shnet motra ime
Rushiti: Hajd
575: Edhe hajd të jap diçka.
-Në bisedën e datës 29.01.2008, ora 17:25, me numrin e telefonit 06925xx575me shtetasin Ardian Rushiti me nr. 069 33 xx 339 rezulton si më poshtë:
575: Hë më motra
Rushiti: اa date t’i vijm kësaj më?
575: Si ça emri?
Rushiti: اa date?
575: A data, se di, futi një datë para një muaji.
Rushit: Edhe vendi ku aty në Milano, ku?
575: Po pra adresën e ka.
Rushiti: Kjo ku është bërë?
575: Futja ku të kesh qef Milano,
Rushit: Milano a ku?
575: Po ku të dush, shif aty ke letrat.
Rushiti: Ke ktu Kieti e ke të shkrujtme poshtë Kieti.
575: Po pra po
Rushiti: Kur ta boj para dy muajve?
575: Po
Rushit: Hajd pra.
KOLAUDIMI
Feride Kateshi bashkëpunon dhe me një punonjës të pikës së kolaudimeve të mjeteve, me personin me emrin Daniel Cani, duke i çuar persona të ndryshëm që kanë probleme me mjetet e tyre.
Në bisedën e datës 10.01.2008, ora 12:42, me numrin e telefonit 06925xx575, shtetasja e identifikuar si Feride Kateshi me punonjësin e pikës së kolaudimeve me emrin Daniel Cani me nr. e telefonit 069 20 xx 289, rezulton si më poshtë:
Cani: Hë ça ke?
Kateshi: Si të kam?
Cani: Po ça ke se s’dal dot?
Kateshi: A po kam një kolaudim për të bërë, kam makinën këtu, këtu
Cani: Po thuaj të vij këtu të më takojë mua.
Kateshi: Ka ngel në dy vene, ta dërgoj?
Cani: Dërgoje
Kateshi: Mirë, po e kam shumë shok ta dish e, merri ça të kesh mundësi ti po unë e kam shumë shok.
Cani: Hajde, hajde
Kateshi: Rrofsh flori
-Më datë 22.10 2008, ora 08:27 punonjësi i kolaudimeve me emrin Daniel me numrin e telefonit 069 20 xx 289, flet me një person tjetër me numrin 06851xx028 i cili i thotë: “Kam një mikun tim, e kam mik shumë atë çunin të vij, ka një problem të vogël të vij të takojë ty?”
Në orën 08:28, Danielit i dërgon sms po i njëjti person dhe i thotë “O Nel, Lenci jam, je në punë vëlla”. Në orën 08:38 Danielin e merr në telefon personi me nr. 06920xx895 dhe i thotë “Jam miku i Lencit, në të parin a të dytin je, unë jam në hyrje”, Danieli i thotë “Hyr brenda pyt në nji nga ata kush është Danieli, jam te kjo e para fare nga mbrapa”.
Më datë 23.10.2008, ora 11:33, e merr Danielin përsëri në telefon me nr. 069 20 xx 237 dhe i thotë: “Po të çoj një portobagazh 240 komshi timin”.
Në orën 12:01 e merr po i njëjti person dhe i thotë: “Kushëririn tim me 200 vishnje po ta çoj aty”. Në orën 12.45 e merr përsëri personi mësipërm dhe i thotë: “Të pruna 240 jeshil tashi”.
Më datë 24.10.2008, ora 09:28, e merr në telefon personi me nr.
069 20 xx 237 dhe i thotë: “Po të çoj një të bukur”.
Më datë 27.10.2008 ora 8:31 e merr në telefon personi me nr.06940xxxx25 dhe i thotë Danielit: “Desha me bo kshu e burr një kolaudim”. Danieli e pyet: “Pse s’e bën kolaudimin”, personi i thotë “thashë se mos ishte aty, Danieli i thotë “lekë të kesh për të paguar dhe t’i marrin ato, paguaj taksat, ato gjërat, he se jam pasdite”.
Më datë 28.10.2008 ora 10.42 e merr përsëri në telefon Danielin personi me nr. 069 20 xx 237 dhe i thotë: “Po të çoj një dum dum të bukur”.
Në orën 14:16 e merr përsëri Danielin në telefon dhe i thotë: “Po të çoj Arsenin me nji benz”. Më datë 30.10.2008, ora 13:57 e merr në telefon po i njëjti person dhe i thotë: “Po i çoj një 190 hajd”. Më datë 01.11.2008 ora 08.45 e merr në telefon personi me nr. 069 20 xx 237 dhe i thotë: “Të kam çu një golf gri”. Danieli i thotë: “Ok, ca është burrë i vjetër”.
Më datë 05.100.2008, ora 09:16, Danielin e merr në telefon personi me nr.06920xx365 dhe i thotë: “Shiko, po të nis një gocë aty, ka për të bërë një kolaudim”. Më datë 05.11.2008 e merr në telefon personi me nr. 069 20 xx 237 dhe i thotë: “O vëllai të të çoj kushëririn dhe me ja bo kolaudimin për një vit, sepse e kam të Mamurrasit”, Danieli i thotë: “E ka dhënë urdhër i prer komandës gjermane”. Personi i thotë: “Po merre i her atë komandën supreme, është puna jote sesi merrem e tash a më vonë, nuk e kam idenë”. Më 06.11.2008, ora 11:54, e merr përsëri personi në telefon dhe i thotë: “A ke rrallë” (radhë shënim i red), Danieli i thotë: “Jo, bjere”.
Në bisedën e datës 15.10.2008, ora 13.49 personi me nr.telefoni 0692xx107 bisedon me Danielin në nr. e telefonit 06920xx289 me këtë përmbajtje:
107: Hë më Daniel pse erdhe?
Danieli: Ej atë benzin që ke aty ma ngel i cik.
107: Atë portobagazhin?
Danieli: Eeee
Në bisedën e datës 07.10.2008 ora 15.42 Danieli me nr. telefoni 06920xx289 komunikon me personin që përdor nr. telefoni 06920xx237 dhe bën këtë bisedë:
Danieli: O Shabë?
237: Hë vëlla?
Danieli: Jepi i 200 mijë lekësh atij cunit.
237: Sa?
Danieli: një 200 po deshe se rregullohemi bashkë nesër.
237: Hajd u tha u bo.
-Shtetasja Feride Kateshi bashkëpunon dhe me punonjësen tjetër, shtetasen Besiana Belli, së cilës i jepte para në këmbim të veprimeve që kjo e fundit kryen në rolin e pranueses. Me konkretisht, në bisedën e datës 15.10.2008 në orën 13.35 me nr.06920xx059, me shtetasen Feride Kateshi me numrin 06840xx814, Besiana i thotë “Ej, ai çuni ka fut 100 jo 110”, Ferideja e pyet “100?”, Besiana e sqaron t’i thotë njëherë, Ferideja i thotë: “Okej, se e gjejmë”. Në bisedën e darës 09.10.2008, në orën 08:24 Feride Kateshi merr në telefon Besianën me nr.0683xxx318 dhe e pyet për atë C.P që ka porositur prej dy ditësh 0998 N, “Besiana i thotë “Po””.
Në bisedën e datës 09.10.2008, në orën 14.40 Feride Kateshi me nr.06840xx814 merr në telefon Besiana Bellin dhe i thotë “Urgjentisht do të vish pak këtu te mua, të jap një palë dokumenta ital gjermone po i dua patjetër që të mi besh”. Me datës 23.102008 ora 09.46 Ridi merr ne telefon Besën dhe i thotë: “Tatoshi zemra ime Tatoshi me çregjistrim po flas unë me atë që të vin dhe me thuj si masa për shembul sa”. Besa i thotë: “Shih e bëj”. Ridi i thotë se “e sistemoj vetë dhe se nuk është nai bum i madh, voslvagen është”.
Shtetasja Feride Kateshi në veprimet e saj ka bashkëpunuar dhe me shtetasen Silvana Memia, kështu në datën 24.10.2008 Silvana merr në telefon Ridin dhe i thotë: “Shpirti, hajde të marrësh dy zhojna”. Në orën 08.55 e merr Ridi në telefon dhe Silvana i thotë: “Ku e ka certifikatën, banor i lagjes me çar ta regjistroj?”, Ridi e pyet: “Targimi i ri dokumentat më kanë ngel në ëantë”. Në orën 08.57 Feridja merr në telefon nr.06823xxxxx dhe i thotë “D.K Ridi, jam shoqja e Gazit dhe unë i kam futur dhe unë hiç, ngaqë ti s’më ke sjell vërtetimin e banimit dhe pasaportën. Në orën 09.33 Silvana merr në telefon Ridin dhe i thotë “Selmanllari ta mora patentën”, Ridi i thotë: “Bravo”, Silvana i thotë “bjerë pasaportën njëherë se vërtetimin ja bëjmë me vonë”, Ridi i thotë: “Më sill CP shpirt, jepja Admirit”. Në orën 10.37 Feridja merr në telefon me nr.06833xxx07 dhe Ridi e pyet: “Emrin e babës si ma ke, apo ta vëmë Kasem?”, personi i thotë, Sinan H. Ridi merr ne telefon Silvën dhe i thotë Sinan H. Në orën 14.52 Silvana merr në telefon Ridin dhe i thotë: “Atij, në qoftë se do ti, kena në dorë me i marr lekë se e ka fallci atë regjistrimin”, Ridi i thotë: “Fotokopjoje e ma zbrit poshtë tani.... tregoji atij. Silva i thotë: “Unë i kam marrë i kam në zyrë”, Ridi i thotë: “Fotokopje, ma sill tani poshtë se do t’i bëjmë një lojë mi goce se do ikim në Turqi”. Në orën 15.07 Silvana merr në telefon Ridin dhe e pyet si vajti loja dhe sa lekë i mori, Ridi i thotë: “Akoma, akoma shpirt”. Në orën 15.12 Ridi merr në telefon Silvanën dhe i thotë: “Atë ma solli flori i mora 50 mijë lekë motra”, Silva i thotë halla, Ridi i thotë se do të ikim atje, Silvana i thotë, “Mirë ja bone, shumë bukur. Me datë 27.10.2008 ora 09.30 Feridja e merr në telefon Silvanën dhe i thotë: “Kur të gjesh kohë, hajde dhe 5059 R t’i bëjmë atë kërkesën e targës”.
Ndërkohë veprime në kundërshtim me ligjin, shtetasja Feride Kateshi ka kryer edhe me shtetasin Dorian Totoshi, banor i rrethit Elbasan, të cilit i ka kryer ndërrimin e pronësisë së mjetit me targa TR 1159 I duke i marrë një sasi prej 50.000 lekë për këtë veprim, të cilat në pas i ka paguar një pjesë ryshfet për pagimin e vërtetimit të banimit tek i pandehuri Ardian Rushiti dhe një pjesë tek punonjësit e DRSHTRR. Shtetasi Dorian Totoshi për ndërrimin e pronësisë së automjetit tip “Volksëagen Passat” dhe me qëllim mosndryshimin e targave, ka përdorur një vërtetim banimi me nr.00059xx të datës 09.10.2008 të Njësisë Bashkiake nr.11 Tiranë, ndërkohë që ky shtetas është banor i qytetit të Elbasanit.

*g.shqiptare*
 
Mos valle duhet te habitemi per pislleqet e plitikaneve tane :D
Duhet te habitemi me shum se si nje popull i ter i beson e i ndejk akoma keto funderina neper mitingje , pale dhe shum here zihen me njeri tjeterin per keto mafios , duke filluar nga berisha e ter familja e tij e te gjithe te tjeret me rradhe ...
shqiperia esht bere si jugu i italis (sicilia ) tashme , mafia ka kontroll absolut e kurren e kurres zdo ket shtet ...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top