Pas 3 muajsh, sot u nisën autobusët e parë nga Zvicra për në Kosovë

dhe fotot: Armend Berisha

kthimi-cyruih-5-587x323.jpg
© 2020 Armend Berisha/albinfo.ch


Ditën e sotme, stacionit kryesor të Autobusëve në Cyrih i është kthyer gjallëria, kjo jo nga udhëtimet e zakonshme por nga mërgimtarë e vizitorë të cilët ishin “ngujuar” për më se tre muaj në Zvicër e Gjermani. Të gjithë që vinin njëri pas tjetrit duke bartur valixhet, ishin të lumtur, ngase dita e sotme po shënonte edhe fundin e pritjes për tu nisur drejt vendlindjes. Pandemia kishte bërë që për shumë nga familjarët që kishin ardhur për vizitë të mbeteshin më shume se që kishin planifikuar.

kthimi-cyrih-4-1024x686.jpg© 2020 Armend Berisha/albinfo.ch
Ishin menaxheri dhe stafi i kompanisë se autobusëve “Rinori Travel” që kishin marrë vendimin për t`u nisur drejt Kosovës. Numri i atyre që sot udhëtuan për në Kosovë ishte rreth 110 udhëtarë. Numri i të interesuarave për tu kthyer ishte edhe më i madh tregon menaxheri i kompanisë, “Rinori Travel” Ismail Aliu. Ai për albinfo.ch ka treguar se linja të rregullta do të këtë edhe gjatë ditës së premte. Aliu ka thënë se 70% e udhëtarëve që sot janë nisur ishin vizitorë të cilët kishin mbetur të ngujuar gjatë pandemisë në Zvicër. Aliu për albinfo.ch ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet dhe se nuk pret që të hasë në pengesa gjatë udhëtimit.

kthimi-8.jpg© 2020 Armend Berisha/albinfo.ch
Për të parë nga afër, ekipi i albinfo.ch sot ka pasur rastin të takojë dhe të flasë edhe me disa nga udhëtaret që prisnin për tu nisur drejt vendit të tyre. Pas bisedës që zhvilluam me disa prej tyre albinfo.ch ju sjell emocionet dhe përvojat e tyre në këtë kohe aspak të lehte larg familjes dhe vendit ku ata jetojnë.

kthimi-cyrih-1024x613.jpg© 2020 Armend Berisha/albinfo.ch
Enkeleida Fejzo, për albinfo.ch ka treguar se me shtatë mars kishte arritur në Zvicër, në kuadër të një projekti. Por në pamundësi për tu kthyer prapë asaj u dash të qëndronte në Zvicër për 3 muaj. Për të, qëndrimi në Zvicër ishte, fshehja nga “armiku i padukshëm”, pandemia. Ajo shpreh mirënjohjen për gjithë ata që nuk hezituar t’i hapin derën. Ajo shprehet e lumtur që po kthehej, këtë moment e përshkruan sikur jeta ka filluar përsëri nga fillimi. Ajo shprehet e lumtur që do të këtë mundësi të takoj prapë miq e familjar.

kthimi-cyrih-6.jpg© 2020 Armend Berisha/albinfo.ch
Ismet dhe Sevda Maliqi nga Presheva për albinfo.ch tregojnë, se në Zvicër kishin ardhur me 23 janar në vizitë tek fëmijët e tyre. Ky qift edhe përkundër që kishin jetuar për shumë vite në Zvicër, atyre u kishte munguar rrethi dhe shtëpia e tyre ne Preshevë. Ata shprehin gëzimin që para po u mundësohej kthimi tek të afërmit dhe rrethi i tyre familjar.

kthimi-10-1024x704.jpg© 2020 Armend Berisha/albinfo.ch
Shkumbin Ahmeti, një bashkatdhetar i cili jeton në Gjermani, tregon që përkundër faktit se jeton prej disa vitesh në Gjermani, ka ndier mungesën për familjarët dhe shoqërinë e tij. Si edhe për të tjerët edhe për të dita e sotme ishte një ditë gëzimi ngase po nisej drejt vendlindjes.

kthimi-cyrih-3.jpg© 2020 Armend Berisha/ albinfo.ch kthimi-9-1024x807.jpg© 2020 Armend Berisha /albinfo.ch
Një tjetër i ri, Valon Prenaj, për albinfo.ch ka treguar se para se të vinte në Zvicër ishte me punë në Ceki, por që pak para pandemisë kishte ardhur në një vizitë familjare në Zvicër, ku dhe kishte mbetur deri më sot. Ai ka treguar se në këtë periudhë të vështirë padyshim se i ka munguar bashkimi ma familjen e tij. Dita e sotme për të ishte një moment gëzimi ngase ai më në fund po nisej drejt ribashkimit me njerëzit e tij të afërt.

kthimi-cyrih-4.jpg© 2020 Armend Berisha/albinfo.ch
 

Attachments

  • kthimi-cyruih-5-587x323.jpg
    kthimi-cyruih-5-587x323.jpg
    63 KB · Shikime: 0
  • kthimi-cyrih-4-1024x686.jpg
    kthimi-cyrih-4-1024x686.jpg
    153.6 KB · Shikime: 0
  • kthimi-8.jpg
    kthimi-8.jpg
    983.1 KB · Shikime: 0
  • kthimi-cyrih-1024x613.jpg
    kthimi-cyrih-1024x613.jpg
    81.3 KB · Shikime: 0
  • kthimi-cyrih-6.jpg
    kthimi-cyrih-6.jpg
    701.2 KB · Shikime: 0
  • kthimi-10-1024x704.jpg
    kthimi-10-1024x704.jpg
    96.1 KB · Shikime: 0
  • kthimi-cyrih-3.jpg
    kthimi-cyrih-3.jpg
    586.8 KB · Shikime: 0
  • kthimi-9-1024x807.jpg
    kthimi-9-1024x807.jpg
    170.2 KB · Shikime: 0
  • kthimi-cyrih-4.jpg
    kthimi-cyrih-4.jpg
    869.4 KB · Shikime: 0
  • kthimi-cyruih-5-587x323.jpg
    kthimi-cyruih-5-587x323.jpg
    63 KB · Shikime: 0
  • kthimi-cyrih-4-1024x686.jpg
    kthimi-cyrih-4-1024x686.jpg
    153.6 KB · Shikime: 0
  • kthimi-8.jpg
    kthimi-8.jpg
    983.1 KB · Shikime: 0
  • kthimi-cyrih-1024x613.jpg
    kthimi-cyrih-1024x613.jpg
    81.3 KB · Shikime: 0
  • kthimi-cyrih-6.jpg
    kthimi-cyrih-6.jpg
    701.2 KB · Shikime: 0
  • kthimi-10-1024x704.jpg
    kthimi-10-1024x704.jpg
    96.1 KB · Shikime: 0
  • kthimi-cyrih-3.jpg
    kthimi-cyrih-3.jpg
    586.8 KB · Shikime: 0
  • kthimi-9-1024x807.jpg
    kthimi-9-1024x807.jpg
    170.2 KB · Shikime: 0
  • kthimi-cyrih-4.jpg
    kthimi-cyrih-4.jpg
    869.4 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top