Paragjykimet mbi fene!

Guest2

Antarë i Respektuar
Sic dhe dihet, pjesa me e madhe e banoreve te vendit tone, i perket fese myslimane. Te gjithe e dime perse prandaj nuk do doja te ndalesha ketu por tek bashkejetesa fetare dhe paragjykimet qe ndodhin mes nesh. Une vij nga nje famije myslimane por me deshire te plote vendosa te perqafoj fene katolike. Askush nga familjaret e mi, asnjehere nuk me kishte folur per kete fe, pasi nuk jane praktikante te devotshem. Ndersa une ndjeva qe nuk i perkisja ketij besimi por besimit katolik. Ishte nje “thirrje” le te themi, qe ndjeva per tu pagezuar dhe nderruar fene time te prejardhur. Besoj se gjithsecili nga ne, ka te drejte te zgjedhe vete ciles fe ti perkase dhe nuk ka pse te ndikohet apo te besoje ne dicka vetem sepse e besojne te tjeret. Liria e fese eshte po aq e shenjte dhe e rendesishme sa dhe liria e jetes, fjales, prones etj. Ne jeten tone te perditshme, ndeshim shpesh besimtare te fese myslimane, te cilet i paragjykojme nga veshja, besimi apo i vendosim lloj lloj epitetesh tallese. Pas terrorit qe ndodhi ne Paris, ku e gjithe bota u solidarizua, disa duke vene status ne rrjetet sociale, te tjere duke perdorur aplikacionin e sygjeruar nga facebook per te vendosur flamurin e Frances, kishte shume nga ata qe dolen ne perfundime gjaknxehta per shkak te rrethanave. Une isha nje prej atyre qe ndjeu keqardhje, por nuk vendosi flamurin sepse nuk mund te tregohesha e padrejte per qindra viktimat e tjera qe vdiqen ne Siri e vendet rreth saj, sepse ne fund te fundit jane te gjithe shpirtra te pafajshem njerezish. Pasi oret kaluan dhe kjo tragjedi u perhap si bombe atomike ne ajer, lajmi se edhe vendi yne eshte i rrezikuar, na beri te ndjenim panik dhe te shikonin rrezik kudo. Filluam te mendojme qe cdo mysliman ketu do ishte shkaketar i ndonje sulmi. Degjoja njerez qe shanin e mallkonin kete fe por realisht une i perkas nje feje tjeter dhe sidoqofte me lind natyrshem pyetja: Cfare faji ka feja? Feja pervecse qellimit te mire, paqesor dhe shpirteror qe ka, nuk mund te perdoret si justifikim per asnje akt vandal, terrorist dhe c’njerezor. Pikerisht prej kesaj nuk mund te pergjithsojme njerezit dhe ti fusim ne koshin e madh te paragjykimit. Konkretisht, jeta me ka perballur me njerez te ndryshem, sic ishte dhe vajza myslimane e mbuluar, me te cilen pata nje bisede shume te kendshme. E takova rastesisht, teksa punoja ne panair. Ajo kishte hapur nje biznes te sajin, qe realisht mua me surprizoi dhe me beri te ndihem mire si femer, per pavaresine dhe ambicjen qe ajo tregoi se kishte, pa pyetur nese paragjykohej. Me vjen mire qe koncepti i femres edhe pse e mbuluar po evolon dhe po ecen me hapin e kohes moderne, duke kerkuar liri dhe dinjitet. Ajo me tregoi se mjafton te duash te arrish dicka dhe nuk ka rendesi me sa veshtiresi perballesh, sepse fryti i korrur i durimit dhe perpjekjes eshte me i embel se cdo gje. Kishte studiuar per farmaci dhe i kishte lindur idea per te patur nje linje te sajen me produkte komzmetike bio, te bera nga ajo vete. Gjate bisedes me tregoi qe me kishte ndjekur ne BB dhe me kishte pelqyer edhe pse une perfaqesoja nje karakter ndryshe nga vetja e saj, nje vajze si une, me tatuazhe, e cmendur dhe komplet ndryshe nga bota e saj, ajo prape se prape kishte lene menjane paragjykimet dhe pse e mbuluar, ishte mendjehapur. Aty ndjeva te ndaja me ju, idene e gabuar ,qe shume prej jush e kane ngulitur ne koke. Dua tju tregoj, qe myslimanizmi nuk perfaqeson ISIS-in por perfaqeson nje vlere dhe kulture ndryshe nga kultura ime katolike. Eshte per tu adhuruar toleranca fetare qe kemi dhe jam e lumtur qe mes atyre qe me admirojne, ka dhe persona totalisht te kundert me mua, por qe perfaqesojne nje tjeter kulture edhe pse me konservatore. Prandaj, kush tha qe nje katolike dhe myslimane nuk mund te pelqejne njera tjetren?! Ne perfaqesojme dy pole te kunderta, dy bote te ndryshme por qe i bashkon respekti dhe dashuria per paqen dhe boten e mbushur me dashuri. Pikerisht prej kesaj, duhet te behemi objektiv dhe te ndajme me drejtesi dhe logjke, te miren nga e keqja, kulturen nga antikultura, vleren nga antivlera, elementet qe frymezojne paqe nga ato qe stimulojne lufte. Feja ka qellim te bashkoje njerez, jo ti ndaje, cilado qofte ajo. I adhuroj njerezit qe besojnene Zot e jane te mbushur shpirterisht. Jam e lumtur, qe pata mundesine te njihja femra qe frymezojne dhe kane deshiren te ecin perpara, qe mbrojne idealet e tyre, sidomos ne kete periudhe te veshtire tranziocioni e destabiliteti qe po kalojme.

Alba اobaj.
 
Titulli: Paragjykimet mbi fene!

Paragjykime kane njerezit e vegjel. Ata te emancipuar nuk merren me fasada. Merren me njeriun!
 
Titulli: Paragjykimet mbi fene!

Paragjykime kane njerezit e vegjel. Ata te emancipuar nuk merren me fasada. Merren me njeriun!
ashtu posi 🤣🤣
 
Nuk mendoj qe jemi popull paragjykues ne aspektin fetar ... Pasi esht then qe shqipetaret jan populli me paqsor dhe me harmonik ne lidhje me fet nuk bejen dallime ndermjet feve ..
 
Ka patur shume, POR, jane zbutur goxha, per te mos thene qe jane shuar. :giggle:
 
Feja seshte gje tjeter vec vetvrasja e shpirtit te lire te krijuar nga Krijuesi i gjithsise.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top