Pandemia e paaftësisë

Nga Matthew Karnitsching

Mirësevini në orën më të errët të politikës! Nëse pandemia e koronavirusit na ka mësuar ndonjë gjë, përtej domosdoshmërisë së kujdesit maksimal ndaj higjenës vetjake, ajo është se viktima e parë e një pandemie është udhëheqja e një vendi.

Në asnjë moment gjatë 75 viteve të shkuara, bota nuk ka pasur më shumë nevojë për një moment të “e vetmja gjë nga e cila duhet të kemi frikë, është vetë frika”. Dhe në asnjë moment, liderët globalë nuk kane qenë kaq të paaftë për të reaguar.

Nga Pekini në Bruksel, nga Roma në Uashington, Londër e më gjerë, politikanët jo vetëm që nuk kanë qenë në lartësinë e situatës, por janë angazhuar në një lojë të rrezikshme të mohimit të realitetit apo minimizimit të krizës, gjë që ka kushtuar deri tani mijëra jetë njerëzish, dhe ka vonuar një përgjigje të përbashkët.

Ndonëse virologët kanë paralajmëruar prej javësh mbi shpërthimin kudo të kësaj epidemie, udhëheqësit politikë, sidomos në Perëndim, bënë shumë pak për të ndaluar përhapjen e tij. Ashtu si vetë virusi, të cilin shkencëtarët e kanë gjurmuar në qytetin kinez të Vuhanit (edhe udhëheqësit atje e mohuan dhe e minimizuan situatën për javë të tëra), strategjia politike më efektive për përballimin e krizës u hartua dhe zbatua në Kinë.

Pak kush mund të ketë pritur ndonjë udhëheqje të frymëzuar nga presidenti amerikan Donald Trump, që në fillim e cilësoi koronavirusin si një “mashtrim” të demokratëve për konsum politik, dhe vetëm disa ditë më parë parashikoi se ai do të zhdukej “si me magji”.

Pavarësisht se pak ditë më parë ai shpalli emergjencën kombëtare, pasuar nga mospranimi i asnjë përgjëgjesie për mungesën e gatishmërisë së qeverisë së tij, ky moment do të mbahet mend si rasti kur udhëheqja politike amerikane preku fundin. Solidaritet me aleatët? Aspak.

Trump vendosi ndalimin e evropianëve për të udhëtuar drejt SHBA-ë (një vendim që ai e mori pa u bërë as një telefonatë kortezie drejtuesve të BE-së), me një përpjekje për të krijuar një metodë të re të testimit mbi koronavirusin, vetëm për të mos përdorur atë gjermane.

Ironia është se administrata Trump, kishte vendosur më herët të mos e përdorte testin e koronavirusit sipas modelit gjerman, të miratuar nga Organizata Botërore e Shëndetit, duke zgjedhur në vend të kësaj të zhvillojë versionin e vet, që ka rezultuar jo i besueshëm. Dhe ky vendim, krijoi jo pak vonesa në testimin e rasteve të dyshuara në SHBA.

Kjo i dha mundësinë “virusit të huaj”, siç e quan Trump, që të përhapet me shpejtësi në heshtje. Koreja e Jugut, teston aktualisht më shumë njerëz në ditë sesa SHBA-ja. Ky dështim, nuk e pengoi Trumpin të pretendonte javën e kaluar se “testimi ka ecur shumë mirë”.

Ndërsa Trump merr vëmendjen më të madhe me mufkat e tij mbi koronavirusins, ai vështirë se është i vetmi me këtë qasje. Udhëheqësi autoritar brazilian Zhair Bolsonaro, që u takua me presidentin amerikan javën e kaluar në Florida, e konsideroi panikun nga koronavirusi, si një “fantazi” të nxitur nga mediat.

Por 1 ditë më vonë, zëdhënësi i tij për mediat rezultoi pozitiv me këtë virus. Nëse ka një udhëheqës që duhet të njohë rëndësinë historike të këtij momenti, dhe të përshtasë retorikën e tij me veprimet konkrete, ai është njeriu që e modeloi karrierën e tij politike sipas Uinston Çërçill, kryeministri aktual i Britanisë së Madhe Boris Xhonson.

Në vend se të ofronte “gjak, mund, lot dhe djersë”, Xhonson u duk më shumë si Grim Reaper, Ëngëlli i Vdekjes. “Shumë familje do të humbasin para kohe të dashurit e tyre”-tha ai në një fjalim drejtuar kombit të premten e shkuar, duke këmbëngulur se qeveria e tij ka “një plan të qartë”.

Problemi është se strategjia që qëndron në themel të këtij plani, i ashtuquajturi “imuniteti i tufës”, duket se ka tmerruar më shumë njerëz sesa ka qetësuar, duke nxitur frikën se Xhonson nuk ka në të fakt asnjë plan. Po Angela Merkel? Në fakt, krizat janë një specialitet i lideres gjermane.

Nga kriza financiare e vitit 2008, deri tek ajo e refugjatëve e vitit 2015, Merkel ka shkëlqyer në kohë krizash. Kancelarja gjermane, e cilësuar nga disa si “udhëheqësja e botës së lirë”, ia ka lënë menaxhimin e pandemisë Ministrit të saj të Shëndetësisë, Jens Shpan.

Ajo lëvizi vetëm pas rënies në pikiatë të bursave të hënën e kaluar, dhe pasi Italia u detyrua të impononte masa drakoniane, për të vënë nën kontroll përhapjen e virusit. E pyetur pse iu desh kaq shumë kohë për t’u angazhuar publikisht mbi këtë krizë, Merkel këmbënguli se ajo e kishte monitoruar krizën në prapaskenë që nga muaji janar.

Por e vërteta është se Merkel ka qenë e fokusuar më shumë, mbi fluksin e refugjatëve në kufirin Greqi-Turqi dhe krizën në Libi javët e fundit. Edhe pse Merkel është përpjekur të ruajë qetësinë në daljet e saj, reagimi i qeverisë ndaj krizës ka qenë në rastin më të mirë konfuz.

Ministri i Ekonomisë, Peter Altmajer, tha se nuk priste që koronavirusi të shndërrohej në ”një barrë të madhe për ekonominë globale”. Por kur ranë bursat, ai dhe Ministri i Financave Olaf Sholz, zbuluan të premten e shkuar programin “bazooka”, që synon garantimin e një likuiditeti tëpakufizuar për kompanitë gjermane të goditura nga kriza.

Por në terren, reagimi i Gjermanisë në luftën ndaj koronavirusit ka qenë shumë jokoherent. Disa lande mbyllën shkollat, të tjerat jo. Javën e kaluar, Berlini anuloi të gjitha ngjarjet kulturore, teksa lejoi zhvillimin e ndeshjeve të futbollit. Pas një proteste, u tha se ndeshja do zhvillohej pa tifozë, ndërsa në fund u anulua.

Kryeqyteti i lejoi në fillim baret dhe klubet që të mbeten të hapura, pastaj të premten deklaroi se do të duhet të mbyllen të martën. Në kushtet e mungesës së një lidershipi të qartë politik, shumë gjermanë ishin të bindur deri këtë javë, se epidemia e koronavirusit nuk do të ishte më keq sesa një grip sezonal.

Një panoramë e ngjashme, u pa në pjesën më të madhe të Evropës. Por pas disa javësh neglizhencës, udhëheqësit nga Franca në Austri u detyruan të vendosin masa të forta kufizuese për qytetarët e tyre.

“Politico.eu” – Bota.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top