Pasione Dashurie(letra dashurie nga njerez te shquar,.)

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Po hape kete tem,.per ato copeza romantike qe qarkullojne dhe dashurohen nga masa e gjere,.per shprehjet dhe ndjenjat qe percjellin tek leximdashsit e dashuris,.pse jo dhe letersis ,.:),.se arti i te shprehurit ndjenjen ne fjale letersia e perfshin.,.:)..

Bet'hoveni i shkruan një gruaje të panjohur [6 korrik 1806]

Engjëlli im, gjithësia ime, ti, vetvetja ime! Po të them vetëm pak fjalë sot, e po i shkruaj me lapsin tënd. Boshllëku që më le nuk do të mbushet deri nesër; ç’humbje e pavlerë e kohës!
Përse është i nevojshëm gjithë ky trishtim? Nuk ka tjetër gjë veç sakrificës dhe kufizimeve për dashurinë tonë? A bën dot ti të mos jesh në gjithçka e imja, apo unë mos jem i gjithi i yti?
Zot! Shiko këto bukuri të natyrës dhe ngroh shpirtin me atë që duhet të jetë. Dashuria kërkon gjithçka dhe kjo me plot të drejtë, sepse është me mua tani, njësoj siç je edhe ti. Nëse trupat tonë do ishin të bashkuar, ti do të ndjeje të njëjtën dhimbje si dhe unë.
Tani një ndryshim, nga ajo që shohim jashtë, te ajo që jemi brenda. Me siguri to të shihemi disi më shpesh. Nuk mund të t’i them dot të gjitha ato që kam vënë re në jetën time këto ditë të fundit. Nëse zemrat tona do ishin pranë e pranë, sigurisht nuk do mund të shihja asgjë ç’kam parë. Zemrën e kam plot me ato që dua të të them, por ka momente kur mendoj se fjalët nuk thonë dot asgjë. Por gëzohu! Qëndro thesari im i vërtetë, gjithçkaja ime ashtu siç jam unë i yti. Zotat më pas do na japin atë që ata mendojnë se do jetë më e mira për ne
.[/B]


Volteri i shkruan së dashurës nga burgu [Hagë 1713]

Më kanë burgosur në emër të mbretit dhe mund të më vrasin, por nuk mund të vrasin dashurinë që ndjej për ty. E dashura ime e adhuruar do t’ju shoh sonte, edhe nëse do të më duhet të vë kokën në satër për këtë.

Për atë zot, mos m’u drejtoni më me ato fjalë të tmerrshme që më shkruanit! Ju duhet të jetoni e të jeni e kujdesshme. Kujdes nga zonja, nënë e juaja, sikur ajo të ishte armiku juaj më i keq. Por, çfarë them? Kujdes nga gjithkush e mos i besoni askujt! Qëndroni gati, sepse sapo të dalë hëna do të largohem fshehur nga hoteli, do marr një karrocë ose pajton, që të kalërojmë si era drejt Sheveningut. Me vete do kem letër dhe bojë që të shkruajmë letrat tona në udhëtim.
Nëse më doni mbahuni fort dhe mblidhni forcat e mendjen. Mos lini nënën tuaj të kuptojë asgjë. Përpiquni të merrni pikturat (grafikët) tuaja dhe ju siguroj se as kërcënimi i torturave më të tmerrshme nuk do më ndalonte dot t’ju shërbeja (kujdesesha). Jo, asgjë nuk mund të më ndajë prej jush, sepse dashuria jonë është rritur mbi virtytin (dashurinë e pastër) dhe do të zgjasë aq sa dhe jetët tona. Adieu! Për ju do të bëja gjithçka, sepse ju meritoni shumë më shumë se kaq! Adieu, zemra ime e dashur![
/


Napoleoni ankohet se Jozefina nuk i shkruan...[Pranverë 1797]
[
Nuk të dua më! Më tepër se kaq, të përbuz. Ti je thjesht një shkatërrinë shpirtkeqe dhe budallaqe, një Hirushe e vërtetë. Nuk më shkruan asnjëherë dhe duket se nuk e do tët’shoq. Ti e di se sa kënaqësi i japin atij letrat e tua, megjithatë as që merr mundimin t’i shkruash, shpejt e shpejt, pak rreshta! اfarë bën atëherë gjithë ditën, Zonjë? ا’janë ato punë kaq të rëndësishme që nuk të lënë kohë as për t’i shkruar të dashurit tënd besnik? ا’lidhje e re mund të të bëjë të lësh mënjanë dashurinë e ëmbël e të vazhdueshme që i premtove atij? Kush do jetë ky dashnor i ri i mrekullueshëm që të rrëmben çdo moment, që mbretëron në ditët e tua, e të bën të harrosh burrin tënd?
Kujdes Jozefinë! Një natë të bukur do të shohësh të shqyet dera dhe atje do jem unë. Të them të drejtën dashuria ime jam tepër i shqetësuar sepse nuk kam asnjë lajm nga ti. Më shkruaj menjëherë një letër me katër faqe të mbushura me ato fjalë plot trill e kënaqësi që më mbushin zemrën me emocion dhe hare. Shpresoj të të mbaj së shpejti në krahë e të të mbuloj me miliona puthje që do të të djegin si dielli i ekuatorit...




Honore de Balzak i shkruan konteshës polake Evelina Hanska

Jam aq i çmendur për ju e më shumë se kaq nuk mund të jem. Nuk të arrij të mendoj as dy gjëra të vetme, pa ju menduar edhe juve ngatërruar mes tyre.
Nuk arrij të mendoj asgjë tjetër veç jush. Megjithëse përpiqem të qëndroj, imagjinata më çon gjithnjë te ju. Ju përqafoj, ju puth, ju përkëdhel dhe mijëra përkëdhelje dashurie pushtojnë qenjen time.
Mund t’ju them se do jeni gjithnjë e pa diskutim në zemrën time. Brenda saj ju ndjej në një mënyrë kaq të këndshme. Por, Zot, ç’do të ndodhë me mua nëse ju më hiqni dashurinë tuaj, qëllimin e ekzistencës sime? Ky është mendimi më i tmerrshëm i vetmisë që më tmerron këtë mëngjes.
Ngrihem papritur duke i thënë vetes: “Do shkoj te ajo!” Por ulem përsëri i shtrënguar nga detyrimet që kam. Brenda meje kam një konflikt të frikshëm. Kjo nuk është jetë. Nuk jam ndjerë kurrë kështu. Më keni gllabëruar plotësisht.
Sa herë mendoj për ju ndjej një gëzim prej të çmenduri. Shoh e rishoh një ëndërr aq të bukur sikur në një moment të vetëm arrij të jetoj një mijë vjet. ا’tmerr i vërtetë!
Pushtuar nga dashuria që më ka hyrë në çdo por, e duke jetuar vetëm për dashurinë, e shoh veten të konsumuar nga dhimbja e si të mbështjellë në një rrjetë merimange.
Eva ime e dashur, ju nuk e dinit. E mora letrën tuaj. E kam këtu para dhe po ju flas njësoj si t’ju kisha edhe ju këtu. Ju shoh njëlloj si dje, të bukur, çmendurisht të bukur!
Mbrëmë i përsërisja vetes pa pushim: Ajo është e imja! Ah! Nuk besoj se engjëjt në parajsë janë më të lumtur sesa isha unë dje!

(b:F_b..shtepia librit)

tumblr_licvwmkWnN1qdmq2xo1_500.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Pasione Dashurie(letra dashurie nga njerez te shquar,.)

Xhulietë Drouet i shkruan me admirim Viktor Hygoit


Nëse do të isha një grua e zgjuar do mund t’ju shpjegoja, o zogu im i bukur, se si te ju bashkohen bukuria e formës, pendët e bukura dhe kënga!

Ju them se jeni mrekullia më e madhe e gjithë kohërave dhe me këtë po flas veç të vërtetën. Por për ta thënë me fjalë të përshtatshme, i mrekullueshmi im, do më duhej një zë shumë më harmonik sesa ky që i është dhënë sojit tim, sepse jam një buf i thjeshtë me të cilin po talleni veç së fundmi. Ndaj nuk mund ta them.
Nuk do ju them as se sa i mrekullueshëm jeni edhe për zogjtë këngëmbël, që, siç e dini, janë po aq të bukur dhe mirënjohës.
Jam e kënaqur t’ua lë atyre detyrën e rojës, dëgjimit e admirimit dhe vetes i jap të drejtën veç t’ju dua. Kjo mund të duket më pak e këndshme kur e dëgjon, por ëmbëlsia e saj rri brenda zemrës.
Ju dua! Ju dua, Viktori im! Nuk arrij ta them aq shpesh sa duhet dhe nuk arrij ta shpreh ashtu siç e ndjej.
Ju shoh kudo në bukurinë që më rrethon, në formë, ngjyrë, aromë dhe tinguj plot harmoni. Kjo është gjithçka jeni për mua. Jeni mbi gjithçka dhe gjithë sa unë shoh e admiroj!
Nuk jeni veç spektri i diellor me shtatë ngjyrat e shndritshme, por vetë dielli, që ndriçon, ngroh e rinon. Ky jeni! Ndërsa unë jam gruaja e përulur që ju adhuron.





Më duhet të të shkruaj me vijëza bojëkafe, se përsëri më kanë marrë bojën, dhe lapsi i dashuruar mbas teje po më grish.
E dashur, e dashur,
Sa bukur është kur moti i verës vjen mu në zemër të vjeshtës, sa mirë! Sepse do ishte shumë e vështirë t'i bëja ballë ndërrimit të stinëve, kur ato nuk kanë të njëjtën peshë në zemrën time.

E dashur, dita ime fillon me dimër, por kur kthehem në mbrëmje në dhomë dhe letra jote është aty, unë gjarpëroj në rreshtat e shkruar prej teje, tretem aty si një rruginë fushore në pyllin e dendur. Humbas gjurmët e kthimit, por prapë nuk kam frikë. Nuk është më dimër...

Kështu dua të mbarojë çdo ditë e imja!!!...

Një prej 500 letrave të dashurisë së Franc Kafkës
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Pasione Dashurie(letra dashurie nga njerez te shquar,.)

Napoleoni ankohet se Jozefina nuk i shkruan...[Pranverë 1797]
[
Nuk të dua më! Më tepër se kaq, të përbuz. Ti je thjesht një shkatërrinë shpirtkeqe dhe budallaqe, një Hirushe e vërtetë. Nuk më shkruan asnjëherë dhe duket se nuk e do tët’shoq. Ti e di se sa kënaqësi i japin atij letrat e tua, megjithatë as që merr mundimin t’i shkruash, shpejt e shpejt, pak rreshta! اfarë bën atëherë gjithë ditën, Zonjë? ا’janë ato punë kaq të rëndësishme që nuk të lënë kohë as për t’i shkruar të dashurit tënd besnik? ا’lidhje e re mund të të bëjë të lësh mënjanë dashurinë e ëmbël e të vazhdueshme që i premtove atij? Kush do jetë ky dashnor i ri i mrekullueshëm që të rrëmben çdo moment, që mbretëron në ditët e tua, e të bën të harrosh burrin tënd?
Kujdes Jozefinë! Një natë të bukur do të shohësh të shqyet dera dhe atje do jem unë. Të them të drejtën dashuria ime jam tepër i shqetësuar sepse nuk kam asnjë lajm nga ti. Më shkruaj menjëherë një letër me katër faqe të mbushura me ato fjalë plot trill e kënaqësi që më mbushin zemrën me emocion dhe hare. Shpresoj të të mbaj së shpejti në krahë e të të mbuloj me miliona puthje që do të të djegin si dielli i ekuatorit...

Dhe kush tha pastaj se nuk qajne burrat. Kjo ketu le qe eshte qarje po qe besa edhe vajtim :zogmelule
 
Pe: Pasione Dashurie(letra dashurie nga njerez te shquar,.)

"Letra Dashurije"
- Gustave Flaubert

Sonte nata është e ngrohtë dhe e butë; tani që po të shkruaj, papuqet e tua të vogla i kam këtu, para syve, i vështroj. Veç gëzim do desha të të ngjallja dhe me lumturi të patrazuar dhe të parreshtur të të rrethoja, si shpërblesë për gjithçka që më ke falur me dashurinë tënde fisnike. Druaj mos dukem I ftohtë, i akullt, egoist dhe vetëm zoti e di se çpo më ngjet këtë cast. Sa kujtime! Dhe sa ëndje! Më duket që po shkruaj keq; spo të shkruaj asgjë nga ato që dua të të them. Frazat e mia përpiqen si psherëtima; për ti kuptuar ato duhet mbushur ai boshllëk që ndan njërën nga tjetra; do ta bësh apo jo? A do të ëndërritesh pas çdo shkronje, pas çdo shenje shkrimi? Si unë, që duke vështruar papuçet e tua bojë kafe, përfytyroj lëvizjet e këmbëve tua tek i veshin ato...shamia është ende brenda...

..A e di çpo mendoj? Fytyrën tënde të zbehtë e serioze, kur ti rrije përdhe, mbështetur mes gjunjëve të mi...dhe llampën! Mos e thyej, lëre; ndize çdo mbrëmje ose më mirë në ndonjë ditë solemne të jetës tënde të brendshme...A e di se në qfarë qëndrimesh të përfytyroj? Në studio duke pozuar: nga njëra anë të ndriqonte dita, unë të kundroja në anën tjetër; dhe pastaj në mbrëmje, në hotel të shoh të shtrirë në shtratin tim, flokët derdhur mbi nënkresë, veshtrimin drejt qiellit, e venitur, duarlidhur, duke më dërguar fjalë çmendurie. Kur u veshe ishe e freskët posi buqetë lulesh. Në krahët e mi një ngrohtësi e embël, kapitëse dhe dehëse buron prej teje. Po unë si të dukem? Si ngrihet shëmbëlltyra ime para syve të tu?... Sa dashnor i mjerë qenkam. Ajo që më ndodhi me ty kurrë smë kishte ngjarë. Kisha frikë se do të më urreje. Duhej pra të të dashuroja fort, meqë ndieja të kundërtën e asaj që ndjeja për të tjerat, ska rëndësi cilat. Ti do më bësh mua pagan, o muza ime!!!...

....Para se të të njihja isha i qetë, Po hyja në një periudhë burrërie për nga shëndeti moral. Rinia më kishte ikur. Ndërkohë ti erdhe në majë të gishtave dhe e trazove gjithë këtë. Llumi i ndenjur zjeu sërish, liqeni i zemrës sime fërgëlloi. Porse stuhia për oqeanet është. Po u turbulluan pellgjet vjen erë e keqe. Të dua pa ti them këto. Po munde harromë. Shkule shpirtin me duart e tua dhe eci sipër për të fshirë gjurmën time. Hajde mos u zemëro...

...Ndihem i trishtuar, i mërzitur, tejet i tendosur. Po më mbërthen, si para dy vjetësh, një ndjeshmëri therëse. Kursemë; ndiej marramenth prej dashurisë tënde. Duhet të jemi të bindur se nuk mund të jetojmë tok. Duhet ti jepesh një jete më pak të spikatshme, më të cekët. Do të doja të të takoja, ta bëja zakon këtë, në mënyrë që shembëlltyra mos të të djegë e ngushëllojë, por të ngrohë dhe dëshpërojë...duhet të të qortoj diqka që më lëndon dhe skandalizon, për merakun tënd të pakët në lidhje me Artin. Mirë për lavdinë, skam kundërshtim që nuk merakosesh; por jo për Artin, që është e vetmja gjë e vërtetë më e mirë në jetë! A mund ta krahasosh atë me një dashuri tokësore? A mund ta parapëlqesh adhurimin e një bukurie të përkohëshme ndaj kultit të së vërtetës?....

....Sa më kënaq kuvendimi më ty. Pena shkruan si tia ketë ënda pa e vrarë mendjen se vajti vonë. اlodhem kur ti dërgoj ashtu kuturu të gjitha mendimet e zemrës.

E dashura Luizë, ti më flet për mjerimet e femrës; dhe unë jam në këtë mes. Do ta shohësh që do të më duhet të zbres poshtë në pusin e ndjenjave. Po të jetë i mirë libri im, ai do të miklojë ëmbëlsisht shumë plagë femërore të cilat do të buzëqeshin duke njohur aty veten e tyre. I njoh mirë ato dhimbjet tuaja, të gjorat shpirtëra të errët, njomur prej trishtimit të fshehtë, si ato oborret e pasme në provincë, muret e të cilëve i ka mbuluar myshku.

Kam jetuar dashuri të zjarrta, që kullosnin në zemrën time si kuajt në lëndinë. Disa të tjera qenë akull të ftohta, mbështjellë rreth vetes, si gjarpërinjtë kur tretin ushqimin. Kam pasur më shumë epshe, se flokë të rëna. Tani u plakëm bukuroshja ime; qofshim hija jonë e fundit, gënjeshtra jonë e fundit; qoftë e bekuar, sepse është e ëmbël! Uroj të mbajë sa më shumë, sepse është e fortë.


4542435651_7390b17396.jpg
 

Attachments

  • 4542435651_7390b17396.jpg
    4542435651_7390b17396.jpg
    52.9 KB · Shikime: 0
Pe: Pasione Dashurie(letra dashurie nga njerez te shquar,.)

Letra e Bet'hovenit dhe Flaubert,me pelqyen shume te thella...Keta tjerat sikur po vajtojne te vdekurin...
 
Pe: Pasione Dashurie(letra dashurie nga njerez te shquar,.)

Winston Churchill për bashkëshorten e tij, Clemmie Churchill

10 gusht, 1894

E dashura ime Clemmie!
Në letrën që më dërgoje nga Madras shkruaje disa fjalë shumë të dashura për mua, se si unë e kisha bërë më të mirë jetën tënde. Nuk mund të ta përshkruaj kënaqësinë që më dhe sepse gjithnjë jam ndjerë aq shumë në borxh me ty, gjithnjë nëse në dashuri mund të mbahen llogari… Se ç’do të thotë të jetoj gjithë këto vite në zemrën dhe praninë tënde, nuk ka fjalë që ta përshkruajnë. Koha kalon shpejt, por nuk ka asgjë më të gëzueshme se sa të shohësh sa i madh dhe si shtohet thesari që ne kemi grumbulluar së bashku nëpërmjet stuhive e trishtimeve të miliona viteve tragjike, të tmerrshme e plot ngjarje.

Bashkëshorti yt i dashur



Viktor Hugo për Adele Foucher

1821

E dashur!
Kur dy shpirtra të cilët kanë kërkuar njëri-tjetrin për aq kohë për t’u rigjetur në më fund…, një bashkim i furishëm dhe i pastër si vetë ato… fillon në tokë dhe vazhdon përjetë në parajsë. Ky bashkim është dashuri, dashuri e vërtetë…, një besim i cili hyjnizon të dashuruarin, një bashkim jeta e të cilit rrjedh nga përkushtimi dhe pasioni dhe për të cilin edhe sakrificat më të mëdha janë kënaqësi të ëmbla. Kjo është dashuria që ti më bën të ndiej… Shpirti yt është krijuar për të dashuruar me pastërtinë dhe pasionin e engjëjve.

I yti përgjithmonë
V.H


illustration_0010.jpg
 
Pe: Pasione Dashurie(letra dashurie nga njerez te shquar,.)

Sa te bukura qe jane

por, po te vendos letren time te dashurise nuk ka Honore as bethoven qe ja kalon
 
Pe: Pasione Dashurie(letra dashurie nga njerez te shquar,.)

Lord Bajron, drejtuar Tereza Guiçiolit
25 gusht, 1819

E dashura ime Tereza!
E kam lexuar këtë libër në kopshtin tënd; dashuria ime ti nuk ishe aty, përndryshe nuk do të mund ta kisha lexuar. ثshtë një prej librave të tu të preferuar dhe shkrimtari ishte një miku im. Ti nuk do t’i kuptosh këto fjalë në anglisht dhe të tjerët nuk do t’i kuptojnë, çka është dhe arsyeja pse nuk i kam kthyer ato në italisht. Por ti do të njohësh shkrimin e atij që të deshi me pasion dhe ti do ta zbulosh atë nëpërmjet një libri që ishte i yti se ai mund të mendonte vetëm për dashurinë. Nga ajo fjalë e bukur në të gjitha gjuhët, por mbi të gjitha në gjuhën tënde “amor mio” përbëhet ekzistenca ime këtu e më vonë kudo që të jem. Unë e ndjej se ekzistoj këtu ku jam dhe e ndjej se do vazhdoj të ekzistoj për atë qëllim që di të përcaktosh; fati im gjendet në duart e tua. Unë të dua dhe ti më do, të paktën ashtu siç më thua dhe siç vepron, çka të paktën është një ngushëllim i madh. Por ajo që ndjej për ty është më shumë se dashuri. Unë nuk mund të pushoj së dashuri ty. Mendo për mua ndonjëherë, nëse Alpet dhe oqeani do të na ndajnë, por ato nuk do të munden asnjëherë, vetëm nëse ti e dëshiron një gjë të tillë.
 
Pe: Pasione Dashurie(letra dashurie nga njerez te shquar,.)

Viktor Hugo për Adele Foucher

1821

E dashur!
Kur dy shpirtra të cilët kanë kërkuar njëri-tjetrin për aq kohë për t’u rigjetur në më fund…, një bashkim i furishëm dhe i pastër si vetë ato… fillon në tokë dhe vazhdon përjetë në parajsë. Ky bashkim është dashuri, dashuri e vërtetë…, një besim i cili hyjnizon të dashuruarin, një bashkim jeta e të cilit rrjedh nga përkushtimi dhe pasioni dhe për të cilin edhe sakrificat më të mëdha janë kënaqësi të ëmbla. Kjo është dashuria që ti më bën të ndiej… Shpirti yt është krijuar për të dashuruar me pastërtinë dhe pasionin e engjëjve.

Kjo me e bukura...
 
LETER DASHURIE

Franc Kafka i shkruan të dashurës, Felice Bauer, 27 maj 1913

Jemi kështu drejt fundit, Felice, me këtë heshtje më largon dhe e thyen shpresën time për të vetmen lumturi që më është e mundur mbi dhe. Por përse kjo heshtje e tmerrshme, përse asnjë fjalë e dëlirë, përse e torturon veten për javë të tëra për mua, dukshëm, në mënyrë kaq të hapur? Kjo nuk është më dhembshuri nga ana jote, sepse nëse do të isha për ty edhe burri më pak i njohur dhe i afërt, në një farë mënyre gjithsesi do e kishe kuptuar se sa vuaj për shkak të kësaj paqartësie, vuaj deri në atë pikë sa e humbas dritën e arsyes, dhe nuk mund të jetë dhembshuri gjithçka që përfundon me të tillë heshtje. Natyra vazhdon rrugën e vet, nuk ka më kthim, sa më shumë të njihja, aq më shumë të doja, sa më shumë ti më njihje mua aq më shumë të jam bërë i padurueshëm. Sikur ta kisha kuptuar të paktën, sikur të kisha folur hapur, nuk do të kisha pritur kaq shumë derisa të të gjeja në pamundësinë për ta bërë, deri kur të mos mundesh të gjej më mundësinë për të shkruar një fjalë të vetme nga një udhëtim prej pesë ditësh, apo deri kur t‘u përgjigjesh me një rresht letrave në të cilat të kërkoj një vendim, për t‘u ngushëlluar të paktën në këtë mënyrë me faktin që për një kohë të gjatë nuk ka marrë vesh asgjë për ty në kaq kohë. Edhe dje, kur të telefonova, kuptoja shumë pak, sepse nga gëzimi që po dëgjoja zërin tënd më gumëzhinin veshët. Më the se më kishe shkruar të dielën në mbrëmje dhe se të martën, do të mbërrinte letra në shtëpinë time. Jo, nuk ka asgjë, ti nuk ke shkruar të dielën e madje as të hënën pas telefonatës, nuk mund të shkruash, por nuk mundesh as të thuash se nuk mund të shkruash. Tani mendoj se e vetmja gjë e jotja; autonome, personale që kishe për të më thënë dje ishte: truri im po shpërbëhet, kështu nuk mund të jetoj më. Ndoshta nuk duhet të të detyroj ta bësh, por pavarësisht kësaj të lutem shprehimisht, mos më shkruaj më, as një fjalë, bëj si të thotë zemra. Edhe unë nuk do të shkruaj, nuk do të dëgjosh më qortime, nuk do të shqetësohesh më, të lutem vetëm të kujtosh, për aq sa do të zgjatë heshtja jote, se unë të përkas, sot dhe gjithmonë.

Franz
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top