Paradoksi i çuditshëm: Pse kemi aq shumë nevojë të komunikojmë edhe me të panjohurit?

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

Paradoksi i çuditshëm: Pse kemi aq shumë nevojë të komunikojmë edhe me të panjohurit?​

F2EDBE08-F6F0-44A8-AB57-CC4F7035AE5D.jpeg

Shumë nga ne i shmangen bisedave me të panjohurit,duke menduar se ky lloj ndërveprimi është i vështirë dhe i padëshiruar nga të dyja palët. Por sikur ta kemi gabim? Një studim i ri, sugjeron se dëshira për të biseduar për gjëra konfidenciale me njerëz të panjohur, është në fakt një ndjenjë e zakonshme.

Pra herën tjetër që ju qëllon të flisni me dikë që nuk e njihni, nuk duhet të supozoni se domosdoshmërisht duhet t’i përmbaheni një bisede sipërfaqësore. Ekziston një shans i mirë që personi me të cilin jeni duke folur të jetë i lumtur që të ndajë me ju disa nga aspektet më personale të jetës së tij, siç mund të jeni edhe ju me të.

Studiuesit kryen 12 eksperimente të ndryshme, që përfshinë më shumë se 1.800 individë për të parë qëndrimin e njerëzve ndaj bisedave dhe kontakteve, me pjesëmarrës që përfshinin studentë, drejtues biznesi dhe vullnetarë të rekrutuar në internet.

“Lidhja me të tjerët në mënyra kuptimplote, tenton që t’i bëjë njerëzit më të lumtur. Por njerëzit ngurrojnë që të përfshihen në biseda më të thella dhe më kuptimplota me të panjohurit”-thotë shkencëtari i sjelljes Nikolas Eplej nga Shkolla e Biznesit në Universitetin e Çikagos.

“Pra ky paradoks social na bëri shumë përshtypje:Nëse lidhja me të tjerët në mënyra të thella dhe kuptimplota rrit mirëqenien, atëherë pse njerëzit nuk e bëjnë atë më shpesh në jetën e përditshme?”- pyet Eplej. Përgjigja e shkurtër sipas Eplej dhe kolegëve të tij është “pritshmëria e gabuar”.

Studimi tregoi se bisedat e thella apo sipërfaqësore me të panjohurit përfunduan duke çuar në ndjenja më të mëdha të lidhjes dhe kënaqësisë sesa pritej fillimisht. Atyre që morën pjesë në studim iu kërkua të shkruanin temat e tyre të bisedës, ose iu dhanë disa pyetje për të diskutuar.

Kërkesat përfshinin një larmi të madhe të të dyja subjekteve, nga ato të thella në ato banale. Pra gjithçka nga “A mund ta përshkruani një moment kur keni qarë para një personi tjetër?”. tek “Çfarë mendoni për motin sot?”.Përgjatë të gjitha eksperimenteve, bisedat me të panjohurit ishin më pak të vështira dhe më përmbushëse nga sa pritej nga pjesëmarrësit.

Kjo ishte veçanërisht e vërtetë për bisedat e thella, të cilat krijuan ndjenja më të mëdha të lidhjes në krahasim me bisedat mbi tema më pak të rëndësishme. Në përgjithësi, partnerët e bisedës kujdeseshin më shumë për zbulimet e tyre personale sesa priste personi tjetër. Po ashtu studimi vëzhgoi bisedat me familjen dhe miqtë, duke treguar se këtu pritshmëritë e kujdesit dhe interesit janë më të sakta.

“Qeniet njerëzore janë shumë sociale, ndaj kanë tendencë që të nisin një bisedë me dikë. Në rast se ndani me dikë diçka kuptimplotë dhe të rëndësishme, ka të ngjarë që të merrni në këmbim diçka kuptimplotë dhe të rëndësishme, duke çuar në një bisedë dukshëm më cilësore”- thotë Eplej.

Se çfarë do të thotë e gjitha kjo për ju, herën tjetër kur të uleni pranë një të panjohuri në autobus, është fakti se një bisedë e thellë mund të jetë më shpërblyese sesa mendoni, dhe se personi ngjitur me ju mund të jetë më i interesuar për atë që keni për t’i thënë sesa mund ta prisni.

Sigurisht që ky është një përgjithësim, i bazuar tek eksperimentet me më pak se 2.000 njerëz, ndaj ju ende mund të prisni një reagim të ftohtë nga një i panjohur nëautobus. Por në përgjithësi, si qenie njerëzore ne duket se kemi më shumë seç duhet frikë nga bisedat kuptimplota dhe të thella.

Ka shumë prova se bisedat më të thella çojnë në një lumturi dhe mirëqenie më të madhe, dhe në një qasje më optimiste ndaj tyre mund të sjellë përfitime, pra si për ju ashtu edhe për personin me të cilin po bisedoni. Pasi edhe këta të fundit mund të jenë po aq të etur për t’u hapur sa edhe ju.

“Ndërsa pandemia po largohet,ne të gjithë do të rikthehemi të flasim sërish me njëri-tjetrin, duke qenë të vetëdijshëm se edhe të tjerëve iu pëlqejnë bisedat kuptimplote, të cilat mund t’ju bëjnë të kaloni më pak kohë në biseda sipërfaqësore dhe të keni ndërveprime më të këndshme”-thekson Eplej.
B-bota.al
 
Kjo me pelqej shume! :)) E vertete!

“Qeniet njerëzore janë shumë sociale, ndaj kanë tendencë që të nisin një bisedë me dikë. Në rast se ndani me dikë diçka kuptimplotë dhe të rëndësishme, ka të ngjarë që të merrni në këmbim diçka kuptimplotë dhe të rëndësishme, duke çuar në një bisedë dukshëm më cilësore”- thotë Eplej.
 
Bisedat e thella duke treguar gjera private me te panjohur ndodhin per dy arsye.
Njera eshte se ne kete menyre ata shfryhen, ose kerkojne ndonje mendim, gje qe ngurrojne ta bejne me te njohur.
Tjetra eshte se keto lloj bisedash krijojne afrimitet dhe mbase kjo eshte ajo qe ata kerkojne, te afrohen me ta.
 
Nuk besoj se tregon gjera private me te panjohur reale. Ndoshta i referohesh kur je ne kushte anonimati, kur i panjohuri nuk njef as fytyren tende dhe as emrin tend.
 
Nuk besoj se tregon gjera private me te panjohur reale. Ndoshta i referohesh kur je ne kushte anonimati, kur i panjohuri nuk njef as fytyren tende dhe as emrin tend.
Jo, ndodh dhe me te panjohur reale.
Te panjohur reale quhen ata qe i takon njehere rastesisht dhe nuk dihet ne do ti takosh me, por mund te quhen dhe ata me te cilet ske afrimitet.

Ja nje shembull i para disa diteve. Eshte njera ne pune me te cilen une nuk kisha folur asnjehere, pervec ndonje pershendetje. Ate dite rastisi qe te punonim bashke dhe ajo brenda 2 oresh me tregoi te gjithe historine e jetes se saj, perfshire dhe detajet e marredhenieve te saj me ish-burrin

E ne keto raste, detyrohesh te tregosh edhe ti kur te pyet. Dy rruge jane, o te tregosh, o te genjesh, s'mund t'i thuash mos me pyet.
 
Ka e kshu.

U nisa nga vetja ne fakt. Keto njohjet me te panjohur me shume se nje buzeqeshje sjap me shume. Fundja sjemi te detyruar te flasim per gjera personale me te panjohur as te genjesh por mund ti besh skip me nje buzeqeshje. Mbase ka te beje me sa person introvert apo extrovert jemi.
 
Kjo me pelqej shume! :)) E vertete!

“Qeniet njerëzore janë shumë sociale, ndaj kanë tendencë që të nisin një bisedë me dikë. Në rast se ndani me dikë diçka kuptimplotë dhe të rëndësishme, ka të ngjarë që të merrni në këmbim diçka kuptimplotë dhe të rëndësishme, duke çuar në një bisedë dukshëm më cilësore”- thotë Eplej.
Ne vende si shqiperia shancet jan super te ulta per te mar 1 pergjigje te mire dhe te besh 1 bisede cilsore , ne vende te emancipuara ku mbizoteron kultura ka shum ngjasa qe te maresh ne kembim 1 bised cilesore.
 
Varet ca po kerkon….te panjohurit kane 1 cilesi mendimi,shkollimi dhe praktike qe ne mbase nuk e kemi dhe kjo te ndihmon te kuptosh/mesosh per ate gje qe je i interesuar
 
Me pelqen shume si teme por do ta lexoj nje here te gjithen se tani nuk me shohin mire syte
 
Persa i perket bisedes ne rjete sociale, kjo ndodh shpesh kur te dy personat jane anonim
Anonimati te jep mundesine e te shprehurit. Sidomos per njerez qe kane frike se gjykihen per ate cka Jane apo si mendojne.
Thjesht, per mendimin tim, kjo ndosh vetem per shkak te paragjykimit
 
P. S. Ndersa me njerez qe i njoh rastesisht ne bus, tren app kudo....
Bej nje bisede siperfaqasore. Nuk flas kurre per veten me dike qe nuk e njoh ose te pakten te dalloj qe kam mendime dhe ide te perbashketa.
 
Ne jete reale sme ka ndodh asnjehere te flas rreth vetes me te panjohur apo ne atobuza e trena. Por me ka ndodhur te degjoj. e cuditshme sese brenda 30 min rruge nje vajze qe mpershendeti rastesisht me Selam, perfundoi duke me thene shumecka. Sot jemi shoqe ?

Ndersa ne virtualitet ja kto qe tregoj ca bej se mjeni bere si te shpise dmth ?
 
Po budalliqet si themi dot me te njohurit se na marrin per budallenj. ?
??

ua cme kujtove 1 skene dje. isha me tezet e mamin. Thane dicka ato dhe une "filozofova" pak si ne forum kshu me shaka. Me pane iher, hapen syte dhe bene nje pff... Dhe une: oopss... Not here Soul, not here! ??
 
Ne jete reale sme ka ndodh asnjehere te flas rreth vetes me te panjohur apo ne atobuza e trena. Por me ka ndodhur te degjoj. e cuditshme sese brenda 30 min rruge nje vajze qe mpershendeti rastesisht me Selam, perfundoi duke me thene shumecka. Sot jemi shoqe ?

Ndersa ne virtualitet ja kto qe tregoj ca bej se mjeni bere si te shpise dmth ?
Dhe ca ben ?!
 
Ka e kshu.

U nisa nga vetja ne fakt. Keto njohjet me te panjohur me shume se nje buzeqeshje sjap me shume. Fundja sjemi te detyruar te flasim per gjera personale me te panjohur as te genjesh por mund ti besh skip me nje buzeqeshje. Mbase ka te beje me sa person introvert apo extrovert jemi.
Na fal per injorancen ..😊

C'do te thot introvert dhe extrover ?

Prandaj dhe njeriu esht qenje e cuditshme ..Ndo nje her e gjen me mir veten duke folur me nje te panjohur , arsyeja mendoj une ndodh sepse ti e ndjen veten me te qet dhe e di qe nuk do kesh paragjykime nga nje i pa njohur ,tani nuke esht se i tregon me rrenje e dhemball por disa detaja te jetes tende i diskuton me nje te panjohur madje dhe me shum qetsi pa e vrar mendjen..Nuk e di kto jan disa aspekte qe mendoj une ....
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top