Papa apelon për paqe dhe pajtim

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
1451029684papa-femija.jpg


Predikimi i Papës Françesk në meshën e përvitshme të Krishtlindjeve kishte në krah të kremtimit, edhe një paralajmërim. Bota po helmohet nga materializmi, iu kujtoi Ati i Shenjtë 1,2 miliardë katolikëve të globit.

“Jetojmë në një shoqëri të pushtuar nga konsumizmi e hedonizmi, nga pasuria dhe ekstravaganca. اdo gjë duhet të ketë masë”, ishin fjalët e Shenjtërisë së Tij, që shton se në këtë situatë lipset më shumë kthjelltësi.

“Krishtlindjet janë koha për të zbuluar edhe një herë se cilët jemi”, tha Papa.

“Fëmija Jezus lindi në varfëri pavarësisht hyjshmërisë së tij, pikërisht për të frymëzuar jetët tona. Ai na kërkon të veprojmë me maturi, në një mënyrë sa më të thjeshtë, të ekuilibruar e të qëndrueshme, na kërkon të jemi të aftë të shohim e të bëjmë atë çfarë është vërtet thelbësore”, shtoi Papa Françesku.

Meshën e Kërshëndellave, Papa e mbajti në bazilikën e Shën Pjetrit, përpara 10.000 besimtarëve. Françesku u shfaq tepër kritik ndaj asaj që e përshkroi si kulturë indiferentizimi, e që jo rrallëherë merr edhe trajtat e të pamëshirshmes.

/ Top Channel
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Papa për Krishtlindje: Bota po helmohet nga materializmi

Papa apelon për paqe dhe pajtim

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Papa Françesku ka bërë apel për paqe dhe pajtim nga bazilika e Shën Pjetrit, në Romë, në mesazhin e tij të dytë të Krishtlindjeve, bekimin tradicional "urbi et orbi", drejtuar botës.

Ati i Shenjtë shprehu mbështetjen për rezolutat e paqes së Kombeve të Bashkuara në Siri dhe Libi. Papa dënoi gjithashtu “aktet brutale të terrorizmit” në Francë, Liban, Egjipt, Tunizi dhe Mali.

Ndërkohë, predikimi i Papës Françesk në meshën e përvitshme të Krishtlindjeve kishte në krah të kremtimit, edhe një paralajmërim. Bota po helmohet nga materializmi, iu kujtoi Ati i Shenjtë 1,2 miliardë katolikëve të globit.

“Jetojmë në një shoqëri të pushtuar nga konsumizmi e hedonizmi, nga pasuria dhe ekstravaganca. اdo gjë duhet të ketë masë”, ishin fjalët e Shenjtërisë së Tij, që shton se në këtë situatë lipset më shumë kthjelltësi.

“Krishtlindjet janë koha për të zbuluar edhe një herë se cilët jemi”, tha Papa.

/ Top Channel
 
Back
Top