Part. 2

Karantina mon amour

Do doja te thoja bashk me ju
"mallkuar qofsh o karantine"
qe me largove nga njerzit qe dua...
Por i vetmi mendim qe me vjen rreth e rrotull eshte:
"A te duan aq sa i do ti?"
- Po.
...
Atehere pse bota jote ska me ngjyra?
Dita tu be nate dhe nata tu be labirint pa drita.

Pse hodhe ne kosh akulloren tate te preferuar?
Thuaj te verteten, nuk kishte me te njejten shije.

Pse te erresohen syt cdo here qe buzeqesh?
A nuk te dhembin nofkat?! Je fallso.

Pse kur tu hodh ne qaf kacurrelsja me dy bishtaleca nuk i dhe karramelet qe mezi priste si cdo fundjave?
As te ra menja fare tja bleje.

...
E verteta eshte qe nuk e kisha kuptuar se sa thelle e kisha futur koken nen dhe.
Mezi prisja te mbaroja routinen qe te mbytja ulerimat nen jastik me muziken me te trishte te mundshme ne background.
U desh ardhja e nje fatkeqesie, e nje pandemie per te kuptuar qe po jetoja e izoluar nga bota me koh...
ndoshta vite.
...
NDODH
Kur te thone cfare te mendosh.
Kur te thone cfare duhet te besh sepse perndryshe do ti lendosh.
NDODH
Kur te thoje cfare duhet te ndjesh dhe qe sje e lire te jesh vetvetja.
Kur te thone qe nese i do, duhet te jesh serjoze dhe te vdesesh shpirtin e Peter Pan qe ke brenda teje.
NDODH
Kur te thone qe te duan;
kur te duan kur ben sic duan ato;
kur anullohesh sepse ndihesh dhe bindesh
qe je e gabuar.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top