Pak burra të mirë…

Nga Sokol Bregu

Nëse do të doja ndonjëherë në jetë qe tek nje polic të shihja një fytyrë, larg qoftë të ishte jotja. Jo do zgjidhja, Carlo Alberto dalla Chiesan. Mos u trishto, gjeneral për gjeneral po zgjedh. Sa të përbashkëta ke ti me të, e kupton vetë. Po ta luftoje krimin sa ai, vetëm atëherë do zgjidhja tënden. Po ta doja atdheun sa ai, padyshim që do zgjidhja tënden. Unë jam ithtar i tij, se ai mësoi Falconen në rrugën e pakompromis ndaj krimit. Këta janë burra të besës që ja vlen ti shohësh në fytyrën e dikujt. Këta janë burra për frymëzim. Nuk u fshehën kurrë pas dickaje, si ti pas teatrit.

Teatri është një gjë, një luftë mes dy pricipesh, dhuna jote nuk është. Dhuna jote është e pashpjegueshme. Kurrë në punën time prej 24 vitesh nuk kam parë një protestë ku ka të rinj me libra në dorë, artistë që ja vlen ti shohësh gjithë jetën në ekran, kolegë të mi gazetarë. Këta që ti i quan policë, i dhunuan, dhe ti do që nesër tek çdo polic të shohin fytyrën tënde. Po gabon rëndë gjeneral, ose dikush që përdor rrjetin tënd social, po tallet me ty. Policët nuk rrahin gra, as fëmijë. Policët që njoh unë, jo ata që stërvit ti.

Kam humbur shumë miq në luftë kundër krimit. Fytyrën e tyre dua ta shoh sërish në polici, të Arben zylyftarit, të Gani Malushit, të Artan Cukut e të tjerëve. Kanë qenë miq të mi personalë dhe e di që kurrë në jetën e tyre nuk kanë rrahur gra, artistë dhe gazetarë. Këta janë burra të besës dhe të policisë gjeneral, jo gjeneratën që po prodhon ti. Nuk e ke idenë sa vite pas po na kthen. Sjelljen tënde në polici nuk mund ta krahasoj me kohën kur drejtonte Sokol Olldashi apo Ilir Gjoni, sepse ata ishin gazetarë dhe tentuan dhe futën frymën në trupën policore për të respektuar të drejtën e cdo kujt. Po ti je larg shumë paraardhësve të tu. Saimir Tahiri u përballë me shumë protesta dhe nxorri vajza në rrugë për të siguruar rendin dhe qetësinë. Askush nuk u prek. Fatmir Xhafajt i bllokuan derën për të mos lejuar të fillojë nga puna, askush nuk u prek. Kurse ti jo vetëm që nuk kërkon falje po pretendon që të shohim fytyrën tënde kudo. Kujt i thua mjeranë? E vështirë për ty të shfletosh Hugoin, jo më të njohësh Zhavierin. Je larg…

Pak ditë pasi ishte cliruar Kosova isha aty për nje reportazh. Dy djem të rinj ziheshin mes tyre. Një I moshuar u afrua i kapi prej duarsh, e u tha. A doni me u rrah? Ja kufiri. Aty është shkjau, ik e bjeri sa tu dhëmbi dora.

Ngulite në mëndje këtë gjeneral. Po do të rrahesh dhe dhunosh dora top tu bëftë, në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Ka aq krim sa nuk e imagjinon dot. Këtë të thotë edhe Prokurori i Përgjithshëm në raportin vjetor. Lexoje mirë. Po policët e tu atje djersisin. Por edhe ti si gjithë të tjerët e ke një zgjidhje, “Renea”, pa atë edhe ti do kishe frikë të dilje dhe nga zyra. Por Renea është e të gjithëve Gjeneral, të tutë janë vetëm këta para teatrit. Mblidhi duart gjeneral, se druri nuk është për femrat qoftë dhe protestuese, nuk është as për artistë dhe nuk është as për gazetarë. Unë nuk mendoj si ty, që gjoja respektove ligjin, unë mendoj që nesër më ka ardhur rradha për tu dhunuar nga policët e tu, jo të mitë. Unë besoj fort në Zot, por faqen tjetër skam për të ta kthyer kurrë.

Historia jote më kujton filmin Gladiatori. Ushtari qe u bë komandant, komandanti që u bë Gjeneral, gjenerali që u bë Perandor, Perandori që u bë skllav, skllavi që u bë Gladiator, Gladiatori që u bë Hero, Heroi që u bë Legjendë. Dhe legjenda ime është Dalla Chiesa dhe jo ti. Ty rregjisori ti preu aktet tek skllavi se mendoi që nuk ja vlen të shkosh më tej, ndaj bëji një nder çdo kujt mos dhuno më femra se është turp…Bëhu një skllav i lirë të paktën…

Thonë që je besimtar, ndaj shpresoj ti thuash jo shefit tënd për të legalizuar hashashin në vend. Droga është vepër e djallit, vendimi është i yti. Kjo është sprova jote e fundit për të mos qenë kapter i përjetshëm.
 
Kam humbur shumë miq në luftë kundër krimit. Fytyrën e tyre dua ta shoh sërish në polici, të Arben zylyftarit, të Gani Malushit, të Artan Cukut e të tjerëve. Kanë qenë miq të mi personalë dhe e di që kurrë në jetën e tyre nuk kanë rrahur gra, artistë dhe gazetarë. Këta janë burra të besës dhe të policisë gjeneral, jo gjeneratën që po prodhon ti.

Eshte e turpshme ku kane arrite.
 
Jam shume dakort ne kohen e Ilir Gjonit nuk jane rrahur gra dhe artiste, as ne kohen e nishanit, Olldashit madje dhe Lulit por jane vrare njerez! Dhe nuk e kam fjalen per ata te mjere qe u vrane diten per diell ne syte e gjithe botes si te ishim " live nga Mogadisho". Por per qindra djem e burra qe jane torturuar dhe Jo rralle vdekur neper komisariatet e ketyre ministrave "shembullore". Jam kundra dhunes dhe kur behet fjale per gra artiste femije etj eshte e turpshme, jasht c'do morali dhe tradite Shqiptari. Por jeta e dikujt nuk eshte me pak e vlere se e dikujt tjeter. Padrejtesia nuk munde te kete status... eshte thjesht padrejtesi dhe si e tille denohet. Thene gjithe kete jam totalisht dakort me ty ne lidhje me gjeneralin. Une nuk e njoh aspak si njeri,por si minister i brendshem te jep pershtypjen e nje njeriu te frustruar me kompleks inferioriteti (dhe kte e deshmoi me oren qe zgjodhi per prishjen e teatrit por Jo vetem) i cili behet arrogant dhe i ashper me kot vetem e vetem per te treguar ate qe nuk eshte nevoja e qe e dine te gjithe. Policia eshte ligji. Nje minister i brendshem i pergjegjshem (u perpoq deri diku Tahiri me i miri der sot ne kete aspekt, por larg te qenit shembull) Duhet te jete tolerant deri kur shkelet vija e kuqe dhe te provoje c'do gje qe mos te arrij puna der aty, jo or e min te tunde dajakun per 2 shashka qe hudh luli me monen...
p.s
Della Chiesa ketu nuk do ishte as shef komisariati...
 
Nuk jam politologe e as filozofo/psikologe e graduar. Por aq sa mund të flas për përshtypjet e mia lidhur me temën në fjalë, tha dikur Muja: Vdiq trimëria (me shpikjen e pushkës), sepse edhe më i dobëti të vret prapa shpine, i fshehur diku pas ndonjë kaçube.
Vdiq edhe burrëria, me ardhjen e demokracisë te një popull që është mësuar të drejtohet vetëm nga 'një prijës' që del i pari në betejë, si ishte Gjergj Kastrioti.
 
Jam shume dakort ne kohen e Ilir Gjonit nuk jane rrahur gra dhe artiste, as ne kohen e nishanit, Olldashit madje dhe Lulit por jane vrare njerez! Dhe nuk e kam fjalen per ata te mjere qe u vrane diten per diell ne syte e gjithe botes si te ishim " live nga Mogadisho". Por per qindra djem e burra qe jane torturuar dhe Jo rralle vdekur neper komisariatet e ketyre ministrave "shembullore". Jam kundra dhunes dhe kur behet fjale per gra artiste femije etj eshte e turpshme, jasht c'do morali dhe tradite Shqiptari. Por jeta e dikujt nuk eshte me pak e vlere se e dikujt tjeter. Padrejtesia nuk munde te kete status... eshte thjesht padrejtesi dhe si e tille denohet. Thene gjithe kete jam totalisht dakort me ty ne lidhje me gjeneralin. Une nuk e njoh aspak si njeri,por si minister i brendshem te jep pershtypjen e nje njeriu te frustruar me kompleks inferioriteti (dhe kte e deshmoi me oren qe zgjodhi per prishjen e teatrit por Jo vetem) i cili behet arrogant dhe i ashper me kot vetem e vetem per te treguar ate qe nuk eshte nevoja e qe e dine te gjithe. Policia eshte ligji. Nje minister i brendshem i pergjegjshem (u perpoq deri diku Tahiri me i miri der sot ne kete aspekt, por larg te qenit shembull) Duhet te jete tolerant deri kur shkelet vija e kuqe dhe te provoje c'do gje qe mos te arrij puna der aty, jo or e min te tunde dajakun per 2 shashka qe hudh luli me monen...
p.s
Della Chiesa ketu nuk do ishte as shef komisariati...

Nga do ta kapesh me rezulton qe drejtimi pra truri i ministrise se brendshme ka qene gjithmone ne dore te krimineleve pjelle te komunizmit. Lleshi ska lidhje me ministrine e brendshme pasi eshte ushtarak dhe strategjia e tij e punes ka paravija dhe prapavija strategjie ushtarake te tipit makieavelist si qellimi justifikon mjetin.

Gjithesesi dhe une jam dakort qe policia me moderne qe ka pasur nga 90 e ketej Shqiperia ka qene ne kohen e Tahirit pasi ai synoi policine pjese perberese te komunitetit dhe jo policia diktatore; kjo ndoshta dhe per faktin qe Tahiri ne ate kohe kishte si keshilltare te tij te punesuar persona me eksperience ne fushen e rruajtes se rendit dhe sigurise te specializuar madje dhe jashte vendit.
 
Ministri eshte figure politike dhe nuk eshte e thene te jete i fushes, Zv Ministri etj po. Por sic ti e di, sa nderrohet ministri nderrohet dhe kabineti der te ai/ajoo qe derdh koshat...
Po ky Lleshaj me duket larg te qenit medioker madje. S' di them me duket (ne aspekte te ndryshme por te ngjasheme ) si Nard Ndoka ke shendetsia...

p.s Nardi te bo me qesh te pakten
 
Dakort qe eshte post politik por ama eshte edhe faktor kyc per perzgjedhjen e bashkepuntoreve/stafit te tij te ngushte.

Lleshi nuk eshte si nardi lol por eshte ushtarak i mire ne ministrine e mbrojtjes do ishte zgjedhja ideale e tij por me min. e brendshme ska asnje lidhje.

Gjithesesi Rama vendos ata persona qe i interesojne dhe sherbejne ati kshu qe dhe Lleshi ate mision ka.
 
The gjo? 2020-05-20 18.13.52.png
 
Ho mer pra ho, amo vdiq per ta kap cik mikrofonin shif si zgjatet moj gishtave nuk e ma veni lol

2 vjet e mbrojten prishjen e teatrit artistet dhe shoqeria civile nuk e prishi dot Rama. Sa hyri ne loje Monika me Lulin e mbrojme ne u prish teatri.

Pra trinomi krim politik interes kane emerues te perbashket ne shqiperi kshu qe kot lodhemi.
 
2 vjet e mbrojten prishjen e teatrit artistet dhe shoqnia civile nuk e prishi dot Rama. Sa hyri ne loje Monika me Lulin e mbrojme ne u prish teatri.

Pra trinomi krim politik interes kane emerues te perbashket ne shqiperi kshu qe kot lodhemi.
kte thash dhe une ke tema per teatrin e infektun me virusin e humjes gjynof i dhan shkak me Bo pershesh tashi.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top