Papa takon Zuckenbergun

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Papa takon Zuckenbergun

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Papa Françesku i cili është aktiv nëpër rrjete sociale, priti në Vatikan krijuesin e Facebook, Mark Zuckenberg, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Priscilla Chan. اifti udhëtoi drejt Italisë për të vizituar vendin pas goditjes nga tërmeti i rëndë.

Zuckenberg tha se takimi me Papa Françeskun është një kujtim që nuk ka për ta harruar kurrë, pasi Ati i Shenjtë simbolizon mirësjelljen dhe njeriun që kujdeset më shumë për të gjithë në mbarë botën.

Në këtë vizitë, numri 1 i teknologjisë i dhuroi Papa Françeskut një dron simbolik. Ai është projektuar të fluturojë nëpër vendet e varfra ku njerëzit nuk kane akses interneti dhe mungojnë mundësitë e lidhjes me të. Droni Aquila do të funksionojë me energji diellore.

Papa Françesku dhe Mark Zuckenberg diskutuan për rolin e madh të teknologjisë në procesin e komunikimit në ditët e sotme. Lideri shpirtëror i të krishterëve bisedoi me Zuckenberg edhe për mënyrën sesi teknologjia mund të ndihmojë në përhapjen e mesazheve të Vatikanit.

Facebook është kthyer në rrjetin social kryesor që ndihmon në identifikimin e viktimave në rast fatkeqësie apo sulmi. Facebook ka opsionin e postimit të një statusi “Jam i sigurt” në rast se personi ndodhet në zonë të rrezikuar.

Mark Zuckenberg po bën një fushatë të gjerë në mbarë botën për të kthyer Facebook-un në një rrjet social që nuk postohen vetëm fotografi, por të projektuar për një zhvillim shumë dimensional në të ardhmen.

/ Top Channel
 
Back
Top