Pas 6 muajsh, ende mister zhdukja e Boeing 777

Arfenilla

Themelues i Forumit
m_8035.jpg
Sot mbush plot gjashtë muaj kur një avion pasagjerësh me 239 njerëz në bord, i linjës ajrore “Malaysia Airlines”, u zhduk nga ekranet e radarëve, teksa ishte duke fluturuar nga Kuala Lumpuri në Pekin.
Zhdukja ishte mjaft misterioze. A ishte një sulm terrorist? A ka pasur një problem mekanik që çoi në një aksident? A u rrëzua avioni poshtë mbi tokë ose në ujë? A ka ndonjë të mbijetuar?

Të gjitha pyetjet do të kishin një përgjigje nëse kërkuesit do të zbulonin mbeturinat e avionit, por sot, gjysmë viti më pas, nuk ka as një gjurmë për avionin. Ende mbetet një mister se ku ka përfunduar ai. Asnjë pjesë e avionit nuk është zbuluar, asnjë pjesë, sado e vogël e tij.

Boeing 777-200 u zhduk, së bashku me 227 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit në bord. Autoritetet bëjnë me dije se avioni është rrëzuar 8 mars në oqeanin Indian. Të dhënat satelitore dhe informacionet nga radari tregojnë se avioni ka ndryshuar kursin e tij, dhe ka shumë gjasa që të ketë zbritur pasi ka pasur nevojë për karburant.

Por ata ende nuk e dinë se përse ky avion doli nga kursi i tij. Kërkimet e tij në tokë dhe në ujë, zgjatën rreth dy muaj, por asnjë gjurmë nuk u gjet. Familjarët e pasagjerëve ende nuk kanë një përgjigje për fatin e të afërmve të tyre.B koha
 
Blloku ia jep Vetëvendosjes dialogun me Serbinë

photo-kushtrim-ternava-takimi-i-liderve25.jpg
Blloku ka pranuar që negociatat me Serbinë t’i udhëheqë Albin Kurti. Kjo ka shkaktuar habi dhe nervozë tek ambasadat perëndimore në Prishtinë, të cilat duket se do të dalin publikisht për ta kundërshtuar këtë. Madje, indirekt, qysh sot Ambasadorja e SHBA’së shfaqi pakënaqësinë e shtetit që përfaqëson me zhvillimet në këtë drejtim
Tashmë është zyrtare se Blloku LDK-AAK-Nisma kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje, pas pothuajse dy muaj negociatash, me Lëvizjen Vetëvendosje.

Por çka ndodhi që menjëherë u finalizua marrëveshja mes Bllokut dhe VV’së? Si u bë që partia e Albin Kurtit të pranojë të hyjë në Qeveri, ndërkohë që vetëm dy javë më parë thoshte se po përgatitet për Opozitë? Dhe, për më tepër, çka i ofroi Blloku kreut të VV’së, Kurtit?

Burime të Gazetës Express, të afërta me krerët e opozitës, thonë se Blloku ka pranuar që bisedimet t’i udhëheqë Albin Kurti, një përgjegjësi kjo që deri më tash e ka pasur Kryeministri i vendit.

“Pra, Blloku dhe Ramush Haradinaj - si i nominuar për Kryeministër, përgjegjësinë e udhëheqjes së negociatave e kanë bartur tek Vetëvendosje”
Por kjo ka shkaktuar habi dhe nervoz tek ambasadat perëndimore në Prishtinë.

“Procesi i dialogut është jetik për Kosovën dhe nëse ky proces udhëhiqet nga kundërshtari më i madh i tij, Albin Kurti, dihet se nuk mund të mendohet se do të shënohet ndonjë rezultat në këtë proces. Për ne kjo është plotësisht e papranueshme”, ka treguar për Gazetën Express një diplomat i akredituar në Prishtinë.

“Nëse kjo marrëveshje nënshkruhet nga palët, atëherë ne do të dalim publikisht për ta kundërshtuar atë”.

I njëjti burim thotë se vendet e Quintit mbështesin plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe janë të bindur se Blloku duhet të lëshojë pe; në mënyrë që PDK ta marrë postin e Kryeparlamentarit.

Por Ramush Haradinaj duket se po mendon ndryshe.

“Kreu i AAK’së është i interesuar jetësisht për ta marrë postin e Kryeministrit, dhe nëse Kryeparlamentari i jepet PDK’së, atij do t’iu prishej kjo matematikë, pasi që në LDK do të rritesisht pakënaqësitë pasi që lideri i tyre nuk do të kishte asnjë post të rëndësishëm”, kanë treguar burime të Express.

Në këtë kontekst, duket se është arritur edhe marrëveshja me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ne jemi të bindur se duke qenë Vetëvendosje me ne, PDK do të tërhiqej nga bllokada në Parlament dhe ne do të na hapej rruga për rizgjedhjen e Isa Mustafës në postin e Kryeparlametarit”, ka thënë një zyrtar i Bllokut, për Express.

Ndërkohë, në një mënyrë, Ambasadorja e SHBA’së në Prishtinë, ka shfaqur pakënaqësinë e shtetit që përfaqëson me zhvillimet në vend; pra me hyrjen e Vetëvendosjes në Qeveri me kushtin që ajo t’i udhëheqë negociatat me Serbinë.

“Dy sukseset më të mëdha që prej ardhjes sime këtu; dialogu dhe zgjedhjet. Kosova duhet të zotohet se këto suksese t’i shpjerë përpara, e jo prapa”, ka shkruar ajo në Twitter.
 
Back
Top