Pas zhgënjimit nuk është nevoja ti largojmë! Ata largohen vete! Si mendoni dhe a ju ka ndodhur ndonjehere?!

Ania

Antarë i Respektuar
Zhgënjimi dhemb!
Por kjo është logjike dhe normale.
Dhe mos u përpiqni ta fshehni atë nën një buzëqeshje të madhe. Sado e çuditshme të duket për ju, nuk duhet t’i nënshtroheni impulseve të tilla joshëse.
Në vend të kësaj, mendoni për këto si veprime që duhet t'i bëni rregullisht. Edhe nëse keni dhimbje për një kohë. Sepse në fund të fundit, nëse e përpunoni situatën, do të jetë më pak e dhimbshme me kohen!
Nëse refuzoni se si ndiheni sinqerisht dhe i fshehni thellë brenda jush, atëherë këto ndjenja mund të dalin në sipërfaqe më vonë dhe në momente të papritura. Dhe kjo do t'ju prishë gjendjen shpirtërore, do t'ju bëjë pesimist apo edhe agresiv.
Vetëm se jeni zhgënjyer ose keni pasur një dështim ose keni bërë një gabim dhe keni zhgënjyer dikë tjetër, nuk do të thotë se jeni një zhgënjim ose një dështim. Dhe kjo situatë në të cilën jeni tani nuk do të zgjasë përgjithmonë. Edhe nëse ndiheni ashtu sot.
Në vend që të kënaqeni me dhimbjen dhe emocionet negative që mund të rezultojnë nga një zhgënjim, zgjidhni ta shihni atë më shumë si diçka nga e cila mund të mësoni gjëra të vlefshme dhe diçka që do t'ju ndihmojë të maturoheni.
 
Nuk le te kuptosh per cfare zhgenjimi behet fjale, sidoqofte personalisht kam njohur pothuajse te gjitha llojet e zhgenjimeve, qe nga puna, dashuria, shoqeria etj.
Me kalimin e kohes cdo gje kalon vete, nuk zhduket por zbehet aq shume sa syte e "mendjes" tone nuk e shohin me.
Sidoqofte personalisht kam nje buton ne tru qe nese duhet te fik dike ose diçka me mjafton ta shtyp?
Kete buton e kam perfituar dhe perfeksionuar me kalimin e kohes.
 
Kam pesuar shum zhgenjime ne cdo aspekt te jetes ..po ashtu kam zhgenjyer mos te hiqemi si engjell ...E rendsishme esht qe te mesosh nga kto zhgenjime dhe mos tja besh kurr dicka qe ti nuk do qe te ta bejen te tjeret ..
Pastaj vetvetiu personat qe te zhegnjejen ose ke zhegnjyer fillojen e largohen ne drejtime te kunderta dhe nuk has me ne te njeten rrug me ta/ato
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top