Pas ngrënies ushtroni!

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Pas ngrënies ushtroni!

Rezultatet e studimit nga shkencëtarët e Universitetit të Indianas tregojnë se aktiviteti fizik menjëherë pas ushqimit zvogëlon rrezikun e shfaqjes së problemeve kardiovaskulare. Në një studim kanë participuar një numër i madh vullnetarësh me moshë mesatare 25-vjeçare, të cilët kishin shprehi të ngrënies së ushqimit të bollshëm, p.sh. për mëngjes hanin vezë, suxhuk dhe patate të skuqura. Për dallim nga kjo, gjatë kohës së eksperimentit, ata janë ushqyer edhe nga ‘menyja e shëndetshme’: musli, qumësht gjysmë-yndyror dhe lëng portokalli.

Gjatë kohës së testimit, participantët menjëherë pas ushqimit të preferuar të tyre u janë nënshtruar ushtrimeve për një orë. Rezultatet biokimike të analizës së gjakut kanë qenë dukshëm më të mira se sa ato gjatë kohës kur kishin ngrënë ushqim të shëndetshëm.

Kjo lë të kuptohet se aktiviteti sportiv në mënyrë të jashtëzakonshme ndikon në metabolizmin e yndyrave dhe me ushtrimet në kohë të caktuar (menjëherë pas ushqimit) mund të anulohen efektet negative të një ushqimi ‘të gabuar’.

Ky efekt pozitiv i ushtrimeve menjëherë pas ushqimit, shpjegohet me faktin që gjaku pas aktivitetit fizik qarkullon më shpejt dhe nuk lejon grumbullimin e yndyrave në enët e gjakut. /Telegrafi/
 
Lëndimet sportive lënë pasoja

Sportistët të cilët janë lënduar gjatë marrjes me sporte të kontaktit, në jetën e mëvonshme mund të kenë probleme si pasojë e këtij lëndimi, shkruan revista "Brain". Një studim i realizuar së fundmi ka krahasuar shëndetin e 19 ish-sportistëve të cilët ishin lënduar mesatarisht para 30 vitesh me 21 ish-sportistë tjerë të cilët nuk ishin lënduar kurrë.

Shkencëtarët kanë zbuluar se sportistët të cilit ishin lënduar së paku një herë ose dy herë gjatë kohës kur janë marrë me sport, në jetën e mëvonshme kishin treguar përqendrim të zvogëluar, humbje të kujtesës dhe ngadalësim të disa lëvizjeve, në krahasim me sportistët të cilët nuk ishin lënduar aspak.

“Ky studim tregon se ndikimi i lëndimeve sportive gjatë moshës së re, le pasoja edhe 30 vite pas lëndimit, dhe këto pasoja mund të shfaqin ndryshime në funksionet njohëse (kujtesë, mendim dhe inteligjencë) dhe funksionet motorike me plakjen e sportistëve”, thotë autori i studimit Louis de Beaumont.

Beaumont shton se duke u bazuar në këtë studim, duhet që sportistët të informohen para kohe në lidhje me pasojat e këtyre lëndimeve, me qëllim që të jenë të vetëdijshme për rreziku i cili u kanoset nëse vazhdojnë të merren me sportin të cilin e preferojnë.

Këto të dhëna janë veçanërisht të rëndësishme për sportistët të cilët merren me sporte të kontaktit, siç është boksi, futbolli amerikan, ragbi etj. /Telegrafi/
 
Vrapimi për jetëgjatësi dhe shëndet

Ata të cilët dëshirojnë të jetojnë gjatë dhe të jenë të shëndoshë duhet të mendojnë për të vrapuar. Vrapimi zvogëlon rrezikun nga sulmi në zemër, pastaj nga kanceri dhe sëmundjet neurologjike, siç është sëmundja Alzheimer, thonë hulumtuesit nga Universiteti i Stanfordit në Kaliforni.
Personat në moshë të mesme, të cilët vrapojnë rregullisht, janë dyfish më pak të rrezikuar nga ndonjë sëmundje që ua kërcënon jetën, në raport me personat të cilëve iu mungon aktiviteti fizik.

Gjatë një studimi nëntëmbëdhjetëvjeçar, nga grupi i ‘vrapuesve’ kanë vdekur vetëm 15%, ndërsa nga grupi i ‘jovrapuesve’ 34%, njoftojnë autorët e studimit. “Cilado qoftë formë e ushtrimeve energjike jep rezultate të mira për shëndet. Edhe mendja e shëndoshë edhe shkenca pohojnë se në vrapim nuk ka magji, por është thjeshtë aktivitet fizik i cili është i nevojshëm për jetë të shëndoshë’, thotë njëri nga shkencëtarët.

Ky grup ekspertësh ka analizuar edhe mbi 280 anëtarë të klubeve të vrapuesve anekënd Amerikës, si edhe numër të ngjashëm individësh të cilët kanë qenë pjesë e grupit të kontrollit. Të dy grupet kanë qenë të moshës mbi 50-vjeçare dhe kanë pasur karakteristika tjera thuajse identike. Anëtarët e klubeve të vrapimit kanë treguar rezultate shumë më të mira shëndetësore në çdo vlerësim gjatë studimit i cili ka filluar në vitin 1984. /Telegrafi/
 
Dieta më e mirë- relaksimi

Ekspertët rekomandojnë se në vend të dietave të lodhshme është më mirë që gjatë ditës të gjeni kohë për relaksim. Një studim dyvjetor, të cilin e ka organizuar ekipi studiues pranë Universitetit të Otegos në Zelandë të Re, ka treguar se joga dhe meditimi ndihmojnë në humbjen e kilogramëve të tepërt në mënyrë shumë më të suksesshme sesa cilado dietë ushqyese dhe llojet e ndryshme të ushtrimeve trupore- shkruan revista Preventive Medicine.

Në bazë të të dhënave nga ky studim, ekspertët kanë ardhur në përfundim se zvogëlimi i stresit, në mënyrë automatike zvogëlon nevojën për ushqim kalorik dhe ushqim të ëmbël. Dëshmi për këtë janë femrat të cilat çdo ditë janë relaksuar duke iu nënshtruar nj programi hulumtues që në fund ka rezultuar se nxit disponimin dhe shëndetin te ato.

Meqenëse meshkujt shumë më rrallë i kushtojnë rëndësi vijës trupore, atëherë kjo metodë e relaksimit dh humbjes në peshë është më qenësore për femrat te të cilat është vërejtur suksesi. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top