Papa Benedikti XVI: Jezusi ka lindur disa vite më herët..

Kresha

A pretty face can never trick me
I tërë kalendari i Krishterëve është i bazuar në përllogaritje të gabuara, ka deklaruar Papa, dhe në librin e tij pohon se Jezusi ka lindur disa vite më herët se që është besuar deri më tani,
“Gabimi” është bërë nga prifti i shekullit XI i njohur si Dionysies Exguus ose siç shquhet në anglisht (shqip) si Denisi i vogël, pontifi 85 vjeçarë deklaron në librin “Jesus of Nazareth: The Infancy Narratives”, publikuar në vitin 2012.

“Kalkulimi i fillimit të kalendarit – bazuar në lindjen e Jezusit (Isës sipas Kur’anit) – është realizuar nga Dionysius Exiguus, i cili e ka bërë një gabim në kalkulimet e tij për disa vjet,” Papa shkruan në librin e tij, i cili libër është publikuar për shitje gjithandej botës, me miliona kopje.

“Data aktuale e lindjes së Jezusit ka qenë disa vjetë më herët” Pohimi se kalendari i Krishterë është i bazuar në baza falso nuk është risi – shumë historian kanë besuar se Jezusi ka lindur diku në mes të shek. 7P.E. dhe 2, transmeton Ilirida.

Denisi i vogël, i cili ka lindur në Evropën Lindore, është kredituar duke qenë “inovatori” i kalendarit modern dhe i konceptit të periudhës Anno Domini.

Ai e ka përshkruar sistemin e ri ndarasi nga kalendari i përdorur deri në atë kohë, i cili është bazuar në vitin e pushtimit të Perandorit Romak Diocletian.

Perandori ka persektuar të Krishterë, kështuqë kjo ka qenë një arsye shtesë për ta larguar nga sistemi i ri i datimit, ndërkohë që është favorizuar lindja e Jezusit.

Kalendari i priftit është pranuar në Evropë pasi është adoptuar nga Venerable Bede, nga prifti historian, për t’i datuar ngjarjet që kanë ndodhë, duke i kalkuluar në librin e tij “Ecclesiastical History of the English People”, të cilin e ka kompletuar në vitin 731.

Por saktësisht se si i ka kalkuluar Denizi vitet e lindjes së Jezusit s’janë të qarta dhe deklarimet e Papës se Denizi i vogël ka gabuar është një qëndrim i njohur në mesin e shumë dijetarëve të krishterë.

Bibla nuk e specifikon datën e lindjes së Jezusit. Megjithatë, Prifti duket se e ka kalkuluar moshën e Jezusit duke u bazuar në disa referenca historike të kohës kur Jezusi është bekuar në Perandorinë e Perandorit Tiberius.

Data e lindjes së Jezusit nuk është polemika e vetme që Papa ka ngritur në librin e tij – ai poashtu ka thënë se në ritualin tradicional të lindjes, nuk ka pasur lopë, gomarë apo edhe kafshë tjera gjatë lindjes së Jezusit, transmeton Ilirida.

Ai poashtu e ngritë në debat çështjen e vendlindjes së Jezusit, duke mos pranuar argumentet nga disa dijetarë të krishterë ku thonë se ai ka lindur në Nazareth e jo në Bethlehem.

John Barton, Profesor për interpretimin e shkrimeve të shenjta në ‘Oriel College’, ‘Oxford University’, thotë se shumë akademik janë pajtuar me Papën se kalendari i Krishterë është gabim dhe se Jezusi ka lindur disa vite më herët se që është menduar deri më tani, aty përafërsisht në mes të viteve 6P.E. dhe 4P.E..

“Nuk ka ndonjë reference në Bibël se kur ka lindur – krejt çka dijmë është se ai ka lindur në periudhën e Perandorit Herodi i madh, i cili ka lindur para vitit 1,” ka thënë në ‘Daily Telegraph’. “ثshtë dyshuar shumë kohë çështja e lindjes së Jezusit para vitit 1 – askush nuk është i sigurtë.”

Idea se Jezusi ka lindur me 25 Dhjetor, gjithashtu s’ka baza historike e faktike. “Ne poashtu nuk e dijmë se në cilën sezonë ka lindur. E gjithë idea e festimit të lindjes së tij në pjesën më të erët të vitit mesiguri ka lidhje me traditat pagane dhe me solstikën e dimrit.” // lajmeflash.us



p.s. Po pra, ne bibel thuhet: "Barinjet ishin jashte ne fushe" - Dhe 25 dhjetori eshte mesi i dimrit ne Palestine. Duhet te kete qene nje mbremje e ngrohte patjeter = )
 
Titulli: Papa Benedikti XVI: Jezusi ka lindur disa vite më herët..

Tani qe Krishti nuk ka lindur me 25 dhjetor eshte nje fakt i njohur ne mes te dijetareve sepse edhe me lart eshte prekur qe ska barinj ne male me 25 dhjetor.Fakti qe lindja e Krishtit eshte atribuar me 25 dhjetor ka te beje me Zotin pagan Mithra qe festohej me 25 dhjetor.Per ti bere paganet te perqafonin Jezusin u vendos qe 25 dhjetori qe ishte dita e Mithres dhe festohej ne tere boten nga paganet , te kremtohej si lindja e Krishtit perndryshe paganet me shume veshtiresi do e pranonin Jezusin si Zotin e tyre.Me pak fjale u la festa dhe data por u ndryshua vetem emri i atij qe kremtohej.
 
Titulli: Papa Benedikti XVI: Jezusi ka lindur disa vite më herët..

25 dhjetori si date lindje e Jezusit ka qene dhe eshte simbolike. Nuk ma merr mendja qe kleri katolik mban daten 25 dhjetor si date e vertete zyrtare lindje te Jezisut.
As era e re nuk ka lidhje me lindjen e Jezusit, pavarsisht qe perdoret-para dhe pas Krishtit.

Nuk po lexoj asgje te re ne teme.
 
Titulli: Papa Benedikti XVI: Jezusi ka lindur disa vite më herët..

Dhe injorati me i madh e di kete .
 
Back
Top