Për dinjitetin e çiftit

Nga Edmond Tupja

Të jetë vallë dinjiteti i çiftit thjesht një nocion, pra, një ide, diçka abstrakte thuajse e pazbatueshme në realitet, sidomos në realitetin shqiptar të këtyre viteve apo dhjetëvjeçarëve të fundit? Të jetë vallë çifti një binom në krizë qysh në fillimet e tij disa miliona vite më parë kur homo erectus sapo ishte shfaqur? Po le të mos shkojmë deri kaq prapa në historinë e çiftit njerëzor dhe të përqendrohemi te çifti sot.

Dinjiteti i një çifti në kushtet e një shoqërie të emancipuar ose, si në vendin tonë, në emancipim e sipër, duket se varet nga një sërë faktorësh vendimtarë: Së pari, nga shëndeti psikik e fizik i çiftit, së dyti, nga marrëdhëniet e tij shoqërore (edukatë e kulturë), së treti, nga raporti midis dashurisë shpirtërore dhe asaj fizike. Vështruar në këtë kënd të trefishtë, duhet të kemi përherë parasysh se dinjiteti është, si përkufizim, tërësia e vlerave morale të njeriut, rrjedhimisht edhe të çiftit, shoqëruar me vetëdijen e tij për këto vlera e për të drejtat në shoqëri, pa harruar respektin ndaj vetvetes.

Nga ana tjetër, ky dinjitet nuk është i dhënë një herë e përgjithmonë, ai lind, forcohet e pasurohet, por edhe dobësohet e varfërohet në funksion të mjedisit dhe të rrethanave, në vartësi të trashëgimisë edukative, arsimore et kulturore të pjesëtarëve të çiftit, si edhe të ndikimeve apo trysnive të shoqërisë mbi atë. Pra, dinjiteti i çiftit nuk është një rezultat i pandryshueshëm, por një rezultante, pra, si përkufizim, një forcë, veprimi i së cilës është i barabartë me veprimin e njëkohshëm të disa forcave të tjera të ushtruara së bashku mbi një trup. Prandaj, mund të pohojmë, pa rrezikuar të gabohemi, se dinjiteti i çiftit është në një ekuilibër të brishtë, që mund të prishet përkohësisht ose përfundimisht, çka do të thotë se, nën ndikesën e forcave me natyrë psikosocialkulturore me të cilat hyn pashmangësisht në marrëdhënie, ai mund të mos prishet (dhe, në këtë rast, çifti mbijeton), por edhe të prishet (dhe, në këtë rast, çifti shpërbëhet).
Couple-in-the-sunset.jpg

Së fundi, përvoja e shumë çifteve dhe studimet e psikologëve dëshmojnë se, për të mbrojtur dinjitetin e vet, çdo çift i mirëfilltë duhet t’i zgjidhë problemet, madje edhe krizat që mund ta trondisin atë herë pas here, vetëm nëpërmjet dialogut jo veçmas në gjirin e tij, por edhe me ndihmën e psikologëve, e të afërmve apo miqve të vërtetë. Mjerisht, kultura e dialogut ende nuk është bërë tipar thelbësor i ekzistencës së çiftit jo vetëm në vendin tonë, por edhe në shkallë planetare.

Faktorë të ndryshëm individualë (si temperamenti, profesioni dhe shijet vetjake, për shembull) mund të kombinohen keq ose të bien në kundërshtim me faktorë shoqërorë (si edukata, shkollimi e kultura, ndër të tjera) dhe nga ndërveprimi i tyre varet në një masë të konsiderueshme mbijetesa e çiftit veçanërisht kur dinjiteti i tij ka nisur të plasaritet ose të thërmohet duke vënë kështu në pikëpyetje vetë ekzistencën e çiftit të tronditur seriozisht deri në themelet e tij.
 

Attachments

  • Couple-in-the-sunset.jpg
    Couple-in-the-sunset.jpg
    28.4 KB · Shikime: 0
  • Couple-in-the-sunset.jpg
    Couple-in-the-sunset.jpg
    28.4 KB · Shikime: 0
Prandaj, mund të pohojmë, pa rrezikuar të gabohemi, se dinjiteti i çiftit është në një ekuilibër të brishtë, që mund të prishet përkohësisht ose përfundimisht, çka do të thotë se, nën ndikesën e forcave me natyrë psikosocialkulturore me të cilat hyn pashmangësisht në marrëdhënie, ai mund të mos prishet (dhe, në këtë rast, çifti mbijeton), por edhe të prishet (dhe, në këtë rast, çifti shpërbëhet).
E ka thene bukur ekte me spier.



çdo çift i mirëfilltë duhet t’i zgjidhë problemet, madje edhe krizat që mund ta trondisin atë herë pas here, vetëm nëpërmjet dialogut jo veçmas në gjirin e tij, por edhe me ndihmën e psikologëve, e të afërmve apo miqve të vërtetë.

NErsa kete pjesen siper ketu jam dakort vetem me pjesen ku thote dialogu mes cifiti,aty ku perfshine psikolog e te aferm e shok,me mire vej flaken lidhjes e mbaron pune,ose ndaje e mos caj derrasa kot ne boshllek.Jo po te therrasim edhe komshin per nje ide,,,idiotesira.
Cfare ti si individ s`je ne gjendje ta stabilizosh bashke me tjetrin qe ke per krahu,ka vdek si lidhje,jepi duart.

Gjithesesi per ta mbyllur,duajeni fort ate qe keni ne krah e ne familje,se eshte i vetmi qe ndjen dhimbjen tuaj ndoshta me shume se ti vete.
E nese nuk eshte keshtu,atehere reago,analizo ,sepse po jeton ditet ne nje lidhje boshe dhe te pakuptimt.
 
Ne nje raport lidhja qe krijohet smund te jete e prere me gershere, sepse gjithkush zgjedh menyren e tij per te krijuar urat e dialogut apo te heshtjes
Keto ese-te e shkruara gjate qe ngjajne me ato klishet e rradhes as me ngrohin e as me ftohin hic.
sikur nje raport midis dy njerezish te ishte kaq i kollajte sa pershkruhet , ne kete bote sdo kishte tradhetira apo ndarje.
Kshuqe mundohuni te beni max ne nje lidhje, por veten mos e mohoni!
 
Ne nje raport lidhja qe krijohet smund te jete e prere me gershere, sepse gjithkush zgjedh menyren e tij per te krijuar urat e dialogut apo te heshtjes
Keto ese-te e shkruara gjate qe ngjajne me ato klishet e rradhes as me ngrohin e as me ftohin hic.
sikur nje raport midis dy njerezish te ishte kaq i kollajte sa pershkruhet , ne kete bote sdo kishte tradhetira apo ndarje.
Kshuqe mundohuni te beni max ne nje lidhje, por veten mos e mohoni!
me raste i hedh ose i lexoj dhe une kto shprehjet filozofike ose ndonje ese te shkurter....por as sme ngrohin as nuk me ftohin per vete faktin qe ate e ka shkrujt dikush tjeter per veten e vet
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top