Paris, ndalohet qarkullimi i makinave

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Qindra policë monitoruan trafikun rrugor gjatë së hënës në Paris, pasi nivelet e larta të ndotjes detyruan qeverinë franceze të vendosë kufizime të mëdha.

policia-paris.jpg


Gjatë së martës do të lejohen të udhëtojnë ato makina me targa me numra çift, pasi suksesi i iniciativës së të hënës, kur u lejua vetëm qarkullimi mjeteve me numër tek të targave, solli rënie të ndotjes.

Ministria u detyrua të veprojë, pasi ndotja e ajrit tejkaloi nivelet e sigurisë për pesë ditë në Paris, si dhe zonat përreth. Por, Ministria e Mjedisit deklaroi se ulja e trafikut gjatë së hënës, ndihmuar edhe nga kushtet e mira të motit, sollën një përmirësim të ndjeshëm të ajrit në Paris dhe ulje të ndjeshme të smogut.

Smogu mendohet të jetë shkaktuar nga një kombinim i netëve të ftohta dhe ditëve të ngrohta, të cilat kanë penguar shpërndarjen e ndotjes. Kjo lloj mase e ndërmarrë nga autoritetet është përdorur edhe më parë, në vitin 1997, gjë që atëherë solli rezultate pozitive.

Bordi i monitorimit të cilësisë së ajrit në Paris ka bërë të ditur se masat patën një ndikim të ndjeshëm edhe këtë herë në përmirësimin e cilësisë së ajrit, edhe pse kritikët i kundërshtuan rezultatet. Edhe mjeteve motorike (motoçikletave) iu ndalua qarkullimi nga ora 05:30 e mëngjesit të së hënës deri në mesnatë. Pati përjashtime për taksitë, mjetet motorike komerciale dhe automjetet hibride, apo makinat që mbanin tre ose më shumë pasagjerë.

Të gjithë ata që shkelnin këtë kufizim përballeshin me një gjobë të vogël. Ndërkohë, parking falas është ofruar për të gjithë mjetet, targat e të cilave përfundonin me numër çift.

Në këtë aksion u angazhuan afro 700 policë në rreth 180 pika kontrolli në të gjithë Parisin. Të dhënat e policisë raportuan për 4000 njerëz të gjobitur dhe 27 shoferë i kishin makinat e tyre të konfiskuara, për shkak se refuzuan të bashkëpunonin me oficerët e policisë.

Aksionet e policisë po shtohen, në një kohë kur javën e ardhshme nisin zgjedhjet për kreun e ri të Bashkisë së Parisit. Kreu i opozitës, Jean-Francois Cope, u ankua se aksionit i mungonte “koherenca, shpjegimi, dhe se qyteti ndodhej në panik”.

Gjatë së premtes, për 3 ditë me radhë transporti publik u bë pa pagesë, në një përpjekje për të inkurajuar qytetarët që të lënë makinat e tyre në shtëpi. Cilësia e ajrit në kryeqytetin francez është nga më të këqijat. Agjencitë franceze të Mjedisit thonë se Parisi është rival me kryeqytetin kinez, Pekinin, një nga qytetet më të ndotura në botë. / Top Channel
 
Titulli: Paris, ndalohet qarkullimi i makinave

shyqyr qe jane policet e mmonitorojne :kohe:?!

keto kufizime do ishte mire te planifikoheshin edhe ne tjera vende kapitale ku jeta e qytetareve eshte ne rrezikkkkk


gjithsesi ku jane keta shkencetaret qe do na nxirrnin nga telashet dhe pse reagojne kaq ngadale dhe me pasiguri?

ah astrologjia
 
Back
Top