"Parajsa e humbur" afgane

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Afganistani është sot një prej vendeve më të rrezikshme dhe të varfëra të botës.

Por, jeta është edhe më e vështirë për gratë, të cilat gjatë regjimit taleban të viteve 1996-2001 iu privua çdo e drejtë për të ndjekur shkollën, për të punuar jashtë shtëpisë, ndërsa u detyruan nëpërmjet rrahjeve publike për të pabindurat që të mbanin të gjitha perçe në gjendje të mbulonte të gjithë fytyrën dhe trupin.

Në shumë raste, gjatë atij regjimi, femrat vriteshin në ambiente publike, ndërsa tradhëtia e supozuar apo reale ishte e dënueshme me vdekje me gurëzim.

afg.jpg


Sot, ndonëse regjimi taleban është shembur, situata mbetet përsëri e pashpresë për milionat e grave afgane, të cilat përballen në masë me trafikimin, martesat e detyruara në adoleshencë, dhunën familjare, diskriminimin e kudondodhur apo përdhunimet.

afg2.jpg


afg3.jpg


Megjithatë, ka qenë një kohë kur gjërat jo vetëm nuk ishin kështu, por gjithçka funksiononte si në perëndim.
Në shtetin e pavarur afgan të viteve 1960-70, standarti i jetesës ishte i pranueshëm, qytetet në zhvillim, papunësia pothuajse inekzistente dhe gratë të gjithpërfshira në jetën e vendit.

afg7.jpg


afg5.jpg


Këto foto, të publikuara të mërkurën në "Daily Mail", i përkasin pikërisht asaj "parajse të humbur" afgane, i një vendi tashmë të shkatërruar dhe tmerrësisht të mjeruar pas pushtimit sovjetik (1980-89) dhe atij amerikan, nga 2001-shi ende në vazhdim.

// Top Channel
 
Titulli: "Parajsa e humbur" afgane

Kam qene dhe vet ne Afganistan dhe para se te shkoja atje kam ndjekur tri dite trajnimi/njohtimi me popullin, gjuhen, traditat, terrenin, problemet, rreziqet dhe gjithe cka ka te bej me Afganet dhe Afganistanin. Ajo qe dua ketu ta vej ne pah eshte, ndryshimet qe Afganistani ka pesuar pas nenshtrimit nen talebanet. Nje popull qe jeton ne kushte te renda, por qe kishte nje edukim te pranueshem, nje shkollim te mjaftueshem, nje punesim sipas mundesive, u shnderruar ne nje popull rob i levizjes talebane. Dhe jo vetem femrat, por edhe meshkujt jane te privuar nga shume te drejta qe njerezit normal i kane. Afganistani i sotem eshte nje shtet qe po fundoset ne gremine dhe mendoj se shume shpejt pas ndryshimeve qe do te ndodhin atje, do te fundoset perfundimisht!
 
Titulli: "Parajsa e humbur" afgane

Gjynah, te mos gezosh te drejtat e lirit qe te takojne !!!
 
Back
Top