• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Pamjet mahnitëse nga planeti Mars

Pamjet mahnitëse nga planeti Mars

Sonda e NASA-s në Mars, Curiosity, ka sjellë të tjera imazhe se si duket planeti i kuq. Daily Mail shkruan se fotoja e publikuar është bashkim i më shumë se 1.000 imazheve nga Marsi, që janë shkrepur gjatë 2019-s.


Kjo është një ndër fotografitë me rezolucionin më të lartë të bëra ndonjëherë në planet. Panorama tregon “Glen Torridon”, një zonë anash Malit Sharp, të cilin po e eksploron Curiosity. Pamjet janë shkrepur gjatë 24 Nëntorit dhe 1 Dhjetorit.


Curiosity fotografon imazhe në orën 14:00 drekës çdo ditë, në mënyrë që drita të jetë e plotë në çdo shkrepje. Zona “Glen Torridon” është një zonë me depozita të mëdha argjile. Curiosity ndodhet aty për të hetuar pikërisht këtë gjë.

25553250-8076291-image-a-3_1583365710697.jpg
/tvklan.al
 

Comments

Kush tha qe ska pas asnjeher humans atje...po duan ta popullojn prap.
Thone qe ka qene si toka por nuclear wars e bene ashtu ..pluhur...por do ta bejne te jetueshem perseri
 
Top