Pergjigjuñi pyetjeve.

Happyheart

Antarë i Respektuar
Cfare eshte jeta?
Po vdekja?
Cfare te lendon me shume?
Cfare i ndan njerezit?
Cfare jane lotet?
Po lumturia cfare eshte?
Cfare sjell nata?
Po dita?
Cfare eshte leximi per ju?
Po mosleximi?
Cfare eshte besimi?
Po mosbesimi?
Cfare eshte biseda per ju?
Po mos komunikimi?
Cfare eshte endrra?
Po realiteti?
Cfare eshte dashuria?
Po padashuria?
Cfare eshte urrejtja?
Po falja?
Cfare eshte me e lehte per ju te lendosh
Apo te te lendojne?
 
Cfare eshte jeta?
Është një ëndërr e bukur,që shum herë na e prishin makthet.
Po vdekja?
Është fillimi i një epoke të re.
Është e panjohur për ne,e prandaj i trembemi asaj.

Cfare te lendon me shume?
Kur dëgjoj për vetvrasjen.
Më vjen keq që njerëzit lëndojnë veten në ktë mënyrë.

Cfare i ndan njerezit?
Krenaria.
Mungesa e komunikimit.
Mungesa e besimit.

Cfare jane lotet?
Fjalët e një shpirti të lënduar.
Kur dikush qan për gjënë më të vogël,është i lënduar.

Po lumturia cfare eshte?
Gjendje emocionale e përkohshme.
Nuk zgjat shumë.

Cfare sjell nata?
Kujtimet e bukura.
Të dhemb të shohësh në ëndërr,njerëz që ti nuk i sheh dot gjatë ditës.

Po dita?
E lodhshme.
Cfare eshte leximi per ju?
Relaks për mendjen.
Po mosleximi?
Mungesë informacioni.
Dembelizëm.

Cfare eshte besimi?
Tii qëndrosh besnik parimeve të tua.
Të mos pranosh opinione të tjera e të mos biesh dakord,e nëse personi tjetër ka të drejtë.

Po mosbesimi?
Cfare eshte biseda per ju?
Burim informacioni.
Relaks
Të bën të mendosh se dikush tjetër po i dëgjon mendimet e tua.
Edhe nëse është palë kundërshtare.

Po mos komunikimi?
E ftohtë
E vrazhdë.
E çuditshme
Kshu konsiderohen njerëzit që nuk u flasin të tjerëve.

Cfare eshte endrra?
Diçka e paarritshme...
Un ëndërroj të jetoj në Australi
Kjo është e paarritshme për mua.

Po realiteti?
I dhimbshëm.
Jemi rritur dhe kemi harruar gjërat e bukura.

Cfare eshte dashuria?
Ndjenja më e bukur që mund të përjetojë njeriu.
Po padashuria?
Cfare eshte urrejtja?
Më shkoi mendja tek Hadi që urren Zeusin edhe perënditë e tjera.
Të jesh ndryshe.
Të duash të arrish diçka dhe mos të të lejojnë.
Gjithmonë na kanë mësuar se shtrigat dhe kulçedrat në përralla janë të liga.

Po falja?
Ti japësh shanc të 2 dikujt që nuk e meriton.
Cfare eshte me e lehte per ju te lendosh apo te te lendojne?
Të më lëndojnë.
E marr veten shum shpejt.
Zë mend që të mos besoj herës tjetër.
 
Cfare eshte jeta? - Mundesi qe te jepet vetem nje here.
Po vdekja? - E panjohura me e madhe.
Cfare te lendon me shume? - Mosmirnjohja.
Cfare i ndan njerezit? - Monotonia.
Cfare jane lotet? - Shkarkim emocional.
Po lumturia cfare eshte? - Paqja me veten.
Cfare sjell nata? - Mendime.
Po dita? - Rremuje.
Cfare eshte leximi per ju? - "Ushqim"
Po mosleximi? - Mpirje
Cfare eshte besimi? - Kompromis.
Po mosbesimi? - Mbrojtje.
Cfare eshte biseda per ju? - Mjet per te njohur njerezit.
Po mos komunikimi? - Komunikojme gjithe kohes. Edhe kur nuk flasim.
Cfare eshte endrra? - Loje e trurit,ato qe shihen me sy mbyllur. Synime per tu permbushur,ato qe shihen me sy hapur.
Po realiteti? - Ajo qe ndertojme rreth vetes.
Cfare eshte dashuria? - Ndjenja me sublime.
Po padashuria? - Nuk ekziston.
Cfare eshte urrejtja? - Verberi.
Po falja? - Lehtesim.
Cfare eshte me e lehte per ju te lendosh
Apo te te lendojne? - Bohhhh, se di.
 
Cfare eshte jeta?~nje enderr qe te jep mundesine ta jetosh ne realitet te prekshem,
Po vdekja?~fundi i qenies njeri fatkeqsisht.
Cfare te lendon me shume?~nese nuk jane mire te afermit e mi.
Cfare i ndan njerezit?~mungesa e njohjes dhe kultures per te respektuar mendimin ndryshe.
Cfare jane lotet?~Nje emocion njerzor,si e qeshura.
Po lumturia cfare eshte?~relativiteti e nje shkarkese qe te jep ndjesin e paqes me veten.
Cfare sjell nata?~diten e re me diell.
Po dita?~nje mundesi per te reflektuar.
Cfare eshte leximi per ju?~dije.
Po mosleximi?~mbyllje ne guacken tende.
Cfare eshte besimi?~prove dhe perfundim konkret i nje dickaje.
Po mosbesimi?~mos stabilitet ne vetvete.
Cfare eshte biseda per ju?~forme te kuptuari tjetrin dhe veten.
Po mos komunikimi?~heshtje meditimi ndoshta,ne varsi si e shef cdo kush.
Cfare eshte endrra?~copez realiteti e ngelur ne deshire.
Po realiteti?~endrra qe jeton racionalisht.
Cfare eshte dashuria?~forme per te perballuar jeten dhe veshtersit e saj me lehte.
Po padashuria?~mjerim.
Cfare eshte urrejtja?~situat e ngarkuar negativisht ne bazen e shpirtit,
Po falja?~komunikim.
Cfare eshte me e lehte per ju te lendosh
Apo te te lendojne?~te dyja i bejme,me vetdije apo pa vetdije.
 
Cfare eshte jeta?
Po vdekja?
Cfare te lendon me shume?
Cfare i ndan njerezit?
Cfare jane lotet?
Po lumturia cfare eshte?
Cfare sjell nata?
Po dita?
Cfare eshte leximi per ju?
Po mosleximi?
Cfare eshte besimi?
Po mosbesimi?
Cfare eshte biseda per ju?
Po mos komunikimi?
Cfare eshte endrra?
Po realiteti?
Cfare eshte dashuria?
Po padashuria?
Cfare eshte urrejtja?
Po falja?
Cfare eshte me e lehte per ju te lendosh
Apo te te lendojne?
1- Kur je rruges per te vdek.
2- Kur nuk je me gjalle
3- Kur perplas gishtin e vogel te kembes te kembeza tavolines
4- Shume gjera, por me te zakonshmet jane feja dhe politika.
5- Jane nje leng qe me del nga nje gjender ne sy kur perplas gishtin e vogel te kembes te kembeza tavolines.
6- Kur rrit me 5 kg maxin ne palester.
7- Ulje temperature.
8- Rritje temperature.
9- Ilac gjumi.
10- Qef.
11- Verberi.
12- Tipar i nje mendjeje kritike.
13- Dicka qe ndodh kur dy persona bejne zhurme me goje ose me shkrujne.
14- Kur nuk ka zhurme ose shkronja.
15- Funksion i trurit ne gjume.
16- Menyra si sheh boten.
17- Reaksion kimik ne tru.
18- Depresion.
19- Ndjenje.
20- Veprim.
21- Te lendoj me lalke.
Na lodhi pz 🤣
 
Cfare eshte jeta? DASHURI
Po vdekja? LIRI
Cfare te lendon me shume? KUR SHOH VARFERI
Cfare i ndan njerezit? EGOJA E SEMURE
Cfare jane lotet? SHERIM/PASTRIM
Po lumturia cfare eshte? C'DO DITE E RE QE LIND
Cfare sjell nata? PAQEN/LIRINE
Po dita? PERJETIMIN,GEZIMIN
Cfare eshte leximi per ju? JETA,FRYMAMRRJE
Po mosleximi? IZOLIM,BURGIM
Cfare eshte besimi? NE ZOT GJITHCKA
Po mosbesimi? TE LARGUARIT NGA VETJA,E VERTETA DHE BURIMI YT
Cfare eshte biseda per ju? HKEMBIM ENERGJIE
Po mos komunikimi? PAQE
Cfare eshte endrra? JANE SINJALE DHE SHENJA TE VAZHDUESHME,COPEZA PUZZLE
Po realiteti? PREKJA,E TASHMJA,E VERTETA
Cfare eshte dashuria? JETE
Po padashuria? LARGIM,MBYLLJE E ZEMRES...
Cfare eshte urrejtja? SEMUNDJE E VETVETES..TRUPI HA VET VETEN
Po falja? HYJNORE,SHERIM
Cfare eshte me e lehte per ju te lendosh ASNJERA..POR DUHET TI PERJETOJME TE DYJA PER TU RRITUR SHPIRTERISHT...
Apo te te lendojne?
 
Cfare eshte jeta?
Të vdesësh përsgjalli.

Po vdekja?
Shpëtim

Cfare te lendon me shume?
Humbja njerëzve që dua.

Cfare i ndan njerezit?
Gabimet.

Cfare jane lotet?
Dhimbje që sshprehet me fjalë.

Po lumturia cfare eshte?
Dicka që zgjat pak e pastaj ka të keqen mrapa.

Cfare sjell nata?
Mall e lotë.

Po dita?
Buzëqeshje fake.

Cfare eshte leximi per ju?
Dituri!

Po mosleximi?
Humbje dijesh.

Cfare eshte besimi?
Gjithcka!

Po mosbesimi?
Zhgënjim.

Cfare eshte biseda per ju?
Komunikim.

Po mos komunikimi?
Keqkuptim.

Cfare eshte endrra?
Vendi ku takohemi ne të dy.

Po realiteti?
E vërteta e hidhur.
Cfare eshte dashuria?
Ajo që ndjej unë.

Po padashuria?
Boshllëk.

Cfare eshte urrejtja?
Gjaja ma e keqe.

Po falja?
Gjithcka!

Cfare eshte me e lehte per ju te lendosh
Apo te te lendojne?
Nuk lëndoj,përpiqem shumë.
Mua më lë lëndon kollaj se gjithcka më prek.
 
Cfarë është jeta?
1-Jeta është një udhëtim unik dhe i veçantë për secilin prej nesh.
Po vdekja?
2- Vdekja është pjesë e jetës dhe duhet të pranohet si një proces natyral.
Cfarë të lëndon më shumë?
3-Morsmirnjohja
Cfarë i ndan njerzit ?
4-Njerëzit ndahen nga gabimet, dhe mungesa e komunikimit dhe kuptimit reciprok.
Cfarë jan lotët?
5-Lotët janë një shprehje e ndjenjave të thella dhe mund të jenë të ndryshme në varësi të situatës.
Po lumturia cfarë është?
6-Lumturia është një ndjenjë pozitive dhe mund të jetë e ndryshme për secilin prej nesh.
Cfarë sjell nata?
7-Nata sjell qetësi dhe mundësi për relaksim.
Po dita?
8-Ngarkese ,lodhje.
Cfarë është leximi për ju?
9- Leximi është një mënyrë e shkëlqyeshme për të zgjeruar horizontet dhe për të mësuar gjëra të reja.
Po mosleximi?
10-Mosleximi mund të jetë një humbje e mundësive për të mësuar dhe për të zgjeruar horizontet.
Cfarë është besimi?
11-Besimi është një ndjenjë pozitive e sigurisë dhe besimit që kemi në dike ose dicka,kur besojmë ne dikë apo në dicka ndihemi të sigurtë dhe të perkrahur.
Po mosbesimi?
12- Mosbesimi është një ndjenjë e dyshimit dhe mosbesimit ne dikë apo në dicka ,kur nuk besojmë në dicka ose në dikë ndjehemi të paqëndrueshëm në prani të tyre.
Cfarë është biseda për ju?
13-Biseda është një mënyre e shkëlqyeshme për të ndar mendime dhe ndienja me të tjerët .
Po mos komunikimi?
14-Moskomunikimi
është "moskuptimi".
Cfarë është ëndrra?
15-Endrrat janë përvoja të ndryshme që mund të jenë të lidhura me ndjenja, emocione dhe dëshira.
Po realiteti?
16- Realiteti është "ekzistenca jonë".
Cfarë është dashuria ?
17-Dashuria është ndjenja më e bukur në botë.
Po padashuria?
18-Padashuria është ndjenja e mungesës së dashuris.
Cfarë është urrejtja ?
19-Urdhërimi për largim.
Po falja?
20-Lirimi nga ndjenja e fajësisë.
Cfarë eshtë më e lehtë për ju te lëndosh ?
Apo të të lëndojnë?
21-Nuk dua të lëndoj njeri .Përpiqem të mos lëndojë, por mua më lëndojne.
Uff u lodhaaa 😂
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top