Pasi mori “mesazh” nga Zoti, babai vret vajzën shtatzënë dhe 5 fëmijët e saj. Trupat gjenden në varrin masiv, si u zbulua sekti fetar

Pasi mori “mesazh” nga Zoti, babai vret vajzën shtatzënë dhe 5 fëmijët e saj. Trupat gjenden në varrin masiv, si u zbulua sekti fetar

Trupat e shtatë personave janë gjetur në një varr masiv në një zonë indigjene të Panamasë. Besohet se aty një anëtar i një sekti fetar po kryente ekzorcizma.

panama-familje.jpg

Viktimat përfshinin një grua shtatzënë dhe pesë fëmijët e saj, të moshës nga 1 deri në 11 vjeç.

Ndërsa personi i shtatë ishte një fqinj i tyre 17-vjeçar.

Raportohet se 15 persona të tjerë u liruan. Të arrestuar nën dyshimin e vrasjes janë 10 persona.

Të dyshuarit dhe viktimat mendohet se i përkisnin komunitetit indigjen të Ngäbe-Buglé.

Varri u zbulua pasi tre fshatarë arritën të arratiseshin dhe u shkuan në një spital fundjavën e kaluar, tha prokurori Rafael Baloyes.

Ata njoftuan autoritetet për disa familje që mbaheshin nga një sekt i drejtuar nga indigjenët.

Të mërkurën policia bastisi komunitetin e vendosur në një rajon xhungle në veri-perëndim të Panamasë.

“Ata po kryenin një ritual brenda strukturës. Në atë ritual, kishte njerëz që mbaheshin kundër vullnetit të tyre dhe keqtrajtoheshin,”- tha ai. “Të gjitha këto rite kishin për qëllim t’i vrisnin nëse nuk pendoheshin për mëkatet e tyre.”

Brenda kishës, oficerët gjetën një grua të zhveshur, hanxhar, thika dhe një dhi të sakrifikuar, sipas prokurorit.

Zona kontrollohej nga një sekt fetar i quajtur New Light of God, që besohet se funksionoi në rajon për rreth tre muaj.

Baloyes tha se rrëmbimi i banorëve dhe torturat filluan të shtunën e kaluar pasi njëri prej anëtarëve pretendoi se kishte marrë “një mesazh nga Zoti”.

Më pas viktimat u morën nga shtëpitë e tyre, u rrahën dhe vranë.

Të dyshuarit përfshirë edhe një të mitur do dalin para gjykatës të premten ose të shtunën.

Njëri prej tyre është babai i gruas shtatzënë të gjetur në varr, që ndodhej rreth 2 km larg kishës.

Të shpëtuarit kishin lëndime trupore dhe raportohet se mes tyre ishin të paktën dy gra shtatzëna dhe disa fëmijë.

panama-familje1.jpg



"Panorama"
 

Attachments

  • panama-familje1.jpg
    panama-familje1.jpg
    49.1 KB · Shikime: 0
  • panama-familje1.jpg
    panama-familje1.jpg
    49.1 KB · Shikime: 0
Last edited by a moderator:
ska lidhje ajo jane a sjane shqiptare.......
sdi se cfare mase duhet per kete
por mendoj qe ta fuin te gjalle mne nji FUci me Acid
 
Nuk eshte e rendesishme vetem me besu ne dicka. Me e rendesishme eshte te dish cfare e ku te besosh!
 
Top