Pastrimi i epshit dhe edukimi shpirtëror

Pastrimi i epshit dhe edukimi shpirtëror

Njëri nga qëllimet e të dërguarve të Zotit, ndoshta edhe më kryesori, është që njerëzve t’ua pastrojë epshet e tyre, kështu që në këtë mënyrë t’i edukojë e t’i pastrojë ata.
All-llahu xh.sh në Kur’anin Kerim thotë kështu: “Me të vërtetë All-llahu u ka afruar mirësi besimtarëve pasi që nga mesi i tyre ua dërgoi një profet, për t’ua lexuar ajetet e Tij, që t’i plotësojë dhe t’ua mësojë Librin dhe urtësinë, anipse më parë kanë qenë krejtësisht të humbur.”
Zoti i Madhërueshëm aq shumë i ka dhënë rëndësi edukatës dhe arsimit sa që për robërit e Tij ka dërguar profet enkas për t’i pastruar ata. Personaliteti individual dhe shoqëror, lumturia e kësaj bote dhe botës tjetër apo paaftësia janë të lidhura ngushtë me arsimin dhe mënyrën e jetesës, për këtë edhe edukimi shpirtëror është shumë i rëndësishëm. Profetët janë të dërguar që njerëzve t’ua mësojnë rrugët e edukimit dhe përsosmërisë së epshit. Ata ishin udhërrëfyes dhe ndihmues në pastrimin e epsheve nga të këqijat, nga maskarallëqet e nga cilësitë shtazore që ekzistojnë tek njeriu. Ata predikonin edhe për përforcimin e etikës, virtytit dhe vlerave. Ata paralajmëronin për sjelljet e këqija, njerëzve u ndihmonin në kontrollimin e dëshirave të shfrenuara. Ata këtë e bënin me anë të këshillave apo veprimeve, vetëm e vetëm që njerëzit t’i pastrojnë zemrat e tyre nga të këqijat. Profetët erdhën që t’i edukojnë epshet me fidanin e virtytit të etikës dhe vlerës, me metodën e nxitjes dhe udhëheqjes.
Hz. Muhammedi s.a.v.s. thotë: “ Ju këshilloj për virtytet e edukatës, për këtë edhe jam i dërguar”
Në një vend tjetër thotë: “ Unë jam i dërguar vetëm që ta vendos edukatën në epshet e njerëzve”
Nga Imam Sadiku, Zoti e mëshiroftë, transmetohet të ketë thënë: “ All-llahu të dërguarit e vet i zgjodhi për vlerat e moralit. Atëherë kush sheh në vete vlera të moralit le t’i falënderohet All-llahut për këtë mirësi të madhe. E nëse ndokush nga ju nuk sheh në vete vlera të moralit, t’i lutet All-llahut në qetësi që t’i dhurojë nga kjo dhunti”.
Aliu r.a. thotë: “ Po sikur fare të mos kishim shpresë për Xhennet, apo të mos kishim aspak frikë nga Xhehennemi, apo sikur mos t’i besonim ndëshkimit dhe shpërblimit në botën tjetër, prapë është dashur të kërkonim vlera të moralit; sepse vlerat e moralit na udhëzojnë drejt lumturisë dhe shpëtimit”.
Citohet që Imam Bakiri, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Më i miri nga besimtarët është ai i cili është i shkëlqyeshëm në edukatë”
Hz. Muhammedi s.a.v.s. në një hadith thekson: “Në Ditën e Kiametit në peshoren e veprave, asgjë nuk peshon më tepër se edukata e mirë”.
Profeti i Islamit Muhammedi s.a.v.s. kështu u drejtohet të pranishmëve: “Dy gjëra janë shumë të rëndësishme që do ta fusin ummetin tim në Xhennet, devotshmëria dhe edukata/morali i mirë”.
Njëherë një njeri shkoi tek Resulullahi dhe e pyeti: O Resulullah! Ç’është feja?, “ edukata e mirë”, ia ktheu pejgamberi. Njeriu i doli nga ana e djathta dhe e pyeti: Ç’është feja?, pejgamberi sërish ia ktheu: “ edukata e mirë”. Njeriu u kthye e i doli nga ana e majtë dhe ia bëri të njëjtën pyetje, edhe pejgamberi i ktheu të njëjtën përgjigje. Herën e fundit njeriu i doli nga prapa dhe e pyeti; Ç’është feja? Këtë rast pejgamberi ia ktheu; Nuk kupton ti? Feja rrjedh prej moszemërimit”
Islami edukatës i kushton rëndësi të madhe. Edhe në Kur’an shihet qartë se më shumë ka ajete për moralin e edukatën se për ligjshmërinë, këtë e tregojnë edhe qëllimet e historisë dhe tregimeve, të cilat gjithmonë kanë për qëllim edukatën e mirë. Edhe në shkencën e hadithit në lidhje me këtë temë mund të hasim në mijëra hadithe. Ashtu sikur që nuk janë sevapet e veprave tjera më të mëdha se sevapet e edukatës së mirë, edhe mëkatet për edukatën e keqe nuk janë më të vogla se mëkatet e veprave tjera.
Edukata/morali zë vendin e dytë në përbërje të themeleve të Islamit. Nuk mund të themi se edukata apo morali është vetëm bonton apo imixh i njerëzve besimtarë. Ashtu sikur në drejtësi që ekzistojnë urdhëresat e ndalesat, edhe në edukatë ekzistojnë urdhëresat e ndalesat. Nëse në drejtësi ka nxitje, prirje, shpërblim, vërejtje, frikë ose ndëshkim, këto të gjitha janë të pranishme edhe në edukatë. Atëherë në qoftë se dëshirojmë të arrijmë në lumturi e përsosmëri, nuk mund të qëndrojmë indiferent ndaj rregullave të edukatës/moralit. Nuk mund vetëm të konstatojmë duke thënë se obligimet e edukatës janë vetëm obligime të edukatës e t’i kalojmë pa i përfillur fare. Apo t’i nënçmojmë ndalesat e edukatës vetëm pse ato janë ndalesa të edukatës. Namazi është farzë (obligim) me lënien e tij pason ndëshkimi.
Qëndrimi (mbajtja) në fjalë gjithashtu është farzë, mosqëndrimi në të është haram (e ndaluar) dhe pason ndëshkimi. Ku qëndron dallimi? Besimtar i vërtetë i cili ka arritur në lumturi, është ai që respekton ligjet e jurisprudencës Islame (fikhut) dhe ligjet e etikës e moralit. Bile më pastaj do shohim se shpenzimi i mundit për të arritur lumturinë me anë të moralit dhe etikës, do të jetë shumë me rëndësi dhe do të ketë kënaqësi të paimagjinueshme.

Njohja dhe edukimi i vetvetes

Edhe pse njeriu është një krijesë e veçantë, ai është shumëdimensional. Krijimi i tij i perceptueshëm e i pavetëdijshëm, fillon nga toka e vazhdon me aftësinë abstrakte hyjnore.
”I Cili krijon çdo send në mënyrë të përsosur dhe zuri fillin e krijimit të njeriut nga balta, kurse pasardhësit e tij i bëri prej një pike uji, pastaj e formëson dhe i jep nga forca e vet jetë. Ai ju pajis me të dëgjuarit, të pamurit dhe me zemër, porse ju fare pak e falënderoni”.
Siç ceket edhe ne Kur’an njeriu përmban shkallë dhe horizonte të ndryshme të krijimit. Në një anë duke qenë zot karakteristikash natyrore, në anën tjetër është krijesë bimore (që edukohet dhe zhvillohet). Me shprehje më të kuptueshme, ai(njeriu) është shtazë dhe përmban në vete veçori të cilat shihen tek shtazët.
Më në fund, me që në të (në njeriun) ekzistojnë një mori veçorish tjera për atë edhe ai bëhet njeri. Njeriu duke thënë “ushqimi im, pjekuria ime, dhe zhvillimi im”, thekson shkallën e materies bimore. Duke thënë “lëvizja ime, epshi im dhe zemërimi im ”tregon përmasat e veta shtazore. Kur thotë ‘mendimi im, ideja ime dhe mendja ime, “ai me këtë vë në cak përmasat e njeriut madhështor.
D.m.th. njeriu posedon “unin” dhe “ego” të ndryshme. Uni material, uni bimor (edukimi dhe zhvillimi), uni shtazor dhe uni njerëzor.
Është shpirti hyjnor, abstrakt ai që njeriun e bën njeri dhe atë e lartëson nga të tjerët.
“Ne e kemi krijuar njeriun nga palca e tokës, pastaj e bëjmë pikë fare në një vend të sigurt, pastaj atë pikë fare e bëjmë copë gjaku, e mandej nga copa e gjakut e bëjmë mish, nga copa e mishit krijojmë eshtra; e mandej eshtrat i veshim me mish, e pastaj i ngjallim si një qenie tjetër-pra,qoftë lavdëruar All-llahu, Krijuesi më i mirë”.
All-llahu Teala fjalinë “qoftë lavdëruar, All-llahu Krijuesi më i mirë “e ka përdorur për krijimin e njeriut, Ja pra, me shpirtin qiellor njeriu lartësohet në pozitë të lartë, për këtë edhe All-llahu xh.sh. urdhëron engjëjt: ”Dhe pasi që i kam dhënë fizionominë dhe i kam dhënë edhe shpirt, ju përuluni.
Në qoftë se njeriut i është dhënë madhështia dhe All-llahu i Madhërueshëm në lidhje me këtë thotë: “Ne me të vërtet i kemi nderuar bijt e Ademit: I kemi shetitur nëpër tokë e det dhe i kemi furnizuar me ushqime të mira e me shije, dhe u kemi dhënë
përparësi të mëdha ndaj shumicës që i kemi krijuar.”, ka për qëllim horizontin e tij qiellor.
Nëse njeriu vendos ta edukojë vetveten, ai duhet ta edukoj e ta përmirësojë horizontin e tij njerëzor e jo horizontin e tij shtazor. Edhe profetët e Zotit kishin për qëllim që njerëzve t’ua tregojnë rrugët për edukimin dhe pastrimin e vetive njerëzore.
Ata na kanë porositur: “mos harroni veten tuaj, d.m.th. vetitë njerëzore tuajat, nëse i sakrifikoni vetitë tuaja njerëzore në vend të atyre vetive, dëshirave e përkushtimeve shtazore, padyshim se do te jeni në humbje.”
Edhe ne Kur’an thuhet: ”Kurse ju, në vend të Tij, adhuroni kë të doni! Thuaj: Të humbur janë ata që në Ditën e Gjykimit e humbin veten dhe familjen e vet. Ja, ajo është humbje e qartë.”
Vërtetë disa njerëz jetën e mendojnë vetëm në përmasa shtazore, këta njerëz edhe pse e kanë humbur personalitetin njerëzor, ende as që mundohen ta kërkojnë atë.
Udhëheqësi i besimtarëve hz.Aliu a.s. thotë kështu: ”Befasohem në ata njerëz të cilët kur humbin diçka mundohen që ta gjejnë atë, e kur i humbin vetitë njerëzore të tyre, as që mundohen t’i gjejnë ato”
Nuk ka gjë më të keqe e shkatërrim më të dhembshëm në botë për njeriun se të humbë personalitetin e vërtetë dhe njerëzor të vetin. Tek këta njerëz (të cilët kanë humbur personalitetin njerëzor) s’shihet tjetër pos një jete shtazore.

Islamgjakova.net
 
Epshi

Epshi është dëshirë kimike, hormonale dhe emocionale për të bërë marrëdhënie intime. Epshi është egoist. Por, epshi nuk i përfshin vetëm këto marrëdhënie pasi i qaset të gjitha dëshirave të njeriut. Në momentin kur mbiçmohet epshi drejtësia fillon të zhduket dhe dituria të venitet.

"Neglizhenca (gafleti) është pasimi i epshit në atë çka epshi e pëlqen dhe e dëshiron." (Fjalë e urtë Islame )

Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: "All-llahu dëshiron t'ju pranojë pendimin, e ata që ndjekin dëshirat e epsheve, dëshirojnë që ju të shmangeni në tërësi (nga rruga e drejtë)." (Nisa; 27)

Me të vërtetë humbjet dhe shkatërrimet më të mëdha janë pasojë e impulseve dhe ndjekjes së epshit, ngase vërtet epshi poseduesit e tij e shpie në shkatërrim gjersa e çon në Xhehenem. Nuk ka dyshim se një ndër shkaqet më kryesore për shkatërrimin e personalitet të njeriut është nënshtrimi ndaj epsheve, sepse epshet shpijnë gjithnjë në fantazi dhe në shkatërrimin e moralit. Njeriu i cili i ndjek epshet jo vetëm që i ekspozohet rreziqeve por ai gjithnjë e më shumë i afrohet dyerve të Xhehenemit. Epshi është i lidhur ngushtë me dëshirat e njeriut.

Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: "All-llahu dëshiron t'ju lehtësoj (dispozitat), e megjithatë njeriu është i paaftë (për t'u përballuar epsheve)." (Nisa; 28)

Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Kokëtul është ai që ndjek dëshirat e epshit të vet dhe (pa kurrfarë merite) shpreson se All-llahu do t'ia falë." (Transmeton Buhariu)

Bazat e humbjes së garantuar janë: paragjykimi dhe epshet.

Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: "...nuk ndjekin tjetër vetëm se paragjykime dhe çka duan vetë, megjithëqë prej Zotit të tyre u pat ardhur udhëzimi." (Nexhm; 23)

Kjo është cilësi e jobesimtarëve, por këtu duhet të kenë vëmendje edhe besimtarët, sepse çdokush që i posedon këto cilësi, pra ai njëherë i posedon edhe cilësitë e jobesimtarit. Kjo cilësi është element nga mbeturinat e politeistëve të mëparshëm dhe të atyre të sotshëm. Politeistët e dikurshëm me hamendje edhe përmes paragjykimeve të tyre të rrezikshme vazhdimisht përpiqeshin që mos ta besojnë Kur'anin e shpallur nga Allahu i Madhërishëm.

Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: "Ata që fenë e tyre e morën tallje e lojë dhe të cilët i mashtroi jeta e Dunjasë. Sot, pra, Ne i harrojmë ata sikurse e patën harruar takimin e kësaj dite të tyre dhe, sikurse i refuzonin argumentet Tona!" (A'raf; 51)

“Shoku juaj (Muhammedi që ju e njihni) as nuk është njeri që ka humbur, as që ka devijuar (nga e vërteta).Dhe ai nuk flet nga mendja e tij. Ai (Kur'ani) nuk është tjetër pos shpallje që i shpallet.” (Nexhm, 2-4 )

Allahu i Madhërishëm shmang çdo dilemë dhe garanton se Muhamedi alejhi selam, nuk është në humbje dhe në devijim dhe se këto dy cilësi në esencë janë mosdije dhe padrejtësi. I humbur është ai që nuk vepron me të vërtetën në kohë dhe gjithashtu është i devijuar edhe ai që i ndjek pasionet e veta. Ndërsa nga Allahu i Madhërishëm vërtetohet dhe garantohet se cilësitë e Muhamedit alejhi selam janë dituria dhe njohja, dhe se ajo që shpallet është shpallje e zakonshme nga vetë Allahu i Madhërishëm.

Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: "Gjyko pra mes tyre me atë që All-llahu e zbriti, e mos pëlqe epshet e tyre e të largohesh nga e vërteta që të erdhi. " (Maide; 48)

Epshorët patjetër që do ta humbasin rrugën e vërtetë, pa marrë parasysh se a janë dhënë pas epsheve me vetëdije apo pa të. Shpeshherë e lënë dijen duke e ndjekur epshin dhe kështu pa kurrfarë fije dyshimi bëjnë padrejtësi me fjalë dhe vepra. Të verbuar nga epshet, ata nuk mund ta njohin të vërtetën.

Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: “Ata kanë zemra që me to nuk kuptojnë, ata kanë sy që me ta nuk shohin dhe ata kanë veshë që me ta nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, bile edhe më të humbur, të tillët janë ata të marrët." (A'raf; 179)

"Një shumicë (e mohuesve), duke mos pasur kurrfarë dije, por vetëm nga pasionet e tyre, duan t'i largojnë nga e vërteta (njerëzit). Po Zoti yt di më së miri për ata që i shkelin dispozitat." (En'am; 119)

Mu për këtë, dijetarët e mëparshëm (selefi) ua tërhiqnin vëmendjen popullatës islame që të mos ulen në mexhlise e atyre të cilët ishin të
veshur me këso cilësi.

"Mos u ulni afër atyre që janë epshorë, as mos polemizoni me ta, sepse mund t'ju zbusin në errësirën e të pavërtetës, dhe të vërtetën, për të cilën ju jeni të bindur se është e tillë, mund t'ua veshin me të pavërtetën." (Ebu Kilabe )

"Mos rrini me epshorët, sepse mexhliset e tyre janë sëmundje e zemrave të shëndosha." (Ibn Abbasi)

"Lufta për mposhtjen e vetvetes dhe pasioneve të saj është baza e luftës ndaj pabesimtarëve dhe hipokritëve pasi askush nuk mund t'i mposhtë ata pa mposhtur vetveten dhe pasionet e saj. Nëse arrin ta bëjë këtë atëherë mund të jetë i aftë për luftë kundër tyre (armiqve). Kushdo që e mposht vetveten me pasionet e saj të mbrapshta ka arritur lumturi dhe krenari ndërsa atë që e mposht vetvetja dhe pasioni është poshtëruar e ka sharruar." (Ibn Tejjmije)

Pra, nëse njeriu i sinqertë ulet në mexhliset e epshorëve, ai vështirë e ka të shpëtojë nga e keqja e tyre. Ose do të ndjekë njeriun epshorë e do të veprojë sipas ideve të prishura të tij, ose do t'i mbillet dyshimi për fenë të cilës i përket, përkundër asaj që është i bindur se ajo është e vetmja fe e drejtë dhe e vërtetë.

Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: "...kur të dëgjoni se po mohohet Kur'ani i All-llahut dhe po bëhet tallje me të, mos rrini me ata derisa të mos hyjnë në bisedë tjetër. Përndryshe, ju do të jeni si ata. All-llahu do t'i tubojë tradhtarët dhe jobesimtërët që të gjithë në xhehennem." (Nisa; 140)

"E nëse i pyet ti ata (përse tallen), do të thonë: "Ne vetëm jemi mahnitur e defruar". Thuaj: "A me All-llahun, librin dhe të dërguarin e Tij talleni?" (Tewbe; 65)

Gjëja më e rrezikshme për besimtarin në këtë jetë të mbushur me sprova është mashtrimi nga epshet dhe dëshirat e kota dhe ç'orientuese të cilat përbëjnë të keqen e madhe pasi nuk lenë person as bashkësi pa e prishur dhe shthurur.

Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Ajo nga e cila druhem më shumë për ju janë epshet dhe dëshirat e shfrenuara në ushqime (të ngrënë), epshi i dëshirave seksuale, si dhe çdo pasion ç'orientues (çoroditës)." (Transmeton Ahmedi)

Epshet dhe pasionet përafërsisht janë të njëjta në kuptim, vetëm se pasionet në të shumtën e rasteve kanë të bëjnë me idetë e personit ndërsa epshet me sigurimin e kënaqësive materiale të kësaj jete. E ajo që vlen të theksohet është se epshet s'janë gjë tjetër vetëm se rrjedhojë e pasioneve të sëmura.

Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: "A e ke parë ti atë, që për zot e çmon epshin e vet, a mos do t'i bëhesh ti atij mbrojtës?" (Furkan; 43)

"...e kush është më i humbur se ai që duke mos pasur fakt prej All-llahut, ndjek epshin e vet? S'ka dyshim se All-llahu nuk udhëzon popullin zullumqar." (Kasas; 50)

"Por, njeriu dëshiron të vazhdojë edhe më tej në mëkate." (Kijame; 5)

Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Lufta më e rëndë është kur njeriu lufton (të mposhtë) vetveten dhe pasionet e tij." (Transmeton Buhariu)

Vërtet që pushteti i pasioneve përforcohet me anë të shtytjeve dhe premisave të tyre, me anë të gjërave që i ndihmojnë ato. Ky është pushtet shumë i rëndë dhe i poshtër, ndaj nëse njeriu nuk tregohet i ruajtur dhe i përkushtuar atëherë do të bjerë në këto pasione poshtëruese e shkatërruese. Kushdo që druhet se po ik koha për kthesë le të ngutet e të pendohet para se ta kapë vdekja.

Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Xheneti është i rrethuar me gjëra të pakëndshme (për njeriun) ndërsa Xhehenemi është i rrethuar me gjëra të pëlqyeshme (për të)." (Transmeton Buhariu dhe Muslimi )

D.m.th: Njerëzit janë të obliguar të kryejnë gjëra (vepra) të cilat i shohin si të vështira e të mundimshme, në mënyrë që të fitojnë Xhenetin ndërsa Xhehenemi nuk kërkon mund, mjafton që njeriu të jepet pas dëshirave dhe qejfeve të cilat i pëlqen dhe do ta arrijë atë që e meriton (Xhehennemin).

Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: "Jo (ata nuk kanë fakt), por ata që i bënë të padrejtë vetes, pa ndonjë fakt të dijes, shkuan pas dëshirave të epshit të vet." (Rum; 29)

"E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve." (Nazi'at; 40)

"E pas dijes, e cila të ka ardhur, po e zëmë se ishe vënë pas dëshirave të tyre, atëherë ti do të ishe mizor." (Bekare; 145)

Pra, pakujdesia dhe epshi janë esenca e së keqes. Pasioni është një ndjenjë apo emocion shumë i theksuar ndaj ndonjë personi apo diçkaje. Pasioni ndryshon nga afekti sepse ai nuk është emocion që vepron në një moment të caktuar por është një veprimtari të cilin personi e ushtron me tërë qenien e vet me gjithë shpirt .

Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: "Përkufizoje veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, e që kanë për qëllim kënaqësinë (razinë) e Tij, dhe mos i hiq sytë e tu prej tyre e të kërkosh bukurinë e kësaj bote dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkujtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar." (Kehf; 28)

"A është i njëjtë ai, që është i mbështetur në argument të qartë prej Zotit të vet, si ai që veprat e tij të këqija i janë hijeshuar dhe ndjekin epshet e veta?" (Muhammed; 14)

Epshi ndaj gjinisë femërore nga mashkulli ishte shkak për vrasjen e parë duke ia bashkangjitur edhe xhelozin. Por, poashtu edhe epshi së bashku me inati e mendjemadhësinë shpeshherë janë shkaktar edhe për refuzimin e të vërtetës.

Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: "Atëherë epshi i tij e bindi atë për mbytjen e të vëllait dhe e mbyti atë. Ai mbeti prej më të dëshpëruarve (hidhëroi prindërit, mbeti pa vëlla, u përbuz prej Zotit dhe u fut në xhehennem)." (Maide; 30)

"...por sa herë që u erdhi atyre ndonjë pejgamber që (me mësime) nuk u pëlqeu epsheve të tyre, ata disa prej tyre i përgënjeshtruan, kurse disa të tjerë i mbytën." (Maide; 70)

Jo, gjithçka që njeriut ia kërkon epshi edhe mund të jetë e arritshme.
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: "Sikur njeriu të kishte një luginë me arë, do të dëshironte t'i ketë dy lugina (në vend të njërës). Dhe gojën e tij asgjë nuk mund ta mbushë (ngopë) përveç dheut. Atyre që bëjnë tevbe All-llahu ua pranon tevben e tyre." (Transmeton Buhariu, Muslimi dhe Ahmedi)

Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: "A mos do t'i takojë njeriut ajo që ai e dëshiron (Jo)?" (Nexhm; 24)

Epshi i lejuar është epshi me gruan në martesë, si dhe mundësia më e mirë për t'u mbrojtur nga epshi është dituria.


Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: "Gratë tuaja janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si të dëshironi, por përgatitni për veten tuaj, dhe kini frikë All-llahun, e ta dini se fundi juaj është tek Ai, e besimtarëve jepu myzhde." (Bekare; 223)

"A është i njëjtë ai, që është i mbështetur në argument të qartë prej Zotit të vet, si ai që veprat e tij të këqija i janë hijeshuar dhe ndjekin epshet e veta?" (Muhammed; 14)


Allahu e di më së miri!
Allahu na ruajt prej epshit.
AMIN !
 
Allahu te ruajt prej budallikut o cen
Veprimi yt me bene bindeshem ti besoj ketyre fjaleve te Kuranit .

"A është i njëjtë ai, që është i mbështetur në argument të qartë prej Zotit të vet, si ai që veprat e tij të këqija i janë hijeshuar dhe ndjekin epshet e veta?" (Muhammed; 14)
 
Kam nje pyetje

Nese epshi eshte mekat/gjynah atehere pse zoti ja dha njerezimit?
Epshi nuk eshte mekat . Por, epshi kalon ne mekat kur nuk drejtohet si duhet ne vende te gabuara apo jo te lejuara .
P.sh : martesa eshte zgjedhje e sakte dhe e lejuar e permbushjes se epshit .
Dhe per kete do te shperblehet besimtari nese vendos epshin e tij tia pershtat ligjeve te Zotit .
 
Epshi nuk eshte mekat . Por, epshi kalon ne mekat kur nuk drejtohet si duhet ne vende te gabuara apo jo te lejuara .
P.sh : martesa eshte zgjedhje e sakte dhe e lejuar e permbushjes se epshit .
Dhe per kete do te shperblehet besimtari nese vendos epshin e tij tia pershtat ligjeve te Zotit .
Martesa duhet me dokumenta? Hyn bashkejetesa me shume se 3 vjet ne martese?
 
Epshi nuk eshte mekat . Por, epshi kalon ne mekat kur nuk drejtohet si duhet ne vende te gabuara apo jo te lejuara .
P.sh : martesa eshte zgjedhje e sakte dhe e lejuar e permbushjes se epshit .
Dhe per kete do te shperblehet besimtari nese vendos epshin e tij tia pershtat ligjeve te Zotit .
O cen se s'te kam pyt asiher i martuar je ti?
 
Martesa duhet me dokumenta? Hyn bashkejetesa me shume se 3 vjet ne martese?
Ne fene islame nuk ka institucion tjeter te lejuar perveq marteses .
Tjeter gje eshte cka bejne epshoret ne kohen tone ! Ata epshet e tyre i bejne Zot dhe ia lejojne vetes se tyre cka tiu bie per qefi .
 
Ne fene islame nuk ka institucion tjeter te lejuar perveq marteses .
Tjeter gje eshte cka bejne epshoret ne kohen tone ! Ata epshet e tyre i bejne Zot dhe ia lejojne vetes se tyre cka tiu bie per qefi .
Une qenkam ne rregull me Allahun.
 
Eshte e drejte e juaja cfare beni me shpirtin/nefsin tuaj .

I dashur Cen. Martesen e ka shpikur njerezimi ashtu sic ka shpikur dhe rregulla te tjera.

Te besh nje jete ne pajtim me kohen qe jetojme dhe me normat e moralit etikes edukates, respektit ndaj dashurise per prinderit seksin e kundert etj etj eshte tjeter gje.

Pra po te thoja qe dhe feja te lejon ato qe etika jone lejon. Fakti qe njerezit zgjedhin bashkejetesen ne vend te marteses sdo te thote qe me ben mua me te pamoralshme sesa nje e martuar. Ashtu dhe sic kam pa qe tradhtite me te medhaja ne cift behen nga te martuarit dhe jo me ata qe se kane finalizuar lidhjen e tyre me martese.
 
Une mundohem ta menaxhoj epshin ne ato mundesit e mia .
Njehere pernjehere jam ok .
Gjej nje shoqe te ndihmoj , se dhe ajo ka nevoj si ty... nuk eshte e thene te martohesh patjeter
 
Temen e kam hap si perkutjim te Zotit per
vetveten time se pari dhe pastaj per besimtaret musliman/e qe tia kemi friken Zotit .
Besimtari/ja nuk guxon te jete e dhene mbas epshit si jobesimtaret . Sepse, do te behet i/e njejte sikur ata .
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top