Pengmarrje në kishë: Thërrasin ISIS dhe i presin kokën priftit

Një tjetër ngjarje e rëndë u shënua në Francë këtë të martë.

Dy persona, të armatosur me thika, kanë hyrë në një kishë gjatë shërbimit të mëngjesit, duke marrë peng pesë persona, mes tyre priftin, dy murgesha dhe dy gra të tjera.

Raportohet se ata kanë vrarë priftin, duke i prerë fytin.

Viktima është prifti 86-vjeçar, Jacques Hamel.

Forcat speciale kanë vrarë pengmarrësit.

Bild raporton se ata kanë thirrur ISIS përpara se të kryejnë krimin makabër.

Ngjarja u regjistrua në kishën Saint-Etienne-du-Rouvray, pranë qytetit Rouen.

Mapo.al
 
Titulli: Pengmarrje në kishë: Thërrasin ISIS dhe i presin kokën priftit

Shume interesant fakti qe per pushime verore ky prift i kishte shkruar nje leter besimtareve qe titullohej-Ndertoni nje Bote vellazerore!
 
Titulli: Pengmarrje në kishë: Thërrasin ISIS dhe i presin kokën priftit

Njeri nga vrasesit eshte nje pjestar i Shtetit te Shamit.
 
Titulli: Pengmarrje në kishë: Thërrasin ISIS dhe i presin kokën priftit

Ca spo na degjojne veshet....pune dreqi se zoti nuk eshte kjo
 
Titulli: Pengmarrje në kishë: Thërrasin ISIS dhe i presin kokën priftit

Tjeter lajm shume interesant i sapo dale nga furra, i fresket, i ngrohte fare dmth :)

Xhamia qe frekuentonte njeri nga vrasesit eshte ndertuar ne nje truall te falur nga kisha katolike e Rouenit!
 
Titulli: Pengmarrje në kishë: Thërrasin ISIS dhe i presin kokën priftit

Jo jo mos nxit ti, ai nuk eshte mysliman ai po perdor xhamin dhe islamin si arsyetim I mendjes se tij Te djallezuar.
Nje njeri normal pa fe nuk I ben keto makabra imagjino nje mysliman ?
Jo jo ai thjeshte eshte falur aty atij as si ka interesu cfare imami ka thene apo ka mendu sepse edhe kjo ceshtje kendveshtrimesh eshte .
Ne pjesen ku flitet ne kuran qe nuk ka Te drejte njeriu ti marre jeten njeriut , keta persona kane fjet gjume.
Absolutisht Europa po shpifet , po vret njerezit e vet per ti dhene islamit nje imazh te shpyrfytyruar.
Europa sic ja ka nis.. ne 20 vjet nuk do eksistoje me por ather une sdua te jetoj ne Europe sepse nuk dua te jetoj ne nje vend Arabik !
 
Titulli: Pengmarrje në kishë: Thërrasin ISIS dhe i presin kokën priftit

19 vjecari Adel Khermiche, njeri nga vrasesit, e kishte paralajmeruar qe do Bente nje masaker ne kishe gjate frekuentimit te tij ne xhami, askush nuk ndermori asgje, kjo deshmi vjen nga nje kusheri i tij.
Ps-Jam i vetedijshem qe per postime te tilla duhet burimi por meqe i perkthej vete nga frengjishtja do mundohem ta gjej lajmin italisht e do vendos linkun meqe ne shqiptaret e kemi italishten si gjuhen e nenes :)
 
Titulli: Pengmarrje në kishë: Thërrasin ISIS dhe i presin kokën priftit

U prehte ne paqe , prifti.

Njerezit thone qe nuk eshte islami & nuk eshte kjo arsyeja .. Por prejardhja e k'tyre njerezve ,tregon te kunderten .

Ps....Europa po vret njerezit e vet, per te njollosur Islamin ... Ky eshte trendi qe Lexoj kohet e fundit ... Hipokrizi.
 
Titulli: Pengmarrje në kishë: Thërrasin ISIS dhe i presin kokën priftit

Ky terroristi do jete nje agjent sekret amerikan, o izraelit, o nje i cmendur psikik, o nje i droguar, o nje qe shkon me prostituta, o nje pijanec alkoli. Por kurrsesi jo nje me ideologji islame ne koke.

Lufta e pare boterore nuk eshte aq larg qe te kete humbur gjurme hisotria: Perendoria Osmane betejat e fundit para se te jepte shpirte, i konsumoj me thirrjet per Jihad-islamik kunder Europes. Nga ky moment e pas, islami ka ngelur pa "koke"= pa kalifat. Ja pse Isis ka vulen e nje kaliftati, ja pse po i del ngjyra e vertete edhe Erdoganit kohet e fundit me diktaturen e tij prej nje sulltani te dikurshem, lidhjet e tij dhe te birit me isis i dime boterisht tashme. Qe nga fillimi i keti viti Erdogan eshte akuzuar qe po dergon terrorista ne europe.

Islami ka nevoje urgjentisht per nje riformim ideologjie, t'ja lene historise disa faqe te kuranit e jeten e muhametit se po marrin njerzit ne qafe keta psikopata. Dhe ti bejne nje rilexim me nje kendveshtrim tjeter modern fese islame, qe fe nuk eshte.

Teologu islam nga Siria: "Urrejtja është pjesë e kulturës sonë .."
http://dialogplus.ch/teologu-islam-nga-siria-urrejtja-eshte-pjese-e-kultures-sone-120159
 
Titulli: Pengmarrje në kishë: Thërrasin ISIS dhe i presin kokën priftit

Media prap po shpif do theshte dikush sepse keto sulmet e bera nga Islamist jane ne mode...!
 
Titulli: Pengmarrje në kishë: Thërrasin ISIS dhe i presin kokën priftit

Lufta e pare boterore nuk eshte aq larg qe te kete humbur gjurme hisotria: Perendoria Osmane betejat e fundit para se te jepte shpirte, i konsumoj me thirrjet per Jihad-islamik kunder Europes. Nga ky moment e pas, islami ka ngelur pa "koke"= pa kalifat. Ja pse Isis ka vulen e nje kaliftati, ja pse po i del ngjyra e vertete edhe Erdoganit kohet e fundit me diktaturen e tij prej nje sulltani te dikurshem, lidhjet e tij dhe te birit me isis i dime boterisht tashme. Qe nga fillimi i keti viti Erdogan eshte akuzuar qe po dergon terrorista ne europe.



Teologu islam nga Siria: "Urrejtja është pjesë e kulturës sonë .."
http://dialogplus.ch/teologu-islam-nga-siria-urrejtja-eshte-pjese-e-kultures-sone-120159

E dini kush jane keta personazhet ne foto? Bilali, i biri i Derr-dog-anit me nje lider te isis, (ne kuadratin e bardhe poshte jane fshire kokeat e njerzeve te prere).
Nga nje burim tjeter vellai i Bilalit, Burak, eshte pronar i nje flote detare per transportin e naftes te isis, ne nje merkate te rregullt nga Turqia drejte vendeve sipas kontratave(Ue-izrael &co) http://ilsapereepotere.blogspot.it/2015/12/chi-compra-il-petrolio-dellisis-la.html

Bilal_zpsumexdkg5.png

shtese: se harrova, foto eshte ne nje darke te perzemert ne Staboll dhe jo ne siri..:p
 

Attachments

  • Bilal_zpsumexdkg5.png
    Bilal_zpsumexdkg5.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • Bilal_zpsumexdkg5.png
    Bilal_zpsumexdkg5.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Pengmarrje në kishë: Thërrasin ISIS dhe i presin kokën priftit

Ky terroristi do jete nje agjent sekret amerikan, o izraelit, o nje i cmendur psikik, o nje i droguar, o nje qe shkon me prostituta, o nje pijanec alkoli. Por kurrsesi jo nje me ideologji islame ne koke.

Per cilin terrorist e ke fjalen , Lauri .. se me bere confused ?

Ky terroristi ne fjale , qe ka kryer k'te akt .. ka qene i njohur nga policia dhe ka qene ne police tag, ate alarmin qe te vene tek kemba. Nuk jane sajime & budalleqe.

Tani se kush i drejton ... k'te nuk e di asnje, publikisht akoma.
 
Titulli: Pengmarrje në kishë: Thërrasin ISIS dhe i presin kokën priftit

Per cilin terrorist e ke fjalen , Lauri .. se me bere confused ?

Ky terroristi ne fjale , qe ka kryer k'te akt .. ka qene i njohur nga policia dhe ka qene ne police tag, ate alarmin qe te vene tek kemba. Nuk jane sajime & budalleqe.

Tani se kush i drejton ... k'te nuk e di asnje, publikisht akoma.

E cdo te thote se ka qene me Electronic tagging ?! ajo lehtesisht keputet dhe mund te te genjeje ne lidhje me pozicionin... Electronic tagging tregon pozicionin por jo ate qe je duke bere. Fakti qe ka qene i skeduar ne polici nuk mjafton qe ai te mbikqyrej per veprime te natyres terroriste, pasi ka qene i skeduar per veprime te dobta ! Ceshtja eshte se keta elemente behen lehtesisht objekte rekrutimi nga qeliza terroriste, qe per hir te se vertetes jane individuale, te paorganizuara dhe pas akteve qe kryejne shperbehen, shkaterrohen etj. Problemi qendron ne perpjekjet qe bejne shoqerite per te parandaluar infektimin, rekrutimin dhe indoktrinimin me mjete financiare, apo me ato fetare.
 
Titulli: Pengmarrje në kishë: Thërrasin ISIS dhe i presin kokën priftit

Personalisht kete historine e ISIS e shoh si te ndare nga feja per shume arsye.
Mendoj se pikerisht qellimi i tyre eshte te mbjellin terror dhe urrejtje.
Aktualisht te dy ketyre qellimeve ia kane arritur.
Terror e panik ka kushdo edhe ai besimtari qe fal 5 vakte dhe une qe nuk i praktoj...per aq kohe sa keta tipa kur kryejne aktet e tyre nuk duan te dine se ne ate grup njerezish ka besimtare a jo.
Urrejtjen...mjaft te degjosh lart e poshte si shprehet kushdo per besimtaret....
 
Titulli: Pengmarrje në kishë: Thërrasin ISIS dhe i presin kokën priftit

Mendoj se pikerisht qellimi i tyre eshte te mbjellin terror dhe urrejtje.

qellimi i tyre eshte krijimi dhe njohja e nje shteti te indoktrinuar islamik dhe lufta e shoqerive qe nuk i neneshtrohen ligjeve dhe "kushtetutes" se ketij "shteti". Praktikisht kane armiq gjith globin.
 
Titulli: Pengmarrje në kishë: Thërrasin ISIS dhe i presin kokën priftit

E cdo te thote se ka qene me Electronic tagging ?! ajo lehtesisht keputet dhe mund te te genjeje ne lidhje me pozicionin... Electronic tagging tregon pozicionin por jo ate qe je duke bere. Fakti qe ka qene i skeduar ne polici nuk mjafton qe ai te mbikqyrej per veprime te natyres terroriste, pasi ka qene i skeduar per veprime te dobta ! Ceshtja eshte se keta elemente behen lehtesisht objekte rekrutimi nga qeliza terroriste, qe per hir te se vertetes jane individuale, te paorganizuara dhe pas akteve qe kryejne shperbehen, shkaterrohen etj. Problemi qendron ne perpjekjet qe bejne shoqerite per te parandaluar infektimin, rekrutimin dhe indoktrinimin me mjete financiare, apo me ato fetare.

Qysh keputet ajo e genjen ne lidhje me pozicionin ... kur ke trupin para te identifikuar e i perket asaj electronic tag ? Une po them qe fakti qe ka qene i njohur nga policia per arsye te tjera , qofte edhe per dyshime terroriste... do te thote qe k'to lloj njerezish , nuk jane agjente e as njerez te kurdisur . Jane prove, qe jane njerez te jetes e perditshme ... por se nga kush drejtohen , perse i hyjne kesaj pune... me c'fare motivi .. k'te asnje nuk e ka akoma te qarte publikisht.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pengmarrje në kishë: Thërrasin ISIS dhe i presin kokën priftit

Fatkeqesisht krimineli nuk njeh as Zot, as fe as rrace. Ata vrasin te Krishterin ne Europe ashtu sic vrane dhe Muslimanin ne Medinen e Ndricuar!(zemra e botes muslimane)
Zoti thote: “Kush vret ndokend, qe s’ka vrare njeri ose qe nuk ka bere çrregullime ne Toke, eshte sikur te kete vrare te gjithe njerezit. Dhe, nese dikush shpeton nje jete, eshte sikur te kete shpetuar jeten e krejt njerezve” (Maide: 32)
E per kete rast Profeti Muhamed ne kohe lufterash nder shume porosi qe u jepte muslimaneve gjithashtu urdheronte: "E keni haram( te ndaluar) te Vrisni murgjet".
Mua kete me ka mesuar feja ime dhe i permbahem ketyre parimeve. A udhehiqen pra keta nga Feja?! Per mua jo!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pengmarrje në kishë: Thërrasin ISIS dhe i presin kokën priftit

@soul, akoma ti me Kuran 5:32 (dhe jo 32)? E kemi diskutuar nje here kete mashtrimin global te ju myslimanve, injorant ose mashtrus. Zgjidheni njeren nga keta tu mundesite.
Pa pike turpi... e perserisni te njejtin gabim. Edhe kur ju vihet ne dukje se po mashtroni.
 
Titulli: Pengmarrje në kishë: Thërrasin ISIS dhe i presin kokën priftit

Ma sill pak 5:32 dhe 5:33 komplet te lutem jo gjysmak.
 
Titulli: Pengmarrje në kishë: Thërrasin ISIS dhe i presin kokën priftit

Versete apo paragrafe ne librat e shejt per luftrat gjejme ne te tri librat e tri feve monoteiste . Ato paragrafe per luftrat duhet ti kuptojme vetem ne kontekstin historike .

Sa per krimet dhe kriminelet qe po ndodhin cdo dite , ruana Zot prej njerezve te keqij e zullumqar .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top