Padituria- sëmundje pa dhimbje por e dhimbshme

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Si erdhi kjo kohë ku të paditurit krenohen për mos dijen e tyre, padituria rritët, krenaria shtohet dhe pastaj shndërrohet në injorancë, ku humbë ndërgjegjja, vdes dhimbja për të tjerët, veprat që i bëjmë nuk i bëjmë që të jemi njerëz të ndershëm por njerëz të suksesshëm, çdo herë e kërkojmë vetëm suksesin, por jo edhe vlerën.

Vallë nga erdhi e gjithë kjo padrejtësi ndaj vetvetes, ndajë popullit më kulturë dhe moral më të shëndosh në Europë dhe më gjërë, nga erdhi kjo sëmundje që ka filluar ta shkatërrojë një shoqëri të pastër dhe të shëndosh moralisht. اka po ndodh më këtë popull të vuajtur më shekuj që i ka kapluar ky interes përvetësues në mendjen e tyre, që për veprimet dhe punët që i bëjnë në vende që të turpërohen ata krenohen për to, apo ndoshta edhe mendojmë që kjo është demokraci? Aty ku morali ka ra në pikën zero, nuk mund ti dallosh njerëzit së për ku janë nisur “ në shkollë, në punë apo në ndonjë mbrëmje argëtuese”, kjo është një sëmundje që ka filluar ta shkatërrojë një shoqëri të tërë, që nga familja, çerdhet, shkollat, institucionet, që ka ardhur si pasojë e një tranzicionit që po kalojnë vëndet e Ballkanit.

E vërtetë që ne nuk ndjejmë dhimbje për mos dijen tonë, edhe pse është e dhimbshme por dhimbjen do ta ndjejnë ata që do të vinë pas nesh, që do të shërbehen me këtë sistem të injorancës, ku liderët tanë fatin e shtetit dhe të popullit e barazon më fatin e vet politik, çdo kush që ka mëndim apo qëndrim të kundërt e konsiderojnë armik dhe kanë dëshirë ti prijmë karnavalit të gjatë më mosdijen e tyre, ti ndjekësh pas është njësoj sikur të futemi në një lum të turbullt pa ditur qe të notojmë.

Ku mbetën ata kandilat ndriçues që ushqenin popullin më diturinë e tyre në kohërat më të vështira, ku mbetën ata pionierët të lëvizjes kombëtare shqiptare, që e lëvizën kohën më idetë e tyre, që ti vëmë në ballë të shtetit tonë që të nisemi rrugës drejtë BE-së, të shkojmë atje ku e kemi qëllimin, e mos ti mbyllim sytë duke pranuar ligje që si praktikojnë as në vendet e tyre shumica prej vendeve të BE-së, ligje që e shkatërrojnë rininë tonë, po lë ti zgjedhim ato më të mirat, që janë në dobi të qytetarëve tanë.

Fakti qëndron së më këtë sistem nuk do të mund të shkojmë askund, më këta liderë qe nuk dinë të respektojnë ligjin nuk mundë të arrijmë në pikën e duhur, andaj këtij populli i duhen njerëz të ndershëm, intelektual që e respektojnë rëndin dhe ligjin, që kanë një ndërgjegjeje të pastër dhe të shëndosh, siç thoshte Sokrati “ Ligjet për mua janë nënë dhe baba”.

Padituria është shfaqur pothuajse çdo kund, dukë filluar që nga çerdhet, shkollat, universitetet, institucionet e deri në pafundësi, ndoshta ne nuk mundë të ndiejmë dhimbje në kurrizin tonë , por pasojat do i pësojnë gjeneratat pas nesh, andaj kërkon shërim kjo sëmundje sa me parë, e shërimi i sajë bëhet vetëm duke e thënë të vërtetën, dukë e hequr perden nga sytë që na errëson dritën dhe nuk shohim asgjë.

Diturinë e kemi për obligim që ta kërkojmë, së ajo është vetë ndërgjegjja e personit për të zotëruar një profesion pastër dhe rrjedhshëm, e jo dukë mashtruar, lajthitur, shantazhuar, duhet që ti pranojmë kritikat, vërejtjet sepse jemi njerëz dhe gabimet janë njerëzore, askush nuk ka lindur i përkryer, aty ku nuk dimë, duhet të pyesim, jo të bëjmë eksperimente të rrezikshme, është pyetur një njëri i mençur: “Si është e mundur që di mbi gjithçka” ?! Përgjigjja ishte “ Nuk kam pasur kurrë frikë ose marre (turp) të pyes gjithçka që nuk dija”.
Islam Krasniqi

/portalb.mk
 
Titulli: Padituria- sëmundje pa dhimbje por e dhimbshme

Boll mire e paska thënë ky I .Krasniqi...

"INJORANCA ,eshtë një Zonje fshati që sado perpiqet të ecë në kepuce me taka , RREZOHET..."

Ku -Jo ...
 
Titulli: Padituria- sëmundje pa dhimbje por e dhimbshme

Ignorance is bliss.. thojn inglezt.

Edhe nga obzervimi (cfare fjale) personal.. ne ate perfundim kam dalur. E cuditshme eee.
 
Titulli: Padituria- sëmundje pa dhimbje por e dhimbshme

Ignorance is bliss.. thojn inglezt.

Edhe nga obzervimi (cfare fjale) personal.. ne ate perfundim kam dalur. E cuditshme eee.

Shqiptaret thojne: Budallenjt jane te lumtur :p (ketu ne fv e kam hasur)

Obzervimi: vrojtimi/studimi?.. Shqipja esht sh e varfer vertet :mad:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top