Përgjaken Pashkët në Santorini, 7 të plagosur nga shpërthimi në kishë

Lauri

Anunnak
ثshtë përgjakur ditën e sotme festa e Pashkëve në shtetin fqinj, Greqi. Gjithçka ka ndodhur në kishën e ishullit Ia (Oia) Santorini, ku 7 persona kanë ngelur të plagosur.

Sipas mediave greke bëhet e ditur se një person, i cili mendohet të jetë banor i ishullit, ka hedhur lëndë plasëse në oborrin e kishës gjatë minutave të para të së dielës kur në objektin e kultit ishin mbledhur shumë njerëz si tradicionalisht çdo vit për Pashkët.

Si pasojë e shpërthimit kanë ngelur të plagosur rëndë tre turistë amerikanë (dy femra dhe një mashkull përkatësisht 51 dhe 53 vjeç). Të plagosur kanë ngelur po ashtu 2 qipriotë 24 dhe 27 vjeç, si dhe dy grekë vendas, 50 dhe 23 vjeç. Ata janë transportuar me urgjencë, në spitalin lokal.

Pak më vonë, turistët amerikanë dhe një nga grekët e plagosur u dërguan nëpërmjet një avioni privat, në spitalin e Heraklios (Kretë). Një nga të plagosurit, burrë i moshës 50 vjeçare rrezikon të humbasë njërin sy, si pasojë e shpërthimit. Autori mendohet të ketë qenë i fshehur në mes të turmës, në momentin që ka hedhur lëndën plasëse në oborrin e kishës.

Ai po kerkohet nga policia. Ky është rasti i parë kur brenda kishës kryhet një shpërthim i tillë. Ishulli Ia gjendet në rajonin e Santorinit, rreth 20 minuta larg qendrës së ishullit Santorini. Ia është zona me shtëpi karakteristike e Santorinit dhe shihet nga vendasit si zona më e vizituar për qëllime turizmi.
/express

ps. Amerika kishte lajmeruar qe te kene kujdes ne Kosove, dhe jo ne Greqi Lol
 
Pe: Përgjaken Pashkët në Santorini, 7 të plagosur nga shpërthimi në kishë

A c`me prishen planet, jan terbuar greket, as per pushime sta mban te shkosh me... Gjithesesi gjynah.
 
Pe: Përgjaken Pashkët në Santorini, 7 të plagosur nga shpërthimi në kishë

Nuk e di a e kan gabu mediat tona , apo ata ne amerik emrin se paten than me u ru ne kosove gjat kesaj feste.... mos ndoshta kan desht me thane ne greqi ! :D
 
Back
Top