Për trup të hollë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Për trup të hollë

Ushtrimet gjithnjë e më të popullarizuara ‘pilates’ kanë efekte shumë më të mëdha sesa ushtrimet për dhënien e formës dhe forcimit të trupit. Ky program i ushtrimeve përmirëson mbajtjen dhe zgjat trupin, pas vetëm disa seancave. Për ta arritur rezultatin maksimal, mundohuni që gjatë ushtrimeve të tërhiqni muskujt e barkut, zgjatni qafën dhe shpinën dhe lëshoni supet. Ushtrimet të cilat i rekomandojnë ekspertët duhet t’i bëni çdo ditë.

trupholle1.jpg

Tetë minuta për ushtrim
0:00 - 1:00 ‘Mjellma’ (aktivizon muskujt e shpinës, barkut dhe pjesës së brendshme të kofshës)

Shtrijuni me bark në dysheme, mblidhni këmbët, shuplakat vendosni afër supeve, ndërsa bërrylat ngjitni për trupi. Duke u mbështetur në shuplaka në dysheme, çojeni kokën, supet dhe gjoksin. Tërhiqni muskujt e barkut dhe përkuleni pjesën e sipërme të shpinës nga prapa. Merrni frymë dy-tri herë, dhe pastaj ngadalë kthehuni në pozitën fillestare (gjoksi dhe koka në dysheme). Përsëriteni ushtrimin.
1:00 - 2:00 Tendosja e këmbëve (aktivizon muskujt e barkut dhe pjesën e brendshme të kofshës)

Shtrijuni në shpinë, mblidhni këmbët në gju dhe duke i mbajtur me duar, tërhiqni në drejtim të gjoksit. اoni supet, qafën dhe kokën nga dyshemeja. Pas kësaj, vendosni duart pas koke, ndërsa këmbët drejtojini dhe mbani lartë nga dyshemeja në kënd prej 45 shkallësh. Qëndroni në këtë pozitë derisa të numëroni deri në tre. Sërish lakoni këmbët në gju dhe kapini me duar. Përsëriteni ushtrimin, duke e mbajtur pjesën e sipërme të trupit të ngritur, ndërsa kofshët të mbledhura.
2:00 - 4:00 Tendosja e shtyllës kurrizore (aktivizon muskujt e shpinës dhe barkut)

Uluni në dysheme me duar dhe këmbë të shtrira, pastaj nxirreni ajrin dhe drejtojeni shpinën. Pas kësaj, merrni frymë dhe përkuluni në drejtim të këmbëve. Përkuleni kokën, qafën dhe supet dhe tërhiqeni barkun. Duhet të keni kujdes të mos i lëvizni ijët. Merrni frymë dhe qëndroni në këtë pozitë derisa të numëroni deri në dy. Nxirreni frymën dhe kthehuni në pozitë fillestare. Përsëriteni ushtrimin.
trupholle2.jpg

4:00 - 6:00 Rotacion nga pozita e ulur (aktivizon muskujt anësor të barkut)

Uluni në dysheme dhe shtrini këmbët. اoni duart në nivel me supet dhe zgjeroni anash. Nxirreni frymën dhe drejtojeni shpinën, dhe pastaj sërish merrni frymë, tërhiqeni barkun dhe rrotullojeni trupin në bel nga ana e djathtë. Derisa e bëni këtë lëvizje (derisa rrotulloni kafazin e kraharorit, supet dhe duart), ijët duhet të mbeten të palëvizshme. Pastaj kthejuni në pozitën fillestare. Rrotullojeni trupin në anën e majtë dhe vazhdoni ta bëni këtë ushtrim disa herë, duke e rrotulluar trupin herë në anën e djathtë e herë në të majtën.
6:00 - 7:00 Ngritja e këmbëve (aktivizon muskujt e barkut, shpinës dhe kuadricepsët)

Qëndroni ulur me këmbë të hapura dhe shuplaka të vendosura në dysheme (ashtu që gishtat të jenë të kthyer kah trupi). اohuni nga dyshemeja ashtu që trupi të qëndrojë në linjë të drejtë (duke u mbështetur në këmbë dhe duar). اojeni këmbën e majtë sa më lartë që mundeni, por pa ngritjen e ijëve. Qëndroni në atë pozitë tre sekonda. Pas kësaj, lëshojeni këmbën ngadalë në dysheme. Bëjeni dhjetë herë këtë ushtrim duke ndryshuar anët.
7:00 - 8:00 Tërheqja e këmbëve prapa (aktivizon muskujt e barkut, prapanicës, ijeve dhe gjoksit)

Merrni pozitën e ‘pompave’, forconi muskujt e barkut dhe vendosni shuplakat në vijë të njëjtë me supet. اojeni këmbën nga 5 deri në 10 centimetra nga dyshemeja. Qëndroni në këtë pozitë tre sekonda, ndërsa pastaj ngadalë lëshojeni këmbën në dysheme. Përsëriteni ushtrimin me këmbën tjetër. Për rezultate optimale, duhet ta bëni këtë ushtrim njëzet herë (dhjetë herë me këmbën e majtë dhe dhjetë herë me të djathtën).Telegrafi
 
Rruga më e shpejtë për një bel vital

Kemi një lajm të mirë për ju – beli më së lehti përmirësohet! Përmes këshillave tona, këtë do ta arrini pa dieta rraskapitëse dhe ushtrime rigoroze, përmes ndryshimeve minimale të shprehive të jetës. Ndërsa rezultatet shumë shpejt do të jenë të dukshme.
Asgjë nuk është aq tërheqëse, sikurse beli i theksuar i femrës. Nëse beli juaj nuk është aq vital, mos u dëshpëroni. Mundohuni që të adaptoni shprehi të shëndosha të jetesës dhe do të shihni se si kilogramët rreth belit, lehtë treten.

Bëni gjumë të rregullt
Një studim amerikan ka treguar se gratë të cilat flenë së paku shtatë orë në ditë, janë më të holla në bel se ato femra që flenë pesë apo më pak orë. Mungesa e gjumit çrregullon hormonet në organizëm, të cilat rregullojnë oreksin. Kjo është arsyeja pse hani më shumë kur jeni të rraskapitur dhe të lodhur, posaçërisht ushqime që janë përplot karbohidrate, siç janë biskotat, çokollatat dhe tortat, çka nuk është aspak mirë. Pikërisht këto ushqime duhet t’i evitoni.

Hani drithëra
Një studim i fundit ka treguar se përdorimi i drithërave në ushqim, ndikon në humbjen e dhjamit rreth belit. Ushqimi i tillë jo vetëm që ndihmon në shkrirjen e dhjamit, por edhe e përmirëson tretjen dhe ndihmon që të çliroheni nga toksinat. Pra, ndryshojeni bukën e bardhë me atë integrale, pastën dhe orizin dhe hani sa më shumë drithëra me kokrra të plota.

Alkooli është armiku më i keq i belit vital
Sipas asaj se ku grumbullohet dhjami në trupin tuaj, mund të arrihet përfundimi se cilat gabime i bëni në ushqim dhe stilin e jetës. Dhjami në bel anash, menjëherë nën rrip, zakonisht nënkupton se e teproni me sheqer apo alkool. Jo vetëm që alkooli ndikon në grumbullimin e dhjamit përreth belit, por i irriton edhe organet e brendshme, çka mund të shkaktoj ‘stomakun e birrës”. Kjo nuk do të thotë se duhet plotësisht të harroni pijet tuaja të preferuara – thjesht mundohuni që së paku katër herë në javë të mos pini alkool, apo pini ujë mes pijeve alkoolike. Nëse prapë e teproni me alkool, për mëngjes hani vezë, të cilat do të neutralizojnë toksinat nga mëlçia.

Rriteni konsumimin e yndyrave
Ja një sekret në të cilin manekinet betohen – ushqimet e pasura me yndyra, ndihmojnë në mbajtjen e belit vital. Por jo ato me yndyra të këqija të cilat gjenden në brumëra apo ëmbëlsira, por ato të shëndetshme nga peshku, vaji i peshkut apo ullinjve, si dhe nga frutat me lëvozhgë. Konsumimi i shpeshtë i këtyre ushqimeve ndikon në djegien e dhjamit, posaçërisht në pjesën e belit. Nëse nuk i konsumoni këto yndyra përmes ushqimeve të pasura me to, gjithmonë mundeni sallatën ta spërkatni me vaj ulliri.
Eliminojeni stresin,
bëni joga
ثshtë dëshmuar se stresi ndikon në krijimin e dhjamit shtesë rreth belit dhe në stomak. Këto shtresa shumë vështirë do t’i hiqni qafe, nëse fillimisht nuk e evitoni shkaktarin e problemit. Nuk do t’ju ndihmojnë kurrfarë ushtrimesh. Zgjidhja është shkuarja në orët e jogës, të cilat me të vërtetë ndikojnë në zvogëlimin e nivelit të stresit. Vetëm kur ky nivel bie, atëherë do të fillojnë kilogramët të shkrihen. kS
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top