Pentagoni: Putini është autik

LeVoyageur

Once upon a time...
Presidenti rus, Vladimir Putin, është autik.

Kështu thuhet në një studim amerikan, të përgatitur nga një think- tank i Ministrisë së Mbrojtjes, Pentagonit.

Sipas tyre, Putin vuan nga sindroma e Aspergerit.

Ata kanë analizuar gjuhën e trupit të Putin që prej vitit 1966 dhe kanë arritur në përfundimin se shqetësimet e tij autike ndikojnë edhe në mënyrën se si i merr vendimet.
putin.jpg

Kështu shkruan USA Today.

“Zhvillimi neurologjik i Putin është thyer në mënyrë domethënëse gjatë fëmijërisë së hershme,” thuhet në studim.

E thënë ndryshe, atij i ka ndodhur diçka kur ka qenë i vogël.

Ndaj studimit ka pasur kritika nga vetë ekspertë amerikanë.

Ai publikohet pikërisht në momentin kur bota i ka sytë nga Moska dhe reagimi që do ketë ndaj një plani paqeje për Ukrainën.

Situata në lindje të vendit është ndezur ndjeshëm dhe kjo ka bërë që presidenti francez dhe kancelarja gjermane të shkojnë në Kiev dhe Moskë për të arritur një marrëveshje përfundimtare.
mapo
 
Pe: Pentagoni: Putini është autik

E kush si njeh amerikanët?


Së pari thuhet se do t'i shes (ndihmojë) armë Ukrainës me vlerë
prej 3 miliradësh, tani thuhet se ky qenka sëmurë, e më vonë
kush e din çfare do të del.
Krejt kjo politikë e tyre, që nëse ndodh nesër diçka, t'i lihet
Putinit faji! :sherr:
 
Titulli: Pentagoni: Putini është autik

po qe seshte normal kjo dihet ...po keta ruset ne pergjithesi keshtu jane lol
 
Titulli: Pentagoni: Putini është autik

Po po nga autizmi po drejton Rusin e po i kundervihet botes ky ,eh mire mire kush i ha keto budalliqe.
Qe jan pak" psikopat" cdo drejtues dhe lider ne bote eshte thjesht ndryshon masa e hedhur ne vendime,se po mos te ishin s"do drejtonin dot masat njerzore te bera lemsh ndervete.
 
Titulli: Pentagoni: Putini është autik

Qe ky nuk eshte normal kete e dime, por edhe qe amerikanet nuk thone kot qe eshte autik....edhe kete mund ta marrim me mend, dardha e ka bishtin prapa :)
 
Titulli: Pentagoni: Putini është autik

Ky eshte ne top listen time te njerezve me te urryer, por nese e shiqojme nga perspektiva e vet ruseve atehere ky eshte shnderruar si zot per ta.

Dhe eshte e vertete qe kur e mori ne dore Rusine, ai vend ishte si mos me keq, por ja ktheu deri diku dinjitetin duke e bere serish faktor global.

Megjithate me sanskionet e fundit, ekonomia e atij vendi prap po e merr teposhtezen. Rubla u bo cop cop muajt e fundit.
 
Titulli: Pentagoni: Putini është autik

Rusia nuk do ti nenshtrohet Rendit te ri Boteror. Mesa duket deshtoj vizita e Merkel dhe Hollande tek Putin. Hollande deklaroj hapur: nqs nuk do kete akord do kete lufte. Lol
Mjaft e komplikuar e dis-humane eshte aktualiteti ne Lindjen e Mesme, por nuk eshte asgje perpara kesaj lufte nervash(per deri tani) mes USA & UE perballe Rusise.

Konsideroni vetem per pak memente historine e shekujve te fundit: Rusia ka qene gjithmone armike dhe i ka luftuar islamiket. Europa ka punuar gjithmone kunder rusise me bashkepunim me P,Osmane, aktualisht flitet mjaft qe keta te ISIS na qenka pjelle USA dhe po i armatos deri ne dhembe. Sot ata te ISIS thone qe do te hyjne ne Rome, por neser mund te deklarojne se do "vizitojne" Mosken...;) A kane gje te perbashket keta ndodhi?

Dardha e ka bishtin mbrapa.
 
Back
Top