Papa: Isis nuk është islami

Kresha

A pretty face can never trick me
https://postimage.org/

Edhe Papa Françesku u është bashkuar zërave të udhëheqësve Perëndimorë, të cilët shpesh deklarojnë se ISIS-n nuk ka lidhje me Islamin.

“Nuk është e drejtë dhe e vërtetë të flasësh për Islamin dhunshëm dhe për terrorizimin islamik. Në të kundërt, duhet të flisja edhe për katolikë të dhunshëm. Kam folur gjatë me Imamin e Kajros, e di atë që mendojnë, duan paqen. Në çdo besim fetar, ka ‘grupe fondamentaliste’. Shteti që e përkufizon veten si islamik, paraqet kartën e tij të identitetit, por nuk është Islami”, tha Papa Françesku.

Papa ka dënuar sërish luftërat që bëhen në emër të besimit, por që në të vërtetë nuk janë të tilla. Një mesazh i ri paqeje pas atyre të lëshuara në ditët e shkuara, që e kanë si protagonist në Krakovia së bashku me 1 milionë e 600 mijë të rinj në Ditën Botërore të Rinisë.
Deklaratën, Ati e Shenjtë e bëri nga avioni Papal, kur po udhëtonte nga Krakovia e Polonisë drejt Vatikanit.
/ Top Channel

p.s.

Po pra Papo, po kujt ti thua :p - Ketu ke me katolik se ti n'forum loool
 
Titulli: Papa: Isis nuk është islami

Eee se e tha edhe i gje te tille ai Domi por ai ishte dashakeqas lol
U medet.
 
Titulli: Papa: Isis nuk është islami

Jo papo por papa :)
Mbajti nje fjalim te bukur ne krakove me pelqej thenna gazetarve: mesohuni me termin lufte..jemi ne lufte dhe seshte lufte organike por e organizuar ku po fshihen pas termit fe!!
 
Titulli: Papa: Isis nuk është islami

Edhe une mendoj qe Isis nuk perfaqeson Islamin por a Jane pjestaret e Isis myslimaneve?Natyrisht qe po.
A ka nje tendence nga shume pwefaqesues te klerit mysliman per te justifikuar Isis?Natyrisht qe ka.A behen masakrat dhe aktet terroriste ne emer te Kur'anit dhe Allahut?Po!
Sa per fene e Papes dmth katolike, ajo eshte e mbaruar, e konsumuar, duam apo nuk duam ne dhe Papa e di mire kete gje-E ardhmja i perket fese islame, urojme vetem qe te mos fitojne Fundamentalistet.
Une personalisht nuk i shoh myslimanet si rrezikun per boten, shume me teper me 'shqeteson' prirja e tyre per te pershpejtuar sundimin e fese se tyre ne Bote.Sidoqofte asgje e re nga fronti i perendimit, ka pasur shume fe dhe besime qe nga krijimi i botes dhe te gjitha pas nje fare kohe sic kane ardhur ashtu edhe kane ikur.
Mua me udheheqin parimet dhe principet e mia dhe jo feja.
 
Titulli: Papa: Isis nuk është islami

Levi ...,ne bote drejtesia mungon , dhe kete ska kush e mohon . Besimtaret musliman vetem kete drejtesi kerkojne , ama e kam fjalen per muslimanet e mesem , e jo per ata ekstremistet ne lenie dhe teprim .
 
Titulli: Papa: Isis nuk është islami

Mesazhi Papes eshte i qarte dhe i drejte!
Pa imagjinata, pa krahasime dhe me le shije te mire!

E pergezoj per qendrimin pasi fjala e tij ka peshe ne ndejkesit e vet!
 
Titulli: Papa: Isis nuk është islami

Lev me grabite fjalet.
Do shtoja qe Papa, nqs tha vertete ate qe mendon eshte nje antikrisht, perndryshe po perdor ate fjalen famoze islame taqyya e kitman.
Papa preferon me mire nje bote islame se sa nje bote ateiste, o agnostik.
 
Ky Pape ka ardhur me nje qellim te percaktuar ne vendin e Shen Pjetrit, te shpetoje nga germadhat e veta fene katolike, dhe per ta bere kete po shkel ne rruge te pashkelura kurre nga katoliket, dhe ketu se kam fjalen vetem per marredheniet me myslimanet por per shume e shume gjera te tjera.
Katoliket konservative mbajne per Pape akoma Benediktin 16 sepse ishte i fundit Pape qe tentoi te shpetoje katolicizmin me dinjitet.
Madje ne Itali shume besimtare te udhehequr nga analiste katolike mendojne se ky eshte Papa antikrisht :).
 
Titulli: Papa: Isis nuk është islami

Dmth ti Lev po thu qe shenjat e fundit te botes erdhen??? Se me sa kam lexu verdalle pas ardhjes se anti krishtit bota do shuhej..dmth gjithe njerezimi
Kshu
 
Titulli: Papa: Isis nuk është islami

Dmth ti Lev po thu qe shenjat e fundit te botes erdhen??? Se me sa kam lexu verdalle pas ardhjes se anti krishtit bota do shuhej..dmth gjithe njerezimi
Kshu
Jo une personalisht nuk mendoj se erdhi fundi i botes.Me 'shqeteson' me shume qe pas 10 vjetesh Dielli do ja fuse gjumit per 10 vjet (se di Nese e ke lexuar apo jo kete lajm) se Sa ato qe thote feja katolike.
Mendoj gjithashtu qe feja katolike ka merdhif, :) , asaj po qe po i vjen fundi!
 
Titulli: Papa: Isis nuk është islami

Jo une personalisht nuk mendoj se erdhi fundi i botes.Me 'shqeteson' me shume qe pas 10 vjetesh Dielli do ja fuse gjumit per 10 vjet (se di Nese e ke lexuar apo jo kete lajm) se Sa ato qe thote feja katolike.
Mendoj gjithashtu qe feja katolike ka merdhif, :) , asaj po qe po i vjen fundi!

Nuk e kom nigju ,por e kam lexu :), problem eshte ne fakt se do kemi probleme te vitamines D, dhe do bohemi te gjithe rrace aziatike :p
Po mbase me keto ritme qe po ece shkenca , bo vaki bojne nai diell sa me na ngrof cik shpirtin :p
 
Titulli: Papa: Isis nuk është islami

Lev, ku paske qene ti me pare? Ti po me shtyp ca butona interesante..;)

Nuk do shume filozofi, nuk e di si do ta kete emrin ndryshe ky se nje antikrisht. Nje ujk me gzof delesh po ben kerdine ne tufen e deleve te keti cobani ne mbare boten. Dhe c'kurajo thote qe ujku eshte paqesor?

..e gjithe kjo, dhe jo vetem kjo, po me bind qe "ata" ja pasken arrit qellimit. Nje pape mason ne vatikan, per te shkatrruar krishterimin. E pse jo, Benedetti pati thene: ne muret e vatikanit ekziston djalli...! E kishte fjalen edhe per gjume gjera si pedofilia, bankat e vatikanit, korupsioni e nje thes me gjera te tjera.
Te gjitha keta e kane nje burim qe del nga masoneria, armike e betuar e principeve te krishtit. Endrra e tyre ka qene pikerisht kjo: nje mason pape.
 
Titulli: Papa: Isis nuk është islami

Laur, fakti qe masonet ckisherohen dhe mallkohen nuk perben me realitet ne ditet e sotme. Kisha Katolike ka kohe qe e ka zbutur qendrimin ndaj tyre.

Papa eshte akuzuar qe kur ka qene kardinal qe ka patur lidhje me masonet dhe sidomos me Rosicrucianet por sidoqofte nuk diskutohet pozicioni i Papes por vertetesia e asaj qe thuhet ne lidhje me ekstremizmin islamik. Dhe ky i fundit eshte kryekeput produkt i kesaj feje sic ishte inkuizicioni produkt i katolicizmit ne mesjete.

Eshte bukur dhe mire te besosh ne dicka te madhe qe te mbush me dashuri dhe dhimbshuri per tjetrin. Te gjithe kemi nevoje te duam nje dicka qe ndjejme se na mbush shpirtin dhe zemren, qofte zot qofte dicka tjeter. Pra ska asgje te keqe ne besim. Eshte institucioni dhe institucionalizimi ai qe eshte gangrena e njerezimit. Pra problemi nuk eshte ne qiell dhe tek Zoti apo Allahu po ketu ne toke tek natyra shkaterrimtare e vete njeriut dhe tek papjekuria e tij ne civilizim.

hajduti
 
Titulli: Papa: Isis nuk është islami

Masoneria vepron ne menyre te fshehte, ndersa besimi (katolik)nepermjet konsensit ndonse dogmatik, te vete besimtarit.
ja pse masoneria futet aty ku eshte konsensi qe te arrije qellimit.
Biles masoneria kerkon miratimin dhe njohjen publikisht te saje nga vatikani.
Ps. Kur te keme kohe do postoj ca shkrime interesante, te masonerise (grad oriente)qe i perket edhe nje kishe ne shkoder .

ps. 2 papa francesco u shqetesua ndo pak per nje katedrale qe do shembet ne veri te parisit per te ndertusr nje park auto? Sot ne mjes forcat e rendit kane nderhyre gjate meshes duke i nxjerr per krahesh perjashta te gjithe besimtaret...!

cfare do thonte bota islame sikur ky kult te ishe xhami?
 
Titulli: Papa: Isis nuk është islami

Papa francesk, mesa duket nuk ka kexuar kurr kuran.
Isis, nuk eshte islam. Por ne isis jane te gjithe mysliman qe lexojne kuran. O francesk
 
Titulli: Papa: Isis nuk është islami

Kuran 8:12
Allah tha: Do te mbjell terror ne zemrat e jobesimtarëve; goditini mes faqes dhe kokes, goditini me gjithe armet....

.Francesk; Jezusi yt ne nje nga 10 urdherat thote; mos bej deshmi te rreme!
 
Titulli: Papa: Isis nuk është islami

Laur, fakti qe masonet ckisherohen dhe mallkohen nuk perben me realitet ne ditet e sotme. Kisha Katolike ka kohe qe e ka zbutur qendrimin ndaj tyre.

Papa eshte akuzuar qe kur ka qene kardinal qe ka patur lidhje me masonet dhe sidomos me Rosicrucianet por sidoqofte nuk diskutohet pozicioni i Papes por vertetesia e asaj qe thuhet ne lidhje me ekstremizmin islamik. Dhe ky i fundit eshte kryekeput produkt i kesaj feje sic ishte inkuizicioni produkt i katolicizmit ne mesjete.

Eshte bukur dhe mire te besosh ne dicka te madhe qe te mbush me dashuri dhe dhimbshuri per tjetrin. Te gjithe kemi nevoje te duam nje dicka qe ndjejme se na mbush shpirtin dhe zemren, qofte zot qofte dicka tjeter. Pra ska asgje te keqe ne besim. Eshte institucioni dhe institucionalizimi ai qe eshte gangrena e njerezimit. Pra problemi nuk eshte ne qiell dhe tek Zoti apo Allahu po ketu ne toke tek natyra shkaterrimtare e vete njeriut dhe tek papjekuria e tij ne civilizim.

hajduti

Do kisha mendimin se me kete qe ka shkruar hajduti (qe une rralle bie dakort) , ti veme kapak kesaj teme.
Sdo i hiqja e shtoja as nje presje!

PS:Laur ce ke gjithe kete vrer se spo te kuptoj hic?
 
Titulli: Papa: Isis nuk është islami

Do kisha mendimin se me kete qe ka shkruar hajduti (qe une rralle bie dakort) , ti veme kapak kesaj teme.
Sdo i hiqja e shtoja as nje presje!

PS:Laur ce ke gjithe kete vrer se spo te kuptoj hic?

Secili ka njohurit e veta dhe ne baze te tyre jep nje pergjigje.
Ti more nje pergjigje (opinjon te hadutit) te gatshme, dhe po kritikon nje fakt se ku buron terrori.(Kurani)

Testamenti i Vjeter(Bibla e Vjeter), eshte aty e me keq se Kurani. Me terror e gjenocid masiv, nga femija deri tek plaku. POR, me diferencen e Kuranit qe sot eshte aktiv e nuk duhet ti levizet asnje presje, Bibla e Vjeter i perket historise tashme.

Bota islame eshte ne nje revolucion te mbrendshem sot aktualisht. Ka vende qe po e ndjane fene me shtetin, si Tunezia qe ne fillim te keti viti e nxori jashte Kuranin nga Parlamenti, u deklarua shet laik me vota parlamentare, Egjypti ja hoqi me zor pushtetin Morsit (vllazeria islame),Turqia me Erdogan u kthye persembrapsh 100 vjet (prit rizultatet radikale islame me vone)

Ti moni ke degjuar per Averroé & co, filozof "arab" per te cilin mburret e gjithe bota islame qe na sollen civilizim e qytetrim ne Europe ne shek. 11-12?
E pra keta filozof, kur i shpjegonin ne menyre metafizike se pse digjet nje cope pambuk ne flake, kalifat islam te kohes i kundershtonin; Stop, digjet se ashtu do Allahu me engjujt. (ky,nje shembull banal)
Pjesa me e madhe e ketyre filozofeve qe mburren sot myslimanet, vdiqen si barbon te perbuzur aso kohe.

Te kshilloj ti kushtosh me teper kohe ndonje faqe lexim historie, para se gjykosh "vrer e mllef" tjetrit.
Une flas e shkruaj cfare islami ka sot per baze, e te pa tundur, Kuranin dhe zbatimin e tij pike per pike.
 
Titulli: Papa: Isis nuk është islami

Bota Islame mburret vetem me nje gje, ai eshte Kur'ani, si cdo besim fetar qe mburret me parimet e veta, te pelqyen ty apo jo, i kuptove, aktrove kinse nuk i kupton, i shtremberon dhe keqkupton apo jo, eshte ceshtje truri, ceshtje mllefi e vreri, ceshtje injorance madje dhe ceshtje qe nuk i hyne ne pune asnje besimtari cfare thua. Bota Islame njeh shume filozof Islam, meritat e tyre qe nuk ua humb as Perendimi por, ne ceshtje ku kane gabuar, nuk ka kush dhe pse te mburret sepse mbi tgjitha jane qenie njerezore qe gabojne, ndersa Zoti eshte i Pagabueshem dhe Kur'ani eshte fjala e Tij e qe besimtari s'ka dyshim ne te. Kot nuk ekzistojne shume ajete Kur'anore te cilat perfundojne me mesazhin e Zotit si ".....per ata qe mendojne", apo ".....keto ajete jane per te zotet e mendjes", ose "vetem dijetaret ja kane friken dhe drone Zotit". -

Nuk thote askund per kerkuesit e google & youtube dhe piunat e tyre ! ;) :plazh:
 
Titulli: Papa: Isis nuk është islami

Papa dhe gjith bota e din se nga feja kemi vetem paqe,eshte muhabet tjeter se njerzit kan len rrugen e te madhit Allah dhe po bejn trazira...eshte vet njeriu ai se po e peson nga veprat e ti e jo Allahu e ase feja.
 
Titulli: Papa: Isis nuk është islami

Papa le te pastroje, pedofilat e kishes ... mos te merret me fjalime te tilla, perderisa nuk e praktikon, le ta praktikoje per ca muaj ... pastaj le te dali e te flasi , per fene e paqes.

Si njera pale edhe tjetra, vetem Shqetesime sjellin ...asgje te mire.
 
Titulli: Papa: Isis nuk është islami

Po i mesojne edhe kalamjte tashme se kush eshte Allah apo Yahweh & co, qe ne zanafille kane marre fund besimet. Jane vete keta libra qe konfermoje qe nuk flasin per Zotin, por per disa personazhe qe secili popull e quan Zot padronin e vet.

Kurani nuk flet per Zotin, Zotin sic e mendon nje besimtar, si Zot Trashendent jasht sferes Kozmike e kapaciteteve racionale.
Ne arabisht Zot="Ilah", dhe jo Allah. Pra Allah eshte nje perendi pagane qe me sakt duhet te thuhet: Allah eshte "Ilah" i arabeve.

E njejta gje eshte Ne Bibel ebrajke: Zot = Eloah, dhe jo Yahweh. Ebrejte e thone qarte kete: Yahweh eshte Eloha i jone, zotria jone.

Si eshte e mundur sot me kete shkalle intelekti te njerzeve te besojne akoma se keta libra flasin vertete per nje Zot Trashendent e shpirteror.

Allah dhe Yahweh, jane njesoj si Ba'al, Hubal, Baal-Fegor, e nje thes plot me padrona(jo zota) te popujve ne mbare boten, ne fakt keta te fundit ishin me te rendesishem se Allah e Yahweh. Sot me monoteizmin na qenka nje i vetem qe ne fakt secili kishte te vetin.
Pervec kesaj, ata ishin agresiv, arrogant, xheloz, propotent, vrases e kriminela.
Lum per ju qe besoni ne nje Zot "dashamires" si keta.
 
Titulli: Papa: Isis nuk është islami

Cdo fjalim, artikull qofte paqesor apo mbeshtetes apo idealist do i vihet nje akuze apo do i tregohet se cduhet te bej tjetri...pse kjo??
Nuk mendoj se esht nje fjalim acarues ky apo ofendues ....
Nuk e kuptoj pse gjithmone duhet te ket gjykim??

Ps. I denon papa dhe cdo njeri pefofilat ne cdo istitucion apo ambient qe paraqiten...jo cdo prift esht i tille e jo cdo kish esht e till ..
Sesht i drejte ky etikim!

Ps i lejohet te flas edhe per politike ne fund te fundit eshte qytetar i par i shtetit te vatikanit...
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Papa: Isis nuk është islami

Ne arabisht Zot="Ilah", dhe jo Allah. Pra Allah eshte nje perendi pagane qe me sakt duhet te thuhet: Allah eshte "Ilah" i arabeve.

ILAH- Allah ka qene nga Ademi a.s. e deri ne qamet edhe do jete. Madje edhe arabet qe adhuronin 300 e ca zotra tjere ne Qabe/Mekke, e dinin qe eshte vetem NJE ZOT, dhe e quanin Allah. Nuk je i vetmi qe eshte futur ne kete qorrsokak te mitologjise.

Se sa e kemi me te drejte apo gabim, po shihet sot ku eshte cfare statistika ka "besimi" (s'di a mund ta quaje besim) juaj, sa i yni apo i te tjereve. Je vetem nje pike uji ne oqean :plazh:
 
Titulli: Papa: Isis nuk është islami

Cdo fjalim, artikull qofte paqesor apo mbeshtetes apo idealist do i vihet nje akuze apo do i tregohet se cduhet te bej tjetri...pse kjo??
Nuk mendoj se esht nje fjalim acarues ky apo ofendues ....
Nuk e kuptoj pse gjithmone duhet te ket gjykim??

Ps. I denon papa dhe cdo njeri pefofilat ne cdo istitucion apo ambient qe paraqiten...jo cdo prift esht i tille e jo cdo kish esht e till ..
Sesht i drejte ky etikim!

Ps i lejohet te flas edhe per politike ne fund te fundit eshte qytetar i par i shtetit te vatikanit...

Sipas teje , pak rendesi ka se kush del e mban nje fjalim ( c'fare roli mbajne, ke perfaqesojne etj etj ) .. mjafton qe te jete paqesor ?

Gjithsesi .. nuk ka asgje paqesore k'tu ne k'te fjalim ( thjeshte ti kap c'fare lexon e bazohesh kalimthi ne k'to fjale , nuk studion background) ... kur del prifti duke pretenduar, qe feja eshte paqesore, ku te gjithe jemi te qarte, se sa luftera jane bere e vazhdojne te behen ne emer te fese, e sa krime/abuzime , jane mbuluar ne emer te fese ( sidomos k'tyre te dyja , Islamit & Kristiane)... hapi syte jana, mos u bej kaq naive.
 
Titulli: Papa: Isis nuk është islami

Nuk eshte qeshtje naiviteti apo diskutimi i nje x personi per besimin... besimi apo feja eshte ajo qe kemi lexuar e qe na eshte predikuar ... dhe kur perputhet me shkrimet ....paqe , falje, vellazeri.. kur eshte nje thirrje qe me fton mos te gjykoj apo mos te nxjerr konkluzione ..ateher le tme quash naive.jam e tille.. besoj ne ate qe predikon dashuri jo konflikte apo acarime...
 
Titulli: Papa: Isis nuk është islami

ILAH- Allah ka qene nga Ademi a.s. e deri ne qamet edhe do jete. Madje edhe arabet qe adhuronin 300 e ca zotra tjere ne Qabe/Mekke, e dinin qe eshte vetem NJE ZOT, dhe e quanin Allah. Nuk je i vetmi qe eshte futur ne kete qorrsokak te mitologjise.

Se sa e kemi me te drejte apo gabim, po shihet sot ku eshte cfare statistika ka "besimi" (s'di a mund ta quaje besim) juaj, sa i yni apo i te tjereve. Je vetem nje pike uji ne oqean :plazh:

Koncepti i Zotit Unik ka lindur me faraonin Zoti Aton ne Egjypt. E jo me tej se 2-300 vjet me pare. Ne Bibel eshte futur vetem ne Shek e 6 para Krishtit. Nuk ekzistonte me pare nje term qe ti riferohet nje Zoti, sepse nuk eksitronte as imagjinate e Njeshit si Perendi, sepse ishte plot me Perendi. ILAH eshte fjale arabe gjuha e te ciles lind ne shek.5-6 pas Krishtit. ILAH=Zot Unik, pra nuk konceptohej as si term.

Me tingullin Auuuummm,, o Ameeennnn..., Besimi i nje burimi Unik i Universit dhe i energjise qe ushqen e jep jete cdo gjeje, gjindet tek Buda indiane akoma me heret. Nga edhe rrjedh idea e nje Zoti te vetem si burim i cdo gjeje, duke i dhene meritat e keti burimi Unik Universal personazheve Pantheon. Nje thes plot me emra zotesh te paganizmit. Perfshire edhe ata te Arabise bashke me Allah=Hubal kryesori nder te tjeret ndoshta ne ate zone. Por jo jasht asaj zone.

Carl Sagan, me i madhi shkencetar i shek 19, astronom, astrofizik, astrokimik, ka lene nje thenje perfekte mbi kete qeshtjen e Zotit.
"Ne qofte se per " Zot " do kuptojme nje teresi te ligjeve fizike qe qeverisin universin, pa dyshim Zoti ekziston.
Por ky Zot nuk e permbush kenveshtrimin emocional...
Per kete nuk ka shume kuptim per t'u lutur ligjeve e gravitacionit universal. "

carl_zpsv3vsqcis.jpg

Pra per kush do te kuptoje, ligjet e Universit nuk japin urdhera, se si duhet te sillen njerzit.
Ligjet e Universit nuk premtojne te zaptojne Kostandinopojen, o Romen.
Ligjet e Universit nuk japin urdher te vriten ata qe nuk besojne ne ligjet e Universit. Lol
 
Attachments

  • carl_zpsv3vsqcis.jpg
    carl_zpsv3vsqcis.jpg
    10.1 KB · Shikime: 0
  • carl_zpsv3vsqcis.jpg
    carl_zpsv3vsqcis.jpg
    10.1 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Titulli: Papa: Isis nuk është islami

Nuk eshte qeshtje naiviteti apo diskutimi i nje x personi per besimin... besimi apo feja eshte ajo qe kemi lexuar e qe na eshte predikuar ... dhe kur perputhet me shkrimet ....paqe , falje, vellazeri.. kur eshte nje thirrje qe me fton mos te gjykoj apo mos te nxjerr konkluzione ..ateher le tme quash naive.jam e tille.. besoj ne ate qe predikon dashuri jo konflikte apo acarime...

Boll me hipokrizi .

Studjoji te Dyja k'to fe , bashke me skandalet neper vite qe jane bêre ne emer te tyre , pastaj Hajde e shkruaj ne lidhje me besimin tend & Co .

Sic thashe papa le te pastroje kishat e tij, nga pedofilet... Pastaj te Dali e te flasi per islamin & co .
 
Titulli: Papa: Isis nuk është islami

Mbase i kam studjuar te pakten lexuar gjithesesi hipokrizia dhe arroganca nuk me perkasin por ideja juaj eshte e juaja dhe eshte ok sic e mendon :) nuk me intereson kur nuk mund te me jet ne ndihne per tu permiresuar...
do i bej nje lutje papes te ket parasysh kerkesen :)
 
Titulli: Papa: Isis nuk është islami

Laur, te kam thene se ty kabllat te jane perzi me mitologji dhe besime te gabuara, andaj cfare ke thene jane thjesht mendime tuaja qe ty tpelqejne, por jo cdo gje qe te pelqen eshte e vertete.
Pra per kush do te kuptoje

Une i kuptoj keto perralla, po tkishte ndonje liber do ua lexoja femijeve para gjumit. :D
 
Back
Top