eGo0sTyle
System Engineer
-
- Anëtarësuar më
- Apr 14, 2011
-
- Mesazhe
- 3,763
-
- Reagimet e mara
- 86
-
- Vendndodhja
- Somewhere on this Wonderful Planet.
-
- Website i juaj
- www.albacall.eu
Sipas një studimi, Mario është italiani më i paguar. Në Botë, Kristiano mund Mesin. I treti është Ture
Multimetri mund të vazhdojë të vrapojë. Të hënën, u mësua se Mario Baloteli ka paguar 1.000 euro në 9 muaj për parkime të gabuara dhe shumë njerëz menduan: “Po ky djalosh, pse nuk e parkon makinën në vijat e bardha?”.
Përgjigja e parë vjen nga “Futebol Finance com”, adresë interneti brazilian që ka publikuar renditjen e futbollistëve me rrogën më të lartë. Mario Baloteli është i 21-ti në botë me 6 milionë e gjysmë euro në sezon, që vijnë nga kontrata e sheikut Mansur, “padron” i Sitit. ثshtë italiani më i paguar, por jo i vetmi personazh i kësaj renditjeje.
I pari është Kristiano Ronaldo, ndoshta jo futbollisti më i fortë, sepse ai titull honorifik, në përgjithësi i atribuohet Mesit, më i çmuari në aspektin e marketingut. Më i freskëti, thuhet se punon në publicitet. Xhiovani Palaci, presidenti i “StageUp”, ndërmarrje që kujdeset për biznesin sportiv, shpjegon:
“Futbolli varet nga marktingu i personalitetit. Paguhet vlefshmëria, por edhe fama”. Ronaldo, ndoshta për këtë fiton 12 milionë euro në vit, ndërsa Mesi ka ndaluar në 10.5.
Në vend të tretë janë Fernando Torres, e kuptueshme, edhe pse ka pushuar së shënuari dhe Jaja Ture, mesfushori i Sitit, që me siguri nuk është mes 30 lojtarëve më të njohur në botë: fitojnë 10 milionë euro në vit, ndërsa Alesandro Profumo, mes menaxherëve më të paguar të Italisë, në 2009-ën merrte vetëm 4.26 milionë nga “Unicredit”.
“Duket e çuditshme, por është e shpjegueshme, - vazhdon Palaci. - Të bëhesh administrator i deleguar është më e thjeshtë: fëmijët përpiqen të bëjnë futbollistin, jo drejtuesin”.
Në Itali, futbollistët mbi 30-vjeçarë nuk paguhen keq, më i paguari është Ibrahimoviç, i shtati në botë me 9 milionë, pastaj vijnë Eto me 8, Baloteli, Bufon, Pirlo dhe Toti. Me përjashtim të Balotelit, janë të gjithë futbollistë me një përvojë 10-vjeçare.
Por ka edhe çudira: në listën e 50-të më të mirëve, është Toni dhe jo De Rosi mes 80-të të parëve, Amauri dhe jo Del Piero. Ia vlen t’i kuptosh presidentët: “Në fund është vetëm një rregull i vetëm, - e mbyll Palaci. - Mes 10-të të parëve janë 9-të sulmues: sulmuesit paguhen më shumë”.