PD prezanton programin ekonomik. Basha: 110 mijë vende të reja pune. Paga minimale 36 mijë lekë në muaj

Darius

DENY IGNORANCE
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Partia Demokratike prezantoi sot programin ekonomik. Në një konferencë për mediat në selinë e PD, kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi pikat kryesore të platformës qeverisëse duke u shprehur se baza e tij është rritja ekonomike dhe shtim i të ardhurave të qytetarëve.

Basha shtoi se projekti i PD parashikon dyfishim të ndihmës ekonomike për familjet në nevojë dhe rritje të pagës minimale në 36 mijë lekë në muaj.

“Angazhimi i parë i planit tonë, 110 mijë vende të reja pune”,- tha kreu i Partisë Demokratike.

“Shqiptarët do të kenë më shumë para për të shpenzuar për vete dhe familjet. Këto janë paratë për të cilat derdhni djersë. Ne do të rrisim pensionet jo më pak se 5% në vit, do të ulim çmimin e energjisë elektrike dhe karburantit do të mbulojmë tarifat e studimeve për 90% të studentëve”,- deklaroi kreu i Partisë Demokratike.

Basha tha se në fokus të programit do të jenë edhe të rinjtë. “Ne angazhohemi ta zhdukim varfërinë ekstreme. Nuk do të ketë më familje shqiptare që do të vuajnë për bukën e gojës, ujë dhe drita. Kjo plagë e tmerrshme është zmadhuar dhe dhëmbë sot më shumë se kurrë më parë. Nuk do të kemi më ministra që shumëfishojnë pasuritë si në administratën e Ramës, por do të punojmë fortë për të zhdukur mjerimin, varfërinë ekstreme në familjet shqiptare, dhe hapi i parë do të jetë dyfishimi i ndihmës ekonomike për të gjitha familjet në nevojë. Për të gjitha familjet në nevojë, shumë prej të cilave sot janë jashtë skemës së ndihmës ekonomike. Me zbatimin e programit tonë varfëria në tërësi do të ulet brenda mandatit tonë të parë me 50% ndërsa të gjithë treguesit e varfërisë do të përmirësohen me masat tona konkrete dhe të prekshme”, tha Basha.

Koha Jone
 
Fjalet jane ok, por a do behen realitet; ketu eshte ceshtja.
Te jem i sinqerte edhe une isha disi skeptik se do te ndodhte ne nje te ardhme te afert, por pata mundesine te diskutoja me nje nga ekpsertet qe e kane hartuar edhe me shpjegoi qe ishte mese e mundur.
Une shpresoj qe te behet ekonomia dhe shume gjera te tjera te cilat do i jepnin Shqiperise nje mirefunksionim perendimor.
Dikur na dukej si perralle te ishim vend anetar i Natos. Sot jemi!
Dikur horvateshim rradheve para ambasadave, per nje cop vize sot, mund te levizim te lire!

Por ama shpresa dhe deshira qe vendi yne te behet nje dite s'duhet te na vdesi kurre!

Te pakten une kete mendim kam...
 
Dua edhe une te shkoj ne hene , kshu ne shqiperi pas zgjedhjeve te Prillit
 

PD prezanton programin e Shëndetësisë​


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

PD prezanton Programin për Rininë, Basha: Paratë që do ia marrim mafias do ia japim të rinjve​


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

PD-ja prezanton programin e Shëndetësisë/ Basha: Pagat 1200 euro për mjekët dhe 700 për infermierët​

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Basha: Dyfishimi i të ardhurave për frymë nuk është lapsus në programin e PD

Në prezantimin e programit për reformën rregullatore dhe politikën fiskale që Partia Demokratike prezantoi në datë 28 janar një nga premtimet që tërhoqi më shumë vëmendjen duke ngritur shumë pikëpyetje ishte ai për dyfishimin e të ardhurave për frymë, që sot, llogaritet në rreth 4900 euro dhe PD e premton 10 mijë euro.

Në një intervistë për ABC nëse ky ishte një lapsus, Basha theksoi se rritja ekonomike do të bëhet me investime të brendshme dhe të huaja.

“Jo, jo nuk ka asnjë lapsus absolutisht. Ky është synimi ynë politik. Synimi ynë politik është dyfishimi i të ardhurave të shqiptarëve. Ne besojmë se me programin tonë ekonomik, do të kthejmë, jemi të bindur që do të kthejmë rritjen ekonomike në Shqipëri, investime të brendshme dhe të huaja në nivele të para katastrofës së 8 viteve të Edi Ramës dhe sipas gjithë përllogaritjeve tona këto do të mundësojnë që ekonomia të garantojë një rritje të tillë të punësimit dhe të mirëqenies që brenda një periudhe jo më shumë se 8 vjeçare pra brenda 2 mandateve ne të arrijmë të dyfishojmë të ardhurat e shqiptarëve” – tha Basha.

Lapsi
 
Po si nuk u lodhet e nuk u ngopet me keta njerez te pa fytyre, hajdut, mashtrus, vemje, vrases te shpreses, vampire e gjakpires.


ehhhh....

Sa i duruar qe paskerka qene Shqipetari i shkrete,

tani qe gjeti burimin e parave, nga droga e krimi do bej vendin ky... ?
E keta jane per cirk te gjithe...

Se nuk lulezoi hashashi ne kohen e ketyre e ben Lazaratin - Las Vegas te Evropes!

Keta nuk jane Shqipetar.
PIK.
 
Po si nuk u lodhet e nuk u ngopet me keta njerez te pa fytyre, hajdut, mashtrus, vemje, vrases te shpreses, vampire e gjakpires.


ehhhh....

Sa i duruar qe paskerka qene Shqipetari i shkrete,

tani qe gjeti burimin e parave, nga droga e krimi do bej vendin ky... ?
E keta jane per cirk te gjithe...

Se nuk lulezoi hashashi ne kohen e ketyre e ben Lazaratin - Las Vegas te Evropes!

Keta nuk jane Shqipetar.
PIK.
Ke te drejte , ky eshte hollandez lool
 
Ke te drejte , ky eshte hollandez lool
Po skemi cbejme nga e keqja me e madhe do zgjedhim me te voglen, nga shiu ne bresher do shkoj atdheu, sa te dali ndonje tja bej “allahu ekber” ne mes te kuvendit.
E lane Shqiperine ne meshire te fatit pa opozit 4 vjet, e tani kerkojne voten...

He me marshi te keqen, gopin e lenos do merrni po he...
 
Ore keta demokratet nuk marrin vesh fare!

Ne shqiptaret nuk duam ore rendin, shendetsine, ekonomine, etj!

Ne duam te shkaterrojme me tritol pallate te ndertuara me leje e pa leje!
Ne duam te ngrejme taksat qe te shendoshim shtetin se na eshte dobesuar shume!
Ne duam te fusim ne burg gjithe opoziten se eshte e korruptuar, qe punet Qeverise se Rilindjes t'i shkojne mire!

Ne suksesin e masim se sa shume jemi ne gjendje te shkaterrojme e jo ndertojme!

Budallenjte duan te ringrejne ekonomine...., ne te zgjuarit e rilindjes shkaterrojme e mbledhim!
 
Ka ca parafoles/e ketu qe me kujtojne bemat e fshatareve te kavajes gjate kohes se xhaxhit, qe e qellonin trenin me gure sepse bezdiseshin nga zhurma e tij.
 

Basha nxjerr VIDEO-n e largimit të shqiptarëve: Do ta ndryshojmë këtë​

Lulzim Basha publikoi një video-mesazh në “Facebook”, ku numëron të këqijat që, sipas tij, kanë ndodhur gjatë 8 viteve të qeverisjes së Ramës.

Basha shkruan se me ardhjen e tij në pushtet, do të ndryshojë realiteti i largimeve masive nga vendi të rinisë, duke shtuar se nga programi i PD do të përfitojnë financim 100% të tarifave të studimit 90% e studentëve.

“Pas 8 viteve dështime të Ramës: mbi 50% e popullsisë shqiptare e moshës 18 deri 40 vjeç duan të largohen nga vendi. Në moshat 19-27 vjeç, 74% e tyre duan të emigrojnë. 94% e studentëve shqiptarë që mbarojnë studimet jashtë nuk duan të kthehen më.

Ne do ta ndryshojmë këtë! 5000 bursa për studentët në pamundësi ekonomike për të ndjekur studimet. 90% e studentëve do të përfitojnë financimin 100% të tarifave të studimit. Për të gjithë të tjerët do të përgjysmojmë tarifat. Praktika të paguara për 10,000 studentë çdo vit. Arsimim. Mbështetje. Punësim. Kështu Shqipëria do të fitojë rininë!

Që Shqipëria të fitojë, ne duhet të largojmë Ramën. Më 25 prill, Rama do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë. #SHQIPERIAFITON”,
shkruan Basha.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Ore me keto masturbime justifikuese Lulishi do shkoj per skrap.
Ja VIZJONI, PROGRAMI DHE FYTYRA E NDRYSHIMIT ?
DF2E36AD-1034-4763-8163-B584E5E03ADE.jpeg
 
edhe pse eshte per te qare , po kete klase politike kemi , skemi cbejme
 
Ore me ate qytetarin e thjeshte Milahim Zeka ca u be? Prit ta gjej pa ate deshmin e tij se e ka topchanel prit. ?
eeee jo jo c;lidhje ka ,, ajo eshte bere ne nje shtet tjeter, ne nje kohe tjeter

aman se kta jane ke te zesh e ke te lesh
 
E si mund ta beje kete ky kur kemi ekonomi tregu ku tregtari e percakton vete cmimin e produktit? lool
po nje cmim reference e ka cdo produkt , dhe si e tille tregu mund te monitorohet
sepse me kete abuzohet shume.
Ashtu sic ka rregullator per cdo produkt konsumi , e njejta duhet te jete per cdo qe del ne treg.
 
po nje cmim reference e ka cdo produkt , dhe si e tille tregu mund te monitorohet
sepse me kete abuzohet shume.
Ashtu sic ka rregullator per cdo produkt konsumi , e njejta duhet te jete per cdo qe del ne treg.
Vetem cmimet e shportes. Sic eshte buka ne rastin e ushqimit :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top