Për kë po vriten shqiptarët në Siri?

cent

...Lontano
Fahri Xharra

Përditë e më tepër po jemi dëshmitarë të një dukurie e cila na bën që si komb të jemi më larg botës së civilizuar. Jo pse ata na largojnë, por ne po ia kërkojmë vetes këtë largim nga e vërteta pa të drejtë ankese dhe pa të drejtë arsyetimi ndaj brezave që do të vijnë. Po për kë? Po, për ç’ka? Për cilin atdhe? Pse jemi aq të lehtë që të rekrutohemi?

Për kë? Kush po na rekruton? اfarë lakmie e dreqit të mallkuar, na shtyn që të lidhemi më forcat më të errëta e më të urryera të botës? Ku janë fajet? Duhet të dihet një gjë. Krejt propaganda fetare është në duart e Serbisë.

Të vetëdijshëm apo jo, me para apo pa to, të gjithë jemi në kurthin e atyre që të ardhmen tonë e shohin ndryshe e jo ashtu se si e duam ne. Ne vetëm jemi duke i shkuar mbrapa një të papriture, e cila do të na kushtojë shumë shtrenjtë. Brezat kanë për të na mallkuar.

Më 8 Korrik 1977, Konventa e Gjenevës ratifikoi definicionin (përkufizimin) e një mercenari(neni 47): “Mercenari nuk e ka të drejtën e një luftëtari apo të një të burgosuri të luftës”. Përgjithësisht termi mercenar e ka një konotacion shumë negativ për shkak se motivimi për këtë mënyrë të luftës për të huaj e nxit paraja. Të jesh mercenar duhet të jesh edhe nga zemra i prishur. Vrasës. Në rastin tonë vrasës i ardhmërisë sonë.

ثshtë ditur se lufta do të fitohet, është ditur se Kosova do të jetë e pavarur, e mu për këtë kanë pas filluar përgatitjet nga ana e humbësit (në bashkëpunim me dashamirët tonë që na njohin shumë mirë) që luftën tonë, herët a vonë ta qesim në errësirë; herët a vonë ta njollosim me njollat më të shëmtuara, dhe këtë shkatërrim të mundit tonë qindravjeçar, dhe ndihmës historike të botës së civilizuar të bëjnë me njerëzit tonë.

Po, po me njerëzit tanë. Ku janë intelektualët që nuk flasin? Pse janë pseudointelektualët (intelektualët e rrejshëm) aq të zëshëm në mohimin e çdo gjëje që vlen? Vallë, çfarë lloji i mbinjeriut janë ata që kënaqen duke na ngrehur zvarrë në errësirën e së kaluarës tragjike? Mercenar është edhe ai që me shkrimet dhe paraqitjet e tij publike lufton për kauzën e tjetërkujt.

Ai merr pjesë në një armiqësi, për të përfituar më shumë materialisht. Heu mos kofshin! Kush po i ndjell këta mercenarë të së keqes që t`i qesin hije të keqe e të pashlyeshme tërë kombit? Kush krekoset me shkrimet që na ndajnë identitetin tonë? Kush njollos figurat e Skënderbeut, Ismail Qemalit, Nënës Terezë vetëm e vetëm të njollosë kombin, historinë, arritjet dhe më e keqja, të na lërë pa ardhmëri?

Të dalësh në anën e kurrkujt për një grusht parash, apo nga një infeksion patogjen të shpëlarjes së trurit, i përngjan mercenarit të hapësirës (film vizatimor), me dëshirë e i bindur në asgjësimin e Planetit X, diku larg, në Galaktikën e Don Kishotit. Mercenarët (henchmen) janë vegla të pa vlera, që nuk i dhimbsen as dreqit, e që shërbejnë vetëm për të kryer detyrën e dhënë, e pastaj nëse mbijetojnë mbyten nga vetë paguesi. Ata kanë uniformë të cilën duhen bartur, ata kanë ide qe shkon përtej shpirtit të predikuar nga vetë zoti i tyre.

Nuk po kam zë më shumë që të thërras e të kthjelli mendjen e mykur e të shitur të atyre që nuk janë të vetëdijshëm për veprën e madhe të shqiptarëve në shpëtimin, në kohë të duhur të popullit historikisht të përndjekur, hebrenjve të cilët gjetën strehim në tokat iliro-shqiptare gjatë shekullit të dytë para Krishtit, në shekullin XVII-të, hebrenjve të ikur nga Inkuizicioni në Spanjë dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ne shqiptarët, krenarinë tonë e mbështesim përveç në historinë tonë antike të vjedhur edhe në katër shtyllat që na mbajnë fortë në mesin e popujve të civilizuar të Europës: Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Nënë Tereza, Ismail Kadare dhe shpëtimi e strehimi i hebrenjve gjatë historisë.
/Shekulli
 
Pe: Për kë po vriten shqiptarët në Siri?

Kjo koha e Internetit të gjithë i bëri analista.
Po s'ikur s'ia kanë haberin se nuk është as hera
e parë e as e fundit që ekzistojnë luftëra të interesave,
si shembull Lufta e Spanjës, po kush dreqin i çonte
njerëzit të vdisnin atje???

Po në fund të fundit "i din Meta punët e veta".
Kujt turpi e kujt krenaria? Pah Zotin, se na shurdhuan me
këto lloj analiza...
 
Titulli: Për kë po vriten shqiptarët në Siri?

Mundohuni te gjeni dike qe vertet ka lidhje me ate cfar analizon...ky burri ketu poshte ka mbaruar per shkenca natyrore....dhe jo shifni komente neper internet e postoini ketu.

Fahri Xharra Lindur më 4 prill 1951, jeton në Gjakovë. Fahri Xharra është inxhinier i diplomuar ne Universitetin e Ljubjanës në degën e Shkencave Natyrore Teknologjike. Me përvojë shumëvjeçare ndërkombëtare, Xharra punoi në ndërmarrjen zvicerane “Bezema” si drejtor i shitjes ne Azinë Qendrore nga viti 2004, në Zvicër.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Për kë po vriten shqiptarët në Siri?

Dhe ky me tgjithe ca Xharra tjere, tgjithe artikujt i kane qe mbjellin urrejtje dhe mllef ndaj muslimaneve.

Sa i perket artikullit, eshte i ngjajshem me temat tjera rreth Sirise. Une jam kunder shkuarjes andej t'luftohet. Se per ke po vriten, s'eshte puna e jona. Ka pasur edhe ne Kosove mjaft te huaj qe kane vdekur per t'na cliruar. Perse nuk thuhet edhe per shqiptaret qe shkojne atje, sic thuhet per te tjeret ? Apo jo, jane muslimane dhe keta jane muxhahedine. Islamofobia kete e ben, s'bashku me median.
 
Titulli: Për kë po vriten shqiptarët në Siri?

Fahri Xharra

Ne shqiptarët, krenarinë tonë e mbështesim përveç në historinë tonë antike të vjedhur edhe në katër shtyllat që na mbajnë fortë në mesin e popujve të civilizuar të Europës: Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Nënë Tereza, Ismail Kadare dhe shpëtimi e strehimi i hebrenjve gjatë historisë.
/Shekulli


Cfarë nuk ju pëlqeka në këto që F.Xharra thotë, sepse nderon Skëndërbeun, Nënë Terezën dhe krenaria e tij është historia e popullit shqiptar, popullit të vet dhe jo Zotin dhe librat fetar?! Apo që venë për "vëllezërit" e tyre, por që marrin lekët nga pas.. ?!
E vërteta nuk pëlqehet në fakt..

Sa më pëlqeu kjo mbyllje që i ka bërë kësaj analize..
 
Titulli: Për kë po vriten shqiptarët në Siri?

Askush se pat fjalen per ato fjale o Love :D Ishim duke folur per analizen qe e ben me luften
 
Titulli: Për kë po vriten shqiptarët në Siri?

Askush se pat fjalen per ato fjale o Love :D Ishim duke folur per analizen qe e ben me luften

Ato fjalë i replikova sepse më pëlqyen mua si mbyllje nuk kishin të bënin me ato pikëpyetje dhe pikëçuditëse që shkruajta :)..

Shumë mirë u drejtohet që në fillim me pyetjet: Po për kë? Po, për ç’ka? Për cilin atdhe? Pse jemi aq të lehtë që të rekrutohemi? dhe duke vazhduar më tej:
Kush po i ndjell këta mercenarë të së keqes që t`i qesin hije të keqe e të pashlyeshme tërë kombit? Kush krekoset me shkrimet që na ndajnë identitetin tonë? Kush njollos figurat e Skënderbeut, Ismail Qemalit, Nënës Terezë vetëm e vetëm të njollosë kombin, historinë, arritjet dhe më e keqja, të na lërë pa ardhmëri?

Për mua është një analizë e një personi që e ndjen veten tamam shqiptar dhe që para gjakut të tij nuk vendos të tjerët, para figurave historike nuk vendos tjera gjëra, para historisë së tij nuk vendos asgjë..

Sinqerisht, këta që shkojnë në këtë luftë e kanë bërë vetë veten qesharak .. si e kam thënë dhe diku më e ndershme do të ishte të thonin po vemi të luftojmë sepse na vjen keq jo i kemi vëllezer apo se kështu na thotë Allahu .. kur në anën tjetër marrin lek .. kush është ai Zot apo ato shkrime fetare, që thonë ikni luftoni me lekë në emër të Zotit, dhe dilni nëpër gazeta e krekosuni në emrin e Zotit?! Se besoj se ka jo ndonjë fletë në Kuran të thotë këtë..
 
Titulli: Për kë po vriten shqiptarët në Siri?

si e kam thënë dhe diku më e ndershme do të ishte të thonin po vemi të luftojmë sepse na vjen keq jo i kemi vëllezer apo se kështu na thotë Allahu .

Love, secili ka bindjen e vet. Nuk ndertohen parimet fetare sipas shijeve te tjeterkujt, ne kete rast shijes sate. Cfare qenka dallimi nqfs dikush shkon pse i quan vellezer, tjetri se i dhimbsen ? Po ti ke mjaft shqiptare nga Kosova qe kane marre pjese ne luften e Kroacise, cfare i kishim kroatet ne, vellezer ?

kur në anën tjetër marrin lek

Fakte Love, fakte. Jo llafe t'kafeve.
 
Titulli: Për kë po vriten shqiptarët në Siri?

Love, secili ka bindjen e vet. Nuk ndertohen parimet fetare sipas shijeve te tjeterkujt, ne kete rast shijes sate. Cfare qenka dallimi nqfs dikush shkon pse i quan vellezer, tjetri se i dhimbsen ? Po ti ke mjaft shqiptare nga Kosova qe kane marre pjese ne luften e Kroacise, cfare i kishim kroatet ne, vellezer ?



Fakte Love, fakte. Jo llafe t'kafeve.

Të gjitha mediat të thonë: "Na ujkun ti thua unë dua gjurmët" .. i bie kjo puna e fakteve të lekëve.. normale mo që paguhen, urdhëro po të sjell dhe një artikull për serbët .. ndoshta janë në një grup me këta që kanë shkuar për gjoja vëllezërit e tyre:

Serb

Mënyra si e përshkruajnë "vllazërinë" në lidhje me këtë luftë në Siri, është fakti real pse këta persona sot bëhen qesharak nga mediat dhe mbarë shqiptarët, sepse fusin në mes justifikimin e besimit të tyre në Zot dhe "ndihmesën" e tyre mqs janë musliman, atëherë i bie që nqs do të ishte, e zëmë, Izraeli në pozicionin që është Palestina sot, vallë a do të dilnin nëpër gazeta e me ligjeratat, që do të shkojmë të ndihmojnë vëllezërit tanë Izraelit edhe pse s'janë musliman?!

Nuk mendoj se ka shqiptar që të vejë të lëjë kokën nëpër luftrat e xhihadit jo.. cdo gjë bëhet për lekë, ka që janë me asadin dhe ka kundra asadit, zgjedhja është cila anë paguan më shumë ;)..
Më vjen keq për nënat e këtyre djemëve.. kur lexova para ditësh rastësisht rastin e një nëne që kërkonte trupin e djalit ta varroste afër vetes dhe ta qante por se dinte ku e kishte .. Ehhh...

Lover thua do marrin dhe këta ndonjë titull nderi si Bekim Berisha?! :)

 
Pe: Për kë po vriten shqiptarët në Siri?

Love, si zakonisht ja paske futur kot: dikush për lisa e dikush për fshisa!
 
Titulli: Për kë po vriten shqiptarët në Siri?

Si zakonisht, vazhdoke të më lexoke .. Më pëlqen, të përshëndes :)..
 
Titulli: Për kë po vriten shqiptarët në Siri?

Love, te them se gabon rende. Une njoh disa qe kane shkuar atje, madje 3 qe kane vdekur, ti thua per leke. E sheh sa shume paragjykon ?
 
Titulli: Për kë po vriten shqiptarët në Siri?

Idiotllek! Te luftosh e te vdesesh per ceshtjen e terroristeve islamike. Por nga njera ane me mire qe lane kokat andej, se po te mbijetonin, do te benin hatane kur te ktheheshin ne Kosove e Shqiperi.

Mua me vjen keq per disa te rinj shqiptare, qe ne vend se te mesojne, te studiojne, shkojne e marrin armet per te vrare po djem nenash. Me siguri, u ka humbur llogjika.

hajduti
 
Titulli: Për kë po vriten shqiptarët në Siri?

Ishalla po na shkojn ne lufte keta frikacaket qe
Bejne propaganda lart e posht!!
Jam i pari qe do dhuroj lek per biletat!!
 
Titulli: Për kë po vriten shqiptarët në Siri?

Love, te them se gabon rende. Une njoh disa qe kane shkuar atje, madje 3 qe kane vdekur, ti thua per leke. E sheh sa shume paragjykon ?

Ku ka ze, seshte pa gje

U beme 2 ne forum qe themi e bejne per lek lol
 
Titulli: Për kë po vriten shqiptarët në Siri?

Mund t'beheni edhe 100 dhe t'ja beni qejfin vetit moj Marla. Qejfi me i madh se Stambolli kane thene :D - Edhe nqfs tgjithe udhetaret ne aeroplan i thone pilotit ndale, a vlen mendimi i shumices ne kete rast ! ? lool.
 
Titulli: Për kë po vriten shqiptarët në Siri?

Jeni bere 3 ose 4 talebane se bashku edhe beni zhurmuesin.

Nje minorance absolutisht e vogel qe mbase ka ardhur koha, t'ju tregohet vendi njehere e mire.

Shikoni videot neper webe, ku keta muxhahedinet tuaj, jane demoned edhe shpellaret me te PAZOT, ne kete univers. Ne emer gjasme te nje zoti, vrasin, perdhunojne, shpartallojne, gjymtojne gra, vajza, femij, burra te pafajshem.

NQS perkrahni kete lloj shpellarizmash edhe kete lloj feje, suma juaj duhet te deportohet ne Pakistan, edhe kjo lloj rryme ekstremistesh te shpallet e paligjshme.

Na jeni bere si bakterjet ngjitese, vijme ne kete forum edhe vetem shpellarizmat tuaja po shikojme .

Tutje - Larg, se shqiptaret me ju nuk kane as nje gje te perbashket. Thjesht ju parasitoni shtetesine, gjuhen, edhe traditat shqiptare per te bere endrat makabre tuaja realitet.

Mos u fshihni nen emrin musliman, juve jeni islamik, edhe pike. Leri avionet, ne punen e tyre, apo ia ke vene syrin ndonjerit!


hajduti
 
Titulli: Për kë po vriten shqiptarët në Siri?

Mos u fshihni nen emrin musliman, juve jeni islamik, edhe pike. Leri avionet, ne punen e tyre, apo ia ke vene syrin ndonjerit!

Puna e mar, a u lodhe a jo lool :fshin:
 
Titulli: Për kë po vriten shqiptarët në Siri?

Sa turp, lexoni mo njerez me Mendje perpara se te vini te komentoni ktu, plasini mire :)
 
Pe: Titulli: Për kë po vriten shqiptarët në Siri?

Jeni bere 3 ose 4 talebane se bashku edhe beni zhurmuesin.

Nje minorance absolutisht e vogel qe mbase ka ardhur koha, t'ju tregohet vendi njehere e mire.

Shikoni videot neper webe, ku keta muxhahedinet tuaj, jane demoned edhe shpellaret me te PAZOT, ne kete univers. Ne emer gjasme te nje zoti, vrasin, perdhunojne, shpartallojne, gjymtojne gra, vajza, femij, burra te pafajshem.

NQS perkrahni kete lloj shpellarizmash edhe kete lloj feje, suma juaj duhet te deportohet ne Pakistan, edhe kjo lloj rryme ekstremistesh te shpallet e paligjshme.

Na jeni bere si bakterjet ngjitese, vijme ne kete forum edhe vetem shpellarizmat tuaja po shikojme .

Tutje - Larg, se shqiptaret me ju nuk kane as nje gje te perbashket. Thjesht ju parasitoni shtetesine, gjuhen, edhe traditat shqiptare per te bere endrat makabre tuaja realitet.

Mos u fshihni nen emrin musliman, juve jeni islamik, edhe pike. Leri avionet, ne punen e tyre, apo ia ke vene syrin ndonjerit!


hajduti

اka ke bre djalë? Mos t'ka ra gripi?
 
Back
Top